24 May 2017

Jasna Dimitrijević - POEZI - Rezidenca letrare "POETEKA - Tirana in Between": TRADUKI

Jasna Dimitrijević


Shkrimtar në Rezidencën letrare "POETEKA - Tirana in Between" - gjatë muajit Maj 2017 ishte tregimtareja dhe kritikja letrare nga Beogradi, Jasna Dimitrijević.

Gjatë qëndrimit të saj në Tiranë Jasna Dimitrijević u përfshih në veprimtari dhe lexime publike, dha intervista për mediet dhe u bë pjesë e takimeve me studentë të Universitetit të Arteve. Jasna Dimitrijević (1979), ka studiuar Letërsi të Përgjithshme dhe Teori Letërsie. Ajo është kritike letrare dhe autore tregimesh të cilat janë publikuar në revista dhe antologji të botuara të rajonit tonë dhe Europës (Liceulice, Poučak o nizovima, Booksa, Beton, Ulaznica, Zarez, Beležnica, Novi kaos, Arteist, Urbani vračevi, Literatura, Lichtungen). Tregimet e Jasna Dimitrijević janë shpallur fitues në konkurse të ndryshme të prozës së shkurtër (në Vranac, Beležnica, Ulaznica), ndërkohë që libri i saj me tregime "Prepoznavanja" (Recognitions, 2015) u botua pasi u shpall fitues i vendit të parë në konkursin e krijimtarisë në dorëshkrim, organizuar nga Biblioteka "Karlo Bijelicki" (Sombor), si dhe u përzgjodh në shortlist-ën e librave më të mirë që konkuronin për çmimin kombëtar "Biljana Jovanović" dhe "Dušan Vasiljev" (2015). Prej këtej libri u bë fitues i çmimit "Mirko Kovač" për shkrimtarët e rinj ( në hapësirën e ish- Jugosllavisë). 

Jasna Dimitrijević është bashkëorganizatore e konkursit të parë "Biber", mbi tregimin më të mirë shkruar rreth temës së pajtimit, konkurs i organizuar për tregimet e shkruara në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, malazeze, kroate dhe serbe. Ajo është bashkëhartuese e përmbledhjes shumëgjuhëshe me tregime të zgjedhura. Qëndrimi i saj në Rezidencën letrare "POETEKA - Tirana in Between", u mbështet nga rrjeti europian për letërsinë dhe librat - TRADUKI, në të cilin marrin pjesë Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Kosova, Kroacia, Lihtenshtajn, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Shqipëria dhe Zvicra.

 

 

ç'ka ka dashtë me thanë motra

 

që kam diçka në flokë
që mundem me ndejt edhe pak
që n'mëngjes i ka hapë sytë e ka pyet për mua
që s'ka ndryshime
që dyshemeja asht e lagun dhe me u kujdesë kur të dal
që me sjellë nji këmishë të pastër nate
që po i vjen keq
që kam vathë t'bukur
që mos me e harru çadrën
që vizita është për dhjetë minuta
që mos me ardhë kur s'asht koha për vizita
që me ia shiku kambët
janë ba mavi
s'janë ba mavi
që kemi buzë t'njajta, hundë, vetulla t'njajta
që s'kemi shumë kohë
që s'ka me u zgju
që ka me u zgju
që asht e kënaqun
që ka besu gjithë kohën
që mos me pasë frikë
që ma mirë po dukem me flokë t'shkurta
që me luftu
që mos me heqë dorë
që me e lanë duhanin
që me e skenu pasaportën kur dal jashtë
që ka pritë e ka pritë
e që s'ka me mbërri
që asht lodhë
që nuk varet prej saj
që kostumi asht n'dollap
që udhëzimi asht në këpucën e majtë
kamba hyn ma lehtë kur futet n'qese t'plastikës
falemnderit
krejt këto ka mujt me i thanë motra
n'korridorin e spitalit
në mes të tetorit
në mes të shiut dhe heshtjes
por veç m'ka shiku
m'ka matë e ka ngurru
e unë kam ikë
që krejt këto gjana
me qenë prapë të munduna

 

 

 

çka po dridhet mas murit

 

 

frigoriferi i markës obodin

flaka e qiriut me e thithë tymin

rrobat që thahen

zani i një gruaje kur pyet ku je

ku ke qenë

gishtat e burrit që po e kallë cigaren

e mas saj edhe nji tjetër

dridhet heshtja e tij

dridhet syni i tij i majtë

dridhet buza e saj e poshtme

dridhet gota e xhamit n'tavolinë

se atij po i k'cen gjuni

e po i k'cen dora e djathtë

e mbase ka me fluturu

nëse e pyet edhe nji herë

po ndij se krejt po dridhet

e prapë po flej thuajse është veç

frigoriferi i markës obodin

 

 

 

çka ndodhi sa isha në gjumë

 

terroristët sulmuan brukselin e bagdadin

bota ndryshoi

bota mbeti e njëjtë

dikush vdiq e dikush u lind

miqtë më braktisën

erdhën sejmenët

disa morrën vesh që i tradhtova

disa morrën vesh që s'vlej të humbin kohë me mua

erdhën faturat e ujit të telefonit të internetit

në frigorifer u prish djathi

një diktator u lajmërua nga lokacioni i sigurtë

mijëra njerëz vrapuan mas pokemonëve

 

e unë po rri kot

e ngathët

e palënduar

e panevojshme

 

 

 

 

çka kam n'duar

 

 

dy decilitra ujë t'ftohtë për me u zgju

nji palë çorape të lame

filxhanin e palamë ku e mbushi edhe nji kafe

lapsin dhe letrën për porosi

çelësin dhe syzet

dorezën n'dalje

ma shumë s'mundem me mbajt

krejt të tjerat ma të mëdha se këto

 

 

 

e nëse më mpihet muskuli

 

 

nëse mas nji ndeshjeje t'randësishme

mas vallëzimit a vrapimit mas fatit

muskuli përnjiherë nalet

kam me e fërku derisa të zbutet

kam me e ledhatu

kam me i tregu përralla

kam me u frikësu

e nëse edhe atëherë nuk e ndij pulsin

kam me e qitë n'dritare

që me zbritë zogjtë

me e çukit e me e ndukë

që macet me e rrokullisë n'oborr

që qentë me e gropu mas shtëpisë

me e dënu

derisa t'zgjohet

derisa t'përgjigjet

kam me e shiku botën në sy

kam me e pyet veten a ka ndryshu diçka

kam me kuptu se kurrgja s'ka ndryshu

kam me u kthy n'anën tjetër

kam me u ba thuajse kurrë s'e kam pasë

 

 

 

ku me e çu kartolinën

 

mbase në atë adresë ku e kam tavolinën me pajisje shkollore

me pasaportën e parë dhe emna t'skalitun përjetësisht n'drrasë

ku vij për pushime verore

me lujt letra e me e shajt pushtetin

apo në adresën e spitalit n'dritaret e s'cilit

gratë n'korniza ia tregojnë botës shamitë

pembe dhe mavi

apo në adresën e shkollës me g'shtenja n'oborr

dhe me hymjen në anën e gabume

e vonohemi edhe kur mbërrijmë me kohë

apo me e lanë dikush në park

ndërmjet bankës dhe çesmes

ku i gjuanim duqat e parë

apo në adresën e sh'pisë n'cep t'qytetit

ku nji plakë

me xhemper jeshil e me çorape të thuruna

me shami t'arnume n'kokë dhe me kaçik pule n'pjatë

po vdes n'këtë moment

fillikat vetë

kohëve të fundit u përmend veç për kokëfortësi

apo atje ku s'asht ma kurrkush

se unë jam n'rrugë

apo n'atë adresë në atë ndërtesë me portretin e aktorit të ndjerë

me fasadën socialiste

te vendi për heronjtë

ku asnjiherë nuk kam hy

por mrenda zemra po m'rrahë

dhe e pyes veten qysh po ndihet

njimend

ku të shkon mendja kur thua

shkruaji sh'pisë

 

 

 

Përktheu nga origjinali serbisht Qerim Ondozi

 

09 May 2017

"POETEKA - Tirana in Between" - Maj 2017 May - Jasna Dimitrijević

Shkrimtar në Rezidencën letrare 

"POETEKA - Tirana in Between" - Maj 2017 

Rezidenca letrare "POETEKA - Tirana in Between - 2017" gjatë muajit Maj mirëpret tregimtaren dhe kritiken letrare Jasna Dimitrijević.

Ky program mbështetet nga rrjeti europian për letërsinë dhe librat - TRADUKI, në të cilin marrin pjesë Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Kosova, Kroacia, Lihtenshtajn, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Shqipëria dhe Zvicra. 

Prej një jave qëndrimi në Tiranë, ajo ka ndjekur veprimtaritë kulturore të kryeqytetit, është bërë pjesë e jetës urbane dhe e veprimtarive të ndryshme artistike. 
Gjatë ditëve në vijim Jasna Dimitrijević do të përfshihet në lexime publike, do të japë intervista për mediet, do të jetë e ftuar për leksion në Universitetin e Arteve si dhe do të bashkëpunojë për projekte të ardhshme me përkthyesin Ben Andoni.

Jasna Dimitrijević (1979, Negotin, Serbi), ka studiuar Letërsi të Përgjithshme dhe Teori Letërsie. Ajo është kritike letrare dhe autore tregimesh të cilat janë publikuar në revista dhe antologji të botuara të rajonit tonë dhe Europës (Liceulice, Poučak o nizovima, Booksa, Beton, Ulaznica, Zarez, Beležnica, Novi kaos, Arteist, Urbani vračevi, Literatura, Lichtungen). 

Tregimet e Jasna Dimitrijević janë shpallur fitues në konkurse të ndryshme të prozës së shkurtër (në Vranac, Beležnica, Ulaznica), ndërkohë që libri i saj me tregimeve "Prepoznavanja" (Recognitions, 2015) u botua pasi u shpall fitues i vendit të parë në konkursin e krijimtarisë në dorëshkrim, organizuar nga Biblioteka Karlo Bijelicki (Sombor), si dhe u përzgjodh në shortlist-ën e librave më të mirë që konkuronin për çmimin kombëtar Biljana Jovanović dhe Dušan Vasiljev (2015), e prej këtej më pas u bë fitues i çmimit Mirko Kovač për shkrimtarët e rinj ( në hapësirën e ish- Jugosllavisë). 

Jasna Dimitrijević është bashkëorganizatore e konkursit të parë Biber, mbi tregimin më të mirë shkruar rreth pajtimit, konkurs i organizuar për tregimet e shkruara në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, malazeze, kroate dhe serbe. Ajo është bashkëhartuese e përmbledhjes shumëgjuhëshe me tregime të zgjedhura.

06 April 2017

Writers and Literary Translators in Residence "POETEKA - Tirana in Between '17 - DAIM MIFTARI

Shkrimtar në Rezidencën letrare POETEKA - Tirana in Between '07 

Autori që çel veprimtaritë në Rezidencën letrare "POETEKA - Tirana in Between - 2017" është poeti shqiptar nga Maqedonia, Daim Miftari. 

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ky autor do të bëhet pjesë e veprimtarive me lexime publike, përfshirjes në diskutime e bashkëpunime me mediet dhe katedrat universitare.

Daim Miftari lindi në Gostivar, (1979). Ka studiuar në degën e Gjuhës dhe Letërsisë shqiptare në Fakultetin Filologjik "Bllazhe Koneski" në Shkup, ku edhe ka magjistruar me temë: "Individualiteti poetik i Xhevahir Spahiut". Ka punuar si gazetar, përkthyes dhe mësimdhënës në shkollë të mesme. Jeton në Shkup.

Botime: "Tingujt e heshtjes", (Qendra për Kulturë ASNOM, 2007), "As ëndrra për nesër", (Shkup , 2010) "Zemjata na zborot/Toka e fjalës", botim në maqedonisht dhe shqip (Shtëpia Botuese "Silsons", Shkup, 2011), "Vetëm" (Logos A, Shkup, 2013), "Përtej mureve", "Shkup, 2016.)

Për krijimtarinë e Daim Miftarit kanë shkruar studiues dhe krijues si Ahmet Selmani, Shqiptar Oseku, Lindita Ahmeti, Salajdin Salihu. Sipas akademikut Ali Aliu, ky poet është njëri ndër më të talentuarit në poezinë e sotme shqipe.
Poezi e këtij autori janë përfshirë në antologjitë: "Letërsia shqipe" (Maqedoni, 2008), Antologjinë e poetëve "A Dangerous Metod", (Albas, Tiranë 2015.) Dai Miftari ka qenë i ftuar në manifestime letrare si "Shkupi lexon", 2016, në "Mbrëmjet poetike të Strugës", n 2009, ku poezi janë përfshirë në botimet e këtij evenimenti, në shqip, maqedonisht dhe anglisht, etj.

Rezidenca letrare "POETEKA - Tirana in Between" e zhvillon veprimtarinë e saj prej 5 vjetësh, si një bashkëpunim mes rrjetit TRADUKI, Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Ambasadës Gjermane dhe Ambasadës Austriake në Tiranë.

16 March 2017

WINNERS of Writers and Literary Translators in Residence POETEKA - Tirana in Between ‘17

Dear Poeteka's Friends,

 

It's our honour to inform you that the International Jury of the Literary Writers and Translators in Residence "POETEKA - Tirana in Between '17" – a collaboration with TRADUKI  and Albanian Ministry of Culture - elects among considerable and precious nominations of this year, the new year five authors from regional literary scene, who will have their home in Tirana this year.

 

The list of participants in POETEKA - Tirana in Between 2017:


Shpëtim Selmani

Jasna Dimitrijević

Gašper Malej

Daim Miftari

Jasna Šamić


Many innovative events will enrich the literary life of the Albanian capital through the activities, which will be organized on this occasion; public readings, translations, poetry-film, discussions, debates and other collaborations will be held meanwhile, between authors in the residence and local authors.

16 January 2017

‘Poeteka - Tirana In Between 2017’ - Writers and Literary Translators Residence

Call for applications

 

 The Residence's Programme for Writers and Literary Translators 'Poeteka - Tirana In Between 2017', is launched again for the fifth following year.

 

The Residency is organized by POETEKA (a cultural association in Tirana, which is active since 2004 as a Literature Festival, Literary Review and Publishing House) in cooperation with the TRADUKI Literary Network as well as in partnership with Albanian Ministry of Culture and other local partners.

The Literary Residence Programme is open to welcome fiction writers, poets, literary translators, essayists, playwrights and screenplay writers from Southeast Europe (Bosnia and Herzegovina, Bulgaria, Croatia, Kosova, Macedonia, Montenegro, Romania and Serbia and Slovenia).

We are particularly paying attention in writers who are innovative, who handle in their works contemporary thematic and topics, or translators who work to and for the languages contained in translation program of TRADUKI European Network for literature and books.

 

The residential scholarships are available in the Spring and Autumn season of the year 2017, starting from March 15th.

 

The fellowship for the writers includes:

- 4 week stay in an apartment in Tirana (the apartment is located in one of the areas that still kept the spirit and the traditional lifestyle of the Albanian Capital)

- international travel costs cover up by the organiser

- expenses-contribution to cost of living € 800 per each fellowship

- a Wi-Fi internet connection

- a cell‐phone with Albanian SIM card (for the duration of the stay)

- and other common facilities necessary for normal living and working activities.

 

The application consists of:

1 - a bio-bibliography – a short curriculum vitae (CV) and art life, including the list of the works published (in Albanian or English– max. half page);

2 - a synopsis of the project to be undertaken during four week staying in Tirana (max. half page);

3 - the full address (phone number and e-mail address);

 

The applications should be sent via e-mail in the following addresses:

infopoeteka@gmail.com

or

arianleka@ymail.com

 

The deadline for the applications is:

February 15, 2017.

 

Only the winner applicants will be informed about the decision of the Jury by e-mail latest by March 01st 2017.


The fellowships will be awarded by an international qualified Jury, consisting of individuals with experience in literature.

The list of winners will be also pubished in our Face Book Page (Poeteka Albania) and in its web: http://poeteka.blogspot.al


 (To make the process easier, applicants may annotate also the convenient months, if would be declared as an eventual winner.)

 

‘Poeteka - Tirana In Between 2017’ - Writers and Literary Translators Residence


06 December 2016

POETEKA dhe CELAP, në një projekt të përbashkët

Ditën e hënë, 21 Nëntor 2016, në Qendrën Multimediale të UET, Aula Magna, Poeteka, në bashkëpunim me Qendrën për Etikë, Ligj dhe Filozofi të Aplikuar (CELAP, Beograd, Serbi) paraqitën projektin e përbashkët "Out of Sight: Poverty, Rurality, Gender" si dhe përuruan numrin 42 të revistës (dimër 2016. 

Projekti ishte pjesë e aktiviteteve të Programit Rajonal për Promovim e Kërkim në Ballkanin Perëndimor, mbështetur nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamenti Federal i Punëve të Jashtme dhe Universiteti i Freiburg. Aktiviteti ishte konceptuar në tri pjesë, të cilat ndërthureshin me njëra-tjetrën.

Pjesa e parë iu kushtua temave sociale, moskuptieve dhe keqkuptimeve mes fqinjëve në rajon, të drejtat qytetare si dhe aktivizmit në kulturë dhe në politikë, pasqyruar në faqet e revistës "Poeteka" (partnere e Eurozine) përgjatë 5 numrave të botuar në vitin 2016. Kjo pjesë e programit u drejtua nga shkrimtari dhe studiuesi Arian Leka. Gjatë prezantimit të tij ai paraqiti gjendjen e letërsisë shqiptare përballë temave të reja e të mprehta sociale të mbetura jashtë këndvështrimit, të tilla si varfëria, çështjet gjinore, ruralizmi dhe grupet e marginalizuara sociale.


Më pas diskutimin me pjesëmarrësit e vazhdoi përkthyesi dhe gazetari Ben Andoni, që solli në vëmendje të pjesëmarrësve fakte historike të botimit të letërsisë së fqinjëve në kulturat e njëri-tjetrit, veçanërisht të asaj shqiptare, serbe, kroate, maqedonase dhe malazeze, të konsideruara shpesh nga propagandat e tyre si "armik letrar" apo si "letërsi e ndaluar". 

Pas kësaj ai vazhdoi me zhvillimet e fundit, duke u ndalur në përpjekjet e botuesve shqiptarë për të ndryshuar gjendjen e botimeve të autorëve të rajonit, duke veçuar mes tyre revistën "Poeteka" dhe "Botimet Poeteka", të cilat që prej 10 viteve e sjellin këtë "letërsi të panjohur" më pranë lexuesit. Për të ilustruar këtë, ai solli rastet e përkthimeve në gjuhën shqipe të autorëve të rajonit si dhe Milutin Bojić, Milorad Pavić, Vasko Popa, Abdulah Sidran, Daša Drndić, Drago Janćar, Tomaz Šalamun, Srdjan Valjarević, Vladimir Arsenijević, Srdjan Srdić, Jasmina Topic, Renato Baretić, Edo Popović, Aleš Debeljak, Enes Karić, Emir Imamović Pirke, Mile Stojić, Ferida Duraković, Faruk Šehić, Senadin Musabegović, Goran Simić, Nikola Madžirov, Kata Kulavkova,  Aleko Popov, Georgy Gospodinov etj. 


Pjesa e tretë e veprimtarisë iu rezervua autores Jelena Ćeriman, punonjëse e Qendrës për Etikë, Ligjshmëri dhe Filozofi të Aplikuar. Përmes perspektivave dhe qasjeve të saj autorja përdori teknikat multimediale të transmetimit, intervistat e integruara, ditarët e studiuesve nga Kosova dhe Serbia si dhe fotografi të ekspozitës me titull "Jashtë Vëmendjes: Varfëria, Ruraliteti, Gjinia" duke paraqitur kështu për audiencën problematikën e shoqërive në krizë të tejzgjatur. Jo vetëm varfëria e tyre në Serbi dhe Kosovë, por edhe jeta e tyre e margjinalizuar ishte në fokus të të 28 fotografive të përzgjedhura mes qindra të tjerave.

Jelena Ćeriman përcolli qëndrimin se këto qasje, përmes hulumtimit dhe dokumentimit faktik, mund të jenë pikënisja e politikës së dialogut mes vendeve tona, e cila mund të gjejë një mbështetje më të madhe njerëzore dhe institucionale.


Pas kësaj paraqitjeje, pjesëmarrës si Prof. Aleksandër Dhima, Prof. Pandeli Çina, poetët Demir Gjergji dhe Eljan Tanini, i cili ka edhe përvojat e tij në drejtim të fotografimit të realitetit, dialoguan mbi metodat kërkuese, hapat e mëtejshëm për zhvillimin e projektit dhe dobitë e këtij bashkëpunimi. Pjesëmarrës ne aktivitet ishin profesorë të antropologjisë kulturore dhe shkencave të komunikimit, shkrimtarë, gazetarë, përkthyes, studentë të shkencave humane dhe të arteve vizuale, si dhe anëtarë të rrjetit kulturor "Poeteka". Në numrin e fundit të revistët letrare "Poeteka" është botuar një suplement rreth kësaj teme, shoqëruar me foto dhe intervista, nga Milena Bratić, Olga Stojkov, Stara Pazova, Jana Vukoičić, Milica Mitrović.

 

_______________


Shënimee në vijim nxjerrë nga ditaret e studjuesve, gjatë hulumtimeve të kryera për kërkimet se si funksionojnë sistemet e mbrojtjes sociale në Kosovë dhe në Serbi. 

Shënimet, së bashku me disa intervista të marra nga njerëz të zonave të margjinalizuara u paraqitën në një studim të autores Jelena Ćeriman. 

Prej kësaj lënde më pas u krijua një ekspozitë me 28 fotografi të bërë nga po këta njerëz të margjinalizuar, nga gra dhe vajza të reja, nga persona me aftësi të kufizuar (përgjithmonë), nga të papunë, banorë të zonave rurale, të mbetur pa përkujdesje shëndetësore apo sociale, pa siguri në të jetuar si pa arsimmin formal. Të gjithë këta njerëz që për sistemin ekzistojnë vetëm si numra, sollën foto të jetës dhe të komuniteteve që përfaqësojnë.


Shënime nga ditarët e studiuesve:

"Ky lloj njeriu që intervistova ishte paksa i vështirë për t'u gjetur, duke pasur parasysh se shtëpia në të cilën ajo jeton është në një vrimë aspak e dukshme nga rruga kryesore. Pasi e takuam ajo më shpjegoi se jetonte në një kasolle në pronësi të komunës dhe se atje jetonin edhe shumë refugjatë të tjerë. Kur hyra, takova nënën e saj, e cila më përshëndeti shkurt dhe doli menjëherë. E intervistuara më tha më pas se atë ditë kishin pasur një grindje dhe nuk kishin folur me njëra-tjetrën. Sapo hyra në shtëpi ndjeva erën e mykut dhe igrasinë, por përtej kësaj, hapësira ku ato jetonin ishte e rregullt dhe e pastër, edhe pse ajo shtëpi është një shtëpi shumë e vogël. Intervista kaloi pa ndërprerje, e intervistuara ime ishte shumë e qetë dhe bisedoi sinqerisht për gjithçka."

"Kur hyra në shtëpinë e njeriut që do të intervistoja ndjeva një erë të pakëndshme, si një ushqim i prishur ose diçka të tillë. Sapo hyra në dhomën e ndenjjes, pashë se mobiljet ishin shumë të vjetra, se ata kishin vetëm një divan dhe një tryezë me më pak karrige se sa ishin njerëz të pranishëm në dhomë (...) Intervista ishte mjaft e vështirë për shkak se e vështirë ishte historia e jetës së tyre. Gjatë gjithë kohës unë mendoja mbi erën e pakëndshme, se sa nxehtë ishte brenda dhe insektet e panumrëta e të shumëllojshëm që fluturonin vazhdimisht përreth."


Fotoekspozitë dhe intervista:


Milena Bratić, "Pritshmëritë e paplotësuara", Sombor, Serbia, 2015

"Mendova se si t'ia paraqisja çështjen time, por befas më goditi ideja për ta fotografuar pamjen e një libreze pune të paplotësuar, me asnjë të dhënë punësimi në të. Unë kam një diplomë kolegji, kam vetëm një vit përvojë pune dhe jam gati 30 vjeç. (...) Një person me paaftësi, aq shumë i arsimuar dhe që nuk ka punë, dua të them se nuk ka asnjë punë dhe që shqetësohet për të më ndihmuar mua... (...) Unë kam shumë çertifikata, kam dëshmi të shumëllojshme mbi zotësitë  e mia si dhe një arsimim të gjerë, le të themi, por unë rri në shtëpi duke u kujdesur për veten, vetëm unë e di se si e bëj këtë, dhe kjo është keqardhja më e madhe që kam në zemrën time."


Olga Stojkov "Biçikletë", Stara Pazova, Serbia, 2015

"Unë jam i vjetër tashmë, kam lindur në vitin 1959 dhe është shumë e vështirë për mua që të eci. Dhe jam gjithashtu i sëmurë nga zemra dhe lodhem shpejt. Lodhem kur ngas biçikletën por, edhe në qoftë se eci, këmbët e mia lëndohen aq shumë. (...) Unë do e vlerësoja shumë, për shembull, nëse dikush do të kishte një biçikletë të hedhur dikun përreth dhe, në qoftë se ata duan të ndihmojnë, duhet vetëm të më dërgojnë një biçikletë. E mirë, sepse kam nevojë për të. Dyqani dhe varrezat janë shumë larg prej këtu, unë nuk mund të eci në distanca të gjata dhe, e treta, krahu im i djathtë është i thyer e mua nuk më lejohet të mbaj pesha në dorë. A, po, biçikleta do të thotë shumë për mua, sepse ajo më ndihmon, mbart pesha, kështu që kur të shkoj për te varrezat do të kem vënë edhe një shat në të, ndonjë grabujë, ajo është gjithashtu e rëndë dhe po ashtu, gruan që sjell ushqim në varreza e që më dha edhe mua pak. Kam nevojë ta fus në qese ushqimin dhe kam vënë edhe një fshesë për të pastruar rreth varrit dhe gjëra të tjera si kjo ... Biçikleta më ndihmon shumë."


Jana Vukoičić "Mungesa e ujit", Mitrovicë, Kosovë 2016

"Ne kemi nevojë për furnizim më të rregullt me ujë për familjen, bujqësinë... E pra, sepse ne jetojmë në fshat, në fshat dhe ne duhet të kemi shumë ujë, por sot askush nuk e ka atë këtu ... "

 

Përktheu nga angishtja Silvana Leka


______________

* The text is a result of the project „Out of Sight: Poverty, Rurality, Gender", implemented within the RRPP programme framework.

The RRPP promotes social science research in the Western Balkans (Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo, Macedonia, Montenegro and Serbia). Social science research aids in the understanding of the specific reform needs of countries in the region and in identifying the long-term implications of policy choices. Researchers receive support through research grants, methodological and thematic trainings as well as opportunities for regional and international networking and mentoring. The RRPP is coordinated and operated by the Interfaculty Institute for Central and Eastern Europe (IICEE) at the University of Fribourg (Switzerland). The programme is fully funded by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), Federal Department of Foreign Affairs.

 
The views expressed in this text are those of the authors and do not necessarily represent opinions of the SDC and the University of Fribourg.

POETEKA - CELAP: Urat drejt “lëndës së errët"

VIOLETA MURATI - Urat drejt "lëndës së errët"


E vetmja studio e multimedias në rajon brenda një universiteti (në Universitetin Evropian të Tiranës, UET) është inauguruar dje me dy veprimtari kulturore; njëra i përket përurimit të numrit të ri të revistës "Poeteka", dhe tjetra prezantimi i fotoekspozitës nga disa studiues të rinj nga Universiteti Filozofik i Beogradit

 

Një pjesë e veshur me bojë të jeshiltë, shtrirë një tapet i kuq, me një tavolinë klasike në mes duke ndarë mjediset nga salla kanë krijuar pamjen fillestare të studios së vetme multimediale në rajon. Studentët vendosin menjëherë në statikë aparatët e tyre të vegjël, ndërsa lajmërohemi se nuk është çudi që e gjithë kjo skenë një ditë do të paraqitet si projekt filmik.

E vendosur në qendrën universitare të UET, ky mjedis është inauguruar dje me dy veprimtari kulturore. Janë mbledhur shkrimtarë, përkthyes, antropologë e piktorë që janë përfshirë në projektin e revistës "Poeteka" për të përuruar numrin e 42-të të saj.

Pjesë e kësaj veprimtarie janë bërë dhe studiues të rinj nga Universiteti Filozofik i Beogradit me projektin social, paraqitur përmes fotoekspozitës me titull "Out of sight: poverty, rurality, gender".

Revista letrare, unike në vend, mbajtur me një rezistencë të pakrahasueshme nga shkrimtari Arian Leka është nga të parët që e ka përfshirë letërsinë rajonale, prej vitesh në një demografi të re zhvillimi, edhe pse këto kohë të fundit po trumbetohet një lloj aksioni mbi punën me "gjuhët pak të njohura", apo "letërsitë e vendeve të vogla".

Në këtë hartë, këmbimi letrar ka një statistikë për Lekën duke shpjeguar se kolegët e tyre tashmë po zënë vend në letërsinë evropiane, ndërsa metri i letërsisë shqiptare mbetet pothuaj i papërfillshëm.

Konstatimi është i brendshëm kur vetë jeta letrare nuk arrin të çajë vetminë, nga mosdëshirë komunikimi, të ndjerit mirë me vetveten apo arrogancën për mos t'u matur me të tjerët.

Krahas këtij fakti por dhe gjendjes natyrale për të çarë këtë vetmi, Leka ka treguar se kanë pasur në fokus letërsinë e gjuhëve të vogla duke ndërtuar një ekip përkthyesish të rinj, nga letërsia e rajonit, nisur nga sllovenia deri në Bullgari.

Bartja konkrete: deri tani 30 autorë të letërsisë nga Evropa juglindore kanë ardhur në shqip, me praktikën e vënies së 30 përkthyesve të rinj përballë origjinalit.

"Nuk kemi bërë studime, por ka një konkluzion se janë pak autorë shqiptarë që pothuaj aspak nuk komunikojnë me lexues të huaj. Letërsia shqipe vazhdon të jetë e izoluar me iniciativa pa perspektivë afatgjatë…", tërheq vëmendjen Leka, duke shtuar se edhe autori i qendrës, rasti Kadare, nuk ka shërbyer që të kthehet vëmendja nga letërsia shqipe.

Sa kohë zgjasin dilemat se çfarë do të bëhet me këtë letërsi, dhe një lloj inventari për të vetët – letërsia e fqinjëve vazhdon të reflektohet në shqipe.

Për këtë revista "Poeteka", ka përfshirë si modele autorë nga vendet fqinje, për të parë se ardhja e tyre në shqipe krahasimisht përkon me faktin e një letërsie shumë të mirë, me autorë që po zënë vend në letrat evropiane.

Në të kundërt, përkthyesi nga gjuhët sllave, gazetari Ben Andoni thotë se shqetësimi vazhdon të mbetet te fakti se letërsia jonë nuk gjen të njëjtin paritet as te fqinjët, duke mbetur shkrimtarët dhe përkthyesit shqiptare ende të diskretituar.

Ndërsa janë bërë pjesë në këtë veprimtari dhe studiues të rinj nga Universiteti Filozofik i Beogradit, Yelena Ceriman, Aleksander Pavlovic, Gazela Pudar Drasko, të cilët kanë prezantuar fotoekspozitën me titull "Out of sight: poverty, rurality, gender", një projekt me bazë sociale që përfshin zonat rurale në Serbi dhe Kosovë.

Pamje tronditëse, por jo të panjohura që sensibilizojnë sigurinë sociale…

Në kontekstin e interpretimit Leka ka thënë se po hapen marrëdhënie të rënia mes dy vendeve, përmes këtij universitetit filozofik të Beogradit, "që po ndodh prej kohësh, të rinj që bashkëpunojnë për t'i parë proceset tona krejt ndryshe".

Nevoja e zgjerimit të këtyre interpretimeve përmes sociologjisë, antropologjisë, psikologjisë etj., kanë krijuar një boshllëk në vështrimin e letërsisë sot, duke ndërprerë studimin e asaj "lënde të errët" që ishte dorë e parë në letërsinë e viteve '30, e ndërprerë…


http://www.mapo.al/2016/11/urat-drejt-lendes-se-erret/1

_____________

* The text is a result of the project „Out of Sight: Poverty, Rurality, Gender", implemented within the RRPP programme framework.

The RRPP promotes social science research in the Western Balkans (Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo, Macedonia, Montenegro and Serbia). Social science research aids in the understanding of the specific reform needs of countries in the region and in identifying the long-term implications of policy choices. Researchers receive support through research grants, methodological and thematic trainings as well as opportunities for regional and international networking and mentoring. The RRPP is coordinated and operated by the Interfaculty Institute for Central and Eastern Europe (IICEE) at the University of Fribourg (Switzerland). The programme is fully funded by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), Federal Department of Foreign Affairs.

 
The views expressed in this text are those of the authors and do not necessarily represent opinions of the SDC and the University of Fribourg.

 

Total Pageviews