15 November 2017

Takim me lexuesit e rinj - BOTIMET POETEKA - "Vatra e Dijes" - TAKOHEMI PËR NJË LIBËR

Nesër së bashku rreth "Vartës së Dijes": Takohemi me lexuesit e rinj për një libër dhe për shumë libra dhe për shumë e shumë autorë që vijnë së shpejti në shqip nga BOTIMET POETEKA 
Shkolla 9-vjeçare "Vatra e Dijes"- 16 Nëntor 2017, Ora 10.30.

Silvana Leka - përkthyese / Arian Leka - autor

Flasim për krijimtarinë dhe përkthimin:

•  Alle Da" - "Të gjithë këtu", botim i ilustruar gjermanisht shqip; përktheu Eljana Mankollari 

•  Novela botërore - vëllimi 1 (Rudyard Kipling, Mark Twain, Leo Tolstoi, Jack London, Alphonse Daudet, Gustaf Flaubert) - përktheu Arian Leka 

•  Novela botërore - vëllimi 2 ( Miguel de Cervantes, Charles Dickens, Anton Chekhov, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof dhe Frederik Mistral) përktheu Silvana Leka

•  "Sot lejohet fluturimi", vjersha për fëmijë nga Arian Leka

11 November 2017

Amélie Nothomb - Prej forcës madhore - LIBER I RI - BOTIMET POETEKA

Me romanin Prej forcës madhore (Le fait du prince) Amélie Nothomb u shpall fituese e çmimit Jean Giono - një çmim ky mjaft i rëndësishëm në letërsisë franceze. Ajo është gjithashtu fituese e mjaft çmimeve të rëndësishëm letrarë dhe autore e dhjetëra romaneve dhe përmbledhjeve të suksesshme me tregime. Mes tyre përmenden Hygiène de l'assassin, 1992; Péplum, 1996; Cosmétique de l'ennemi, 2001; Robert des noms propres, 2002; Le Fait du prince, 2008; Tuer le père, 2011; Le Crime du comte Neville, 2015; Frappe-toi le coeur, 2017; etj. Romanet e saj janë shitur në mbarë botën me mbi 18 milionë kopje.

Nëse një mik vdes papritur në shtëpinë tuaj, policia nuk duhet lajmëruar kurrë dhe në asnjë mënyrë. Kjo ishte fjalia që dikush, gjatë një bisede në shtëpinë e miqve të përbashkët, i rrëfen protagonistit të romanit, Baptiste Bordave, si një lloj anekdote dhe këshille paksa të frikshme. Më mirë thërrisni një taksi për ta çuar mikun urgjent në spital, me pretekstin se nuk ndihet mirë.

Konstatimi i vdekjes le të bëhet në shërbimin e urgjencës, dhe kështu, me dëshmitarin përkrah, do të vërtetohet se personi vdiq gjatë rrugës për në spital dhe se vrasësi nuk

jeni ju. Në këtë mënyrë do t'ju lënë të qetë dhe nuk do të keni kurrë punë me policinë. Ditën tjetër një i huaj vjen në shtëpinë e tij dhe papritur, teksa është duke folur në telefon, i huaji vdes.

Baptiste nuk kërkon asnjë ndihmë, merr Jaguarin e njeriut që sapo dha shpirt, gjen vilën e tij luksoze dhe merr identitetin dhe jetën e të ndjerit. Ai bie në dashuri me gruan e bukur të të vdekurit, e cila jeton në dehje nga rezervat e shampanjës që ndodhen në vilë. Kureshtja më e madhe e Baptiste është që të zbulojë se kujt iu bë thirrja e fundit telefonike nga shtëpia e tij? Kishte të dashur ai që vdiq? Apo dikush e donte Baptisten të vdekur?

Amélie Nothomb (Belgjikë, 1966) është vajza e një diplomati belg dhe pjesë e njërës prej familjeve më të shquara belge. Ajo e kaloi fëmijërinë e saj në Japoni, më pas u zhvendos në Kinë për arsye diplomatike. Për herë të parë erdhi në Europë në moshën 17 vjeçare dhe u vendos në Bruksel, së bashku me familjen. Atje u diplomua në filologjinë klasike në Universitetin e Brukselit, por e pati të vështirë të integrohej. Pas diplomimit, vendosi të kthehet sërish në Tokio për të thelluar njohuritë e gjuhës japoneze "Të largohesha nga Japonia, për mua ishte si të më shkulnin nga vendi më i dashur" shkruan ajo në një nga autobiografitë e saj. Më pas u zhvendos në Kinë, në New York, ku Amélie ndoqi shkollën e mesme franceze dhe ushtroi pasionin e saj për vallëzimin klasik. Largimi nga New York përkon me fundin e fëmijërisë së saj dhe fillimin e periudhës së vështirë adoleshente.


Libri u përkthye nga orogjinali frëngjisht nga Amantia Kapo. Redaktimi letrar dhe kujdesi në botim Silvana Leka. Përkthimi i  kësaj vepre u mbështet nga Minisreia e Kulturës, si pjesë e Fondit për Përkthimin Letrar.

08 November 2017

“Alle Da”: Që fëmijët të përfshihen si qytetarë europianë

"Alle Da": Që fëmijët të përfshihen si qytetarë europianë

Gazeta Mapo

Botimeve Poeteka për fëmijë dhe të rinj iu shtohet edhe një libër i ri. Titulli i këtij libri është Alle Da! – Të gjithë së bashku! – dhe është vlerësuar nga lexuesit dhe nga kritika si një nga prurjet më të suksesshme të letërsisë gjermane të këtij zhanri botuar gjatë viteve të fundit. Ky botim vjen në një format të veçantë të letërsisë për fëmijë dhe të rinj, pasi të dyja tekstet, origjinali dhe përkthimi ofrohen përballë, në gjermanisht dhe në shqip

Botimeve Poeteka për fëmijë dhe të rinj iu shtohet edhe një libër i ri. Titulli i këtij libri është Alle Da! – Të gjithë së bashku! – dhe është vlerësuar nga lexuesit dhe nga kritika si një nga prurjet më të suksesshme të letërsisë gjermane të këtij zhanri botuar gjatë viteve të fundit. Ky botim vjen në një format të veçantë të letërsisë për fëmijë dhe të rinj, pasi të dyja tekstet, origjinali dhe përkthimi ofrohen përballë, në gjermanisht dhe në shqip, gjë që ia rrit vlerën librit, zgjeron mundësitë e përdorimit jo vetëm për kënaqësi lexime, por ai u drejtohet gjithashtu edhe atyre që dëshirojnë të mësojnë apo të zgjerojnë njohjen ndaj gjermanishtes.Përveç këtyre, vlerë tjetër e librit është edhe një sfidë përkthimore, pasi gjithkush mund të sprovohet ta përkthejë tekstin edhe vetë tekstin, duke e vështruar si një version i hapur dhe ushtrimi ndaj një lloji specifik të përkthimeve. Kjo për faktin se librat e kësaj kategorie për fëmijë dhe të rinj përdorin një gjuhë të veçantë komunikimi dhe mjetesh shprehëse. Libri me ilustrime Alle Da! – Të gjithë së bashku! është një vepër e rëndësishëm e komunikimit dhe edukimit të sotëm me fëmijët dhe të rinjtë, ku kjo kategori moshore nuk mbahet larg ndodhive dhe çështjeve ku përfshihet "shoqëria e të rriturve". Përmes librave ngulmohet që edhe fëmijët të marrin pjesë si qytetarë europianë. Tema është frymëzuese. Ajo mbështetet në ngjarjet aktuale të valës së emigrimit masiv që ka përfshirë Europën sot, duke bërë, si rrallë më parë, edhe fëmijët në përjetimin, vlerat dhe pasojat e kësaj ngjarjeje.

Libri është tërheqës dhe gjithëpërfshirës në lexim. Ai vërtet u drejtohet fëmijëve dhe adoleshentëve të moshave shkollore dhe është konceptuar për t'u lexuar edhe në klasa, me grupe, por ai është një ftesë për t'u lexuar bashkë me prindërit, në shtëpi, pasi jep kënaqësi në lexim dhe këshilla të shkëlqyera rreth temës së mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe tolerancës. Përveç kësaj, libri jep informacion mbi gjeografinë e vendeve, mbi historinë e shteteve, të cilat vijnë jo si leksion, por përmes rrëfimit të personazheve.

Përmes ndodhive të disa fëmijëve të ardhur nga skaje të ndryshme të botës ky libër na ndihmon të kuptojmë çfarë kanë të përbashkët mes tyre njerëzit dhe çfarë i bën ata të ndryshëm, si lindin dhe çfarë i mban gjallë paragjykimet, çfarë na e bën të vështirë integrimin në jetët e njëri-tjetrit, sidomos kur vijmë nga kultura të ndryshme!

Libri të mban të mbërthyer deri në fund të historisë dhe shkruar me gjuhë të thjeshtë e me humor. Komunikimi ndihmohet nga ilustrimet plot fantazi. Por të gjitha së bashku, gjuha e tekstit dhe ilustrimet, të ushqejnë me mendime dhe informacion të këndshëm falë tekstit të Anja Tuckermann dhe ilustrimeve të Tine Schulz.

Libri u përkthye në shqip nga Eljana Mankollari

Redaktimi dhe kujdesi në botim u krye nga Silvana Leka, si pjesë e "Botimeve Poeteka", 2017.

Për librin

Ne të gjithë vijnë nga diku tjetër. Në qoftë se kthehemi pas në kohë dhe në histori mësojmë se kemi ardhur nga larg. Samira erdhi me një anije që u nis nga Afrika dhe një kamion. Amadit i mungojnë shokët e futbollit që kishte në Irak, por për shkak të luftës, ai duhej të largohej nga vendi i tij. Tani ai shënon gola me miqtë e rinj në Düsseldorf. Dilara ka lindur në Berlin, por flet rrjedhshëm turqisht dhe pëlqen të festojë "festivalin e sheqerit". Familja e saj erdhi vite më parë nga Anadolli, sepse në Gjermani kishte më shumë mundësi për t'u gjetur punë. Tani ne jetojmë të gjithë së bashku, në të njëjtin vend. Kjo mund të jetë emocionuese, por nganjëherë kjo është edhe e vështirë. Sidoqoftë, jeta bëhet më e gjallë kur njerëzit nga të katër anët e botës dhe të gjitha sferat e jetës bashkohen.


https://www.mapo.al/2017/11/alle-da-qe-femijet-te-perfshihen-si-qytetare-europiane/1


“Alle da!”, të gjithë së bashku, një histori emigrimi

"Alle da!" - "Të gjithë së bashku" - Një histori emigrimi... 

"Alle da!", të gjithë së bashku, një histori emigrimi 

- Gazeta Shqiptare Online | 

Autor i tekstit Anja Tuckermann; 
Ilustroi  Tine Schulz. 
Përktheu në shqip Eljana Mankollari.
Redaktimi dhe kujdesi në botim Silvana Leka
Botimet "Poeteka", 2017
 

Gjerdanit të Botimeve "Poeteka" për fëmijë dhe të rinj i shtohet edhe një libër i ri. Titulli i këtij libri është "Alle da! – Të gjithë së bashku! – dhe është vlerësuar nga lexuesit dhe nga kritika si një nga prurjet më të suksesshme të letërsisë gjermane të këtij zhanri, botuar gjatë viteve të fundit. Ky botim vjen në një format të veçantë të letërsisë për fëmijë dhe të rinj, pasi të dy tekstet, origjinali dhe përkthimi ofrohen përballë, në gjermanisht dhe në shqip, gjë që ia rrit vlerën librit, zgjeron mundësitë e përdorimit jo vetëm për kënaqësi lexime, por ai u drejtohet gjithashtu edhe atyre që dëshirojnë të mësojnë apo të zgjerojnë njohjen ndaj gjermanishtes. Përveç këtyre, vlerë tjetër e librit është edhe një sfidë përkthimore, pasi gjithkush mund të sprovohet ta përkthejë tekstin edhe vetë tekstin, duke e vështruar si një version i hapur dhe ushtrimi ndaj një lloji specifik të përkthimeve. Kjo për faktin se librat e kësaj kategorie për fëmijë dhe të rinj përdorin një gjuhë të veçantë komunikimi dhe mjetesh shprehëse. Libri me ilustrime "Alle da!" – "Të gjithë së bashku" është një vepër e rëndësishëm e komunikimit dhe edukimit të sotëm me fëmijët dhe të rinjtë, ku kjo kategori moshe nuk mbahet larg ndodhive dhe çështjeve ku përfshihet "shoqëria e të rriturve". Përmes librave ngulmohet që edhe fëmijët të marrin pjesë si qytetarë europianë. Tema është frymëzuese. Ajo mbështetet në ngjarjet aktuale të valës së emigrimit masiv që ka përfshirë Europën sot, duke bërë, si rrallë më parë, edhe fëmijët në përjetimin, vlerat dhe pasojat e kësaj ngjarjeje. Libri është tërheqës dhe gjithëpërfshirës në lexim. Ai vërtet u drejtohet fëmijëve dhe adoleshentëve të moshave shkollore dhe është konceptuar për t'u lexuar edhe në klasa, me grupe, por ai është një ftesë për t'u lexuar bashkë me prindërit, në shtëpi, pasi jep kënaqësi në lexim dhe këshilla të shkëlqyera rreth temës së mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe tolerancës. Përveç kësaj, libri jap informacion mbi gjeografinë e vendeve, mbi historinë e shteteve, të cilat vijnë jo si leksion, por përmes rrëfimit të personazheve. Përmes ndodhive të disa fëmijëve të ardhur nga skaje të ndryshme të botës, ky libër na ndihmon të kuptojmë çfarë kanë të përbashkët mes tyre njerëzit dhe çfarë i bën ata të ndryshëm, si lindin dhe çfarë i mban gjallë paragjykimet, çfarë na e bën të vështirë integrimin në jetët e njëri tjetrit, sidomos ku vijmë nga kultura të ndryshme! Libri të mban të mbërthyer deri në fund të historisë dhe shkruar me gjuhë të thjeshtë e me humor. Komunikimi ndihmohet nga ilustrimet plot fantazi. Por të gjitha së bashku, gjuha e tekstit dhe ilustrimet, të ushqejnë me mendime dhe informacion të këndshëm falë tekstit të Anja Tuckermann dhe ilustrimeve të Tine Schulz. Libri u përkthye në shqip nga Eljana Mankollari. Redaktimi che kujdesi në botim u krye nga Silvana Leka, si pjesë e Botimet "Poeteka", 2017

PËRMBAJTJA NË PAK RADHË

Ne të gjithë vijmë nga diku tjetër. Në qoftë se kthehemi pas në kohë dhe në histori, mësojmë se kemi ardhur nga larg. Samira erdhi me një anije që u nis nga Afrika dhe një kamion. Amadit i mungojnë shokët e futbollit që kishte në Irak, por për shkak të luftës, ai duhej të largohej nga vendi i tij. Tani ai shënon gola me miqtë e rinj në Düsseldorf. Dilara ka lindur në Berlin, por flet rrjedhshëm turqisht dhe pëlqen të festojë "festivalin e sheqerit". Familja e saj erdhi vite më parë nga Anadolli, sepse në Gjermani kishte më shumë mundësi për të gjetur punë. Tani ne jetojmë të gjithë së bashku, në të njëjtin vend. Kjo mund të jetë emocionuese, por nganjëherë kjo është edhe e vështirë. Sidoqoftë, jeta bëhet më e gjallë kur njerëzit nga të katërta anët e botës dhe të gjitha sferat e jetës bashkohen. Të gjithë së bashku, pra! Alle da!



28 October 2017

Të gjithë së bashku! Alle da! - një libër - shqip gjermanisht për fëmijë che të rinj - nga BOTIMET POETEKA -

Ne të gjithë vijnë nga diku tjetër. Në qoftë se kthehemi pas në kohë dhe në histori mësojmë se kemi ardhur nga larg. Samira erdhi me një anije që u nis nga Afrika dhe një kamion. Amadit i mungojnë shokët e futbollit që kishte në Irak, por për shkak të luftës, ai duhej të largohej nga vendi i tij. Tani ai shënon gola me miqtë e rinj në Düsseldorf.

Dilara ka lindur në Berlin, por flet rrjedhshëm turqisht dhe pëlqen të festojë "festivalin e sheqerit". Familja e saj erdhi vite më parë nga Anadolli, sepse në Gjermani kishte më shumë mundësi për t'u gjetur punë.

Tani ne jetojmë të gjithë së bashku, në të njëjtin vend. Kjo mund të jetë emocionuese, por nganjëherë kjo është edhe e vështirë.

Sidoqoftë, jeta bëhet më e gjallë kur njerëzit nga të katër anët e botës dhe të gjitha sferat e jetës bashkohen.

Të gjithë së bashku! Alle da!  -

____________________________________________________________


Alle da!  - Të gjithë së bashku! Jeta jonë shumëngjyrëshe.


Një libër nga Anja Tuckermann. Ilustrimet nga Tine Schulz.


Përktheu Eljana Mankollari.


Redaktimi dhe kujdesi në botim Silvana Leka


Një libër gjermanisht - shqip për bibliotekën e të fëmijëve dhe të rinjve.


"Botimet Poeteka", 2017 

17 October 2017

- READING BALKANS - APLIKO TANI - APPLY NOW

a Good News - READING BALKANS - 

APLIKO TANI - APPLY NOW - shkrimtarë dhe përkthyes 

Poeteka është e lumtur të mirëpresë në Tiranë edhe gjatë vitit 2108 shkrimtarë dhe perkthyes nga Europa dhe nga rajoni ynë.

The TRADUKI-supported Writers-in-Residence Programs in Belgrade, Novo Mesto, Prishtina, Sarajevo, Skopje, Split, and Tirana have developed a joint program called "Reading Balkans", for which they received the support of the Creative Europe Program of the European Union. 

They invite interested writers (prose, poetry, drama, and essays) from Albania, Bosnia and Herzegovina, Bulgaria, Kosovo, Croatia, Macedonia, Montenegro, Romania, Serbia, and Slovenia to apply for four-week stays in one of the seven cities. Available are 21 fellowships in the period from March 1 and July 31, 2018. 

Deadline for applications is October 25, 2017.

Candidates are to apply via this application form: https://goo.gl/ee5kva

They should attach a short biography, list of published work, a recommendation letter, and a synopsis of the project.

http://german.traduki.eu

04 October 2017

Vladimir Vojinović - në Tiranë

Nga Arian Leka

 

Një ëndërrimtar zgjedh ecjen në vend të fluturimit

  

Tregimet nga Montanari të shkrimtarit Vladimir Vojinović, botuar në  Shkodër nga "Fiorentia", 2016, mbahen të lidhur mes tyre përmes aspekteve çehoviane mbi jetën dhe përgojimet e njeriut futur në këllëfin ballkanik, duke shfaqur sakaq larminë dhe vogëlsitë provinciale, jetën e shtirur, që fshihet pas shenjtërisë false, pikërisht siç është në tregimin "Ikona". Pra asgjë më pak se pamjet e asaj amze më madhe, që gëlon në jetën plot luftë, urrejtje dhe dashuri të ballkanasve.

Ky format jete vjen si përzierje e formave të një qytetërimi të ri. Ishte më i ftohtë se Lufta e Ftohtë që kaloi duke lë vraga, më e ashpër se luftërat ndëretnike, që i ndau njerëzit që deri asokohe nuk kishin patur kufinj mes tyre, që nuk kishin patur himne të ndryshëm, që nuk kishim njohur flamuj me simbole të tjerë, që kishin besuar se kishin të njëjtën gjuhë, që kishin krijuar të njëjtë kulturë të përbashkët, të njëjtin ekip përfaqësues dhe të njëjtën pasaportë.

Skizma politike, sociale, fetare e gjuhësore ishte futur midis tyre si një gërshërë jo për t'i bërë njerëz të tjerë, as njervz më të mirë, por për t'i ndarë në humbës dhe fitues, në të varfër dhe në të pasur. Këto shprehen qartë dhe haptazi në Tregimet nga Montanari.

Kjo "botë e re" u shfaq befas dhe i zuri të papërgatitur të gjithë personazhet që lexojmë në "Tregime nga Montanarit". Secili prej atyre që ndeshim ato proza ngriu aty ku u gjend.

Dikush ngriu në burg, dikush u shtang në rrugë, dikush tjetër ngeci në një festë. Dikush nga personazhet ngriu duke bërë kryqin, teksa mendoi një blasfemi, dikush duke bërë betim të rremë.

Dikush mes fletëve te librit nuk doli më dot nga ëndrrat që iu kthyen në makth, një tjetër ngeci në një post a në një vend ku nuk do të kishte dashur të ndodhej, duke përfytyruar karrierë në bankë e dikush, edhe pse dëgjoi haré dasme, kishte tinguj funebër në shpirt. Një tjetër mbeti në një zyrë e dikush u shtang, duke menduar se çfarë do të ishte më mirë: – të bënte shkencë apo tregti (!?).

Vendimet ishin marrë.

Të gjithë ata kanë ngecur brenda këtij qytetërimi. Nuk lëvizin dot më prej tij edhe pse e kuptojnë se ai qytetërim ruan ndaj tyre vetëm dy ndjenja: shpresa të kota dhe mëshirë. Kjo është pakashumë galeria e personazheve të Vladimir Vojinović-it.

Në këto tregime është një përzierje e jetesës në kushtet e shpresës së humbur, një mënyrë të jetuarit të dyfishtë, siç ndodh në shtetet ballkanikë multiklturorë dhe multietnikë, ku gjithçka sillet mes besimit pagan, ndërthurur me interesin ndaj zotërve të rinj politikë.

Është kjo që i bën të dallueshëm edhe nga larg këta personazhe levantinë të Vojinović-it, që u shmangen detyrimeve dhe që nxitojnë t'i largohen jetës që bëjnë, pa ngulmuar ta ndryshojnë atë.

Por ndërkaq kjo galeri përfaqësohet nga njerëz të thjeshtë, të zhveshur nga pushteti dhe përgjegjësitë e tyre, janë thjesht njerëz në punë dhe në hall të vet, që  detyrohen të bëjnë luftë për fitore të vogla. Kështu i ndeshim edhe në tregimin "Demantet".

Ngjajnë si mbetje të jetës, si njerëz që idealizojnë madje edhe burgun, që krijojnë idhujtari ndaj proletarëve të qelive dhe filozofëve të "universiteteve të jetës" dhe që ngatërrojnë mjaltin me mutin, suksesin me dështimin, ikjen me qëndresën, siç ndodh në tregimin "Ikja" apo në prozën "Tregimi i Vitit të Ri". Gjendet te këta njerëz diçka nga afmosfera e filmit Birdman of Alcatraz, me Burt Lancaster dhe John Frankenheimer, ku të burgosurit e vërtetë dhe të burgosurit në atë formë të ngurtë jete çfarë nuk sajojnë për te thyer monotoninë. Disa prej tyre madje, njëlloj si birdman kërkon të shkruajë një libër dhe ëndërron ta quajnë gjeni. Ato personazhe janë të dënuar të kalojnë nga një formë burgu i sigurisë së lartë, në formën e burgut të jetës që nuk ofron siguri.

Ky lloj sjelljeje i bën ata të duken edhe komik, teksa e fshehin dramën e vet.

Por në thelb të krijohet përshtypja se prozat e këtij libri kanë vetëm një personazh- nomadik. Ai është arketipi që shtegton duke kërcyer nga tregimi në tregim, duke na shfaqur gjendje të shumta të të njëjtit portret.

Herë është i humburi, herë është plot shpresa, herë është një tuhaf, një gjynahqar dhe një ëndërrues që në vend të lakmojë fluturimin, zgjedh ecjen brenda së ardhmes së karrierave të mbyllura.

Njollat e jetës së dikurshme, krimet dhe fajet e pandëshkuara, jeta dhe varri, gota e zbrazur me shokë dhe fishekzjarrët e festave boshe në familje dhe në qytet. Është rekuizita shoqëruese e asaj që të mbetet në mendje kur prozave të mësipërme u shton edhe leximin e tregimit  "Ëndrra" apo të tregimit "Refleksion".

Megjithse autori përdor disa herë edhe gjuhën alegorike, madje edhe stilin relatues-eseistik, atmosfera dhe ndikimi i fakteve reale të një jete të zbrazur, por njëkohësisht të vrazhdë e të kotë, ndihet.

Personazheve u duhet të kalojnë përmes ndryshimeve që nuk i kishin çuar as nëpër mend, i duhet të jetojnë ndryshimin e sistemeve. Dhe sistemi, siç besonte Niklas Luhmann, pulson pak a shumë duke krijuar vazhdimisht tepricë dhe përzgjedhje. Është e qartë. Personazhe të tillë janë gjithmonë përzgjedhje dhe jo tepricë.

Njerëz të tepërt, që nuk i hyjnë askujt në punë, veç letërsisë.

Këtyre personazheve u duhet të bejnë restart, të riformatohen. Për të mbijetuar u duhet të deformojnë karakteret. U duhet të marrin vendime të padrejta, të bëjnë zgjidhje të gabuara.

Jo për t'ia dalë jetës, por që të vazhdojnë tranzicionin.

Ky tipar i të qenit tranzit, përveç aspekteve të njeriut në këllëfin ballkanik, është një tjetër fill-bashkues për tregimet e librit "Tregimet nga Montanari" të shkrimtarit malazez Vladimir Vojinivić. Ky fill i bashkon subjektet dhe personazhet e prozave të sipërcituara me tregimet "Tranzicioni", "Hotel Grand" dhe "Montanaro jazz".


http://www.mapo.al/2017/09/nje-enderrimtar-qe-zgjedh-ecjen-ne-vend-te-fluturimit/1

 

25 September 2017

Gašper Malej - një përkthyes dhe poet në Rezidencën letrare "POETEKA Tirana in Between"

Gjatë muajit shtator, mik në Rezidencën letrare POETEKA Tirana in Between është jetë përkthyesi dhe poeti slloven  Gašper Malej. Kjo rezidencë, që fton shkrimtarë dhe përkthyes letrarë nga rajoni dhe Europa, organizohet prej pesë vjetësh nga Poeteka me mbështetjen e rrjetit europian për letërsinë dhe librat TRADUKI, Ministrisë së Kulturës, Ambasadave të Gjermanisë, Austrisë dhe partnerëve të tjerë vendas. Gašper Malej lindi në vitin 1975, në Koper, Slloveni, qytet ku dhe jeton e punon. Në vitet 2004 dhe 2009 ai botoi dy librat e parë në gjuhën sllovene: Otok, slutnje, poljub (Ishull, paralajmërime, një puthje) u propozua për çmimin "librit të parë më të mirë në Slloveni". Pas tij erdhi libri Rezi v zlatem, nëërkohë që gjatë vitit 2017 ai ka bërë gati për botim edhe librin e tij të tretë me titull Pod to celino (Nën këtë kontinent).

Poezia e Gašper Malej u përkthye që herët dhe me përhapje të gjerë, në njëzet gjuhë të huaja, duke u përfshirë në disa prej antologjive të botuara në Slloveni dhe jashtë saj. Falë kësaj njohjeje ai u ftua të merrte pjesë në shumë festivale letrare në Europë dhe në botë, mes të tjerësh në festivalin e Poezisë në Pekin, në Nikaragua apo në Kolumbi. Ai është ftuar të bashkëpunojë gjithashtu edhe në atelie të shumta për poetë dhe përkthyes letrarë, ku ushtrohen teknikat e shkrimit krijues dhe të përkthimit letrar.

Për krijimtarinë e tij Gašper Malej është vlerësuar shpesh me çmime. Në vitin 2008 ai u nderua me Grantin e Ministrisë së Kulturës së Sllovenisë "për autorë të shkëlqyeshëm të letërsisë", çmim ky që në vitin 2016 vijoi me Grantin e Agjencisë Sllovene të Librit (JAK) "për autorë të shkëlqyeshëm të letërsisë". Po ashtu edhe në vitet 2007, 2010 dhe 2015 ai u nderua me çmime e grante pune nga Organizata Sllovene e Përkthyesve Letrarë. Për meritat e punës së tij si përkthyes, në vitin 2011 Gašper Malej u nderua me çmimin prestigjioz "Zogu i Artë" për përkthimin e romanit P. P. Pasolini-t "Petrolio". Në vitin 2016 atij iu dha edhe një çmim i veçantë kombëtar për përkthim, akorduar nga Ministria Italiane e Kulturës dhe Turizmit.

Përveç çmimeve dhe nderimeve letrare, në vitet 2013 dhe 2016 Gašper Malej fitoi bursën për qëndrim njëmujor në Ventspils (Letoni) si autor në Rezidencën për Shkrimtarë dhe Përkthyes. Në qershor të vitit 2015 ai ishte i fuar në Rezidencën e Shkrimtarëve në Vjenë, mbështetur nga Ministria Sllovene e Kulturës dhe  në dhjetor të vitit 2016 ai fitoi të drejtën për të qëndruar në rezidencë pranë Qendrës Baltike për Shkrimtarë dhe Përkthyes (Visby, Suedi).

Pas krijimtarisë, veprimtaria kryesore e Gašper Malej është përkthimi i fiction dhe non-fiction bashkëkohor italian, ku përfshihet poezia, narrative, drama, esetë etj.

Bibliografia e përkthimeve të tij nga gjuha italiane në atë sllovene është mjaft e pasur dhe përfshin rreth 30 libra të zhanreve të ndryshme. Krahas këtyre janë edhe mbi 150 përkthime të shkrimtarëve sllovenë, të cilët janë botuar në revista letrare, në gazeta si dhe janë lexuar në Radion Kombëtare. Ai ka përkthyer edhe pjesë për teatër.

Gašper Malej është gjithashtu një nga anëtarët-themelues dhe, prej vitit 2009, është edhe kryetar e redaktor ekzekutiv i KUD AAC Zrakogled - një shoqatë kulturore jofitimprurëse me qendër në Koper, e cila që nga viti 2011 boton serinë "Helia", kushtuar përkthimit të librave fiction të autorëve bashkëkohorë të Mesdheut, të tillë si D. Drndić, N. Milani, F. Ebejer, Z. Zateli, JJ Millas, J. Nikolaidis, D. Velikiq, N. Fabrio. Ndër autorët italianë të përkthyer prej Gašper Malej përmenden Dino Campana, Cesare Pavese, P.P.Pasolini, Paolo Ruffilli, F. T. Marinetti, Dario Fo, Antonio Tabucchi etj.

Total Pageviews