01 February 2020
READING BALKANS 2020 - Nataša Sardžoska - Maqedoni e Veriut
02 December 2019
Reading Balkans 2020 / The Literary Residence Programme: Open Call
The Residency is pre arranged by Reading Balkans project in cooperation with the Publishing House Goga (Slo), Goten Publishing (MK), Krokodil (Srb), Udruga Kurs (Cro), Poeteka (Alb), Qendra Multimedia (Kos), PEN BIH and S. Fischer Stiftung (De) & partners.
The Literary Residence Programme 'Reading Balkans 2020' is open to welcome fiction writers, poets, essayists, playwrights, screenplay writers and comic book writers from Southeast Europe (Slovenia, Croatia, Serbia, Kosovo, Bosnia & Herzegovina, North Macedonia, Albania, Romania, Montenegro, Bulgaria).
Reading Balkans project is supported by the EU Creative Europe program.
We are in particular paying attention to writers who are innovative, who in their works deal with contemporary themes and topics.
We will enable the participation of writers of all ages and sexes with a common criterion: that their works reflect topics of migrations, language exile, reconciliation, the role of culture and the importance of dialogue to fight nationalism and intolerance.
For the year 2020, the call for applications is launched for 21 authors. Each residency duration will be 4 weeks. All residencies will be arranged between March 1st 2020 and December 31th.
Number of residencies
| Name of the Host | Country (Town) | Number of residencies |
| Publishing House Goga | Slovenia (Novo mesto) | 3 |
| Krokodil | Serbia (Beograd) | 3 |
| Goten Publishing | North Macedonia (Skopje) | 3 |
| Udruga Kurs | Croatia (Split) | 3 |
| Poeteka | Albania (Tirana) | 3 |
| Qendra Multimedia | Kosovo (Prishtina) | 3 |
| PEN BIH | Bosnia and Hercegovina (Sarajevo) | 3 |
The fellowship for the writers will include:
- A 4-week stay in an apartment
- travel costs (up to 150 eur)
- A grant in the amount of 1000 euro gross (approx. 750 net),
- A literary event with the author in the country where the residency will be held
- A translation of one text to be presented at the event (into the language of hosting residency) and a translation of one text into English to be included in the mobile app and to be used in promotional purposes.
The application consists of:
– a bio-bibliography – a short Curriculum vitae and art life, including the list of the works published,
– a recommendation of the publisher or of Writers or Translators Association
– a synopsis of the project to be undertaken during four week staying in residency (max. half page);
– the full address (phone number and email address – max. 2 lines)
The application material should be sent in Croatian, Serbian (latin), Bosnian, English – max. half page;
The deadline for the applications is December 30th, 2019.
The fellowships will be awarded by the Board of Reading Balkans Project.
In case you have additional questions regarding the call please contact us via email: goga@goga.si
The applicants will be informed about the decision of the jury via email, by Friday, January 17th 2020.
http://www.readingbalkans.eu/news/815/
22 November 2019
“Në kërkim të këmishës sëhumbur” - Arian Leka - Çmimet "KULT" 2019
Çmimet "KULT" 2019 - për "Libri më i mirë i vitit"
"Në kërkim të këmishës së humbur" - Arian Leka
- fragmente nga kritika
ANDREJ NIKOLAIDIS
...Nga këmisha prej të cilës lindim, te këmisha nga dollapi e gjyshit të Arian Lekës, deri në këmishët e përgjakshme nën të cilat vdiq Franz Ferdinand, këmisha e Lekës kthehet në një pikë qendrore, konstante (familjare) të historisë: në çelësin në të cilën kjo histori duhet të lexohet (apo këndohet).
E kështu Leka në librin e tij "Në kërkim të këmishës së humbur " ndërthurur në mënyrë kaq të hollë (në të njëjtën kohë esetë janë kaq të pështjelluara, që ai me delikatesë Leka i mpleks edhe me titullin e magnum opus-it të Prustit, të cilit teksti i Lekës i referohet).
Arti në këtë vepër është një dhe i vetëm dhe gjithçka ndërthurret me të. Pikërisht për ky art na dëshmohet në tekstin e Lekës. Jo vetëm që është e pamundur (në fund, edhe e panevojshme), të përcaktosh se ku fillon proza dhe ku poezia, por edhe më e pamundur (sigurisht dhe e panevojshme) akoma është për të përcaktuar se ku fillon shkrimtaria dhe ku muzika.
Ishte një vend ku kjerëzit flisnin sa për të kaluar kohën, pa dëshirën për të thënë diçka të mençur. Në fund të fundit, me kalimin e kohës, asgjë nuk mbetet prej urtësisë sonë, thoahin ata. Njerëzit të cilët kanë pak, ëndërrojnë shumë dhe ëndërrimi mbetet loja e tyre e parapëlqyer.
Dikur, njëri syresh pyeti: "Çfarë do të dëshironit të kishin, sikur t'u jepej një mundësi?" I pari tha se do të donte para. I dyti shpresonte të martonte të bijën. I treti, përsëri, dëshironte një vegël zdrukthtari. Në fund, kur të gjithë e kishin shprehur dëshirën e tyre, njervzi e këtij vendi u kthyen edhe nga një i huaji në qoshk. Ai, në fillim me edukatë e pastaj me këmbëngulje, kundërshtoi të fliste për çka dëshironte, por përfundimisht iu dorëzua. "Do të kisha dashur të isha një mbret i fuqishëm e të sundoja një vend të madh e mbrëmjeve të shtrihesha për të fjetur në pallat e, teksa netëve armiku të shtohej shumë në kufi, dhe para agimit, kur kalorësit të vinin në oborrin tim pasi nuk kishin bërë asnjë rezistencë dhe kur unë të përsillesha prej ëndrrave dhe të mos kisha kohë as për t'u veshur, e ashtu me këmishë siç isha, të merrja arratinë, duke kaptuar male e lugina, pyje e kodra, dhe të mos kisha paqe asnjë ditë e natë, deri sa të ndihesha i shpëtuar këtu, në këtë trapez të hanit tuaj. Ja, këtë dua!" Njerëzit janë hutuar si fillim, por pastaj e pyetën të huajin: "Por, çfarë dëshire ke konkretisht." I huaji me qetësi u tha: "Një këmishë!"
Arian Leka me librat e botuar në Malin e Zi e në Serbi, por me këtë rast edhe për lexuesin sllav të jugut, na shfaqet si një "rrobaprerës i mirë lajmesh" dhe mjeshtër i zejes së tij. Por a është vallë prej prerjes së mirë këmisha nxjerrë prej historive të tekstit, me të cilën Leka vesh lexuesit e tij apo secilin prej nesh, ashtu si jemi? Prej materialeve të përzgjedhura me profesionalizëm, por që ne e gëzojmë në këtë libër, pasi duke e lexuar edhe ne kemi qenë në qytetet dhe krahinat e përshkruara nga ai, gjithë sa kemi lexuarna na bën të ndjejmë nga afër ngrohtësinë, bukurinë dhe shpresën.
Dhe ndaj them, Leka di si të veprojë; qoftë për një këmishë e mirë, por edhe për një letërsi të mirë. Leka është shkrimtar serioz, jo si në parametrat tanë ballkanike, unë-për-ty dhe ti-për-mua, por serioz në parametra absolutë, në të vetmet hapësira ku lejohet të flitet për art.
2018 - nga parathënia e botimit në gjuhën serbe
ARDIAN KYÇYKU
"Në kërkim të këmishës së humbur" ka një përmasë poeme (veçmas në çelësat metaforikë, me të cilët hap lidhjet e nyjëtuara, ose thjesht të fshehura, të disa ngjarjeve historike-kyçe, ose brava mendësie); ka një përmasë romani (falë lëndës epiko-lirike dhe ngritjes së disa personave e ngjarjeve të njimendta në nivele burimore); një përmasë gazetarie, me kahun drejt antropologjisë dhe fenomenologjisë shoqërore (po përmend vetëm kapitullin kushtuar mëdyshjeve rreth ndërtesës së Teatrit Kombëtar); dhe një përmasë mirëfilli shkencore (falë paanësisë dhe kulturës së thellë të përdorura ndaj çështjeve themelore e themeltare që shqyrton).
Sa i përket kësaj të fundit, si autor që i shkruan librat nga brenda e jo nga jashtë, Arian Leka është një ndër shumë të paktët që dinë se, në disa çështje, paanësia "e sotme" shkencore nuk është veçse një trajtë e fshehur nënshtrimi ndaj direktivave letrare e gjeopolitke dhe nesër ndodh të dalë jo vetëm e dëmshme, por edhe fajtore. Ndaj edhe të vërtetat që përcjell ky libër nuk ngatërrohen me të vërtetat e përditshme....
...Duke përkujtuar vetëm në titull kërkimin e kohës së humbur të Proust-it, libri ka si trup metaforik autobiografinë, me emër e mbiemër, me të dhëna tejet vetjake, si lindja "me këmishë" një vit para shpalljes së Shqipërisë si shteti i parë ateist në botë e të tjera, por faqe pas faqeje shndërrohet natyrshëm e pa synime të fshehura përvetësimi, në autobiografi-lumë, ose det (i gjithëpranishëm në tekst e nëntekst, por edhe në poetikën e Arian Lekës) të një breznie (jo kohore, por shpirtërore).
Jetëshkrimi i kërkohet autorit nga një botuese perëndimore, me qëllimin që të jetë sa më joshës e i tretshëm për lexuesin. Jo rrallë, kjo nënkupton futjen e dhunshme të një tigri brenda helikave të makinës grirëse, me qëllimin për ta nxjerrë sa më mace, të zbutur e zbavitëse, por që, në fund, e nxjerr thjesht miush prej pushi...
...Këmisha më duket edhe si shpirt i qepur e pastaj i shqyer nga të tjerët, si ndjeshmëri, fisnikëri, apo edhe drejtësi, guxim për të pranuar një të shkuar, ose qetësi për të pranuar një të ardhme që caktohet nga e shkuara përkatëse, si edhe nga një e ardhme e mëpasshme. Heraherës ke përshtypjen se libri synon të gjejë e të riqepë fatin e humbur, - për të mos thënë të vetëvrarë[6], - të trevave juglindore.
Fatin e mirë, por edhe më të keqin e mundshëm, se jo gjithmonë humbja vjen për keq dhe, nga ana tjetër, të humbësh fatin më të keq, nënkupton të kesh një fat njëfarësoj të mirë. Prandaj është e natyrshme që lexuesi ta gabojë përkohësisht kahun e zbërthimit të metaforave dhe hyn pandijshëm në dialog me tekstin....
...Kjo nuk ndodh shpesh as në letërsi e as në eseistikë, jo më në punimet shkencore, sidomos kur zëri i tekstit, ose uni i shumëfishtë, ta quajmë, e paraqit veten haptas si shkrimtar. "Talenti është një mëkat vdekësor i fshehur, që nuk shlyhet dhe as nuk falet.
Gjithsesi, mendoj se vdekja më e ashpër nuk ndodh për shkak të talentit dhe trazirave që ai shkakton, duke hyrë si forcë e pazakontë brenda formave të rëndomta të jetës e që u kalon fare pranë edhe njerëzve të pajisur me ndonjë dhunti". (f. 36) Talenti i të shkruarit kërkon nga të tjerët gati të njëjtin talent në të lexuar, përndryshe u drejtohet të palindurve, që nuk dihet a do të dinë shkrim e këndim. P
ër këtë arsye: "Formë brengosëse e vdekjes duhet të jetë vdekja që ndodh në kujtesë. Pavarësisht nga arsyet e rreme që shfaqin, për kaq bëhen luftërat. Kush do të harrohet. Kush do mbahet mend. Për kaq janë zhvilluar betejat". (f. 37) M'u kujtua vetiu edhe fjalia e gdhendur mbi një kryq guri në Rumani: "Kujtonani, që të mos vdesim..."
2019 - Gazeta "Shqiptarja.com"
ĐORĐE KRAJIŠNIK
"Në kërkim të këmishës së humbur" është rrëfimin në kërkim të vetvetes në shtresëzimet e historisë, . Libri Arian Lekës "Dollapi", "kemishen e humbur" brenda saj, i cili përmban dy tekste shumëzhanrëshe, të intonuara midis esesë, fugës muzikore dhe rrëfimit, është pikërisht hapi pas, zhytja në të shkuarën.
Në të identifikohen lidhjet e ndërprera, që janë burimi i pamundësisë së momentit aktual. Njësoj si dikur prindërit mblidheshin rreth Marsejezës, po ashtu edhe ne bashkohemi rreth një boshti - rreth kthimit të traditës të të parëve tanë, por mblidhemi edhe rreth trendit më të ri. Është çasti në të cilin vendet postkomuniste, më të varfërit ndër të varfërit, dalin nga klishetë dhe stereotipet pikërisht pas krizash dhe konfliktesh.
Në vend të rilindjes ksenofobe të popullit, i cili një paradigmë padurimi e zëvendëson me një tjetër, autori i "Dollapit" vihet në gjurmë të "Këmishës së humbur", që është e tija, këmisha që i shkon, që nuk është qepur në masën e unifikuar, njëra për të gjithë.
Që simboli i "Këmishës" të jetë i kuptueshëm, është i domosdoshëm të shfaqet edhe elementi i dytë i tregimit – "Dollapi". Përse bën fjalë ky Dollap? Përmes rrëfimit mbi dollapin e familjes Arian Leka përshfaq një fotografi të qartë të shekullit XX, si shekull të krimit dhe terrorit, por edhe si simbol i kohës së sotme apo domosdoshmëri për të gjurmuar thelbin e tij. "Ishte dollap nga epoka austro-hungareze, e megjithatë ngjante më shumë si ndonjë katedrale bosh. Mund të mendohej edhe sikur ndonjë anije pas lundrimit kishte ardhur për të ngecur në atë dhomë. Ishte një nga orenditë gjigante të mobiljeve që sot nuk prodhohen më."
E paraqitur kësisoj alegoria e Dollapit ka tingëllim të dyfishtë. Në njërin ai është patinë e kujtimit nostalgjik të fëmijërisë, ku dollapi është vend i sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa në të dytin ky dollap shndërrohet në një vëzhgues të përhershëm të kohës, si në kuptimin e ngushtë familjar, ashtu edhe në atë të horizontit të gjerë social e historik.
Arian Leka gjithsesi i shkon akoma më thellë kësaj tabloje. "Nga një vend për zbavitje, kjo bina e madhe për mua u shndërrua në vendfshehje. Mbyllesha në të, izolohesha. Arratisesha. Nuk e kuptoja. Nuk mund të kuptoja që hapësira e brendshme e dollapit ishte forma më naive e vetëmbrojtjes kundër kolektivizimit, kundër masivitetit, kundër
uniformitetit të mendimeve dhe njëtrajtshmërisë së gjykimeve", shkruan ai. Do të bija definitivisht dakord me shkrimtarin Andrej Nikolaidis, kur thotë se Arian Leka është një shkrimtar serioz, serioz jo në parametrat tanë ballkanikë, të llojit unë për ty e ti për mua, por serioz në parametra absolutë, të vetmit që lejojnë të flitet për art.
2019 - Oslobođenje - Strane
BEN ANDONI
"Në kërkim të këmishës së humbur" po zë vend në botimet e vendit. Me një sens të lartë mase dhe me një ironi të këndshme, ai
bëhet kronikan i kohës së vet dhe i mjedisit, ku gjendemi, por edhe ku jemi "të dënuar" të ekzistojmë... Tek "Shkrimtari i Angazhuar", ai jep qëndrimin e vet për individin që i ngjan atij apo mënyrën sesi ne duhet ta shikojmë kohën tonë. Dhe këshilla e tij është e qartë: intelektuali nuk duhet ta shesë shpirtin, kudo dhe kurdoherë, paçka se mënyrat janë aq të kamufluara dhe mundësia për
të mos u njohur janë të shumta. Jo, nuk duhet. Thjesht.
"Ai që duhet të ishte momenti i ndarjes nga turma, bëhet moment i shndërrimit të shkrimtarit të angazhuar ndaj çështjeve me dobi publike, në shkrimtar mirëfilli politik apo thënë ndryshe, të shkrimtarit të urdhëruar
politikisht është se ai qorton butë apo kundërshton me maturi.
Ky shkrimtar nuk e kundërshton forcën politike ku bën pjesë
apo mbështetet edhe pa qenë anëtar, siç bënte dikur Saramago, për të thënë një nga emrat e shumtë. Në vend të prozës dhe poezive, shkrimtari i angazhuar i realitetit shqiptar shndërrohet në duartrokitës, ai implikohet me çdo qëndrim të partisë dhe pranon të jetë hartues fjalimesh, që për ironi,
edhe pse të dallueshëm për nga stili, nuk do të mbajnë kurrë autorësinë e vet".
Jo shumë larg, ai flet për heroizmin e kohës sonë, apo e
thënë më hapur: "heroikën e kohës tonë", që mungon atëherë kur duhet. "Guximi për të thënë jo thjesht të vërtetën e një pale, por të drejtën e paanshme. Aftësia për të kuptuar se duhet ndenjur jo përkrah, përbri apo përballë një grupi, po për të ndenjur përmbi të gjithë".
Ai vetë mban qëndrim për gjërat që ndodhin në vend dhe këtë e tregon në esenë që i kushtoi teatrit, që e ka titulluar "Teatri si formë ndëshkimi". Ndryshe nga shumë kolegë të tij, që u fshehën pas një gjuhe të drunjtë, ai u shpreh hapur dhe qartësisht për idenë e tij lidhur me të ardhmen e Teatrit. "Prirja
për vringëllimë të fjalës dhe politizim u bë më e dallueshme pas deklaratave, që filluan ta lidhnin teatrin me kujtesën dhe shembjen e tij me rrënimin e trashëgimisë kombëtare gjatë tranzicionit të gjatë".
Dhe, autori e lë një moment narratorin dhe e merr lexuesin që të
bëhet pjesë e botimit të vet: "Vërtet je aq naiv sa të besosh se mirëqenia apo harresa janë shkaqet që e bëjnë evropianin ironik të shprehet se urrejtja është një specialitet ekskluziv ballkanas dhe se ballkanasi ka monopolin e barbarisë?", e pyet Leka lexuesin, edhe atë të huaj, i cili ka pasur mundësi t'i lexojë esetë e autorit në disa prej gjuhëve europiane.
Një veçanti tjetër që duhet të theksohet është edhe gërshetimi i
teknikave moderne, që në një farë mënyre e ndihmojnë për të gjetur hapësirën dhe tonalitetin e duhur për të folur përmes shkrimit. Dhe, mënyra sesi e grish lexuesin të intereson sepse edhe digresionet janë të jashtëzakonshme për të parë gjëra, ku e vërteta zhvleftësohet, harresa bren historinë dhe lotët pësojnë rënie në bursë, citon ai poetin polak Tadeusz Rozewicz.
2019 - Milosao
28 October 2019
Tetori gjerman - TEATER I POEZISË - me PAUL CELAN dhe ROSE AUSLÄNDER
LULËKUQJA DHE KUJTIMI - Teatër i Poezisë me krijimtari nga
PAUL CELAN dhe ROSE AUSLÄNDER
E mërkurë, 30 tetor 2019, ora 18:00, Teatri "Migjeni", Shkodër
Libreti: Arian Leka
Përkthimi: Ana Kove
Aktorë: Kastriot Ramollari dhe Ina Gjonçi.
Kitarë: Vincent Dervishaj
Aktiviteti zhvillohet në gjuhën shqipe dhe mbështet nga Traduki, në kuadrin e veprimtarive të "Tetorit Gjerman".
Hyrja e lirë dhe e mirëpritur!
___________________
Njerëzit që vijnë nga vendet e Europës Lindore apo Qendrore kanë lindur për të mos marrë me vete asgjë, përveç gjuhës dhe kujtimeve.
Nga ky pohim nuk përjashtohen as PAUL CELAN (poeti që edhe pse nuk jetoi në Gjermani, i dha letërsisë në gjuhën gjermane një nga zërat e tij më të fuqishëm dhe përtëritës pas Luftës së Dytë Botërore) dhe ROSE AUSLÄNDER (poetja që edhe pse nuk mori çmime nga studiuesit dhe kritika, renditet ndër të parat poete sa herë që përgjigjet vijnë nga ata që lexojnë poezi, duke e merituar vlerësimin "poete e lexuesit".
Krijimtaria e dy përfaqësuesve të shquar të poezisë lirike në gjuhën gjermane, poetëve Paul Celan dhe Rose Ausländer, bashkon e mban lidhur jo vetëm origjinën e tyre të përbashkët - Cernowitz-in dhe një qytet me përbërje multikulturore e shumëetnike si Bukovina, por kjo vepër nxjerr në dritë atmosferën e atyre viseve dhe të Europës gjatë Luftës së Dytë dhe pas saj, të atij qyteti, në të cilin u ndeshën dhe bashkëjetuan aq shumë mite, tradita dhe gjuhë të ndryshme, përjetimet e mërgimit, humbjeve në jetë, gjuhës si strehë, dashurisë, peizazhit dhe arratisë, që kryqëzohen dendur në poezinë dhe biografitë e të dy poetëve.
20 October 2019
Krijimtaria e Arian Lekës botohet në Rumani
15 October 2019
Arian Leka: Konceptet bazë të mendimit dhe kulturës kineze
Në këtë ligjëratë dr. Arian Leka paraqiti mes të tjerave edhe një dokument nga "Diturija" e vitit 1916, përmes së cilit dëshmohen fillesat e komunikimit mes filozofisë së lashtë kineze dhe kulturës shqiptare. Përmes artikullit të Lumo Skëndos "Miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë", ku autori përkthen e citon Konfucin, data e vendosjes së "marrëdhënies filozofike" dhe komunikimit kulturor mes dy kulturave bëhet më e hershme se sa 70 vjet, duke sjellë gjithashtu edhe një tjetër datë edhe për përkthimin e filozofisë kineze në gjuhën shqipe.
Aspekte të tjera të trajtuara në kumtesë ishin qasja e filozofisë kineze jo vetëm ndaj jetës akademike dhe të katedrave, por edhe ndaj përditshmërisë, si dhe trajtimi i të menduarit dhe filozofimit si një entitet shpesh edhe më të rëndësishëm se sa besimi. U theksua fakti se filozofia e lashtë kineze u ofrohet ushtruesve të saj jo si udhëzuese, por udhërrëfyese, që nuk e urdhëron, por e udhëzon njeriun.
Meral Kureysh dhe Arian Leka - Dialog mbi emigrimin
28 September 2019
ROBERT MENASSE dhe ARIAN LEKA, një bashkëbisedim mbi Europën dhe letërsinë
Pasditja e datës 26 shtator 2019 mblodhi miq të Klubit të Leximit të Letërsisë Gjermanishtfolëse të cilët, për rreth një orë e gjysëm ndoqën bashkëbisedimin e shkrimtarit austriak Robert Menasse dhe shkrimtarit shqiptar Arian Leka.
Veprimtaria u zhvillua në sallën gjermane të leximit, pranë Bibliotekës Kombëtare. Përveç pjesëmarrësve të shumtë, në takim morën pjesë dhe mbajtën fjalë përshëndetëse edhe Shefi i Misionit në Ambasadën Austriake Dr. Christian Steiner dhe Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Z. Piro Misha.
Tema të bashkëbisedimit ishin Europa dhe Bashkimin Europian, vështruar në optikën e një prozatori, që jetoi 4 vjet në Bruksel, brenda dhe pranë zyrave ku janë marrë dhe vazhdojnë të merren vendime mbi të tashmen dhe të ardhmen vendeve anëtare dhe kandidatëve, ashtu siç paraqiten në romanin „Kryeqyteti" të shkrimtarit Robert Menasse, vlerësuar si "Libri më i mirë në gjuhën gjermane për vititn 2018".
Kësaj tematike qëndrore të bashkëbisedimit iu bashkuan edhe tema të tjera si ajo e shkrimtarëve "misionarë", të cilët udhëtojnë për të hetuar se si po shkon bota e sotme, Europa kryesisht, siç dikur kanë bërë edhe Robert Mussil, Stefan Zweig, Karl Gauß apo edhe Joseph Roth i cili, kur vizitoi Ballkanin dhe Shqipërinë e vititt 1927, mes të tjerash shkroi: "Vend i korruptuar, të shkolluarit nuk dëgjohen!?"
Interes të veçantë në këtë takim ngjalli edhe çështja mbi drojën e ringjalljes së "demoneve austriakë" si dhe përballjen me të kaluarën e Austrisë, që ka preferuar të quhet viktimë e parë e pushimit/aneksinit, sikur të mos kenë ekzistuar kurrë bashkëpunëtorët e diktaturave.
Kjo tematikë u zhvendos edhe në kontekstin shqiptar, ku shoqëria nuk e ka kryer ende ndarjen me të kaluarën dhe duket jo fort e interesuar të veçojë viktimat nga fajtorët dhe dëshiron ta mbyllë këtë kapitull të palavdishëm thjesht me anestezinë e përkujtimit të ngjarjeve përmes organizimit të disa shfaqjeve artistike në vendin e krimit, në burgje e kampe, njëlloj si "festa me tematike nga Aushvici", me rastin e 50 vjetorit të Komisionit Europian, njëlloj siç ndodh edhe në romanin "Kryeqyteti" të Robert Menasse-s, si për ta shndërruar tragjedinë në parodi.
Debat zgjoi edhe trajtimi i çështjes së "shthurjes dhe zhbërjes" ku, përtej veç sloganeve "të bashkuar në diversitetet tona", Bashkimi Europian, nga një projekt i përbashkët për shmangur gabimet dhe tmerret e së kaluarës së afërt të kontinentit, rrezikon të marrë format e "një projekti burokratik", që e shndërron idenë e etërve themeltarë në një luftë mes pragmatistëve dhe ëndërrimtarëve.
Robert Menasse iu përgjigj pyetjeve të Arian Lekës lidhur me me se çfarë do të thotë të ushqesh ëndrrën e një bashkësie kombesh europiane pasi janë bërë parashikimet mbi dështimin e projektit, kur Britania, një nga instrumentistët me peshë të "filarmonisë europiane" e ka brantisur orkestrën për të luajtur solo, kur Italia e këtyre viteve të fundit nuk e shpalos më "të mirënjohurin humanizëm europian", kur Portugalia e Spanja dhe Greqia duket sikur vetëm prodhojnë kriza dhe shtojnë barrat ekonomike, kur Hungaria dhe Polonia duan grantet e mirëqenies europiane, por jo edhe dorëzimin e autoritarizmit dhe neo-nacionalizmit të tyre e kur pro-europianistë të pakushtëzuar duket sikur kanë mbretur vetëm në ndonjë vend të Ballkanit Perëndimor.
Bashkëbisedimi preku edhe tema letrare, si formimi prej prozatorëve të mëdhenj europianë si Dickens, Èmile Zola, Balzac, Hugo, apor edhe autorë të Amerikes Latine, të cilët kanë ndikuar në krijimtarinë e Robert Menasse-s dhe nevojen e shkrimit dhe leximit të romaneve të llojit të "komedisë njerëzore" kur, paradoksalisht, bota lexon gjithmonë e më pak në mënyrë të thelluar, si të pohonte tezat e shkollës së mendimit kritik të Fraknfurtit, të Adorno-s dhe Markuse-së mbi nevojat e rreme, kënaqësitë sipërfaqësore që krijon konsumerizmi, të cilat janë bërë normë në Europën perëndimore të shekullit XXI.
Ardhja e shkrimtarit Robert Menasse në Rezidencën Letrare "POETEKA - Tirana in Between" u bë e mundur falë ftesës dhe bashkëpunimit me Ambasadës së Austrisë në Tiranë dhe mbështetjen e Reiffeisen Bank.


















