24 January 2022

Official Announcement: International Academy on Literary Management and Translation Promotion


Open Call: Balkan Translations Collider Academy

International Academy on Literary Management and Translation Promotion

May 13th - 18th, 2022 - Struga, North Macedonia | May 2023 - Tirana, Albania

 

The Translations Collider Project Academy aims to explore ways to overcome the imbalances in the literary translation traffic in Europe.
 
The Academy will create a community of literary management professionals from the Balkans and other parts of Europe, who are committed to play a part in international literary communication. The Academy will offer tools, ideas and contacts to advance less translated literatures in today's highly competitive world.
 
The Translations Collider Academy will give participants the chance to:
 

●      Discuss and refine the concept of "promoting translations" in all its various aspects - from audience's demand, geopolitical factors, and market forces, to adequate support policies

●      Present and promote their work in an international setting

●      Learn from success stories and meet the people behind them

●      Explore together trends and innovative solutions in promoting literatures from "less used" languages, and further their own initiatives and projects

●      Become acquainted with the local literary scene of the host countries

●      Catalyze new partnerships and build a lasting network of like-minded people

 
The Academy will span across two five-day sessions – one between May 13 - May 18 2022 in Struga (North Macedonia) and second in May 2023 in Albania, with short online meetings in-between. At the application phase, the participants are expected to present a concrete project idea that will be further developed with the tutors/speakers between the two sessions and during the interactions/discussion with other international participants. 

Please note that admission to the Academy means participation in both sessions, and the online meetings between the two in-person events. 
 

The program comprises of presentations, panel discussions and hands-on workshops on topics such as literary agenting and pitching to publishers, models of public support for literary "export", digital promotion channels, the role of festivals and book fairs, authors and translators as agents, working in partnership across borders and many others.
Detailed programme will be announced in March 2022. Draft programme is available 
here. 
Official language: English.
 
All travel and accommodation costs will be covered by the Balkan Translations Collider project thanks to the support of the Creative Europe Programme of the European Commission.
 
Selected Academy participants will be offered an internship in a corresponding EU organization of their choice as part of the project's international placement scheme.

 

How to join the Academy

 
The Academy welcomes representatives of organizations from the Western Balkan countries (Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Serbia) as well as from EU member states who are active in the international literary exchange, irrespective of their organization's legal status (public, civic, municipal, private, etc.). Eligible organizations include but are not limited to publishers, festivals, associations, public support programs, literary agents and scouts, residency and literature centers, and any other cultural organizations, who are active partakers in cross-border literary communication. In addition, the Academy will reserve up to three spots for upcoming cultural managers (graduate students or young professionals). 


In order to take full advantage of opportunities offered by the Academy, we advise organizations to nominate managers, programmers, coordinators or other decision makers at senior positions in the respective organization.

To participate, please, save the dates May 13 - 18 2022 for the Struga session and fill out the form 
here by February 21 2022, Monday. Candidates will be informed about their admission by February 28 2022.

 

For any questions or comments, please, feel free to contact

Vladimir Jankovski, project manager

Goten Publishing

contact[at]gotenpublishing.com

 

 

Access to the Academy – for registered participants only with a valid green pass (EU Covid-vaccination certificate or equivalent) issued no more than six months prior the last day of the Academy in case no booster dose has been administered. Participants are obliged to observe all Covid-related rules issued by the host-country government for the duration of their stay.

 

The organizers are prepared to transform the Academy from in-person to online (partially or in full) if the circumstances related to the Covid-19 pandemic make it impossible to carry out the program in-person in a way that ensures the safety of everybody involved.

 

 

 

The Balkan Translations Collider Project is a three-year initiative of Next Page Foundation in partnership with ARGH (Serbia), POETEKA (Albania), Sandorf (Croatia), Goten (North Macedonia), and Podgorica Municipality (Montenegro) that aims to boost translation flows between the literatures of the Western Balkans and the EU. 

 

 


17 January 2022

Së shpejti publikohet studimi "Letërsia Shqiptare – përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Publikohet studimi me titull "Letërsia Shqiptare – përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor".  Në 124 faqe të formatit akademik, studimi sjell të dhëna, vëzhgime, analiza, autorë, përkthyes, botues, libra dhe revista letrare, të cilat shqyrtojnë letërsinë shqiptare në kornizën e viteve 2015-2020. Përgatitës i lëndës është Prof. Univ. Dr. Ardian Kyçyku, ndërkohë që publikimi është realizuar në Shqipëri nga "Poeteka", në kuadër të projektit me titull në origjinal "Balkan Translations Collider". Ky  studim, i pari i kësaj forme dhe trajtimi, botohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, bashkëfinancuar nga Programi "Europa

Krijuese" e BE-së.


Studimi kushtuar letërsisë së shkruar në gjuhën shqipe e të përkthyer drejt gjuhëve të vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor mëton të ofrojë një panoramë, pasqyrë apo hartë arritjesh dhe problematikash të vërejtura që, nga njëra anë vëzhgojnë procesin dhe, nga ana tjetër, shfaqin perspektivat se si mund të mbërrihet tek një audiencë e re lexuesish përmes përkthimit dhe cilat janë dhe mund të jenë rrugët drejt suksesit.


Nga pikëpamja e gjeografisë së kërkimit, ky studim prek hartën kulturore të 25 shteteve të kontinentit europian, duke shqyrtuar 19 gjuhë të gjeozonës. Për efekt lehtësie në shfrytëzimin e lëndës, studimi i shqyrton si zë më vete përkthimet e autorëve nga Kosova

në gjuhët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, por duke i konsideruar këta autorë si pjesë e qenësishme dhe kontribuese e letërsisë së shkruar në gjuhën shqipe.


Organizimi i lëndës drejt gjuhëve pritëse zhvillohet nën termat e dendësisë së shkëmbimit, prej nga veçohen 3 zona përkthimore: I. zona e shkëmbimit të lartë – gjuhë me frekuencë të lartë në përkthim; II. zona e shkëmbimit të mesëm – gjuhë me frekuencë të moderuar në përkthim; III. zona e shkëmbimit të ulët – gjuhë me frekuencë të ulët në përkthim.


Kriterit të dendurisë në shkëmbim, studimi i bashkëngjiti edhe kriterin e intensitetit në shkëmbim, duke mbërritur drejt termave më të kodifikuar: I. letërsi e mirënjohur (referuar letërsisë shqiptare të zonës së shkëmbimit të lartë); II. letërsi e njohur (referuar letërsisë

shqiptare të zonës së shkëmbimit të mesëm); III. letërsi pak e njohur (referuar letërsisë shqiptare të zonës së shkëmbimit të ulët). 


Prej këtej, termat "letërsi të vogla", "letërsi të mëdha", "gjuhë minore" apo edhe "literaturë e njohur / e panjohur" paraqiten si referenca dhe kodifikues ndërkombëtarë për të identifikuar se nga dhe si ndryshon në thelb një "letërsi e madhe" prej një "letërsie të vogël" dhe ku janë dallimet mes një letërsie të shkruar në një "gjuhë të vogël" dhe asaj të shkruar në një "gjuhë të madhe".

12 January 2022

Arian Leka: Bunkers of clandestine love - SpLitera

"Bunkers of clandestine love", i Arian Lekës, është publikuar edhe në Youtube, si pjesë e platformës SpLitera, lexuar në anglisht nga aktori Donat Zeko. 
Teksti është pjesë e programit me titullin "SpLitera" që, nga njëra anë përfaqëson letërsinë me emrin e qytetit kroat të Splitit, ndërkohë që titulli fsheh gjithashtu edhe fjalën "split" të anglishtes, përdorur në kuptimin e ndarjes, gjendje që duhet kapërcyer përmes letërsisë dhe takimeve letrare. 
Në të është një pjesë e historisë së Shqipërisë së djeshme e të sotme, flitet për ndarjet që kanë ndodhur ndër ne dhe pranë nesh, në detin Mesdhe dhe në Adriatik, çarje e ndarje të forta, në trajtën e ndarjeve mes popujve, ndarjeve fetare, ndarjeve mes kulturave, ndajes me kufi politik, ndarje mes gjuhëve e traditave, ndarje alfabetesh, shkruhet për ndarje në zona ekonomike,  zona militare, zona loje, zona lufte dhe të ndarjeve ideologjike, flitet edhe për ndarje me erëra dhe rryma detare dhe bimësi, kulturë mali e kulturë detare, përjetuar në përvoja të ndryshme mes vendasve të vjetër, të ardhurve të rinj, atyre që qëndrojnë dhe atyre që shkojnë e vijnë nga të gjitha anët e botës si udhëtarë, turistë dhe refugjatë. 
Regjistrimi i pamjeve është bërë në Split, por në të janë perfshirë edhe imazhe nga Durrësi dhe bregdeti i tij. Faleminderit Alida Bremer , Ralph Hammerthaler, Ivica Profaca, Bruna Bebić, Jonathan Bousfield,  Vilma Benković, Tatjana Radmilo, Edi Matić.


05 January 2022

Mirënjohje ndaj përkthyeses Zuzana Finger

Kartolinë mirënjohje në fillim të vitit, ndaj përkthyesve:  këtë herë dhe në mënyrë të përveçme, ndaj përkthyeses dhe studiueses së çmuar, Dr. Zuzana Finger, falë përkushtimit të së cilës dhe ngulmimit të njohësit finosh të letërsisë,  Peter Ludewig, gjatë vitin 2021, krijimtaria e Arian Lekës u botua në 5 revista të rëndësishme letrare, si "die Horen"- asPIRATion~insPIRATION~konsPIRATION. "Abwarts"-Piraten und Private; Baracke II, Die Küste von Lampedusa.  "Stadtgelichter"- Klage um die Züruckgebliebenen. "Lichtungen"--Baracke II, Die Küste von Lampedusa; dhe e revista e spikatur "Herzattacke"- Die Rettungsmission~Die Verödung~Eine stumme Karte für Otranto~Flecken~Iso-Polyphonie.
Për kontributin e saj të vyer në përkthimin e letësisë shqiptare në gjermashisht, në vitin 2021 Zuzana Finger ishte fituese e bursës së Programit "Translation in Motion", pjesë Creative Europe, mbështetur nga Bashkimi Europian dhe realizuar nga Poeteka në Tiranë. Mes autorëve, të cilëve u janë botuar poezi, tregime, ese, artikuj shkencorë, drama dhe romane të përkthyer nga Zuzana Finger janë: Fatos Baxhaku, Stefan Çapaliku, Darien Levani, Parid Teferiçi, Neritan Ceka, Mikaela Minga, Gazmend Kapllani , Ana Kove , Luljeta Dano, Xhevdet Bajraj, Doruntina Basha, Donika Dabishevci , Visar Krusha, Blerina Rogova Gaxha, Ervina Halili, Arben Idrizi, Eli Krasniqi, Jeton Neziraj, Kujtim Paҫaku, Ardiana Shala Prishtina, Shpetim Selmani, Ndriçim Ademaj, Avni  Rudaku, Musa Ramadani, Trina Gojani, Eqrem Basha, Gëzim Aliu, Kujtim Rrahmani, Arben Atashi, Bekim Lumi, Ballsor Hoxha, Besa Salihu, Halil Matoshi, Shkëlzen Maliqi, etj., duke ndikuar që, në këtë mënyrë, letërsia shqiptare të njihet më thellë, të lexohet me më shumë vëmendje dhe të bëhet e dukshme për lexuesit dhe botuesit në Gjermani, Austri e Zvicër. Faleminderit, Zuzana Finger!

30 December 2021

Arian Leka botohen në revistën rumune LUCEAFARUL DE DIMINEATA

LUCEAFARUL DE DIMINEATA, revista e mirënjohur letrare dhe kulturore e Unionit të Shkrimtarëve rumunë botoi në numrin e saj më të fundit (11/12, 2021) artikulin me titull "Poetul în piaţă" të autorit ARIAN LEKA. 

Ky artikull është përkthyer nga shkrimtarja e shquar rumune IOANA DIACONESCU, e cila më herë ka përkthyer edhe tekste të tjera të Arian Lekës, përfshi poezi nga librat "Anija e gjumit", "Ndreqje gamimesh" dhe "Strabizëm", poemën Auschwitz detar", ese nga libri "Hartë memece për të mbyturit", prozat "Prej nga vjen drita" dhe Më fort se sa fjalët".  

Po gjatë vitit 2021 artikulli  "POET NË MARKET" është publikuar edhe në anglisht (Poet in Market) dhe gjermanisht (Ein Schriftsteller auf dem Markt), përkthyer nga Marion Hertle dhe, me kujdesin shkrimtares e Sandra Hoffmann, këto tekste janë botuar nga Biblioteka e qytetit të Mynihut. 


Publikohet në Beograd përmbledhja me poezi bashkëkohore shqiptare “Glasovi preko ograde”

Sapo është publikuar në Beograd përmbledhja me poezi bashkëkohore shqiptare, titulluar "Glasovi preko ograde". Janë 25 autorë shqiptarë që, në këtë antologji me format audiobook, përfaqësohen përmes 50 poezive: dy poezi për secilin autor. Përmbledhja ofron poetika të ndryshme dhe formon një mozaik të skenës bashkëkohore të poezisë në Shqipëri.

Letërsia bashkëkohore shqiptare në këtë përmbledhje bashkon krijimtarinë e poetëve Plator Ulqinaku, Eleana Zhako, Julia Enkelana, Arti Lushi, Maklena Nika, Elona Çuliq, Ilir Paja, Entela Tabaku, Enton Bido, Manjola Nasi, Alban Tartari, Eneida Mjeshtri, Eljan Tanini, Erina Çoku, Mariklena Niço, Gentiana Minga, Sabina Veizaj, Andi Meçaj, Armanda Hysa, Lindita Arapi, Sokol Çunga, Arlinda Guma, Ornela Musabelliu, Ana Kove, Manjola Brahaj. 

Botimi i bë i mundur nga Organizata Letrare ARGH në kuadër të programit READ, themeluar nga Bashkimi Europian! Përzgjedhja nga: Arian Leka; Përkthimi nga: Igor Stanojević; Redaktimi letrar nga: Ana Marija Grbić; Poezitë u lexuan nga: Boris Milanović

ISBN 978-86-902194-7-6

COBISS.SR-ID 55082249


Për ta dëgjuar përmbledhjen me poezi bashkëkohore shqiptare, titulluar "Glasovi preko ograde" ndiqni:

https://argh.rs/2021/12/29/glasovi-preko-ograde/?fbclid=IwAR3pi8sfbUjtPUELZyD6ZCEUxnG-O9qM2opHviSqu1MTo_Tu5keb-QCZiIo

16 December 2021

TRANSLATION in MOTION (TiM) ELEANA ZHAKO mbyll qëndrimin në Rezidencën e Përkthyesit Letrar, Tiranë

Përkthyesja e njohur Eleana Zhako, fituese e bursës ndërkombëtare të Programit Translation in Motion (TiM), pjesë e Projektit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar në Tiranë nga "Poeteka", e mbylli qëndrimin e saj në Rezidencë me një sërë veprimtarish, ku bëjnë pjesë punëtori përkthimore, intervista në radio dhe televizione të ndryshme, takime me shkrimtarë, kolegë përkthyes e bashkëpunëtorë,  pjesëmarrje në kuadër të veprimtarive të Panairit të Librit dhe, mbi të gjitha, punë e pavarur mbi projektin e saj për hartimin e antologjisë së eseistikës bashkëkohore shqiptare.

Përveç këtyre, Eleana Zhako i kushtoi rëndësi edhe paraqitjes së punës së saj ndër vite si përkthyese nga gjuha shqipe në greqisht dhe anasjelltas. Kjo formë prezantimi u përdor si platformë në takimin me studentët e nvelit master të Departamentit të Greqishtes në Universitetin e Tiranës. Përmes këtij formati, kjo punëtori përkthimore, konceptuar si ndërthurje mes teorisë dhe ndarjes së praktikave, Eleana Zhako bëri të njohura përkthimet e saj të botuara tashmë në greqisht, paraqiti shkrimtarët shqiptarë të përkthyer në Greqi, duke shpjeguar me këtë rast edhe përvojat që duhen ndjekur me këtë rast.

Përkthyesja Eleana Zhako zhvilloi gjithashtu edhe një veprimtari të gjerë prezantuese përmes medieve, duke dhënë intervista në një program radiofonik për minoritetet, në dy programe televizive, respektivisht në MCN Channel (me gazetaren Gazmira Sokoli) dhe për Televizionin Publik Shqiptar (me gazetaren Arta Marku).

Në këto hapësira ajo bashkëbisedoi mbi rolin e projektit "Translation in Motion", përkthimet e saj nga shqipja në greqisht, si projekte me krijitarinë e Mitrush Kutelit, Gëzim Qëndros, Fatos Lubonjës, Arian Lekës, Elona Gjergos etj., si dhe pritjen që i është bërë në mjedisin letrar shqiptar përkthimeve të saj nga greqishtja në shqip.

Në këto biseda ajo e vlerësoi si shumë të frytshme qëndrimin në Rezidencën e Përkthyesit Letrar në Tiranë, duke theksuar se, falë kësaj mundësie, ajo kishte pasur rastin të takohej me shumë autorë të rëndësishëm të fushës së letërsisë vendase, për të diskutuar me ta projekte mbi të ardhmen e letërsisë shqiptare përtej kufijve dhe mundësinë e zgjerimit të komunikimit kulturor mes Greqisë dhe Shqipërisë përmes letërsisë dhe përkthimeve letrare.

 

http://www.mcntv.al/2021/11/18/mungesa-e-kritik-s-varf-ron-let-rsin-e-p-rkthyer-video

 

https://www.youtube.com/watch?v=CP25N9UHbhQ

 

 #CreativeEurope4Books

#PoetekaAlbania

#TranslationinMotion

#Everything is translation

 

 

01 December 2021

Autorë shqiptarë përkthyer në gjuhën maqedonase

LAJM I MIRË - Përkthime të autorëve shqiptarë në gjuhët e fqinjëve: 
Shqipëria është vendi në fokusin letrar të numrit të porsabotuar të revistës së mirënjohur maqedonase "Knizevni Elementi". 
Ky numër publikon prozë dhe poezi të autorëve Ben Andoni, Bashkim Shehu, Olimbi Velaj, Manjola Nasi, Arian Leka, Maklena Nika, Eleana Zhako. 

Në po këtë numër botohen gjithashtu të përkthyer në gjuhën maqedonase edhe autorë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut e Kosova,  si Daim Miftari, Nurie Emrullai, Adil Olluri, Blerina Rogova Gaxha, Jeton Nezirajt. 

Në vijim të partneritetit dhe bashkëpunimit me Poeteka, gjatë vitit 2022 revista "Knizevni Elementi", e drejtuar nga shkrimtari dhe kritiku i njohur letrar Sasho Ognenovsk, do të publikojë në formë antologjie, që i brendashkruhet botimit, edhe autorë të tjerë të gjuhës shqipe, të cilët do të vijnë në gjuhën maqedonase nga përkthyes të njohur. 

Total Pageviews