25 April 2023
SHPINA E BURRIT me autor Arian Lekën, në gjuhën maqedonase
21 April 2023
Panairi i Librit në Leipzig - Arian Leka në strendën e përurimeve letrare të Tradukit
03 April 2023
Takim me përfaqësues të institucioneve politikëbërëse të letërsise dhe kulturës në Shqipëri dhe të vendeve të BE-së
📚 Biblioteka, që mban emrin e përkthyesit të mirënjohur Misto Treska, në Tiranë, pasditen e fundit të marsit u shndërrua në një forum diskutimesh mes përfaqësuesve të institucioneve të kulturës e letërsisë, ekspertëve të përkthimit, profesorëve të gjuhëve të huaja dhe studiuesve të letërsisë e përkthimit, të cilët dialoguan rreth gjetjeve e rekomandimeve të Studimit "Letërsia shqiptare: përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor: 2015-2020".
📚 Paraqitja hyrëse rreth projektit Balkan Translations Collider dhe Studimit u bë nga Ekspertja e Komunikimit, Znj.Miriam Neziri Angoni, e cila solli në vëmendje atë çka përfaqëson në thelb ky Studim i parë shkencor në këtë fushë, duke nënvizuar se ai mund të shërbejnë jo vetëm si mjet efikas i paraqitjes së gjendjes faktike, por edhe si instrument i forcimit të bashkëpunimit mes botës letrare shqiptare dhe kulturës librore të vendeve të synuara përmes përkthimit.
🔎 Përmes prezantimit të Dr. Arian Lekës, të pranishmit në takim u njohën me të dhënat, vëzhgimet, analizat, kriteret dhe problematikat e procesit të Studimit mbi përkthimin e autorëve nga Shqipëria 🇦🇱 dhe Kosova 🇽🇰. Theksi u vu mbi faktin se, përveç informimit të politikëbërësve, Studimi mund të shërbejë si një udhërrëfyes strategjik për hartimin e politikave dhe programeve afatgjata të promovimit të letërsisë shqipe në vendet nëpërmjet përkthimit letrar.
📚 Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Znj. Alda Bardhyli prezantoi programet e përkthimit, që kjo qendër dhe Ministria e Kulturës po mbështesin për promovimin e letërsisë dhe autorëve shqiptarë në gjuhët e Bashkimit Europian, dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve me aktorët ndërkombëtarë në fushën e përkthimit.
📌 Nën moderimin e Dr. Erion Kristos, përkthyes, ekspertë të mirënjohur të përkthimit dhe profesorë të gjuhëvë të huaja pranë Universitetit të Tiranës, sollën pikëpamjet e tyre lidhur me nevojën e forcimit të rolit të përkthyesit, aftësimin profesional gjatë karrierës dhe krijimin e rolit të agjentit letrar, i cili është i rëndësishëm në përfaqësimin e autorit në botën e botuesve.
📌 Lidhur me rritjen e cilësisë së përkthimit, folësit nënvizuan nevojën për formim profesional të vazhduar dhe rezidenca për përkthyesit e rinj, krahas njohurive akademike të ofruara nga programet universitare.
📌 Prof. Asoc. Dr. Diana Kastrati, përkthyese, theksoi rëndësinë për zbatimin e ligjit për të drejtat e autorit, krijimin e urdhërit të përkthyesit e sindikatës së përkthyesit për mbrojtjen e të drejtave të punës të profesionistëve të fushës së përkthimit. Ajo gjithashtu parashtroi idenë për krijimin e një baze të dhënash për përkthyesit letrarë dhe indeksimin e profesionistëve të përkthimit.
📌 Pjesëmarrësit gjithashtu theksuan rëndësinë e edukimit të audiencave nepërmjet leximeve autoriale, eventeve letrare online, klubeve të leximit dhe zhvillimit të kritikës letrare mbi baza profesionale.
🔎 Studimi "Letërsia shqiptare: përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor" - të dhëna, vëzhgime dhe analiza: autorë / përkthyes / botues / libra / revista letrare, është realizuar nga shoqata POETEKA, në kuadër të zbatimit të projektit Balkan Translations Collider, bashkëfinancuar nga Programi Europa Krijuese e Bashkimit Europian🇪🇺
***
📚 On the last afternoon of March, the library named after the well-known translator Misto Treska, in Tirana, hosted a forum among representatives of cultural and literature institutions, translation experts, and professors of foreign languages, as well as researchers of literature and translation about the findings and recommendations of the study "Albanian literature: translations into the languages of the European Union and the Western Balkans - 2015-2020".
📚 In her introductory presentation about the Balkan Translations Collider project and the Study, the Communication Expert, Mrs. Miriam Neziri Angoni, underlined what this first scientific Study in this field represents, and the fact that it can serve not only as an efficient means of presenting the actual situation but also as an instrument of cooperation between the Albanian literature and of the European and regional target countries.
🔎 During the meeting, the participants got acquainted with the data of this scientific Study on the translation of authors from Albania 🇦🇱 and Kosovo 🇽🇰, through the presentation of Ph.D. Arian Leka, emphasized that this study can serve as a road map for policymakers to design policies and programs for the promotion of Albanian literature in EU countries through literary translation.
📚 The director of the National Book and Reading Center, Ms. Alda Bardhyli presented the translation programs that this center and the Ministry of Culture are supporting for the promotion of Albanian literature and authors in the languages of the European Union and emphasized the importance of cooperation with international actors in the field of translation.
📌 Under the moderation of Ph.D. Erion Kristo, a translator, well-known translation expert, and professor of foreign languages at the University of Tirana, brought their views on the need to strengthen the role of the translator through professional training during their career and the establishment of the role of the literary agent, which is important in representing the author in the publishing world.
📌 Regarding increasing the quality of translation, the speakers underlined the need for capacity building and residencies for young translators, in addition to the academic knowledge offered by university programs.
📌 Assoc Prof Ph.D. Diana Kastrati, translator emphasized the importance of the implementation of the copyright law, the creation of translators' order, and the syndicate of the translators for the protection of the labor rights of professionals in the field of translation. She also put forward the idea of creating a database of literary translators and indexing translation professionals.
📌 Participants also emphasized the importance of educating audiences through author's readings, online literary events, reinforcement of the reading clubs, and developing literary criticism on a professional basis.
🔎 The study "Albanian literature: translations into the languages of the European Union and the Western Balkans" - data, observations, and analysis: authors/translators/ publishers/books/ literary magazines, was carried out by the POETEKA association, in the framework of the implementation of the Balkan Translations project Collider, co-financed by the Creative Europe Program of the European Union🇪🇺.
Qendra e Kombëtare e Librit dhe Leximit
European Union in Albania
Creative Europe
Next Page Foundation
#CreativeEurope4Books#BalkanTranslationsCollider#ministriaekultures
29 March 2023
Takim informues me përfaqësues të institucioneve politikëbërëse të kulturës dhe letërsisë!
📌 Ky botim përfaqëson studimin e parë shkencor në këtë fushë, i cili është realizuar nga Shoqata POETEKA me kontributin e studiuesve në kuadër të zbatimit të projektit Balkan Translations Collider, bashkëfinancuar nga Programi Europa Krijuese e Bashkimit Europian 🇪🇺.
📚 Studimi përmban të dhëna, vëzhgime dhe analiza mbi autorë nga Shqipëria 🇦🇱 dhe Kosova 🇽🇰 të përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Synimi i këtij takimi është të informojë politikëbërësit mbi gjetjet e rekomandimet e këtij studimi.
Jeni të ftuar të marrin pjesë!
European Union in Albania
Creative Europe
Next Page Foundation
#CreativeEurope4Books
#BalkanTranslationsCollider
08 March 2023
Arian Leka në Panairin e Librit në Leipzig
24 February 2023
Në kujtim të Luan Starovës
Në kujtim të shkrimtarit të shquar shqiptar Luan Starova (Pogradec, 14 Gusht 1941 – Shkup, 24 Shkurt 2022) - romancierit unik të "Sagës Ballkanike", në përbërje të së cilës janë mbi 20 romane me kontribut të padiskutueshëm për letërsinë dhe mendimin bashkëkohor europian, siç shkruan akademiku francez Maurice Druon.
Trashëgimia letrare e njerëzore e këtij autori me personalitet të lartë mbart vlera të jashtëzakonshme estetike, historike, kulturore si dhe mesazhe humane të një rëndësie të veçantë. Falë këtyre cilësive kjo vepër ka meritur vëmendjen e gjerë të kritikës, admirimin e lexuesve si dhe vlerësimin me çmime letrare të mëdha, duke e bërë Luan Starovën njërin prej autorëve shqiptarë më të përkthyer në gjuhë të huaja. Në shenjë nderimi për të vjen kjo poezi e publikuar në vëllimin "Kartagjena nuk mposhtet" (Botimet Poeteka, 2015)
* * *
Gjuhën e rërës
E kuptojnë vetëm hapat e tu
Vetëm ti me shkrimin e qetë
E di shtegun e daljes nga
Labirinti
Rëra
Mbetet arkiv i kalueshmërisë
Së kohës dhe hapave
Të harruara në shkretëtirë
Ҫ`do kokërr
Çdo atom i amshimit
Bart kujtimin për kujtimin
E hapave të tyre kur e kapërcejnë
Jetën dhe Vdekjen
DISA FRAGMENTE PREJ VLERËSIMEVE TË STUDIUESVE:
— Franca zbuloi me habi dhe emocion shkrimtarin Luan Starova, romancier i përveçëm, i paklasifikueshëm, shumë i përshtatur në botën ballkanike. Nuk ka në asnjë libër të tij njerëz të ligj, personazhe mizorë, të urryer, si në romanet perëndimore. Luan Starova përfaqëson bashkëjetesën dhe hapjen ballkanike, njeriun që gjatë gjithë jetës së tij ka mishëruar vëllazërimin ballkanik përtej çdo mbylljeje etnike në vetvete. - Edgar Morin
— Në romanin e tij Koha e dhive, autori vjen tek lexuesi me një trillim shumë tërheqës, me një ironi gjallëruese. Me këtë roman letërsia e vendit të autorit merr shtetësinë në Europën tonë dhe hedh një dritë zbuluese mbi Ballkanin. - Maurice Druon
— Kjo sagë e Starovës, e cila fillon me librat e babait, tingëllon si një vetëdije për një figurë simbolike, atë të vetë bibliotekës, me librat mbi dhitë, ngjalat, jeniçerët dhe fenomene të tjera. Janë të gjithë këta elementë të kombinuar që e bëjnë krijimin e Starovës një vepër monumentale në një kontekst i cili mbetet i rëndë dhe në orë i cili do të provojë të jetë vendimtar për Ballkanin. - Yves Bonnefois
— Lexova romanin e Luan Starovës Koha e dhive. Ajo që më interesoi në këtë roman është dimensioni magjiko-poetik dhe dimensioni simbolik. Unë e gjej këtë akoma këtë vepër më të mirën që ekziston dhe që tregon shkatërrimin e universit ideologjik - mizor dhe të egër, por pa e thënë drejtpërdrejt. Romani Koha e dhive është shkruar si një litani, në të cilën episodet ngatërrohen. Satira kombinohet me shëmbëlltyrën dhe fabula pranon disa interpretime simbolike. Luan Starova e mban keqdashjen me magji larg. Gogol-i është aty afër. - Alain Bosquet
— Shpesh, kur duam të zbulojmë një autor, nuk e dimë se cilin libër të synojmë. Në rastin e Luan Starovës, Librat e Babait më duket se është hyrja e veprës së tij. Që nga viti 1992, ne shohim një vepër të strukturuar në një mënyrë çuditërisht koherente. E jashtëzakonshme është se të gjitha temat që janë zhvilluar nga autori janë në këtë libër, janë në bibliotekën e babait. Fati i familjes shkruhet në bibliotekë. Mund të thuash që Ati dhe Autori mishërojnë historinë e një shekulli të Ballkanit. - Eric Faye
— Luan Starova kishte gjenialitetin për të zgjedhur syrin e një fëmije dhe është mbuluar nën një naivitetin e tij. Ai na portretizon tablonë e rëndë të kohës dhe arrin, si rezultat, të shmangë dy kurthe: të jetojë nëpër faqe me një frymë kritike sistematike dhe të hidhur, nga njëra anë, ose duke rënë në kurthin e një rindërtimi të ri shkencor-politik që mund të lodhë lexuesin, nga ana tjetër. - Patrick Chrismant
— Mërgimi i ngjalave përfaqëson në letërsinë bashkëkohore europiane një nga kontributet më cilësore për studimin e mitit të kufijve të Ballkanit dhe absurditetin e ekzistencës së tyre. - Predrag Matvejević
— Poezia e Luan Starovës trishtohet, por nuk vajton. Dhe po qe se ndonjëherë i ndodh kjo punë, në një çast pakujdesie, do të gjejmë në indin e saj dorën e një gëzimi të fshehtë e cila sakaq do t'i fshinte lotët. Ngase çdo poemë duket si një feniks që i mbledh shkëndijat e zjarrit, futet ndërmjet tyre, shkëlqen dhe ngrihet e rilindur si një flakë e re në natën e tokës. - Adonis
07 February 2023
REZIDENCA LETRARE "POETEKA - TIRANA IN BETWEEN" 2023
Një ndër shkrimtaret a para që mbërrin këtë vit është Sladjana Nina Perković (1981) - një gazetare franko-boshnjake dhe autore e vlerësuar e prozës fiction, tregime dhe romane. Pas përfundimit të studimeve për Shkenca Politike në Paris (Panthéon-Sorbonne - Univ. Paris 1), ajo punoi kryesisht si korrespondente lajmesh për mediat në ish-Jugosllavi, por kontributi i saj është bërë e njohur ndërkombtarisht përmes paraqitjes në shumë media europiane të lajmeve, si "The Guardian" apo "Today".
Sladjana Nina Perković jeton, punon dhe shkruan mes Banja Lukës dhe Parisit. Në verë të vitit 2023 ajo do të qëndrojë një muaj në Tiranë, si mike në Shtëpinë e Shkrimtarëve, mbështetur nga TRADUKI dhe realizuar nga POETEKA.
BIBLIOGRAFIA:
"KUHANJE", përmbledhje tregimesh, "Booka", Beograd, 2018;
"U JARKU", roman, Imprimatur, Banja Luka, 2020.
03 February 2023
OPEN CALL: Literary scholarship - Writer of the City of Graz
The current City Graz City Writer-guest has just settled at the "Dichterklause" Cerrini on the Schloßberg in Graz, but the call for the next period (9/2023-8/2024) has to be put out into the world.
Within the literary scholarship, Graz City Writer international authors are invited by the Cultural Department to Graz for one year to take a personal view of our city from the outside position and to dedicate themselves to their literary development.
Duration of fellowship: September 2023 to August 2024
Deadline Application: 31st March 2023
The condition of participation is an announced literary project to be worked on during the stay.
The scholarship award provides a free apartment in the historic Cerrini-Schlössl on the Schloßberg Graz in the middle of the city as well as a monthly allowance of Euro 1,300.
The residency is well known in the international literary scene and is accordingly widely recognized. In 2022 there were a total of 59 applications from 21 countries. The 2022/2023 scholarship went to Abdelaziz Baraka Sakin, who was born in Sudan in 1963. He is considered one of the most important voices of Arabic-language literature in the European diaspora.
Accompanying the authors during their year in Graz which is correspondingly time-consuming and has been carried out by the team of Kulturvermittlung Steiermark in agreement and coordination with the Cultural Office Graz for around 25 years.
The following link leads to the call for applications on the website of the City of Graz, which contains all information (D/Engl).
http://www.kultur.graz.at/kulturamt/33
http://static.kulturserver-graz.at/kultur/pdfs/guidelines_stadtschreiber_2021.pdf