25 April 2023

SHPINA E BURRIT me autor Arian Lekën, në gjuhën maqedonase

"ILI-ILI", shtëpia botuese nga Shkupi, e njohur për emrat cilësorë të katalogëve të saj letrarë, sapo ka publikuar përmbledhjen me tregime të Arian Lekës, titulluar "Shpina e Burrit".
Vepra është sjellë në maqedonisht prej origjinalit, nga përkthyesi i mirënjohur Kreshnik Ajdini, lekturimi letrar nga Sasho Kostovski dhe ballina nga Marija Smilevska

Janë 24 tregime me tematikën e tranzicionit, eksodeve, vendlindjes dhe fëmijërisë, jetës në socializëm dhe pasojat e saj mbi të sotmen. Mes tyre gjendet edhe tregimi "Brisk", përgjedhur nga Aleksandar Hemon në "Best European Fiction" ( Brothers of the Blade / Dalkey Archive Press, 2011) si dhe tregimi "Paranoja", botuar në "A Good European" përkthyer në gjermanisht nga Zuzana Finger dhe në anglisht nga Jonathan Uhlaner.
"Shpina e Burrit", me përkthim nga e Đorđe Božović, është botuar më herët në gjuhën serbe nga "Partizanska Knjiga", shoqëruar me parathënien e shkrimtarit Srdjan Sdrič. Ky botim është shoqëruar me vlerësime kritike në shtypin letrar dhe mediet kulturore në Beograd dhe Sarajevë, mes të cilëve dallon artikulli i kritikut letrar Đorđe Krajišnik botuar në "Oslobođenje".

"Arian Leka, si shkrimtar, gjykuar nga mënyra e ndërtimit të tregimeve, e ka përdorur padyshim si ushqim të parë letërsinë socrealiste. Mirëpo si autor ai e shpërfill atë dhe dyshemenë e saj e ka shfrytëzuar për të zhvilluar stilin e rrëfimit i cili, jam i lirë ta them, sot përbën një nga markat më autentike autoriale në këtë pjesë të Evropës. Ajo çka përmbledhtaz mund të merret si veçori bazë e tregimeve të Aria Lekës ndoshta gjendet në një fjali të tregimit të tij Terra Firma: ´Gjithçka arriti kulmin. Fabula nuk zhvillohej dot më tej, ndaj duhej bërë gërshetë. Përdora teknika postmoderne-metafiksionin, pastisin, fiksionin dokumentar, shfrytëzova paranojën koletive dhe euforinë e masave, futa edhe diçka nga realizmi magjik dhe….´Shpinë burri na tregon padyshueshmërisht se Arian Leka është një autor ndërmjetësues, që e kapërcen dukshëm një kulturë të vetme, autor që me talentin dhe vrullin e vet hyn në aradhën e mjeshtrave të mëdhenj të kohës sonë.Nëse do të flitnim për konturin tematik të këtij libri të Arian Lekës do të mund të përmendnim tri linja përmbajtimore që gërshetohen. Njëra syresh, e ngulitur thellë në Shqipërinë e postHoxhës, është pikërisht përplasja mes brezave, ndeshje që vjen pashmangshmërisht pas ndërrimit të një sistemi me një tjetër.
Kjo temë gjithsesi është deri diku familjare për lexuesit e hapësirës së Jugosllavisë së dikurshme, vetëm se Leka atë raport e ekzaminon mjeshtërisht në një sërë tregimesh. Autori merret para së gjithash me traumën e atyre që kanë përjetuar torturën e diktaturës së Hoxhës, por edhe të atyre që, të ndodhur nën trysni, lanë vendin. Sindromi i arratisë, i shpërnguljes dhe zbrazjes së Shqipërisë, në një numër tregimesh, shndërrohet në temë që sundon fatin e tyre...Arian Leka është autori që na ndriçon madhërisht kontekstin e letërsisë shqiptare. Ndonëse përkthimi i një libri të vetëm nuk do të thotë zbulim i gjithë letërsisë, gjithsesi, e nënvijëzoj, pa librin Shpinë burri do të kishim mbetur sot e gjithë ditën padyshueshmërisht më të varfër me një zë të fuqishëm tregimtar, i cili, në një formë a në një tjetër, me siguri na përket të gjithëve ne." - Đorđe Krajišnik .

21 April 2023

Panairi i Librit në Leipzig - Arian Leka në strendën e përurimeve letrare të Tradukit

30 prill 2023, ora 12, në strendën e Tradukit në Panairin e Librit në Leipzig, lexim në gjuhën shqipe e gjermane dhe bashkëbisedim mbi librin "Das verschlossene Tor" (Stadtlichter Presse, 2023): Zuzana Finger (përkthyese e librit) - Arian Leka (autor) - Annemarie Türk (moderatore e takimit).
______

The experience of closed gates is shared by many people from the former Eastern Bloc. Arian Leka, born and raised on the Adriatic Sea, remembers his childhood and youth behind closed borders and persistently pursues the question of how the once free sea became a forbidden zone. To this end, he confronts his experiences with Albanian legends and Albanian history. The trigger for working on the texts in this book was the numerous deaths when fleeing across the sea towards Italy, when after the fall of Enver Hoxha's regime the gates to Europe opened for the citizens of Albania, but Europe opposed them and sealed off the refugees. For Arian Leka, imprisonment and lockout are equally unbearable and his empathy no longer applies solely to the Albanian victims, but to all those who drowned trying to escape across the Mediterranean. At the same time, he criticizes his country's recent past, which, due to the late (delayed) coming to terms with the crimes of Enver Hoxha's regime, still represents a burden for Albania today. Zuzana Finger, the translator of the volume of short stories The Locked Gate (Stadtlichter Presse, 2023), speaks to the author.
______
Die Erfahrung verschlossener Tore teilen viele Menschen aus dem früheren Ostblock. Arian Leka, an der Adria geboren und aufgewachsen, erinnert sich an seine Kindheit und Jugend hinter verriegelten Grenzen und geht beharrlich der Frage nach, wie das einst freie Meer zu einer verbotenen Zone wurde. Dazu konfrontiert er seine Erfahrungen mit albanischen Legenden und der albanischen Geschichte. Auslöser für die Arbeit an den Texten in diesem Buch waren die zahlreichen Toten bei der Flucht über das Meer in Richtung Italien, als sich nach dem Sturz des Regimes von Enver Hoxha zwar für die Bürger Albaniens die Tore in Richtung Europa öffneten, aber Europa sich gegen die Flüchtlinge abschottete. Für Arian Leka sind Einsperrung und Aussperrung gleichermaßen unerträglich und seine Empathie gilt längst nicht mehr allein den albanischen Opfern, sondern allen bei der Flucht über das Mittelmeer Ertrunkenen. Zugleich geht er mit der jüngeren Vergangenheit seines Landes ins Gericht, die durch die späte (verspätete) Aufarbeitung der Verbrechen des Regimes von Enver Hoxha bis heute eine Bürde für Albanien darstellt. Mit dem Autor spricht Übersetzerin des Erzählbands Das verschlossene Tor (Stadtlichter Presse, 2023) Zuzana Finger.
_____
From the 27th until the 30. More than 15 events will take place in #traduki Kafana in April.
Apart from Georgi Gospodinov who else will be a guest at TRADUKI Kafana (Hall 4, D407)?
Including Ag Apolloni, Ioana Nicolaie, Arian Leka, Doron Rabinovici Tatjana Gromač, Nadya Radulova, Uroš Prah & Flogerta Krypi Writings! 🎉
For reading, we recommend 'The Divine Children' by Tatjana Gromača (Ü: Will Firth, Stroux edition), 'Kleine Welt, große Welt' von Nadya Radulova (Ü: Henrike Schmidt, eta Verlag), 'Erdfall' von Uroš Prah (Ü: gemeinsam mit Daniela Kocmut, Luftschacht Verlag ) or 'The Attitude' by Doron Rabinovici (@[1000436990404 24:20 (Suhrkamp Publishing House)). 📚
Details on other participants & the complete #traduki Leipzig program 👉 https://traduki.eu/leipzig-2023/ 🔥
Veranstalter: TRADUKI c/o S. Fischer Stiftung , Goethe-Zentrum Tirana

03 April 2023

Takim me përfaqësues të institucioneve politikëbërëse të letërsise dhe kulturës në Shqipëri dhe të vendeve të BE-së

      

📚 Biblioteka, që mban emrin e përkthyesit të mirënjohur Misto Treska, në Tiranë, pasditen e fundit të marsit  u shndërrua në një forum diskutimesh mes përfaqësuesve të institucioneve të kulturës e letërsisë, ekspertëve të përkthimit, profesorëve të gjuhëve të huaja dhe studiuesve të letërsisë e përkthimit, të cilët dialoguan rreth gjetjeve e rekomandimeve të Studimit "Letërsia shqiptare: përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor: 2015-2020". 

📚  Paraqitja hyrëse rreth projektit Balkan Translations Collider dhe Studimit u bë nga Ekspertja e Komunikimit, Znj.Miriam Neziri Angoni, e cila solli në vëmendje atë çka përfaqëson në thelb ky Studim i parë shkencor në këtë fushë, duke nënvizuar se ai mund të shërbejnë jo vetëm si mjet efikas i paraqitjes së gjendjes faktike, por edhe si instrument i forcimit të bashkëpunimit mes botës letrare shqiptare dhe kulturës librore të vendeve të synuara përmes përkthimit.

🔎  Përmes prezantimit të Dr. Arian Lekës, të pranishmit në takim u njohën me të dhënat, vëzhgimet, analizat, kriteret dhe problematikat e procesit të Studimit mbi  përkthimin e autorëve nga Shqipëria 🇦🇱 dhe Kosova 🇽🇰. Theksi u vu mbi faktin se, përveç informimit të politikëbërësve, Studimi mund të shërbejë si një udhërrëfyes strategjik për hartimin e politikave dhe programeve afatgjata të promovimit të letërsisë shqipe në vendet nëpërmjet përkthimit letrar.

 

📚 Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Znj. Alda Bardhyli prezantoi programet e përkthimit, që kjo qendër dhe Ministria e Kulturës po mbështesin për promovimin e letërsisë dhe autorëve shqiptarë në gjuhët e Bashkimit Europian, dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve me aktorët ndërkombëtarë në fushën e përkthimit. 

 

📌   Nën moderimin e Dr. Erion Kristos, përkthyes, ekspertë të mirënjohur të përkthimit dhe profesorë të gjuhëvë të huaja pranë Universitetit të Tiranës, sollën pikëpamjet e tyre lidhur me nevojën e forcimit të rolit të përkthyesit, aftësimin profesional gjatë karrierës dhe krijimin e rolit të agjentit letrar, i cili është i rëndësishëm në përfaqësimin e autorit në botën e botuesve.

 

 📌   Lidhur me rritjen e cilësisë së përkthimit, folësit nënvizuan nevojën për formim profesional të vazhduar dhe rezidenca për përkthyesit e rinj, krahas njohurive akademike të ofruara nga programet universitare.

 

📌   Prof. Asoc. Dr. Diana Kastrati, përkthyese, theksoi rëndësinë për zbatimin e ligjit për të drejtat e autorit, krijimin e urdhërit të përkthyesit e sindikatës së përkthyesit për mbrojtjen e të drejtave të punës të profesionistëve të fushës së përkthimit. Ajo gjithashtu parashtroi idenë për krijimin e një baze të dhënash për përkthyesit letrarë dhe indeksimin e profesionistëve të përkthimit.

 

📌 Pjesëmarrësit gjithashtu theksuan rëndësinë e edukimit të audiencave nepërmjet leximeve autoriale, eventeve letrare online, klubeve të leximit dhe zhvillimit të kritikës letrare mbi baza profesionale. 

🔎 Studimi "Letërsia shqiptare: përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor" - të dhëna, vëzhgime dhe analiza: autorë / përkthyes / botues / libra / revista letrare, është realizuar nga shoqata POETEKA, në kuadër të zbatimit të projektit Balkan Translations Collider, bashkëfinancuar nga Programi Europa Krijuese e Bashkimit Europian🇪🇺

***

📚 On the last afternoon of March, the library named after the well-known translator Misto Treska, in Tirana, hosted a forum among representatives of cultural and literature institutions, translation experts, and professors of foreign languages, as well as researchers of literature and translation about the findings and recommendations of the study "Albanian literature: translations into the languages of the European Union and the Western Balkans - 2015-2020".

 

📚  In her introductory presentation about the Balkan Translations Collider project and the Study, the Communication Expert, Mrs. Miriam Neziri Angoni, underlined what this first scientific Study in this field represents, and the fact that it can serve not only as an efficient means of presenting the actual situation but also as an instrument of cooperation between the Albanian literature and of the European and regional target countries.

 

🔎 During the meeting, the participants got acquainted with the data of this scientific Study on the translation of authors from Albania 🇦🇱 and Kosovo 🇽🇰, through the presentation of Ph.D. Arian Leka, emphasized that this study can serve as a road map for policymakers to design policies and programs for the promotion of Albanian literature in EU countries through literary translation.

 

📚 The director of the National Book and Reading Center, Ms. Alda Bardhyli presented the translation programs that this center and the Ministry of Culture are supporting for the promotion of Albanian literature and authors in the languages of the European Union and emphasized the importance of cooperation with international actors in the field of translation.

 

📌 Under the moderation of Ph.D. Erion Kristo, a translator, well-known translation expert, and professor of foreign languages at the University of Tirana, brought their views on the need to strengthen the role of the translator through professional training during their career and the establishment of the role of the literary agent, which is important in representing the author in the publishing world.

 

 📌 Regarding increasing the quality of translation, the speakers underlined the need for capacity building and residencies for young translators, in addition to the academic knowledge offered by university programs.

 

📌 Assoc Prof Ph.D. Diana Kastrati, translator emphasized the importance of the implementation of the copyright law, the creation of translators' order, and the syndicate of the translators for the protection of the labor rights of professionals in the field of translation. She also put forward the idea of creating a database of literary translators and indexing translation professionals.

 

📌 Participants also emphasized the importance of educating audiences through author's readings, online literary events, reinforcement of the reading clubs, and developing literary criticism on a professional basis.

 

🔎 The study "Albanian literature: translations into the languages of the European Union and the Western Balkans" - data, observations, and analysis: authors/translators/ publishers/books/ literary magazines, was carried out by the POETEKA association, in the framework of the implementation of the Balkan Translations project Collider, co-financed by the Creative Europe Program of the European Union🇪🇺.

 

Qendra e Kombëtare e Librit dhe Leximit

European Union in Albania

Creative Europe

Next Page Foundation

 #CreativeEurope4Books#BalkanTranslationsCollider#ministriaekultures

 

29 March 2023

Takim informues me përfaqësues të institucioneve politikëbërëse të kulturës dhe letërsisë!

📌  Më 31 mars 2023, ora 17.00,  pranë bibliotekës publike "Misto Treska", në rrugën Mine Peza, Shoqata POETEKA organizon një takim informues e dialog me përfaqësues të institucioneve politikëbërëse të kulturës dhe letërsisë në Shqipëri, përkthyes e përfaqësues të instituteve të kulturës të vendeve të Bashkimit Europian për prezantimin, paraqitjen e gjetjeve, shqyrtimin e të dhënave si dhe të rekomandimeve mbi 📚 Studimin  "Letërsia shqiptare: përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor".

📌  Ky botim përfaqëson studimin e parë shkencor në këtë fushë, i cili është realizuar nga  Shoqata POETEKA me kontributin e studiuesve në kuadër të zbatimit të projektit Balkan Translations Collider, bashkëfinancuar nga Programi Europa Krijuese e Bashkimit Europian 🇪🇺.

📚 Studimi përmban të dhëna, vëzhgime dhe analiza mbi autorë nga Shqipëria 🇦🇱 dhe Kosova 🇽🇰 të përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Synimi i këtij takimi është të informojë politikëbërësit mbi gjetjet e rekomandimet e këtij studimi.

Jeni të  ftuar të marrin pjesë!
 
European Union in Albania
Creative Europe
Next Page Foundation
 #CreativeEurope4Books
  #BalkanTranslationsCollider

08 March 2023

Arian Leka në Panairin e Librit në Leipzig

Shkrimtari Arian Leka do të marrë pjesë në Panairin e Librit në Leipzig, prill 2023, në të cilin, së bashku me përkthyesen Zuzana Finger, do të ndajnë përvojat me moderatoren e takimit Annemarie Türk lidhur me librin "Das verschlossene Tor", Stadtlichter Presse, janar 2023. 

Takimi do të mbahet në: Traduki-Kafana - Halle: 4, Stand: D407


Libri "Das verschlossene Tor"  vjen nga shqipja në gjermanisht prej përkthyeses së mirënjohur Zuzana Finger. Ai përmbledh 12 tekste të zgjedhura nga "Hartë memece për të mbyturit" (Botimet Poeteka, 2020) dhe libri "Në kërkim të këmishës së humbur" (Botimet Poeteka, 2019). 
Në përmbajtje të librit gjenden: Klage um die Zurückgebliebenen — 966 — Woher kommt das Licht — Das verschlossene Tor zum Hafen — Seeminen / rettende Tonnen — Die Insel Nebelheim und die Lastträger — Gott als Serienmörder —Schaum / Schutt und Asche — Pioniere, Roma-Musikanten und Frauenschleuser — Kupfer aus Spaç für Antennen und erotische Waffen — Das gefrorene Meer in uns — Die Rettungsmission.


INHALTSANGABE ZU "DAS VERSCHLOSSENE TOR" - Die Erfahrung verschlossener Tore teilen viele Menschen aus dem früheren Ostblock. Arian Leka, an der Adria geboren und aufgewachsen, erinnert sich an seine Kindheit und Jugend hinter verriegelten Grenzen und geht beharrlich der Frage nach, wie das einst freie Meer zu einer verbotenen Zone wurde. Dazu konfrontiert er seine Erfahrungen mit albanischen Legenden und der albanischen Geschichte. Auslöser für die Arbeit an den Texten in diesem Buch waren die zahlreichen Toten bei der Flucht über das Meer in Richtung Italien, als sich nach dem Sturz des Regimes von Enver Hoxha zwar für die Bürger Albaniens die Tore in Richtung Europa öffneten, aber Europa sich gegen die Flüchtlinge abschottete. Für Arian Leka sind Einsperrung und Aussperrung gleichermaßen unerträglich und seine Empathie gilt längst nicht mehr allein den albanischen Opfern, sondern allen bei der Flucht über das Mittelmeer Ertrunkenen. Zugleich geht er mit der jüngeren Vergangenheit seines Landes ins Gericht, die durch die späte (verspätete) Aufarbeitung der Verbrechen des Regimes von Enver Hoxha bis heute eine Bürde für Albanien darstellt. Mit dem Autor spricht Übersetzerin des Erzählbands Das verschlossene Tor (Stadtlichter Presse, 2023) Zuzana Finger.

24 February 2023

Në kujtim të Luan Starovës

Në kujtim të shkrimtarit të shquar shqiptar Luan Starova (Pogradec, 14 Gusht 1941 – Shkup, 24 Shkurt 2022) - romancierit unik të "Sagës Ballkanike", në përbërje të së cilës janë mbi 20 romane me kontribut të padiskutueshëm për letërsinë dhe mendimin bashkëkohor europian, siç shkruan akademiku francez Maurice Druon.

Trashëgimia  letrare e njerëzore e këtij autori me personalitet të lartë mbart vlera të jashtëzakonshme estetike, historike, kulturore si dhe mesazhe humane të një rëndësie të veçantë. Falë këtyre cilësive kjo vepër ka meritur vëmendjen e gjerë të kritikës, admirimin e lexuesve si dhe vlerësimin me çmime letrare të mëdha, duke e bërë Luan Starovën njërin prej autorëve shqiptarë më të përkthyer në gjuhë të huaja. Në shenjë nderimi për të vjen kjo poezi e publikuar në vëllimin "Kartagjena nuk mposhtet" (Botimet Poeteka, 2015)  

 

* * *

 

Gjuhën e rërës

E kuptojnë vetëm hapat e tu

Vetëm ti me shkrimin e qetë

E di shtegun e daljes nga

         Labirinti

 

           Rëra

Mbetet arkiv i kalueshmërisë

Së kohës dhe hapave

Të harruara në shkretëtirë

 

          Ҫ`do kokërr

 Çdo atom i amshimit

Bart kujtimin për kujtimin

E hapave të tyre kur e kapërcejnë

       Jetën dhe Vdekjen

 

 

DISA FRAGMENTE PREJ VLERËSIMEVE TË STUDIUESVE:

 

— Franca zbuloi me habi dhe emocion shkrimtarin Luan Starova, romancier i përveçëm, i paklasifikueshëm, shumë i përshtatur në botën ballkanike. Nuk ka në asnjë libër të tij njerëz të ligj, personazhe mizorë, të urryer, si në romanet perëndimore. Luan Starova përfaqëson bashkëjetesën dhe hapjen ballkanike, njeriun që gjatë gjithë jetës së tij ka mishëruar vëllazërimin ballkanik përtej çdo mbylljeje etnike në vetvete. - Edgar Morin 

  

— Në romanin e tij Koha e dhive, autori vjen tek lexuesi me një trillim shumë tërheqës, me një ironi gjallëruese. Me këtë roman letërsia e vendit të autorit merr shtetësinë në Europën tonë dhe hedh një dritë zbuluese mbi Ballkanin. - Maurice Druon

 

— Kjo sagë e Starovës, e cila fillon me librat e babait, tingëllon si një vetëdije për një figurë simbolike, atë të vetë bibliotekës, me librat mbi dhitë, ngjalat, jeniçerët dhe fenomene të tjera. Janë të gjithë këta elementë të kombinuar që e bëjnë krijimin e Starovës një vepër monumentale në një kontekst i cili mbetet i rëndë dhe në orë i cili do të provojë të jetë vendimtar për Ballkanin. - Yves Bonnefois

 

— Lexova romanin e Luan Starovës Koha e dhive. Ajo që më interesoi në këtë roman është dimensioni magjiko-poetik dhe dimensioni simbolik. Unë e gjej këtë akoma këtë vepër më të mirën që ekziston dhe që tregon shkatërrimin e universit ideologjik - mizor dhe të egër, por pa e thënë drejtpërdrejt. Romani Koha e dhive është shkruar si një litani, në të cilën episodet ngatërrohen. Satira kombinohet me shëmbëlltyrën dhe fabula pranon disa interpretime simbolike. Luan Starova e mban keqdashjen me magji larg. Gogol-i është aty afër. - Alain Bosquet

  

— Shpesh, kur duam të zbulojmë një autor, nuk e dimë se cilin libër të synojmë. Në rastin e Luan Starovës, Librat e Babait më duket se është hyrja e veprës së tij. Që nga viti 1992, ne shohim një vepër të strukturuar në një mënyrë çuditërisht koherente. E jashtëzakonshme është se të gjitha temat që janë zhvilluar nga autori janë në këtë libër, janë në bibliotekën e babait. Fati i familjes shkruhet në bibliotekë. Mund të thuash që Ati dhe Autori mishërojnë historinë e një shekulli të Ballkanit.  - Eric Faye

 

 — Luan Starova kishte gjenialitetin për të zgjedhur syrin e një fëmije dhe është mbuluar nën një naivitetin e tij. Ai na portretizon tablonë e rëndë të kohës dhe arrin, si rezultat, të shmangë dy kurthe: të jetojë nëpër faqe me një frymë kritike sistematike dhe të hidhur, nga njëra anë, ose duke rënë në kurthin e një rindërtimi të ri shkencor-politik që mund të lodhë lexuesin, nga ana tjetër. - Patrick Chrismant

 

— Mërgimi i ngjalave përfaqëson në letërsinë bashkëkohore europiane një nga kontributet më cilësore për studimin e mitit të kufijve të Ballkanit dhe absurditetin e ekzistencës së tyre. - Predrag Matvejević

 

— Poezia e Luan Starovës trishtohet, por nuk vajton. Dhe po qe se ndonjëherë i ndodh kjo punë, në një çast pakujdesie, do të gjejmë në indin e saj dorën e një gëzimi të fshehtë e cila sakaq do t'i fshinte lotët. Ngase çdo poemë duket si një feniks që i mbledh shkëndijat e zjarrit, futet ndërmjet tyre, shkëlqen dhe ngrihet e rilindur si një flakë e re në natën e tokës. - Adonis

 

07 February 2023

REZIDENCA LETRARE "POETEKA - TIRANA IN BETWEEN" 2023

Në vitin e 10-të të themelimit, Rezidenca për shkrimtarë e përkthyes letrarë "POETEKA - Tirana in Between" do të vazhdojë të sjellë në kryeqytetin shqiptar emra të shquar autorësh nga Europa edhe gjatë vitit 2023.        

Një ndër shkrimtaret a para që mbërrin këtë vit është Sladjana Nina Perković (1981)   - një  gazetare franko-boshnjake dhe autore e vlerësuar e prozës fiction, tregime dhe romane. Pas përfundimit të studimeve për Shkenca Politike në Paris (Panthéon-Sorbonne - Univ. Paris 1), ajo punoi kryesisht si korrespondente lajmesh për mediat në ish-Jugosllavi, por kontributi i saj është bërë e njohur ndërkombtarisht përmes paraqitjes në shumë media europiane të lajmeve, si "The Guardian" apo "Today".

Pa lënë mënjanë gazetarinë, Sladjana Nina Perković i është kushtuar në mënyrë të posaçme karrierës së saj si shkrimtare. Në pesë vitet e fundit ajo ka botuar përmbledhjen me tregime "Kuhanje" dhe romanin "U jarku". Vërejmë se "U jarku" u rendit për çmimin e lartë letrar NIN 2021 dhe për çmimin e mirënjohur "Meša Selimović ". Ky roman u vlerësua si prurja speciale e EUPL 2022 (The European Union Prize for Literature). 

Sladjana Nina Perković jeton, punon dhe shkruan mes Banja Lukës dhe Parisit. Në verë të vitit 2023 ajo do të  qëndrojë një muaj në Tiranë, si mike në Shtëpinë e Shkrimtarëve, mbështetur nga TRADUKI dhe realizuar nga POETEKA.  

BIBLIOGRAFIA:
 
"KUHANJE", përmbledhje tregimesh, "Booka", Beograd, 2018;
"U JARKU", roman, Imprimatur, Banja Luka, 2020.

03 February 2023

OPEN CALL: Literary scholarship - Writer of the City of Graz

Open Call - Literary scholarship - Writer of the City of Graz

The current City Graz City Writer-guest has just settled at the "Dichterklause" Cerrini on the Schloßberg in Graz, but the call for the next period (9/2023-8/2024) has to be put out into the world. 

Within the literary scholarship, Graz City Writer international authors are invited by the Cultural Department to Graz for one year to take a personal view of our city from the outside position and to dedicate themselves to their literary development.

Duration of fellowship: September 2023 to August 2024 
Deadline Application: 31st March 2023

The condition of participation is an announced literary project to be worked on during the stay.

The scholarship award provides a free apartment in the historic Cerrini-Schlössl on the Schloßberg Graz in the middle of the city as well as a monthly allowance of Euro 1,300.

The residency is well known in the international literary scene and is accordingly widely recognized. In 2022 there were a total of 59 applications from 21 countries. The 2022/2023 scholarship went to Abdelaziz Baraka Sakin, who was born in Sudan in 1963. He is considered one of the most important voices of Arabic-language literature in the European diaspora.

Accompanying the authors during their year in Graz which is correspondingly time-consuming and has been carried out by the team of Kulturvermittlung Steiermark in agreement and coordination with the Cultural Office Graz for around 25 years.

The following link leads to the call for applications on the website of the City of Graz, which contains all information (D/Engl).

http://www.kultur.graz.at/kulturamt/33  
http://static.kulturserver-graz.at/kultur/pdfs/guidelines_stadtschreiber_2021.pdf

Total Pageviews