28 December 2015

DRAGANA TRIPKOVIĆ - Mbrëmje poetike / Poetry Evening

DRAGANA TRIPKOVIĆ - NGA TIRANA ME DASHURI - 

Hemingway Bar, sonte, 26 dhjetor 2015 – ora 19.00

3 poezi dhe 4 pamje nga veprimtaritë - mirënjohje që ishim bashkë edhe në mbrëmjen me poezi të e lexuara në gjuhën malazeze dhe në anglisht nga autorja, përkthyer e lexuar në shqip nga Silvana Leka, në bashkëbisedim Ben Andonin, Lisiana Demirajn dhe me Maks Velon, i cili dhuroi një nga veprat e tij grafike për Poeteka-n, në Hemingway.

Falënderim për gezetaret e kulturës Aida Tuci, Alda Bardhyli, Alma Mile, Ani Jaupaj, Anisa Ymeri, Ben Andoni, Dhurata Hamzaj, Elsa Demo, Fatmira Nikolli, Jorida Pasku, Luela Myftari, Mira Tuci, Sabina Veizaj, Suadela Balliu, Stanela Kostallari, Violeta Murati, që përcollën gjatë gjithë vitit veprimtaritë e shkrimtarëve dhe përkthyesve letrarë në Rezidencë. 


LAVIRE DHE ARTISTË 

Në filmat amerikanë
laviret janë të bukura

Ne s'kemi filma,
e kjo duhet të jetë edhe arsyeja
e vetmja arsye,
që tonat janë të ënjtura
nga droga. 
të shëmtuara e të liga,
e kutërbojnë nga marrëdhëniet
e kryera me zor.

Thujse gjithkush prej tyre
është e dashuruar me ndonjë mashkull - derr
të cilin s'do ta ketë kurrë,
por kjo nuk i bën ato të ndryshme
nga gratë e tjera. 

Artistët më filmat amerikanë
janë përherë të pisët e të mjerë.

Ne s'kemi parà,
madje s'kemi as gjuhë.
E mbase kjo është arsyeja, dhe
kjo duhet të jetë arsyeja
që tanët jetojnë në shtëpi të mëdha,

Me këmisha të pastra, flokë të kuruar
me gruan e fëmijët. 

Pjesa më e madhe e tyre, gjithkush prej tyre
Pijnë vetëm nëpër festa
dhe votojnë për qeverinë.

MAGJISTAR

E lëngta mund ta zëvendësojë mjaft mirë
Fjalën – pjellori. 
Mbase
Edhe në poezi mund të përdoren 

Sidomos tani që e di
Se u përdhunua në një kishë.
kuptoj përse ajo u bë murgeshë.

Sa keq që s'mbeti shtatëzanë
Fëmija me siguri do të kishte
Fuqi shëruese. 
Dhe ajo
Ende do ta donte Zotin,

Të babëziturin.

IMAZH UNIVERSAL GRUAJE

Im atë nuk e ka dashur kurrë muzikën time
Dhe ai kurrë s'e ka dëgjuar
Çajkovskin.

Në këngët e tyre
Kanë prirë së bashku, frika
dhe korrektesën politike
E më pas hipitë i menderosën të gjitha.

Zogj të lirë në qiell
Nuk është një imazh i zakonshëm

Turma e vrasësve të zinj
Është një klishe e dashur.

Im atë nuk do t'ja dijë
Për Hitchcock, derisa shirti kasetës t'i sjellë ndërmend
John Wayne.

E ai udhëton mes pyllit, gjithë burrëri
Me kapelë e revolver
E të sjell ndërmend burrat e '45.

Shokët anëtarë të Partisë Komuniste
Dhe kominoshet, akrobatët e cirkut
Mbi trapez, shfaqje ideale
Për fëmijët e braktisur.

Ajo ç'ka merrnin në vend të biletës
Ishte imazhi universal i një gruaje:
Nëna e të braktisurit.

Edhe im atë i ka braktisur fëmijët.

Përktheu nga anglishtja, në bashkëpunim me autoren, Silvana Leka 

MAPO - INTERVISTË  - Suadela Balliu
http://www.mapo.al/…/dragana-tripkovic-me-quani-thjesht-poe…

_________

Me Dragana Tripković, POETEKA përcjell autoren që mbyll për stinën letrare në Rezidencën e shkrimtarëve dhe përkthyesve "Tirana in Between" - fituese e bursës në Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë "TIRANA IN BETWEEN - 2015", organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë. 
Mirënjohje dhe falënderime që bashkëpunuam, për të bërë pjesë të skenës kulturore të kryeqytetit shkrimtarë europianë që gjatë vitit 2015 vizituan Shqipërinë dhe hynë në marrëdhënie me autorë, artistë, përkthyes dhe botues.


20 December 2015

‘EUROZINE’ propozon rrëfimet komuniste e disidencën shqiptare: ET'HEM HAXHIADEMI, YLLJET ALIÇKA, ARIAN LEKA

Nga: Fatmira Nikolli - GAZETA SHQIPTARE


TIRANE - 19.12.2015

"Eurozine", rrjeti i revistave kulturore europiane, propozon të hidhen sytë dhe t'i jepet vëmendje letërsisë shqipe. Tre janë autorët që janë 'propozuar' të përkthehen në gjuhë të tjera nga partnerët e rrjetit: disidenti Ethem Haxhiademi si edhe Ylljet Aliçka dhe Arian Leka, dy shkrimtarë që në letërsinë e tyre, kanë rrëfyer jetën në komunizëm. 

Për secilin shkrimtar, jepet edhe një sinopsis i shkurtër. Propozimet janë marrë duke u bazuar te botimet në numrin e fundit të "Poetekës", e cila prej 7 muajsh është pjesë e këtij rrjeti. Në këta shtatë muaj, çdo numër i "Poetekës" i është dërguar "Eurozine" me qendër në Vjenë. Mandej, Bordi editorial i saj, ka përzgjedhur tre autorë për t'ua propozuar 80 revistave të tjera, pra gjithë rrjetit, si një nga propozimet për t'u pasur në vëmendje për t'u përkthyer në gjuhë të tjera. Mes këtyre revistave bëjnë pjesë revista me përvojë të gjatë në kohë (që botohen prej 50 vitesh) dhe me vlerë e ndikim në kulturën e këtyre vendeve, siç janë "Esprit" në Francë, gjermanja "Merkur" apo "Vagant", "Nova Istria" etj.

"Eurozine" shkruan se në "Poeteka" (Shqipëri), Arian Leka kujton se si, në vitin 1966, Shqipëria komuniste ndaloi me ligj fenë dhe shembi kisha, xhami, sinagoga dhe vende të tjera kushtuar besimit. Emri që i vunë prindërit nuk gjendet në listën zyrtare të emrave të lejuar për të porsalindurit, ndërsa mësuesit e tij do ta detyronin atë si një djalë sallaks, të shkruante patjetër me dorën e djathtë (ç'ironi: një vend i majtë që të detyron të shkruash me të djathtën!). Leka rrëfen fakte të jetës së tij dhe mandej, kujton pyetjen e Milan Kunderës për disidentët në Çekosllovaki: a janë disidentët e sotëm duke u përpjekur të fitojnë zemrat e gjyqtarëve të së nesërmes?
Mbi letërsinë disidente, "Eurozine", duke u bazuar te "Poeteka", shënon se është përzgjedhur Ethem Haxhiademi. Gjysmë shekulli pas vdekjes së tij tragjike në burgun famëkeq të Burrelit, "Poeteka" publikon një seri artikujsh mbi Ethem Haxhiademin (1902-1965), dramaturg shqiptar, eseist dhe poet. I quajtur "armik i popullit", zëri i tij u ndalua nën regjimin komunist. Ndërkaq, për tematikën e televizionit në komunizëm është përzgjedhur autori dhe skenaristi Ylljet Aliçka, i cili kujton taktikat e përdorura për të mundur të sigurohej një numër i kufizuar ekranesh të vogla në kohën e regjimit.
Copëza rrëfimesh
Po vëmë më poshtë disa copëza rrëfimesh. Ethem Haxhiademi vjen në rrëfimet e së mbesës, ndërkaq kemi shkëputur një copëz rrëfimi të vetë Ylljet Aliçkës mbi televizorët në komunizëm, e po ashtu, një copëz rrëfim nga Arian Leka për "Dorën e majtë". Këto tri copëza do të shërbejnë për të njohur më shumë tre autorët, ose për të rikujtuar çka kemi lexuar prej tyre.
Hortensia Haxhiademi e rrëfen kështu gjyshin e saj: "Gjyshi ishte për mue – fllad vargjesh e dhimbjesh. Si nji e vërtetë në kufijtë e legjendës…Gjyshi ishte ai që papritmas shfaqej në leksionin e letërsisë së gjimnazit tim…më buzëqeshte Et'hem Haxhiademi, pse ishte aq i madh sa e përmendnin gjithsesi, në nji histori Letrash të tjetërsueme e të shëmtueme. Ai tok me ca klasikë të tjerë të Mëdhenj…! Nji shoqe më pyeti nji ditë në klasë gjithë shqetësim: 'Është një Haxhiadem në kët leksion, a mos ka lidhje me ty!?'. Unë thjesht i buzëqesha dhe i thashë: 'Po, asht im gjysh!'. Shoqja ime e ngushtë s'ma kuptoi buzqeshjen, dhe më shihte e hutume! "Po, flitet keq për të!!" – më tha, ndërsa unë vazhdoja t'i buzëqeshja tinëz… Si t'ia shpjegoja shoqes sime të vogël që unë e njihja ndryshe!! Se ato që mësonim ishin nji gënjeshtër e madhe!! Veçse mendova: 'Ka me ardhë nji ditë që të flitet drejt për Të!'"
Ylljet Aliçka te "LUFTA E PAMESHIRSHME PER TE PARE TELEVIZOR" shkruan: "Në vitet '70 zhvillohej një betejë e ashpër dhe e pamëshirshme për të parë televizor. Shtëpitë me televizor qenë tepër të rralla dhe vështirësia diktohej edhe nga fakti që njerëzit e mbanin televizorin në dhomën ku rrinin e hanin, dhe, kuptohet, ishte mjaft e bezdisshme t'i nguleshe tjetrit aty për tërë natën, vetëm se kishe njohje me një nga anëtarët e familjes ose me një nga të njohurit e familjes që kish atë kuti magjike. Ne ishim tre studentë: unë, Tosi dhe Berti, dhe pa dyshim që e kishim më të vështirë zgjidhjen e problemit në fjalë. Dështimet ishin nga më të ndryshmet: ose na përzinin që pas herës së parë, ose nuk arrinim as të hynim fare, siç qe rasti me një shokun e Tosit, i cili na premtoi se do na fuste të shihnim një ndeshje futbolli te shtëpia e një ish-shoqes së tij të gjimnazit. Ne u takuam në orën e caktuar me të dhe shkuam bashkë deri te pallati në katin e pestë të të cilit ndodhej shtëpia me televizor. Te hyrja e pallatit ai na tha të prisnim sa të hipte deri lart dhe pas pesë minutash do na e bënte me shenjë nga dritarja, që të ngjiteshim lart. Ai u ngjit dhe nuk dha shenjë pas 5 minutash, por fiks pas 45 minutash. Për më tepër, shenja që na dha qe tepër e dyshimtë. Në fakt ne ishim shumë vetë që prisnim poshtë, natyrisht, të gjithë të ftuar nga miku i Tosit, dhe tamam kur ne e kishim humbur fare durimin, miku i Tosit doli në dritaren e katit të pestë dhe, pasi na bëri një shenjë me gisht në buzë, d.m.th. shëët, lëshoi një shenjë tjetër me dy gishta tregues të të dyja duarve, gjest ky që ne nuk mundëm ta deshifronim dot fillimisht. Vetëm Tosi, që si duket ia njihte mirë kodet, tha 'Ikim, çuna, ai është palaço e asgjë tjetër…'"
Arian Leka te "Dora e majtë": "…Në cilën pikë e kisha lënë romanin tim? E kisha ndërprerë rrëfimin në pikën kur e dija se si vazhdon. E kisha mbyllur pikërisht ashtu siç Hemingway më këshillonte në librin "Learn to Write with Writers". Ishte skena ku personazhit kryesor, mëngjarashit tim, ia qepin dorën e majtë brenda në xhep. Qesharake ju duket? Është komedi? Gallatë!? Po, gallatë do ketë gjithsesi! E ku keni parë ju roman postmodern pa sarkazëm, ndërthurje stilesh dhe gallatë? Si fillon ky roman që nuk dashka të fillojë?
…Mësimi i shkronjave fillon pasi kemi mbushur fletore të tëra me rrathë dhe grepa. Diku nga nëntori besoj. Nuk ka asnjë lidhje me rënien e gjetheve, si paralajmërim i rënies morale të shoqërisë. As me fillimin e dimrit të gjatë të izolimit komunist, që vërtet përkon me izolimin e dorës së majtë në xhepin e djalit dhe me veçimin e tij nga klasa. Ai është thjesht një fëmijë i vogël, siç peshku i Hemingway-t është peshk i madh. Ka lindur i tillë, mëngjarash, siç ka lindur dhe djalë. Dora e tij e majtë është thjesht dorë e majtë, pa asnjë mbi apo nënkuptim mbi majtizmin dhe të djathtën. Ç'kam dashur të them e kam thënë. Ndaj mos më pyesni se çfarë kam dashur të them. Nëse teksti është i paqartë, është faji im."

http://www.balkanweb.com/…/eurozine-propozon-rrefimet-komu…/

18 December 2015

EUROZINE < > POETEKA: Now and again we dream of Europe / Issue 36 (2015)

POETEKA NË EUROZINE - mes revistave kulturore të rëndësishme europiane

Now and again we dream of Europe / Poeteka 36 (2015)

Arian Leka, Et'hem Haxhiademi, Ylljet Aliçka

In Poeteka (Albania), Arian Leka recalls how, in 1966, communist Albania outlawed religion and demolished churches, mosques, synagogues and other places of worship. The name given to him by his parents was nowhere to be found on the official list of names permitted for new-borns. His teachers would force him, as a "leftie", to convert and write exclusively with his right hand.

And yet, in recounting the bare facts of his life, Leka becomes uneasy. Could it be that even a straightforward desire to grasp the shifting parameters within which identity is moulded risks becoming an insatiable appetite for instant attention, one of the dominant drivers of contemporary culture? Leka recalls Milan Kundera's question about dissident life in Czechoslovakia: are today's dissidents only trying to win the hearts of tomorrow's judges?

Dissident literature: Half-a-century after his tragic death in the notorious prison of Burrel, Poeteka publishes a series of articles on Et'hem Haxhiademi (1902-1965), the Albanian playwright, essayist and poet. Haxhiademi was branded an "enemy of the people" and his idiosyncratic voice silenced under the communist regime. His play Skanderbeg (republished in this issue) was named after the renowned national hero, a fifteenth-century nobleman; it tells of how Skanderbeg, as an army commander, pardons an act of betrayal by his general.

TV and communism: Author and scriptwriter Ylljet Aliçka remembers the tactics commonly employed during the 1970s in order to access one of the limited number of small screens in the country. Befriending the right people was essential; being liked by their parents and other family members helped; and knowing what presents to give to whom in the overcrowded but welcoming households tended to clinch the deal. Such "subscriptions", however, would likely last only a single football match.
__________________

The full table of contents of Poeteka 36 (2015)

Now and again we dream of Europe / Poeteka

Status

Arian Leka
I'm nobody! Who are you?
Albanian literature

Petraq Risto
12 poems
Ilir Kalemaj
11 poems
Natasha Lushaj
1 short story
Valbona Bozo
2 short stories
Foreign literature

Alain Bosquet
15 sonets 
translated from the original in French by Edmond Tupja
Wiclava Szymborska
9 poems 
translated from the original in Polish by Pandeli Çina
Jurij Hudolin
11 poems 
translated by Fadil Bajraj
Essays

Ylljet Aliçka
Lufta e pamëshirshme për të parë televizor
The ruthless war for watching television
Roland Gjoza
Çerek-ëndërr amerikane
A quarter of an American dream
Përballë tekstit

Face to face with the text
Dan Coman
10 poems Rumanian - Albanian
translated by Kopi Kyçyku
Studies - Albanology

Violeta Murati
Shmangje e gabime në transmetimin e tragjedisë "Neomenia" të Santori-t
Deviations and errors in transmitting the tragedy "Neomenia" of Santori.
In memoriam

Et'hem Haxhiademi - Dossier

Kronologji e veprave
A Chronology of the works
Anton Cefa
Et'hem Haxhiademi: Klasicisti i letërsisë shqipe - Profil letra
Et'hem Haxhiademi - the classicist of Albanian literature: Literary profile
Jozef Radi
Pak rreshta për "Lyrën" dhe Haxhiademin
Some lines for "Lyra" and Haxhiademi
Et'hem Haxhiademi
Parathanëje Lyra - Poezi (1939)
Fragmente nga tragjeditë
Shënime mbi jetën T'ime
"Lyra" preface and poems (1939)
Fragments of tragedies
"Notes from my life"
Emin Et'hem Haxhiademi
Natë Dimri...
"Winter night"
Hortensia Haxhiademi - Pëllumbi
"Do ju duhen 50 vjetë ta prodhoni nji si unë!
"It will take 50 years to make one like me!"
Ad honorem

Naim Kryeziu
Elias Canetti 
Unë e kapa për fyti shekullin tim
"I grabbed by the throat my century"
Review on contemporary literature of the Balkans and Southeastern Europe
Enes Karić, Nikola Madzirov, Edo Popović, Tomaz Šalamun, Nikola Madzirov, Renato Baretić, Vladimir Arsenijević, Luan Starova, Jovan Nikolaidis, Jasmina Topić, Emir Imamović Pirke, Srdjan Srdić, Georgi Gospodinov, Daša Drndić, Drago Jančar, Ognjen Spahić, Bojan Krivokapić, Andrej Nikolaidis, Elena Prendjova, Vasko Popa, Barbara Pogaćnik, Milorad Pavić, Robert Perišić, Dan Coman, Dušan Čater.

poeteka.blogspot.com

http://www.eurozine.com/arti…/2015-12-16-eurozinerev-en.html


13 December 2015

Fwd: Two weeks more from...: "Tirana in Between" / Writers and Literary Translators Residence


European Residence Programme for Writers and Literary Translators

T I R A N A

CALL FOR APPLICATIONS

for Authors and Literary Translators from South East Europe

 

 

In cooperation with TRADUKI, Assosiacion Poeteka in Albania will take up again its European Residence Programme for Writers and Literary Translators "Tirana in Betweeen" in 2016 as well.

The proposal of the programme "Tirana in Between" is to facilitate writers and literary translators to work on their project for one month, to collaborate with the literary, art, and media scene in Albania, while at the same time to promote literature and the work of the guest - authors to the local art community in Tirana.

Writers and literary translators from the following Southeast European countries: Bosnia-Herzegovina, Bulgaria, Croatia, Kosova, Macedonia, Montenegro, Romania, Serbia and Slovenia, are invited to submit their applications no later than December 20th, 2015.

Are remarkably welcomed translators translating from Albanian into German and Southeast European languages, also vice versa.

The residence stay includes covered costs for accommodation in the city of Tirana in the duration of one month, travelling expenses and a scholarship in the amount of EUR 800.

The application (in Albanian, English or German) ought to contain the following papers:

 - A CV (contact data and a proposal for the month of residence in 2016 included)

 - A Bibliography

 - A short description of planned activities in Tirana

 - A recommendation (from an association of writers or translators, a publisher, a writer, etc.)

 

Please send your complete application documents by email to infopoeteka@gmail.com

The winners will be notified via mail no later than January 30th, 2016. 


06 December 2015

Dragana Tripković - Tirana in Between - WRITERS IN RESIDENCE

Dragana Tripković - poete dhe autore veprash për teatër nga Mali i Zi - është mike e Rezidencës së shkrimtarit dhe përkthyesit letrar "Tirana in Between" për muajin dhjetor 2015. Kjo veprimtari gjithëvjetore organizohet nga POETEKA, me mbështetjen e rrjetit letrar TRADUKI, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Ajo u diplomua për dramaturgji pranë Fakultetit të Arteve të Performuara, në Universitetin e Malit të Zi. Ajo ka botuar tre libra me poezi, dy drama, disa bashkëprodhime kinematografike si dhe ka vënë në skenë pjesë të ndryshme teatrore. Poezia e saj është përfshirë në disa antologji të poezisë bashkëkohore, botuar në rajonin tonë dhe në Europë. Kjo krijimtari është përkthyer dhe botuar gjithashtu në anglisht, rusisht, italisht, polonisht, letonisht dhe gjuhën shqipe. 

Në vitin 2012 dhe 2013 Dragana Tripković u vlerësua nga Fondacioni Anna Lind me çmimin "Një det fjalësh", çmim ky i dhënë për krijimtarinë në prozë të shkurtër. Për krijimtarinë e saj letrare ajo fitoi çmimin e tretë në konkursin e Ministrisë së Kulturës së Mali të Zi si bashkë-autore në projektin filmik "Punët e djallit", vepër kjo ende në proces.

Dragana Tripković ka qenë gjithashtu edhe dramaturge e disa veprave të vëna në skenën e Teatrit Kombëtar malazez, të tilla si "Don Zhuan" i Molière, "Besim, Dashuri, Shpresë", të EV Horvath etj.  Filmi i saj me metrazh të shkurtër "Lamutumirë bimë", është në fazën e post-produktionit, si një bashkërealizm mes Televizionit kombëtar malazez RTCG dhe Fakultetit të Arteve Dramatike në Cetinje.

Dragana Tripković është anëtare e Shoqatës së Malit të Zi për shkrimtarët e pavarur dhe një nga themelueset dhe presidente aktual e grupit teatror ATAK (Alternativne teatarske aktivne kompanije) në Podgoricë.

Emri i saj është i njohur si kritike arti dhe gazetare në seksionin kulturor të gazetës së përditshme "Vijesti", si dhe ka shkruar editoriale mbi letërsinë dhe teatrin për revistat kulturore malazeze dhe ato të rajonit. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në Këshillin e Shkrimtarëve europiane (EWC) si dhe ka dhënë kontribute si e ftuar në seminare, festivale dhe panaire librash në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Shtetet  Bashkuara etj.

 

05 December 2015

BOTIMET POETEKA - Luan Starova - KARTAGJENA NUK MPOSHTET - Poezi

Botohet në Tiranë libri poetik i shkrimtarit të mirënjohur Luan Starova, me titull "Kartagjena nuk mposhtet", 

Redaktoi Silvana Leka

Poezi, Faqe 60,

© i botimit shqip Botimet Poeteka, 

Tiranë  2015

ISBN: 978-9928-4265-8-1


ADONIS / Mbijetimi i Kartagjenës / 

(fragment nga parathënia e shkruar për botimin në Shqipëri )

Në të dukshmen, Luan Starova e vëzhgon të padukshmen. Duke udhëtuar, ai i prek kufijtë e vendqëndrimit. Guri, varri, vala, anija, pragu, libri: këto elemente të cilat e përbëjnë, bashkë me elemente të tjera, indin konkret të jetës sonë të përditshme, në poezinë e tij paraqiten si shenja hutimi, pasigurie, shtruarje pyetjesh. Del sheshit, kur lexohet thellë e thellë ky ind, se tek ai e gjejmë vetëm mungesën. Megjithatë, nga ai gufon drita që e nxit njeriun ta zhdukë distancën që e ndan nga gjithësia dhe të shkrihet në të. Cila, prandaj, është më e vërtetë: e dukshmja apo e padukshmja? Në përpjekjen ose orvatjen për t'i gjetur një përgjigje kësaj pyetjeje, mishërohet fryma tragjike e ekzistencës dhe e poezisë njëherësh. E ekzistencës, ngase ajo shfaqet në esencën e saj, të brishtë dhe kalimtare. E poezisë, ngase fjala nuk mund ta përfshijë sendin dhe, aq sa ajo përparon në zbulimin, ec përpara edhe në një shtesë të fshehtësisë dhe të dykuptimësisë...

…Poezia e Luan Starovës trishtohet, por nuk vajton. Dhe po qe se ndonjëherë i ndodh kjo punë, në një çast pakujdesie, do të gjejmë në indin e saj dorën e një gëzimi të fshehtë e cila sakaq do t'i fshinte lotët. Ngase çdo poemë duket si një feniks që i mbledh shkëndijat e zjarrit, futet ndërmjet tyre, shkëlqen dhe ngrihet e rilindur si një flakë e re në natën e tokës.


                    Përktheu nga frëngjishtja Ymer Jaka


LUAN STAROVA / Kosova nuk mposhtet fragmente nga pasthënia e botimit)

...Dëshiroj që me këtë rast ta kujtoj në veçanti miqësinë e sinqertë dhe bashkëpunimin vëllazëror me Ali Podrimjen, ikja e parakohshme e të cilit e ka varfëruar në masë të ndjeshme, jo vetëm letërsinë shqipe, po edhe atë botërore. Poeti dhe shkrimtari Ali Podrimja u dallua me kohë si zë i fuqishëm dhe emblematik i poezisë shqipe, u imponua nëpërmjet krijimtarisë së tij të madhe si zë i tragjizmit të Kosovës së viteve '90-të, si zë i një rapsodi të fuqishëm gjithëshqiptar.

...Tragjizmi i Aliut – tragjizmi intim i tij…, ishte njëkohësisht edhe tragjizmi i Kosovës dhe shqiptarëve përgjithësisht. Ai kishte shpirt të madh dhe të gjerë dhe si i tillë do të mbetet përjetësisht në memorien e shqiptarëve, kudo që jetojnë ata. Atë që e arriti Ismail Kadareja me prozën e fuqishme, e cila e ngriti në shkallën e njërit prej shkrimtarëve më të njohur të letërsisë së përbotshme, Ali Podrimja e realizoi nëpërmjet poezive të tij emblematike, të njohura dhe të përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të botës. Aliu ishte poet i lindur. Ai, si rrallë ndonjë tjetër, krijoi me jetën e vet, me karakterin e tij të fuqishëm e të pathyeshëm, që përbënte bazamentin e atdhetarizmit të tij të sinqertë. Mirësinë, kurajën, guximin dhe urtësinë Aliu i shpërfaqi në çastet më vendimtare, sidomos në vitin 1991, kur Kosova u gjend nën shtypjen më të egër të hegjemonizmit nacionalist serb. Gjatë kësaj kohe Ai luftoi me dinjitet me armën e vetme që kishte: me pendën e tij të gjakosur. Si redaktor i "Rilindjes", botoi libra gjer në momentin e fundit të pushtimit të kësaj shtëpie botuese. Mu atëherë e botoi edhe librin "Kartagjena nuk mposhtet" – përmbledhjen time të vetme poetike, titulli metaforik i së cilës, duke pasur parasysh kohën dhe kushtet e botimit, të bënte të mendosh se është shkruar pikërisht për Kosovën. Natyrisht, i pajisur me intuitën e fortë dhe me imagjinatën kreative të poetit, Aliu e dekonspiroi atypëraty metaforën universale të poezive të mia, bashkë me titullin sugjestiv, por, përkundër rrethanave krejtësisht jonormale, e bëri të pamundurën që vepra të botohet. Ishte Ai që, në çaste tejet të rrezikshme, pak para se të sekuestroheshin nga xhandarmeria serbe kopjet e posabotuara të përmbledhjes sime, arriti ta shpëtojë një pjesë të tirazhit të saj. Pas një kohe, të dy u gëzuam pa masë kur Aliu solli në Shkup kopjet e shpëtuara të librit "Kartagjena nuk mposhtet". Dhe kishim përse të gëzohemi, sepse Kosova vërtet nuk u mposht…


27 November 2015

converseACTION - with Croatian writer in Tirana's residence DAŠA DRNDIĆ

E premte, 

dt.27 nëntor 2015, 

ora 19, 

Libraria Friend's Book House.


POETEKA ju fton në bashkëbisedimin e shkrimtares DAŠA DRNDIĆ me gazetarin dhe përkthyesin BEN ANDONI. Moderator ARIAN LEKA


DAŠA DRNDIĆ është fituese e bursës në Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë "TIRANA IN BETWEEN - 2015", organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë. 
Shkrimtarja kroate qëndroi në Tiranë gjatë muajit nëntor, ku realizoi projektin e vet letrar, duke kryer lexime publike, takime, biseda dhe intervista me medien si dhe bashkëpunime me përkthyes në dobi të sjelljes në shqip të romanit të saj "Trieste", i cili do të të botohet së shpejti.

Për lexuesin shqiptar krijimtaria e shkrimtares DAŠA DRNDIĆ bëhet veçanërisht interesante, pasi disa nga ngjarjet në romanin «Sonnenschein» (versioni anglisht dhe italisht «Trieste») ndodhin në Shqipëri, në Sarandë, Vlorë dhe Tiranë, gjatë qeverisjes fashiste të Mussolinit, në Luftën e Dytë Botërore. Gjithashtu, edhe pjesë të romanit «Belladonna», i kushtohen jetës në Shqipëri gjatë sundimit të Enver Hoxhës, në burgjet e Burelit, ku disa personazhe janë emra të njohur të skenës publike. «Belladonna», si edhe libra të tjerë të mëhershëm të kësaj autoreje, hedh dritë mbi zona ende të errëta e të pandriçuara në regjimet jodemokratike, diktaroriale dhe autoritare, por në radhë të parë u kushtohet jetëve e njerëzve që jetuan dhe jetojnë nën represion.

23 November 2015

CALL FOR APPLICATIONS - Tirana in Between

European Residence Programme for Writers and Literary Translators

T I R A N A

 

CALL FOR APPLICATIONS

for Authors and Literary Translators from South East Europe

 

 

 

POETEKA Assosiacion in Albania and TRADUKI literary network are inviting you for the application process for the European Residence Programme for Writers and Literary Translators 2016.

 

The proposal of the programme "Tirana in Between" is to facilitate writers and literary translators to work on their project for one month, to collaborate with the literary, art, and media scene in Albania, while at the same time to promote literature and the work of the guest - authors to the local art community in Tirana.

 

Writers and literary translators from the following Southeast European countries: Bosnia-Herzegovina, Bulgaria, Croatia, Kosova, Macedonia, Montenegro, Romania, Serbia and Slovenia, are invited to submit their applications no later than December 20th, 2015.

 

Are remarkably welcomed translators translating from Albanian into German and Southeast European languages, also vice versa.

 

The residence stay includes covered costs for accommodation in the city of Tirana in the duration of one month, travelling expenses and a scholarship in the amount of EUR 800.

 

The application (in Albanian, English or German) ought to contain the following papers:

 - A CV (contact data and a proposal for the month of residence in 2016 included)

 - A Bibliography

 - A short description of planned activities in Tirana

 - A recommendation (from an association of writers or translators, a publisher, a writer, etc.)

 

Please send your complete application documents by email to infopoeteka@gmail.com

All applicants will be notified via mail no later than January 30th, 2016.

Total Pageviews