02 November 2021

TRANSLATION in MOTION (TiM) ZUZANA FINGER: Tiranë, tetor 2021

Përkthyesja e mirënjohur Zuzana Finger, fituese e bursës ndërkombëtare të Programit Translation in Motion (TiM), për qëndrim një mujor në Tiranë, pjesë e Projektit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar nga „Poeteka", e mbylli qëndrimin e saj në Rezidencën me një intervistë në Radio Tirana.

 

Në bashkëbisedim me gazetarin e kulturës Andri Xhahu, përkthyesja e letërsisë shqipe në gjermanisht, Zuzana Finger rrëfeu lidhjen e saj me Shqipërinë, shqiptarët dhe gjuhën shqipe, duke filluar prej vitit 1988 kohë kur, falë një ekskursioni organizuar nga universiteti në Gjermani, ku studionte asokohe, ajo do të vizitonte për herë të parë vendin më të izoluar europian edhe nga pikëpamja kulturore si dhe do i ndizej dëshira për studime të thelluara në albanologji. 

 

Gjatë qëndrimit të saj në Rezidencën e Tiranës, përkthyesja Zuzana Finger kishte një aktivitet të dendur letrar: 

 

I: Më 11 tetor 2021, në bashkëpunim me DAAD-Lektorat Albania, Departamentin e Gjuhës Gjermane në FGJH (Universiteti i Tiranës) dhe "Poeteka, u mbajt një "Punëtori përkthimore". 

Veprimtaria kishte në fokus një  Hyrje në teoritë e përkthimit letrar si dhe punë praktike në përkthimin e teksteve nga gjermanishtja në shqip, si bashkëpunim dhe ndihmë ndaj studentëve shqiptarë të gjermanistikës, prej nga pritet të mbërrijnë edhe përkthyes të rinj. 

·      Pjesa e parë e "Punëtorisë përkthimore" i shërbeu vetë-reflektimit të studentëve mbi rolin e përkthyesit letrar, si një "autor" që vendoset mes gjuhës së origjinalit dhe përkthimit.  

·      Pjesa e dytë e "Punëtorisë përkthimore"  iu kushtua paraqitjes së praktikave të Zuzana Finger-it në përkthim, larmisë stilistikore e gjuhësore të secilit autor, teorive të ndryshme të përkthimit, diskutimeve mbi lirinë krijuese të përkthyesit, sjellë në formën e besnikërisë ndaj origjnalit apo përshtatjes së tij ndaj gjuhës dhe kulturës pritëse. 

·      Pjesa e tretë e "Punëtorisë përkthimore" mori formën e analizimit të punëve praktike të secilit prej studentëve gjatë përvojave përkthimore nga gjermanishtja në shqip. Studentët e gjermanistikës  shkruan tekste të pavarura, në formë versionesh të të njëjtit autor në variante përkthimore të ndryshme.

·      Në pjesën e katërt të "Punëtorisë përkthimore", studentët, në bashkëpumin me profesorët e tyre dhe përkthyesen Zuzana Finger, kryen ushtrime praktike mbi esenë "Notarë dhe Zhytës", duke krahasuar  versionet e studentëve me versionin përfudimtar, i cili më parë ishte përkthyer nga Zuzana Finger dhe botuar në Gjermani.

 

II: Më 12 tetor 2021 përkthyesja Zugaza Finger mori pjesë në një ngjarje publike letrare kushtuar përkthimit, i cili organizuar në formën e intervistës së përkthyeses gjermane me shkrimtaren dhe përkthyesen shqiptare Ana Kove. Veprimtaria u organizua në Qendrën Kulturore "Berk" në Tiranë ku, veç studentë të gjermanistikë dhe sprofesorëve të gjuhës gjermane, gjithashtu përkthyes nga gjermanish ja në shqip, si Marsela Lika, Naviana Dosti, Bojana Spahija etj., morën pjesë edhe autorë të përkthyer më herët nga Zuzana Finger. Autori Arian Leka lexoi tekste të tij në shqip, ndërsa Zuzana Finger në gjermanisht, duke hapur kështu një diskutim mbi përkthimin.

 

III: Gjatë kohës së qëndrimit në Rezidencë e Tiranës përkthyesja Zuzana Finger  vuri lidhje me autorë të shumtë shqiptare, tekstet e të cilëve i ka përkthyer më herët, si pjesë e një bashkëpunimi shumëvjeçar, mes tyre Stefan Çapaliku, Parid Teferiçi, Ledia Dushi, Ana Kove, Arian Leka, Enkel Demi, Ben Blushi, Gazmend Krasniqi etj. Ajo krijoi kontakte edhe me autorë me të rinj, përfshirë Belfjore Qose, Andreas Dushi, Lisiana Demiraj, Ledian Gjeci etj.

 

IV: Përveç autorëve dhe veprimtarive ku mori pjesë, përkthyesja Zuzana Finger kontaktoi edhe me disa botues shqiptarë si "Botime Pegi"-Tiranë, "Gjergj Fishta"-Lezhë" dhe "Onufri"-Tiranë. Ajo vizitoi gjithashtu "Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit" dhe "Qendrën Goethe", Tiranë me të cilat u parashikuan projekte e bashkëpunime për vitin që vjen. 

 

V: Qëndrimit të përkthyeses Zuzana Finger në Rezidencën e Përkthyesit Letrar në Tiranë iu dha vemendje mediatike, përmes ftesave për intervista në "Radio Club FM", "Radio Tirana" si dhe në "TV News 24".

 

VI: Përveç këtyre, Zuzana Finger mori pjesë në veprimtari  kulturore në Tiranë, të tilla si teatër dhe prezantime librash, mes të cilave përmenden shfaqja teatrore "Polic Behari", nga Stefan Çapaliku. 

 

VII: Koha e qëndrimit në Rezidencë u shfrytëzua gjithashtu edhe për punë kërkimore e përkthime, pasi gjatë këtyre ditëve, në bashkëpunim me autorët, u përkthyern poezi nga Belfjore Qose dhe Entela Tabaku, si dhe ese nga Arian Leka.

 

VIII: Projektet e përkthimit që Zuzana Finger filloi në Rezidencën e Përkthyesit Letrar në Tiranë (Programi Translation in Motion), si pjesë e Projektit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar nga „Poeteka", do të  publikohen në fillim të vitit të ardhshëm në gjuhën gjermane.

29 October 2021

Fwd: Arian Leka në POETAS DI(N)VERSOS, Edicioni XIII A Coruña


Arian Leka paraqet poezinë e tij në POETAS DI(N)VERSOS, edicioni XIII, zhvilluar në A Coruña.


POETAS DI(N)VERSOS është skenë mjaft e rëndësishme për poezinë në Spanjë, që përgjatë viteve ka mirëpritur leximet autoriale të poetëve si  Mark Strand, Adam Zagajewski, Ana Blandiana, Raúl Zurita, Robert Pinsky, Xi Chuan, Antonio Gamoneda apo Joumana Haddad etj.


Arian Leka lexoi në gjuhën shqipe poezi të zgjedhura nga libri "Hartë memece për të mbyturit", përkthyer nga Maria Lado. 

Një vështrim mbi tiparet e poezisë së Arian Lekës u bë nga Yolanda Castaño, poete, kritike letrare dhe njëkohësisht drejtuese e këtij programi.


Recitali poetik u nda mes Arian Lekës, poetes vendase Luz Campello dhe violonistit  Florian Flashi i cili veç të tjerash, interpretoi për publikun veprën për violinë "Alla shqiptarçe" (A la Albanesa) të kompozitorit Vasil S. Tole. 


https://www.youtube.com/watch?v=2cPUyCWUDaA&t=3780s

12 October 2021

Translation in Motion (TiM): Zuzana Finger: WORKSHOP - HYRJE NË PËRKTHIMIN LETRAR

Studentët e Departamentit te Gjermanishtes në Universitetin e Tiranës morën  pjese në një workshop mbi përkthimin letrar, në prani të përkthyeses Zuzana Finger. 

Zuzana Finger, e cila përkthen nga gjuha shqipe, serbe, sllovake dhe çeke në gjermanisht, ndodhet në Tiranë në kuadër të programit të rezidencës së përkthyesve letrarë, si  fituese e bursës europiane Translation in Motion (TiM), pjesë e programit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar nga „Poeteka".

Gjatë seminarit, studentët morën panoramën e punës përkthimore të Zuzana Finger ndër vite në lidhje me letërsinë shqiptare si dhe u njohën me qasje të ndryshme mbi teorinë dhe praktikat e përkthimit letrar. 

Seminari u fokusua mbi realizimin e përkthimeve personale Zuzana Finger, por edhe mbi sporovat e studentëve, ku u diskutuar mbi vështiresi të ndryshme gjuhësore, veçanërisht gjatë përkthimit

Vëmendja e mëtejshme e workshop-it u përqendrua në tekstet e shkrimtarit shqiptar Arian Leka, të tilla si fragmente nga eseja e tij e botuar së fundmi në gjuhën gjermane "Zhytësit dhe Notarët".

Në vijim të këtij seminari, më 12 tetor 2021,do të zhvillohet gjithashtu edhe një bisedë e hapur autor-përkthyes mes Arian Lekën dhe Zuzana Finger, si pjesë plotësuese e ketij workshop-i. Kjo bisede do të moderohet nga Anna Kove.

Data dhe vendi:

10/11/2021 | 09:30 – 13:00 | Workshop | Salla Argjiro (Biblioteka), Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, Tiranë, "Poeteka".

  • 10/12/2021 | 19:00 | Bisedë me Arian Lekën dhe Zuzana Finger, moderimi Anna Kove | Berk, Tiranë

Aktiviteti organizohet nga DAAD-Lektorat Albania dhe Departamenti Gjuhes Gjermane ne FGJH, Universiteti i Tiranës dhe "Poeteka"

#CreativeEurope4Books

https://m.facebook.com/DAAD.Albania/photos/a.2149716908683895/3061280594194184/?type=3&source=48


Translation in Motion: Bashkëbisedim mes shkrimtarit Arian Leka dhe përkthyeses Zuzana Finger / Im Gespräch mit Arian Leka und Zuzana Finger

Bashkëbisedim mes shkrimtarit Arian Leka dhe përkthyeses Zuzana Finger

moderuar nga Ana Kove

Kur? 12.10.2021, ora 19:00

Ku? Berk, Tiranë

Një bisedë frymëzuese mes shkrimtarit Arian Leka dhe përkthyeses Zuzana Finger, e cila i udhëheq të dy drejt çështjes së përkthyeshmërisë së titullit të një prej teksteve më të fundit të autorit "Auschwitz der Meere" (Auschwitz detar). Kjo bisedë dëshmon kompleksitetin, por edhe shumëllojshmërinë që mund të sjellë një përkthim. Gjithashtu ajo tregon se autori dhe përkthyesi jo domosdoshmërisht janë dhe duhet të jenë gjithnjë dakord. 

Pikërisht rreth kësaj "mosdakordësie produktive", hapësirave të ndryshme kulturore, regjistrave të llojllojshëm si dhe rrafsheve të shumëllojshme stilistike do të flasin të martën në darkë shkrimtari Arian Leka dhe përkthyesja Zuzana Finger, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të programit të rezidencës së përkthyesve letrarë "Poeteka". Zuzana Finger është fituese e bursës europiane Translation in Motion (TiM), pjesë e programit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar nga „Poeteka".

Bisedën do ta moderojë Ana Kove. Aktiviteti do të zhvillohet kryesisht ne gjuhën shqipe.

Të interesuarit luten të regjistrohen paraprakisht në info@berk.al

Ky aktivitet organizohet nga DAAD Lektorat Albania dhe Departamenti Gjermanistikes, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT.


#CreativeEurope4Books

 __________

Im Gespräch mit Arian Leka und Zuzana Finger

moderiert von Anna Kove

Wann? 12|10|2021, 19:00 

Wo? Berk, Tirana

Eine anregende Diskussion zwischen dem Autor Arian Leka und der Übersetzerin Zuzana Finger, die die beiden zur Frage nach der Übersetzbarkeit des Titels eines seiner aktuellen Texte „Das Auschwitz der Meere" führten, steht beispielhaft für die Komplexität aber auch für die Vielfalt, die sich aus einer Übersetzung ergeben können. 

Es zeigt auch, dass sich Autor*in und Übersetzer*in nicht immer einig sind und sein müssen. Über den Umgang mit dieser „produktiven Uneinigkeit", verschiedenen kulturellen Räumen, unterschiedlichen Registern und vielfältigen stilistischen Ebenen sprechen am Dienstagabend der Autor Arian Leka und die Übersetzerin Zuzana Finger, die im Rahmen des Residenzprogramms „Poeteka" in Tirana zu Gast ist. Zuzana Finger ist Gewinnerin des Europäischen Stipendiums Translation in Motion (TiM), Teil des Programms Creative Europe, gefördert von der EU und veranstaltet von „Poeteka".

Moderiert wird das Gespräch von Anna Kove. Die Veranstaltung wird vorwiegend in albanischer Sprache stattfinden.

Interessierte werden gebeten, sich im Voraus anzumelden: info@berk.al

Die Veranstaltung wird organisiert vom DAAD-Lektorat Albanien und der Deutschabteilung der FGJH, der Universität Tirana.

#CreativeEurope4Books

03 October 2021

TRANSLATION in MOTION - Dr. Zuzana Finger në Rezidencën e Përkthyesit Letrar Tiranë

Përkthyesja e mirënjohur Zuzana Finger në Rezidencën e Përkthyesve Letrarë në Tiranë. 

Dr. Zuzana Finger, përkthtese dhe studiuese,  ka lindur në Çekosllovaki në vitin 1959 dhe, pre vitit 1986 është shtetase gjermane. Ajo përkthen nga gjuhas shqipe, sikurse edhe nga gjuhët çeke, sllovake, serbe dhe hungareze. 

Dr. Zuzana Finger  është gjithashtu etnologe, lektore e e gjuhëve të huaja dhe, ndër vite, ka organizuar veprimtari të shumta kulturore, duke qenë po ashtu edhe kryetare e shoqatës „Martin Camaj".

Prej më shumë se 10 vjetësh ajo përkthen  autorë që shkruajnë në gjuhën 
shqipe, duke e botuar e krijimtarinë e tyre në revista të njohura letrare në Gjermani dhe Austri,  me  të cilat ajo bashkëpunonprej dekadash mes të cilat "Akzente", "außer.dem", "Abwärts!", "Feuerstuhl", "Lichtungen", "Ostragehege", "Sinn und Form", "stadtgelichter", "Wespennest", "Herzattacke" etj. 

Pjesë e formimit të saj profesional janë mbrojtja e tezës doktorale (Ph.D.), me titull „Komuniteti dygjuhësor sllovak -hungarez", Freie Universität Berlin; Studimi me titull „Gjuhë sllave dhe Ballkanologji", Freie Universität  Berlin, M.A; Studimi „Gjuha gjermane dhe angleze", Friedrich-Schiller- Universität Jena, Univerzitat Komenského Bratislava, Humboldt-Universität Berlin.

Përveçse përkthyese e letersisë Zuzana Finger është asistente shkencore në albanologji pranë LMU (Universiteti Ludwig Maximilian) Mynih; referente e kulturës popullore pranë  Shoqatës Sudetengjermane, Mynih; ka dejtuar Projektin „Integrimi i  migrantëve në  tregun  e punës", Innere Mission, Mynih dhe AGEF Berlin. Ajo është po ashtu lektore e gjuhës Gjermane (DAAD, Universiteti i Malit të Zi dhe Universiteti i Prishtinës) si dhe asistente shkencore, Freie Universität Berlin.
Zuzana Finer  ka fituar bursa e specializime letrare të shumta, mes të cilëve "Transfer-Workshop - Përkthimi pjesave teatrale për fëmijë, KJTZ, Frankfurt am Main (2019); Forum Theater Translation, ITI Zentrum Deutschland, Wiesbaden (2014) etj.

Zuzana Finger ka përkthye emra të njohur të letërsisë shqiptare në gjermanisht. Ajo do të jetë mike në Rezidencën Letrare POETEKA in BETWEEN, si pjesë e Programit TRANSLATION in MOTION (TiM) mbështetur nga programi i Europës Krijuese të Bashkimit Europian.

#CreativeEurope4Books

02 October 2021

VEPRA E PLOTË E ETËHEM HAXHIADEMIT - Botime POETEKA

Plotësohet në botim VEPRA e "krijonjësit të tragjedisë klasike shqiptare", tragjedianit të shquar Etëhem Haxhiademi. Gjerdani i këtyre botimeve u mundësua falë përkushtimit dhe bashkëpunimit mes Hortensia Haxhiademit, Dr. Silvana Leka dhe Dr. Arian Leka të cilët,  nën logon "Botimet POETEKA", rikthyen në jetën letrare shqiptare "dramaturgun humanist" dhe njeriun me "një zotësì mendore për të vënë rè dhe një vlerë morale e rallë", siç e portretizon Vangjel Koça. 

Përmes 9 veprave dhe konferencës mbarëkombëtare me titull "Dramaturgu-Poet Etëhem Haxhiademi në fokusin e trajtimeve letrare dhe gjuhësore", organizuar më 25 qershor 2021 nga Departamenti i Studimeve Letrare pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë (ASA) në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, krijimtaria e Etëhem Haxhiademit, bëhet pjesë e studimeve dhe e mendimit kritik të specializuar, veprimtari kjo e ndaluar dhe e anashkaluar nga vitet 1946/7-1990.   

Gjerdani i botimeve ETËHEM HAXHIADEMI – Klasikët e letërsisë shqiptare – VEPRA", përmban 7 veprat tragjike "Ulisi", shkruar në Berlin më 1924 dhe botuar në Tiranë 1931; "Akili", shkruar në Vjenë më 1926 dhe botuar në Tiranë 1931; "Aleksandri", shkruar në Lushnjë më 1928 dhe botuar në Tiranë 1931; "Pirrua", shkruar në Gjirokastër më 1934 dhe botuar në Tiranë 1934; "Skënderbeu", përfunduar në Gjirokastër më 1935 dhe botuar në Tiranë 1935; "Diomedi", shkruar në Gjirokastër më 1936 dhe botuar në Tiranë 1936; "Abeli", përfunduar në Elbansan më 1938 dhe botuar në Tiranë më 1939; vëllimin poetik "Lyra", përfunduar në Elbasan më 1937 dhe botuar në Tiranë 1939 dhe përkthimin "Bukolikeve" të Virgjilit, përfunduar në Elbasan në vitin 1922, si përkthim prej latinishtes në shqip nga Haxhiademi, dhe botuar nga shtypshkronja Kristo P. Luarasi, Tiranë 1932.

Përveç teksteve letrare që trashëgojmë prej Etëhem Haxhiademit, botimi përban edhe majft vlerësime, shënime e komente letrare pak të njohura e fare të panjohura, sjellë enkas për këtë botim, falë kërkimeeve në arkiv dhe dorëshkrimet e autorit, ofruar bujarisht nga familja. 

Kjo antologji e mendimit kritik shqiptar, shkruar mes viteve '30-'40 të shekullit të 20-të, që i kushtohet krijimtarisë së Ehëhem Haxhiademit – njërit nga "puntorët më të shquar të letërsisë shqiptare, të cilës i hapi një rrugë të re dhe i fali një tingull krejt të panjohur gjer në kohën kur duallën në shesh veprat e ria dramatike", siç thekson Branko Merxhani – mban nënshkrimet e emrave të shquar të kohës, mes të cilëve Branko Merxhani, Vangjel Koça, Aleksandër Xhuvani, Jup Kastrati, Ernest Koliqi, Sterjo Spasse, Veli Stafa, Elvira Tarro, Muhamet Bala, Behar Shtylla, Stefan Shundi, Vedat Kokona, Jani Lili, Namik Resuli, Kudret Kokoshi etj., të cilët, pas dekadave harrimi dhe heshtjeje të diktuar nga regjimi komunist, u paraprinë studimeve të mëvonshme të studiuesve Aurel Plasari, Tomorr Plangarica, Bardhyl Matraxhiu etj. e janë në vëmendje të akteve të konferencës që pritet të botohen. 

Përveç këtyre teksteve, gjedani prej nëntë veprash, sjellë për lexuesin nga "Botimet POETEKA" është i paisur edhe me dhjetra dokumente, faksimile, fotografi e skanime nga shtypi i kohës e dorëshkrime të Haxhiademit, të cilat paraqiten për herë të parë.

30 September 2021

Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit / International Translation Day

➡ Sot më 30 shtator, në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit (International Translation Day), POETEKA falenderon të gjithë përkthyesit me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite për botimin e veprave të ndryshme të gjerdanit POETEKA, nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe nga nga shqipja në gjuhë te huaja. Mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre në afrimin e kulturave.

➡ Në kuadër të projektit "!Translation in Motion" POETEKA vlerëson se përkthyesit letrarë janë ambasadorë me ndikim dhe zënë një vend të rëndësishëm në dialogun ndërkulturor. 
Janë këta përkthyes që i ofrojnë lexuesit mundësinë e hyrjes në thesarin e letërsisë së shkruar në gjuhë të tjera, duke luajtur një rol kyç në pasurimin e ndërsjellë të letërsisë dhe kulturës europiane.

➡ Projekti "Translation in Motion" (1/2/21 - 31/8/23) bashkëfinancohet nga programi i Europës Krijuese të Bashkimit Europian.

#CreativeEurope4Books

26 September 2021

Sept 26: European Day of Languages - European Day of Languages - Ditën Europiane të Gjuhëve

Festojmë së bashku Ditën Europiane të Gjuhëve - 26 SHTATOR 2021

Me nismën e  Këshillit të Europës dhe Komisionin Europian në Strazburg, duke filluar nga viti 2001, çdo 26 shtator festohet Dita Europiane e Gjuhëve.

Veprimtaritë ne kuadrin e kësaj dite theksojnë diversitetin gjuhësor dhe promovojnë të mësuarit e gjuhëve.

Kurrë më shumë se sot nuk ka pasur mundësi për të punuar dhe studiuar në vende të ndryshme europiane, por mungesa e kompetencave gjuhësore bëhet pengesë për shumë njerëz të përfitojnë prej tyre.

Pse një Ditë Europiane për Gjuhët?

Të mësosh gjuhën e tjetrit është një mënyrë për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin dhe për të kapërcyer barrierat kulturore.  Vetëm anglishtja nuk mjafton.

Europa është e pasur në gjuhë - 225 gjuhë vendase në Europë, afërsisht 3% e totalit botëror dhe shumë të tjera vetëm të folura nga qytetarë me origjinë familjare nga kontinente të tjerë. 

Ky është një burim I rëndësishëm që duhet njohur dhe vlerësuar.

Të mëdhenj e të vegjël përfitojnë nga të mësuarit e gjuhëve. Kurrë nuk je i moshuar për të mësuar një gjuhë dhe të shijosh mundësitë që të jep ajo. 

Gjuhët janë të lidhura me njëra-tjetrën si anëtarët e një familjeje. Shumë gjuhë europiane i përkasin familjes së madhe indo-europiane. Shumë gjuhë europiane u përkasin 3 grupeve të mëdha : gjermanike, romane dhe sllave. Familja e gjuhëve gjermanike përfshin danishten, norvegjishten, suedishten, islandishten, gjermanishten, holandishten, anglishten etj. Gjuhët latine përfshijnë italishten, frëngjishten, spanjishten, portugalishten dhe rumanishten etj. Gjuhët sllave përfshijnë rusishten, ukrainishten, bjellorusishten, polonishten, çekishten, sllovakishten, sllovenishten, serbishten, kroatishten, maqedonishten, bullgarishten etj. Shumë gjuhë europiane përdorin alfabetin latin. Disa gjuhë sllave përdorin alfabetin cirilik. Greqishtja, armenishtja, gjeorgjishtja etj., kanë alfabetin e tyre. Shumë shtete europiane kanë një numër të caktuar gjuhësh rajonale ose minoritare, disa prej të cilave kanë marrë status zyrtar...

Le të festojmë së bashku Ditën Europiane të Gjuhëve !




Total Pageviews