12 May 2023
Translations Collider Academy - Introducing speakers
11 May 2023
ANNOUNCEMENT 2 - Balkan Translations Collider Academy
The Second Session of the Translations Collider Academy on Literary Management and Translation Promotion is just around the corner, launching on May 18 in Durrës, Albania.
During the five-day program, more than 30 literary and book professionals from the countries of the European Union and the Western Balkans, will present and promote their work, engage in discussions, learn from success stories, catalyze new partnerships, and build a lasting network of like-minded people.
The Academy's Program will also offer presentations, panel discussions, and hands-on workshops mentored by experienced book and cultural policy professionals.
Follow our social networks for more Academy-related news.
_
The Academy is part of the Balkan Translations Collider project, co-funded by the Creative Europe program of the European Union.
#CreativeEurope4Books
#BalkanTranslationsCollider
* * *
Sesioni i Dytë i Akademisë në kuadër të projektit Balkan Translations Collider për Menaxhimin Letrar dhe Promovimin e Përkthimit është afër, do të nisë më 18 maj në Durrës, Shqipëri.
Gjatë Programit pesëditor, më shumë se 30 profesionistë të letërsisë dhe librit nga vendet e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, do të paraqesin dhe promovojnë punën e tyre, do të përfshihen në diskutime, do të mësojnë nga historitë e suksesit, do të nxisin partneritete të reja dhe do të ndërtojnë një rrjet të qëndrueshëm mes njerëzve me mendime të njëjta.
Programi i Akademisë do të ofrojë gjithashtu prezantime, diskutime në panel dhe punëtori praktike të udhëhequra nga profesionistë me përvojë në fushë të librit dhe të politikave kulturore.
Ndiqni rrjetet tona sociale për më shumë lajme rreth Akademisë.
_
Akademia është pjesë e projektit Balkan Translations Collider, i bashkëfinancuar nga programi Europa Krijuese e Bashkimit Evropian.
#CreativeEurope4Books
#BalkanTranslationsCollider
10 May 2023
International Translations Collider Academy
Recollections from Academy, Session 1
Copy text:
The first session of the international Translations Collider Academy on Literary Management
and Translation Promotion was held last spring in the beautiful Struga, North Macedonia.
As we are anticipating the second Academy session, that will take place in the upcoming week
in Durrës, Albania, we are sharing a recollection of the last year’s atmosphere.
The Academy was attended by numerous literary management professionals from the EU and
the Western Balkan countries. During the five-day programme, experienced book and cultural
policy professionals were giving presentations, panel discussions and hands-on workshops.
mentored by took place.
Video © Stampedo Production
--
The Academy is part of the Balkan Translations Collider project, co-funded by the Creative
Europe programme of the European Union.
#CreativeEurope4Books
#BalkanTranslationsCollider
***
Sesioni i parë i Akademisë Ndërkombëtare të Projektit Balkan Translations Collider për
Menaxhimin Letrar dhe Promovimin e Përkthimit u mbajt pranverën e kaluar në qytetin e bukur
të Strugës në Maqedonisë e Veriut.
Teksa jemi në pritje të sesionit të dytë të Akademisë, që do të zhvillohet javën e ardhshme në
Durrës, Shqipëri, po ndajmë një kujtim të atmosferës së vitit të kaluar.
Akademia u ndoq nga profesionistë të shumtë të menaxhimit letrar nga BE dhe vendet e
Ballkanit Perëndimor. Gjatë programit pesë-ditor, profesionistë me përvojë të fushës së librit
dhe politikave kulturore bënë prezantime, morën pjesë në panele diskutimesh dhe seminare
praktike.
Video © Stampedo Production
--
Akademia është pjesë e projektit Balkan Translations Collider, i bashkëfinancuar nga programi
Evropa Krijuese e Bashkimit Evropian.
#CreativeEurope4Books
#BalkanTranslationsCollider
08 May 2023
Damir Šodan - REZIDENCA LETRARE "POETEKA - TIRANA IN BETWEEN" 2023
Rezidenca "POETEKA - Tirana in Between", kjo hapësirë e krijuar për shkrimtarët dhe përkthyes letrarë nga BE dhe Europa Juglindore, në vitin e 10-të të themelimit të saj, përveç shkrimtares dhe gazetares Sladjana Nina Perković, sjell në kryeqytetin shqiptar edhe poetin, dramaturgun, redaktorin dhe përkthyesin e njohur Damir Šodan.
Damir Šodan ka lindur në Split të Kroacisë. U diplomua në për Letërsi dhe Histori angleze Universitetin e Zagrebit. Nga viti 1996 e deri në 2022 ai ka botuar 7 përmbledhje me poezi, tre vëllime me drama, publikuar në vitet 2002, 2009 dhe 2023, një antologji poetike të "neorealistëve" bashkëkohorë kroatë (2010) si dhe ka përkthyer një antologji të poezisë europiane (2022).
Damir Šodan u nderua me çmimin e parë në konkursin e shkrimit dramatik për shkrimtarët ish-jugosllavë, (Vjenë, 2000) për komedinë e zezë Zonë e Sigurt dhe me çmimin letrar "Držić" për burleskën Chick Lit (2012).
Në skenën letrare vepra e tij është paraqitur ndër të tjera në „The American Poetry Review" (2007), në „New European Poets", (Graywolf Press, USA, 2008), sikurse është botuar edhe në „Les Poètes de la Méditerranée" (Gallimard, 2010), në „The World Record" dhe „A Hundred Years War (Bloodaxe, 2012 dhe 2014).
Damir Šodan ka përkthyer në kroatisht veprat e Charles Simic-it, Raymond Carver-it, Leonard Cohen-in, Charles Bukowski-it, Richard Brautigan-it, Frank O'Hara-s, Ron Padgett-it dhe shumë poetëve të tjerë të Amerikës së Veriut.
Për më shumë se dy dekada ai punoi si përkthyes për Kombet e Bashkuara në Holandë, ndërsa tani është shkrimtar dhe përkthyes i pavarur letrar. Damir Šodan është redaktor i asociuar i revistës „Poezija" në Zagreb dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Kroatë (HDP) dhe P.E.N. Qendrës. Damir Šodan jeton në Hagë, Holandë dhe Split, Kroaci, por gjatë verës së vitit 2023 ai do të qëndrojë një muaj si mik në Rezidencën Letrare "POETEKA - Tirana in Between", mbështetur nga TRADUKI.
25 April 2023
SHPINA E BURRIT me autor Arian Lekën, në gjuhën maqedonase
21 April 2023
Panairi i Librit në Leipzig - Arian Leka në strendën e përurimeve letrare të Tradukit
03 April 2023
Takim me përfaqësues të institucioneve politikëbërëse të letërsise dhe kulturës në Shqipëri dhe të vendeve të BE-së
📚 Biblioteka, që mban emrin e përkthyesit të mirënjohur Misto Treska, në Tiranë, pasditen e fundit të marsit u shndërrua në një forum diskutimesh mes përfaqësuesve të institucioneve të kulturës e letërsisë, ekspertëve të përkthimit, profesorëve të gjuhëve të huaja dhe studiuesve të letërsisë e përkthimit, të cilët dialoguan rreth gjetjeve e rekomandimeve të Studimit "Letërsia shqiptare: përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor: 2015-2020".
📚 Paraqitja hyrëse rreth projektit Balkan Translations Collider dhe Studimit u bë nga Ekspertja e Komunikimit, Znj.Miriam Neziri Angoni, e cila solli në vëmendje atë çka përfaqëson në thelb ky Studim i parë shkencor në këtë fushë, duke nënvizuar se ai mund të shërbejnë jo vetëm si mjet efikas i paraqitjes së gjendjes faktike, por edhe si instrument i forcimit të bashkëpunimit mes botës letrare shqiptare dhe kulturës librore të vendeve të synuara përmes përkthimit.
🔎 Përmes prezantimit të Dr. Arian Lekës, të pranishmit në takim u njohën me të dhënat, vëzhgimet, analizat, kriteret dhe problematikat e procesit të Studimit mbi përkthimin e autorëve nga Shqipëria 🇦🇱 dhe Kosova 🇽🇰. Theksi u vu mbi faktin se, përveç informimit të politikëbërësve, Studimi mund të shërbejë si një udhërrëfyes strategjik për hartimin e politikave dhe programeve afatgjata të promovimit të letërsisë shqipe në vendet nëpërmjet përkthimit letrar.
📚 Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Znj. Alda Bardhyli prezantoi programet e përkthimit, që kjo qendër dhe Ministria e Kulturës po mbështesin për promovimin e letërsisë dhe autorëve shqiptarë në gjuhët e Bashkimit Europian, dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve me aktorët ndërkombëtarë në fushën e përkthimit.
📌 Nën moderimin e Dr. Erion Kristos, përkthyes, ekspertë të mirënjohur të përkthimit dhe profesorë të gjuhëvë të huaja pranë Universitetit të Tiranës, sollën pikëpamjet e tyre lidhur me nevojën e forcimit të rolit të përkthyesit, aftësimin profesional gjatë karrierës dhe krijimin e rolit të agjentit letrar, i cili është i rëndësishëm në përfaqësimin e autorit në botën e botuesve.
📌 Lidhur me rritjen e cilësisë së përkthimit, folësit nënvizuan nevojën për formim profesional të vazhduar dhe rezidenca për përkthyesit e rinj, krahas njohurive akademike të ofruara nga programet universitare.
📌 Prof. Asoc. Dr. Diana Kastrati, përkthyese, theksoi rëndësinë për zbatimin e ligjit për të drejtat e autorit, krijimin e urdhërit të përkthyesit e sindikatës së përkthyesit për mbrojtjen e të drejtave të punës të profesionistëve të fushës së përkthimit. Ajo gjithashtu parashtroi idenë për krijimin e një baze të dhënash për përkthyesit letrarë dhe indeksimin e profesionistëve të përkthimit.
📌 Pjesëmarrësit gjithashtu theksuan rëndësinë e edukimit të audiencave nepërmjet leximeve autoriale, eventeve letrare online, klubeve të leximit dhe zhvillimit të kritikës letrare mbi baza profesionale.
🔎 Studimi "Letërsia shqiptare: përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor" - të dhëna, vëzhgime dhe analiza: autorë / përkthyes / botues / libra / revista letrare, është realizuar nga shoqata POETEKA, në kuadër të zbatimit të projektit Balkan Translations Collider, bashkëfinancuar nga Programi Europa Krijuese e Bashkimit Europian🇪🇺
***
📚 On the last afternoon of March, the library named after the well-known translator Misto Treska, in Tirana, hosted a forum among representatives of cultural and literature institutions, translation experts, and professors of foreign languages, as well as researchers of literature and translation about the findings and recommendations of the study "Albanian literature: translations into the languages of the European Union and the Western Balkans - 2015-2020".
📚 In her introductory presentation about the Balkan Translations Collider project and the Study, the Communication Expert, Mrs. Miriam Neziri Angoni, underlined what this first scientific Study in this field represents, and the fact that it can serve not only as an efficient means of presenting the actual situation but also as an instrument of cooperation between the Albanian literature and of the European and regional target countries.
🔎 During the meeting, the participants got acquainted with the data of this scientific Study on the translation of authors from Albania 🇦🇱 and Kosovo 🇽🇰, through the presentation of Ph.D. Arian Leka, emphasized that this study can serve as a road map for policymakers to design policies and programs for the promotion of Albanian literature in EU countries through literary translation.
📚 The director of the National Book and Reading Center, Ms. Alda Bardhyli presented the translation programs that this center and the Ministry of Culture are supporting for the promotion of Albanian literature and authors in the languages of the European Union and emphasized the importance of cooperation with international actors in the field of translation.
📌 Under the moderation of Ph.D. Erion Kristo, a translator, well-known translation expert, and professor of foreign languages at the University of Tirana, brought their views on the need to strengthen the role of the translator through professional training during their career and the establishment of the role of the literary agent, which is important in representing the author in the publishing world.
📌 Regarding increasing the quality of translation, the speakers underlined the need for capacity building and residencies for young translators, in addition to the academic knowledge offered by university programs.
📌 Assoc Prof Ph.D. Diana Kastrati, translator emphasized the importance of the implementation of the copyright law, the creation of translators' order, and the syndicate of the translators for the protection of the labor rights of professionals in the field of translation. She also put forward the idea of creating a database of literary translators and indexing translation professionals.
📌 Participants also emphasized the importance of educating audiences through author's readings, online literary events, reinforcement of the reading clubs, and developing literary criticism on a professional basis.
🔎 The study "Albanian literature: translations into the languages of the European Union and the Western Balkans" - data, observations, and analysis: authors/translators/ publishers/books/ literary magazines, was carried out by the POETEKA association, in the framework of the implementation of the Balkan Translations project Collider, co-financed by the Creative Europe Program of the European Union🇪🇺.
Qendra e Kombëtare e Librit dhe Leximit
European Union in Albania
Creative Europe
Next Page Foundation
#CreativeEurope4Books#BalkanTranslationsCollider#ministriaekultures
29 March 2023
Takim informues me përfaqësues të institucioneve politikëbërëse të kulturës dhe letërsisë!
📌 Ky botim përfaqëson studimin e parë shkencor në këtë fushë, i cili është realizuar nga Shoqata POETEKA me kontributin e studiuesve në kuadër të zbatimit të projektit Balkan Translations Collider, bashkëfinancuar nga Programi Europa Krijuese e Bashkimit Europian 🇪🇺.
📚 Studimi përmban të dhëna, vëzhgime dhe analiza mbi autorë nga Shqipëria 🇦🇱 dhe Kosova 🇽🇰 të përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Synimi i këtij takimi është të informojë politikëbërësit mbi gjetjet e rekomandimet e këtij studimi.
Jeni të ftuar të marrin pjesë!
European Union in Albania
Creative Europe
Next Page Foundation
#CreativeEurope4Books
#BalkanTranslationsCollider