08 November 2018

„Shqipëria në fokus“ - shkrimtarët shqiptarë në Panairin Ndërkombëtar i Librit në Vjenë

„Shqipëria në fokus" - Letërsia shqiptare vjen në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Vjenë, Buchwien 2018, me 8 e 9 nentor, me 4 autorë e përkthyes shqiptarë në bashkëpunim me Traduki. TRADUKI është një rrjet evropian për letërsinë dhe librat, ku marrin pjesë vende të Evropës dhe të rajonit juglindor të Evropës, i cili mbështetet shkëmbimin letrar nëpërmjet një programi përkthimesh nga letërsia, libra eseistikë si dhe libra për fëmijë e të rinj.
Letërsia bashkëkohore shqiptare 
- Eseisti i mirënjohur Arian Leka paraqet fragmente tekstesh dhe tregon për zhvillimin e ri letrar në Shqipëri dhe jetën letrare në Tiranë.
- Agron Tufa prezanton tekste të reja dhe dhe flet për trashëgiminë e vështirë të Shqipërisë dhe sfidat për punonjësit e kulturës në vendin e tij.
- „Nga Durrësi në Vjenë"- Shkrimtari shqiptaro-austriak Ilir Ferra paraqet një tekst të ri rreth pritjes së refugjatëve hebrenj në Shqipëri.
- Lindita Arapi lexon pjesë nga romani i saj i cili ka fituar dissa cmime "Vajzat me çelës në qafë", i botuar edhe në gjermanisht "Schlüsselmädchen" dhe bisedon me moderatoren rreth imazhit të Shqipërisë në botën gjermanofolëse.

Lexime nga Nikolaus Kinsky.
Diskutimet moderohen nga kuratorja austriake dhe njohësja e mirë e letërsisë shqiptare, Annemarie Türk.

***
„Focus Albania" - On November 8 and 9 at the International Book Fair in Vienna, #Buchwien 2018, #Albanianliterature will be present with 4 Albanian authors and translators, in collaboration with Traduki. #TRADUKI is a European network of literature and books, involving European and SEE countries, which supports literary exchange through a translation program for fiction, the humanities as well as books for children and young people.

New literature from Albania 
- The well-known essayist, Arian Leka, presents texts excerpts and talks about new literary development in Albania and the literary life in Tirana.
- Agron Tufa introduces new texts and talks about the difficult legacy of Albania and the challenges for the cultural workers of his country.
- From Durrës to Vienna: The Albanian-Austrian writer, Ilir Ferra presents a new text about the welcoming of Jewish refugees in Albania.
- Lindita Arapi reads from her award-winning novel "The girls with the key around their neck", published also in German "Schlüsselmädchen", and talks to the moderator about the image of Albania in the German-speaking world.

Readings by Nikolaus Kinsky.
Discussions moderated by the Austrian curator and the Albanian literature´s connoisseur, Annemarie Türk.

Adelheid Wölf dhe Arian Leka në Bibliotekën Kombëtare Tiranë: Për FRANZ NOPSCA-n

Gazetarja e gazetës austriake derStandard Adelheid Wölfl dhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar Dr. Arian Leka, studiues pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, folën gjatë Klubit të Leximit zë Letërsisë Austriake për jetën e jashtëzakonshme të albanologut, gjeologut, paleontologut, etnologut dhe aventurierit Franz Baron Nopcsa. 

Në këtë veprimtari, përmes një ligjërate të gjerë e të ilustruar me argumente shkencorë, interpretime faktesh dhe shembuj, Dr. Arian Leka paraqiti një pjesë thuajse të panjohur të krijimtarisë  së Franz Nopsca, njohur gjerësisht si albanolog dhe paleontolog e antropolog - Poezinë. Ligjërata solli dëshmi nga jeta, atmosfera dhe brendia e poezive të Franz Nopsca-s, botuar nën titullin "Poezitë e Kolec Markut", duke u ndalur gjerësisht në ciklin poetik me 22 krijime kushtuar Shqipërisë.

Pjesëmarrësit kishin lexuar kujtimet e Nopcsa-s tek "Udhëtime nëpër Ballkan". Ishte një paradite mbresëlënëse mes aventurave të Nopcsa-s që të lënë pa frymë, mes poezive të tij që treguan se Nopcsa ishte edhe poet, mes faqeve të digjitalizuara shkëputur nga ditari i tij, sot në Bibliotekën Kombëtare, e mes bashkëbisedimit dhe leximit të poezive nga pjesëmarrësit. 
----------------------
The Austrian journalist of derStandard and the well-known writer Dr. Arian Leka, researcher at the Academy of Albanological Studies, spoke during today's Reading Club of the Austrian Literature about the albanologist, geologist, ethnologist, paleontologist and adventurer Franz Baron Nopcsa'sextraordinary life. The participants had read Nopcsa's memories in "Travelling through the Balkans". It was an impressive time through Nopcsa's breathtaking adventures, his poems which showed that Nopcsa was a poet as well, the digtized pages of his diary - today in the National Library - and through talking and reading his poems. Thank you Adelheid Wölfl, National Library, Bukinist and Dr. Arian Leka for your research work!

Erwin Einzinger - kartolina letrare - Nga Austria me Dashuri - Ode për borën e shkrirë

Kartolina letrare e muajit Nëntor "Nga Austria me dashuri - POETRY CARD 2018", paraqet portretin e prozatorit dhe poetit të mirënjohur asutriak Erwin Einzinger dhe poezinë "Ode për borën e shkrirë", përkthyer në shqip nga Admira Poçi. Kjo kartolonë ndodhet tashmë në duart e lexuesve të shumtë, duke filluar me praninë e saj në mjediset universitare të Shkodrës (Katedra e gjermanistikës pranë Universitetit "Luigj Gurakuqi") dhe mjediseve letrare (Qendra rinore "Arka") Kominikimi i lexuesit shqiptar me autorë të shquar austriakë përmes kartolinave letrare ka filluar prej Mars, 2018.

Erwin Einzinger ka lindur në vitin 1953 në Kirchdorf, Austri. Ai studioi Letërsi Angleze dhe Gjermane në Universitetin e Salzburgut. Ai ka punuar si mësues gjimnazi në vendlindje dhe jeton në Micheldorf.

Duke filluar nga viti 1977 ai ka botuar shumë vëllime me poezi dhe prozë, mes të cilëve: Das wilde Brot (novelë, 1995), Kleiner Wink in die Richtung, in die jetzt das Messer zeigt (poezi, 1994), Blaue Bilder über die Liebe (prozë, 1992), Tiere, Wolken, Rache (poezi, 1986), Das Erschrecken über die Stille, in der die Wirklichkeit weitermachte (prosë, 1983), Kopfschmuck für Mansfield (novel, 1985), Lammzungen in Cellophan verpackt (poezi, 1977).

Erwin Einzinger është gjithashtu i njohur edhe si përkthyes. Mes autorëve më të njohur që ai ka përkthyer nga anglishtja në gjermanisht janë John Ashbery, James Schuyler, Robert Creeley and William Carpenter. Krijimtaria e tij është përcjellë me vëmendje nga kritika dhe ajo është vlervsuar gjithashtu me çmime letrare.

Erwin Einzinger është autor i ftuar në rezidencën letrare të Tiranës, si pjesë e "Vitit kulturor Austri – Shqipëri 2018". Ai ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme letrare, duke përfshirë një leksion dhe lexime publike në Universitetin e Shkodrës, bashkëpunim me katedrën e gjermanistikës. Në ditët në vijim ai do të ketë disa lexime publike në Tiranë, si ai në Hemingway Bar (19 Nëntor) dhe në Bibliotekën Kombëtare (24 Nëntor)  - Klubi i Leximit të Letërsisë Austriake.

 

Nisma origjinale e ideuar dhe e realizuar nga POETEKA, është mbështetetur dhe promovuar fort dhe me vëmendje të plotë nga Ambasada e Austrisë në Tiranë dhe nga partnerë të tjerë, si ADD Albania, Ama Caffè, Rauch Albania. Kjo nismë ka gjetur përkrahje në mjediset ku ajo ka mbërritur, duke u bërë e kërkuar dhe komunikuese në mjediset publike ku njerezit takohen, përfshi këtu edhe mjedise universitare si Fakulteti i gjuhëve të huaja, katedra e gjermanishtes, Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Arteve, Tiranë, Universiteti i Korçës dhe i Gjirokastrës.

Programi "Poetry Card – Nga Austria me dashuri - From Austria to Albania with Love 2018", ka bërë edhe të pranishme letërsinë austriake në Shqipëri. 

Ky program botimi i shoqëruar me lexime publike, ka bërë gjithashtu të njohur edhe kontributin e çmuar të përkthyesve shqiptarë që kanë sjellë në gjuhën shqipe këta autorët austriakë, mes të cilëve Arshi Pipa, Lindita Arapi, Admira Poçi, Oriona Kraja Zylja, Majlinda Çullhaj, Irena Nasi, Migena Xoxa etj.

Programi "Kartolina letrare – Poetry Card – nga Austria me Dashuri" ka publikuar deri tani ballinën e revistës "Fryma", 1944, në të cilën u paraqit një poezi e Rainer Maria Rilke-s, përkthyer nga Ar, botimet vijuan me nobelisten austriake Elfriede Jelinek (2004), e më tej me me kartolinën e shkrimtarit dhe gazetarit të mirënjohur austriak, Joseph Roth, veshur me kostum tradicional shqiptar, me krijimrarinë poetike në dy gjuhë të shkrimtarit dhe përkthyesit Ilir Ferra, me esenë e artist austriak Christian Thanhäuser, kushtuar multikulturalizmit dhe arsyeve që e nxisin atë të kthehet vazhdimisht në Shqipëri, me tregimin "Hallë Lulja në Europë" (Tante Lulja in Europa), të autores Andrea Grill, me fragmentin nga krijimtaria e Christine Nöstlinger, me poezinë e Erwin Einzinger.

Pjesë e projektit janë edhe dy poezi thuajse të panjohura të albanologut të shquar Franz Nopsca, ku autori paraqitet  i veshur me kostum shqiptar.

Projekti "Kartolina letrare – Poetry Card – nga Austria me Dashuri" do të kurorëzohet në qytetin e Shkodrës gjatë muajit Dhjetor, me paraqitjen e të gjithë këtij cikli mjaft të suksesshëm prej prej 10 kartolinash.

 

 

 

30 October 2018

Reading Balkans Residency 2019 - Deadline has been extended – November 4, 2018!

Reading Balkans Residency 2019






Deadline for the year 2019 has been extended – 

New deadline - November 4, 2018!

For the year 2019, the call for applications is launched for 21 authors. Each residency duration will be 4 weeks. All residencies will be arranged between March 1st and June 30th, 2019.

Number of residencies

(Name of the Host, Country (Town), Number of residencies)

  • Publishing House Goga, Slovenia (Novo mesto), 3
  • Krokodil, Serbia (Beograd), 3
  • Goten Publishing, Macedonia (Skopje), 3
  • Udruga Kurs, Croatia (Split), 3
  • Poeteka, Albania (Tirana), 3
  • Qendra Multimedia, Kosovo (Prishtina), 3
  • PEN BIH, Bosnia and Hercegovina (Sarajevo), 3

The fellowship for the writers will include

  • 4-week stay in a fully furnished writers' apartment
  • contribution for travel costs (up to 150 EUR)
  • Grant in the amount of 1.000 EUR gross,
  • One literary event with the author in the city of the residency

The application consists of:

  • a bio-bibliography – a short Curriculum vitae and art life, including the list of the works published,
  • a recommendation of the publisher or of Writers or Translators Association
  • a synopsis of the project to be undertaken during the four-week stay in residency (max. half page);
  • full address, (mobile)phone number and e-mail address)

The application material should be sent in Croatian, Serbian (Latin), Bosnian, Montenegrin, or English. The deadline for the applications is November 4, 2018. The fellowships will be awarded by the Board of the Reading Balkans Project. The applicants will be informed about the decision of the jury via e-mail, by November 15, 2018.

Online application form Open Call details (PDF)

Creative Europe



17 October 2018

15 Tetor > Ora 18.00 > Sandra Hoffmann > Arka n' SHKODËR >


Mes interesimit të gjerë të lexuesve dhe publikut, në Shkodër u zhvillua takimi  i parë promovues i leximeve publike me shkrimtaren e mirënjohur gjermane Sandra Hoffmann. 

Ajo është një ndër autorët bashkëkohorë gjermanë më të njohur, siç e cilëson kritikja Franziska Wolffheim. 

Me këtë takim filluan gjithashtu edhe leximet autoriale në publik, në përurim të romanit porsabotuar: "Paula", Botimet POETEKA, Tetor 2018, përkthyer në gjuhën shqipe nga Sokol Mici, i cili i  i shtohet gjerdanit të botimeve nga letërsia europiane.

Në Gjermani ky roman ka fituar çmimin e mirënjohur letrar "Hans Fallasa" për vitin 2018.

Pas fjalëve të mirëseardhjes në Qendrën  rinore "Arka", të cilën ia uroj autores Arta Nikolli, programi vijoi me një kumtesë nga Arian Leka, i cili u ndal  mbi disa nga tiparet më kryesore të prozës së shkrimtares Sandra Hoffmann në romanin "Paula". 

Programi vijoi me një introduktë nga Silvana Leka, e cila e vuri theksin te personaliteti krijues i Sandra Hoffmann-it dhe te rizbulimi i personales dhe  intimes në prozën e kësaj autoreje. Më pas programi vazhdoi me lexime në shqip dhe gjermanisht nga autorja, për t'ia lënë vendin një dialogu të gjatë, të larmishëm e të pasur nga ana tematike, që shkrimtarja gjermane zhvilloi me publikun. 

Veprimtaria u mbyll me hapësirën për autografe, që shkrimtarja Sandra Hoffmann dha për lexuesit e saj
_______________

Falë bashkëpunimit me Goethe-Zentrum Tirana, Ambasadën Gjermane dhe Shoqatën POETEKA, shkrimtarja e njohur gjermane Sandra Hoffmann do të bashkëbisedojë me lexuesit e saj në Shkodër - Qendra Rinore ARKA - 15 tetor 2018 ora 18.00.

Sandra Hoffmann është një autore mjaft e vlerësuar nga kritikët në Gjermani, fituese e disa çmimeve të përmendura letrare e më së fundi edhe e Hans-Fallada-Preis 2018, për romanin "Paula" i cili, ërsia bashkëkohore europiane të "Botimeve "POETEKA".

06 October 2018

BOTIMET POETEKA në Panairin Ndërkombëtar i Librit në Mal të Zi - Fokusi te lexuesit e rinj

Panairi Ndërkombëtar i Librit në Mal të Zi: 

Fokusi te lexuesit e rinj

Panairi  Ndërkombëtar  i  Librit  në Mal të Zi, i cili ka nisur më 2 tetor në Podgoricë dhe do të qëndrojë i hapur deri më 6 tetor 2018, këtë vit ka në qendër lexuesin e ri dhe rolin që ka letërsia për  fëmijë dhe të rinj, cilat janë sfidat e saj në kohërat e  teknologjisë, prirjet e reja dhe roli që ka autori vendas përballë letërsisë së përkthyer dhe nevoja e lexuesit të ri për të krijuar marrëdhënie me personazhe nga kultura vendase. Në këtë panair marrin pjesë edhe botues nga Shqipëria.

Shkrimtari dhe studiuesi Arian Leka dhe përkthyesja dhe studiuesja Silvana Leka janë të pranishëm në këtë  ngjarje të rëndësishme kulturore  për rajonin – ku jo vetëm ekspozohen libra, por edhe adresohen problematike – përveç paraqitjes në një stendë të veçantë të publikimeve të "Botime POETEKA", do të jenë pjesë e veprimtarive të seminarit dhe tryezës së rrumbullakët  me temë: "Letërsia për fëmijë dhe të rinj: sfidat dhe mënyrat e saj". 

Shkrimtari Arian Leka

Në këtë veprimtari ata  do të paraqesin në referate të ndryshme mbi përvojat e tyre si autorë, përkthyes e botues të letërsisë për fëmijë dhe të rinj. Kontributi i tyre përqendrohet kryesisht rreth çështjeve të veçantive së kësaj letërsie në Shqipëri, prirjeve të reja dhe rolit të autorit vendas përballë letërsisë së përkthyer.Pjesë të trajtimeve të kumtesës së Silvana Lekës bëhen gjithashtu edhe temat e standardizimit të shijeve letrare përmes një pjese të letërsisë së përkthyer dhe nevoja e lexuesit të ri për të krijuar marrëdhënie me personazhe nga kultura vendase.

Studiuesja Silvana Leka

Në kumtesën e saj trajtohen edhe çështje të ndikimit të serive  të librave në globalizimin e ndjeshmërive, por edhe në krijimin e stereotipave kulturorë. Diskutimi prek edhe pika të tjera si ajo e nevojës së këshillimit të titujve dhe zhanreve të letërsisë për lexuesit e rinj dhe mundësisë së krijimit të shprehive të "lexuesit të përjetshëm" përmes këshillimit. Propozimet e saj lidhem edhe me çështje si zgjerimi i hapësirës së komunikimit me lexuesit e vegjël dhe të rinj përmes librit të ilustruar nga piktorët vendas dhe novelat grafike si mjet didaktik.

Në kumtimin e Arian Lekës preken çështje të pikëtakimeve mes shkrimtarëve dhe lexuesit të ri, roli i letërsisë për fëmijë dhe të rinj në shoqëritë multikulturore, multietnike, në shoqëritë në ku të drejtat e njeriut nëpërkëmben, shoqëritë me tranzicion të zgjatur dhe shoqëritë konfliktuale. 

Pjesë e shtjellimeve bëhen edhe propozime në lidhje me tipologjinë e përkthyesit të librave për fëmijë, lloji specifik i gjuhës së përdorur në këto përkthime, vlera e leximeve nga letërsia klasike, përurimi i librit jo me fushata, por si një "rutinë e përditshmërisë së jetës", lidhja e drejtpërdrejtë mes autorit dhe lexuesit dhe si edhe pushteti i librit përballë mjeteve të reja të leximit. 

Në stendën e hapur me këtë rast në Panairin Ndërkombëtar të Librit – Podgorica 2018, "Botimet POETEKA" do të paraqesin 15 tituj të rinj, botuar në harkun kohor mes viteve 2017-2018. 

Titujt janë kryesisht nga letërsia ballkanike, autorë gjermanë dhe austriakë e veçanërisht 8 libra për fëmijë rinj, mes të cilëve libri me përralla "Mësimet e natës", nga Betim Muço, "Legjendat më bukura: Vëllimi 1 dhe 2" dhe vëllimi me poezi për fëmijë "Sot lejohet fluturimi", nga Arian Leka"Novela Botërore Vëllimi 1 dhe 2 (Miguel de Servantes,  Charles Dickens, Anton Chekhov, Rudyard Kipling, Selma Legerlof, Federic Mistral, Mark Twain, Jack London, Gustave Flaubert, Leo Tolstoi, Alphonse Daudet) libri dygjuhësh shqip – gjermanisht "Alle Da"  me autor dhe ilistruesAnja Tuckermann dhe Tine Schulz, romani "Konradi – djali i kutisë së konservës", nga Christine Nöstlinger.Arian Leka do të përurojë gjithashtu në stendën e "Botimeve POETEKA" edhe dy librat e tij në gjuhën malazeze: "Jedanaest akustičnih eseja" dhe "Dolap ".


https://gazetasi.al/panairi-nderkombetar-i-librit-ne-mal-te-zi-fokusi-te-lexuesit-e-rinj/

Sandra Hoffmann - në Rezidencën letrare POETEKA TIRANA IN BETWEEN dhe romani PAULA

Paula, pyetjet të cilave gjyshja nuk iu përgjigj kurrë…

Më 10 nëntor 1997 vdes gjyshja ime, Paula, në moshën 82 vjeçare. Nuk foli kurrë për veten deri në fund. I mori të gjitha me vete në varr, gjithë jetën, gjithë sekretet, por edhe të gjithë hallet e saj.Mëngjeseve, teksa eci nëpër park, i bie rrotull liqenit dhe dëgjoj si gagaritin mjellmat dhe rosat. Kur shoh rosat mandarin që shkëlqejnë si pikla me ngjyra mes rosave të tjera, shpesh më kujtohet gjyshja e cila ka tetëmbëdhjetë vjet që ka vdekur, më kujtohen edhe prindërit. Do të doja shumë t'u kisha treguar parkun, qentë që takoj rregullisht gjatë rrugës, vendet e bukuar buzë kanaleve anësor të Aizbahvelle, sipërfaqen e të cilit herë pas here e prek ndonjë shelg. Burrat që qëndrojnë shtrirë përdhe përpara trajneres së tyre personale, duke e munduar veten me ushtrime gjimnastikore apo duke qëlluar me grushte thasë të vegjël me rërë të varur në pemë, prapë, e prapë, e prapë, për t'u bërë të fortë, kushedi se për çfarë. Do të doja shumë t'u kisha treguar jogistët, japonezen teksa përshëndet diellin, mënyrën e çuditshme se si i lëviz duart kur ecën. Shoh sërfistët nëAizbahvelle, dhe shpesh për shkak të tyre ndaloj. Vështroj njerëzit e panjohur dhe jam e lumtur që ekzistojnë, që unë mund të lëviz mes tyre dhe, pa folur fare me ta, e di: Më pëlqen që ata janë aty. Do të doja shumë t'i tregoja familjes time: Shikoni, këtu jetoj unë tani. Kështu është bërë dhe është mirë. Po gjyshja nuk jeton më. Ndërsa prindërit nuk kanë ndonjë interes të madh për jetën time, që nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me ta. Flas me ata duke ecur, me mendje u tregoj botën, po bie gjithnjë e më shumë në trishtim.

Heshtja është zgjatur në breza.

1915 sipas kalendarit kinez është viti i lepurit të drunjtë (Holzhasen). Lindi Franc Jozef Shtrausi, Ingrid Bergman, Edith Piaf edhe Frank Sinatra, Pinoceti. Lufta e Parë Botërore është në vitin e saj të dytë, në Hagë zhvillohet Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Grave, Albert Ajnshtaini flet hapur për teorinë e relativitetit, Virxhinia Woolf debuton me romanin e saj të parë. Në ditën e festës së Gjithë Shenjtorëve, në një fshat të vogël, mu në mes të Shvabisë së Epërme katolike, lindi Paula. Ajo është fëmija i parë i familjes. Familja ku ajo lindi është një familje e thjeshtë, pa shumë parà. Rritet bashkë me dy motra dhe vëllanë e saj të vetëm, i cili vdes në front gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo tregon për vdekjen e tij. Përsëri e përsëri, më shpesh se do doja unë ta dëgjoja.

Vdiq në luftë.

Ai ka vdekur, në luftë.

Kaq ishte tregimi i saj. Përbëhej vetëm nga pesë fjalë.

Kur vdiq mbaroi jeta e një gruaje, për historinë e së cilës unë nuk di shumë. Kishte përjetuar dy luftëra botërore dhe kishte sjellë në jetë dy fëmijë. Kishte përfituar nga bumi ekonomik gjerman, nuk kishte pasur shkollë e ndaj kishte qenë emigrante ekonomike në vendin e vet. Pastruese quhej zanati që ushtronte ajo. Ndonjëherë më duket se i ndjej zërin. E dëgjoj siç kam dëgjuar edhe motrën e saj, Marian; edhe ajo ka vdekur. E dëgjoj siç kam dëgjuar nënën time, që ka kohë që ka pushuar së foluri për heshtjen e së ëmës. I dëgjoj zërat e të gjithave; nuk përbëjnë ndonjë njësi, vijnë dhe ikin, kanë qejf të fshihen. Kur iu afrohem shumë, marrin arratinë; të paktën kështu më duket mua. Mendoj se me ndihmën e tyre do të kishte qenë e mundur të tregoja për jetën e Paulës. Dua ta zbuloj.

Ishte gjyshja ime.

Unë jam një tregimtare e pabesueshme. Isha ulur në kolltukun analitik. Kam reflektuar për jetën time. Jam përpjekur të ndjek rrugën që kisha bërë, për të kuptuar stuhitë e mija të kaluara, për t'iu bërë ballë më mirë atyre të ardhshme. Jam bërë e mirë në këtë punë. Në këtë pikë mund të mbështeteni tek unë pa frikë. Po. Duhet ta besoni se gjithçka që nuk e di, gjithçka që nuk e kam ditur kurrë, gjithçka që dua ta di me doemos, do ta sajoj. Se nuk ka mundësi tjetër për të shpalosur atë që nuk kam ditur kurrë përkrah asaj që e di shumë mirë. Si ta tregosh atë që sheh gjithnjë në ëndërr në mënyrë të përsëritur, makthin dhe frikën apo ndjenjën e errët të kërcënimit që më ka ndjekur deri në ditët e sotme të jetës? Si ta tregosh atë që ditën të pushton pa u ndjerë si imazh e pastaj largohet prapë? Dhe pse kam shtatë vjet që nuk kam shkuar më në varreza – apo kam qenë vetëm një herë fshehurazi?

Ja një gjë për shembull që nuk më duhet ta sajoj: Lëkura e fytyrës së gjyshes më dukej si petal manushaqeje, pothuajse e tejdukshme, e paprekur. Nuk kishte rrudha, vetëm vijëza të holla, gjurmë, shenja siç i lënë zogjtë në dëborë. Edhe erën e saj e mbaj mend akoma edhe sot. E ngrohtë dhe jo e thartë. E butë dhe jo e ashpër. Aroma e saj ishte më e mirë se ajo vetë. Më e butë, më delikate. Asnjëherë nuk i vinte erë pleqëri. Nëse dua, mund ta ndjej kurmin e ngrohtë të gjyshes dhe murin e veshur me letër me kokrriza. E mes tyre shoh veten të shtrirë netëve pas maktheve në ëndrra. Gjyshja luan rruzaren nëpër duar dhe ndez qirinj të shenjtëruar. Ngandonjëherë fytyra ime prek të sajën.

Të dua dhe të urrej, fëmijët e thonë jo në një fjali të vetme. Se ata thonë ose njërën ose tjetrën. "Të dua" nuk është ndonjë fjali e fëmijërisë time. Po as "Të urrej". Asgjë nuk ishte më e qartë se sa frika nga vdekja. Dhe që unë dikur as dorën nuk doja më t'i jepja gjyshes.

Në një sirtar të komosë së saj, ndër librat e këngëve me, dhe pa cepat e faqeve të lyera apo të palyera me varak të verdhë, dhe gjithfarë fletoresh të vockla e fotografi shenjtorësh, ndodhej edhe një kuti kartoni me ngjyra, marrë në ndonjë ëmbëltore, një kuti e fortë kashte, një album blu me aplikime kuqebardhë në kapak, ndoshta i bërë vetë. Të gjitha ishin të mbushura me fotografi. Në to kishin dalë burra të moshave të ndryshme, shumë burra, ndër ta prapë shumë ushtarë. Burra në motoçikleta, burra në makina, burra në fushë, burra përpara anijeve, burra përpara tankeve, përpara pyllit dhe fushës, emra burrash në kryqet e varreve. Burra me burra në makina elegante. Rrallë burra me gra në makinë. Disa prej burrave ishin veshur me rroba pune, që i dija nga dokumentet për punën e detyrueshme. Shumë ishin me uniformë. Kishte burra me kostume elegante, burra me kravatë, me papion, burra me monokël, burra të zgjuar të veshur lirshëm. Edhe burra zeshkanë me uniformë, ndoshta burra maroken, për këtë jam e sigurt. Burra me fytyrë të gëzuar, priftërinj, të zinj e të bardhë me rasë. Ministrantë. Babai im shend e verë dhe i pashëm në ditën e dasmës me nënën time të bukur. Jo fotografi të vërteta familjare. Përveç atyre të familjeve që për mua janë krejt të huaja. Gra. Motrat e Paulës: Maria dhe Tereza. Tre motrat me një fëmijë. Vajza e Terezës. Vajza e Terezës dhe nëna ime. Gjyshja Paula me kamerdare noti në një liqen të vogël. Paula krah një burri të pashëm në një lëndinë, dorashka të gjata të bardha kombinuar e një fustan me lule, Paula me të njëjtin burrë në një motoçikletë të madhe, Paula në varrin e një burri, që dikur kishte qenë i fejuari i saj, Paula dhe pesë gra të tjera në tavolinën e kuzhinës, të hareshme. Gra në grup, të rreshtuara si një ekip gjimnastike. Paula dhe e ëma, Paula me një grua të panjohur dhe fëmijë të panjohur. E kështu me radhë. Paula në dasmën e së bijës duke parë nusen përrallore: e zymtë, e vrerosur, por më të zymtë sytë në fytyrën e saj të rreptë. Pala me çantë dore në lëndinë me lule, shikim i vrenjtur, luledele në duar. Flokët e bardha të lidhura fort topuz nga mbrapa. Këmbën e lidhur poshtë kostumit. Në krah nëna ime me fund shumë të ngushtë, me flokë të shkurtër të fryrë dhe me syze dielli, si gjithnjë e lezetshme si Odri Hepbern, duke ecur me takat e saj të larta nëpër një rrugë fshati sikur të ishte në Shamps Elise. Dalloj aty dhe veten, një vajzë me flokët si djalë, veshur me një fustankë jeshile, që nuk shikon si koketë nga kamera. Gjyshe Paula në divanin prej lëkurë me Marien, nëna dhe unë. Ime më duket sikur sapo ka dalë nga faqet e ndonjë revistë mode shik për të rinj. Pantallona Marlen, një bluz, që sot do ishte ETRO, modeli i flokëve, thonjtë e gishtave të lyer me manikyr. Është njëzet e gjashtë vjeçe dhe aq e bukur sa nuk i heq dot sytë prej saj. Po pastaj e dalloj: nëna ime duket se nuk ndjehet mirë në atë vend, dalloj shikimin e saj të errët melankolik, e dalloj që ajo nuk është aty ku është ulur. Shikoj Paulën dhe Marien, që kujdesen për mua, fëmijën me kukulla dhe për çudi këtë radhë me flokët e prera keq. Ata kujdesen si gjithnjë. Unë jam gjashtë vjeçe në këtë fotografi. E di se kur isha shtatë dhe tetë vjeçe flokët i kisha më të gjata sepse me këto flokë gjysmë të gjata dhe të shndritshme, alla Miriel Matie, që më lejuan t'i mbaja vetëm për pak kohë, dhe me nallane prej vërteti e fustan xhins me tiranda, më dhanë vetëm një herë mundësinë në Izola Bella në Lago Maggiore të isha vajza që nuk i linte gjë mangët së ëmës. Pas kësaj nuk më lejuan më t' i mbaja flokët kështu.

Tre gra, tre breza – dhe ndërmjet tyre një heshtje, kundrejt se cilës vetëm një gjë të ndihmon: rrëfimi.Paula kur vdes merr një sekret me vete në varr: Vajza dhe mbesa e saj nuk do ta marrin kurrë vesh kush ishte babai i saj, kush ishte gjyshi i saj. Çfarë ndodh me një njeri që pushon së treguari, çfarë ndodh me një familje që i nënshtrohet dhe i bashkohet këtij refuzimi? Me kurajë, zemërim dhe ëmbëlsi Sandra Hoffmann i bën vetes pyetjet që gjyshja e saj Paula nuk iu përgjigj kurrë dhe që atë vetë nuk e linin të qetë. Memoari i Sandra Hoffmanit, me titullin "Paula", sjellë në shqip nga përkthyesi Sokol Mici dhe  "Botimet POETEKA"   lexohet si një roman familjar, ndërsa ky fragment botohet për herë të parë, në Gazetën "Si".  Me sinqeritet dhe ndjeshmëri të madhe ajo zbulon jetën e një gruaje, që kish qenë aq afër asaj sa gati i zinte frymën, por që ajo dinte aq pak për të. I një gruaje, që dikur duhej të kishte qenë e lumtur, por i shoqi i vdiq në luftë. I një gruaje, që dikur, nga frika dhe trupi, fillon të heshtë, që nuk tregon kurrë se me cilin burrë e ka fëmijën që ajo rrit e vetme, deri sa hapësira mbrojtëse e heshtjes i shndërrohet në një burg, ku dashuria dhe eupatia vyshken. Me një mbresë të jashtëzakonshme, Sandra Hoffman tregon në këtë tekst letrar se si mbrojtja shndërrohet në kontroll, dashamirësia në zemërim, dhe si arrin të çlirohesh dhe të pranosh dashuri. 

Autorja gjermane Sandra Hoffman. Foto Credit: Martin Fengel

Falë bashkëpunimit mes Goethe-Zentrum Tirana, Ambasadës Gjermane dhe Shoqatës POETEKA, shkrimtarja e njohur gjermane Sandra Hoffmann ka mbërritur  në Tiranë për një muaj qëndrim në Rezidencën letrare "POETEKA – Tirana in Between". Ajo  do të bëhet pjesë e muajit të veprimtarive "Tetori Gjerman", i cili këtë vit zhvillohet nën moton "Frymëzuar nga njerëzit".Në kornizën këtyre veprimtarive shkrimtarja Sandra Hoffmann do të bëhet pjesë e leximeve publike në Tiranë dhe në Shkodër, do të përfshihet në jetën kulturore të kryeqytetit, do të japë intervista dhe do të kryejë udhëtime për njohjen më të mirë e më të thellë të realitetit shqiptar. Gjatë kohës së qëndrimit të saj në Shqipëri do të botohet gjithashtu edhe romani "Paula" i Sandra Hoffmann-it, përkthyer në gjuhën shqipe nga Sokol Mici. Ky roman i shtohet gjerdanit të botimeve nga letërsia bashkëkohore europiane të "Botimeve "POETEKA". Romani "Paula" është vlerësuar me Çmimin "Hans Fallada", 2018. Aty rrëfehen histori familjare-autobiografike, ndërkohë që teksti i romanit është shkruar "me intensitet të dhimbshëm", siç thuhet në deklaratën e jurisë dhe ofron "një pjesë prekëse të historisë bashkëkohore, në të cilën autorja ndërthur realitetin dhe fiction". "Paula" është një vepër e mirëpritur nga kritika letrare e cila, mes të tjerash, ka shkruar: "Është një tekst i pasur! I pasur me figura, tragjikë dhe guxim, i pasur me gjetje dhe me trillime, i pasur me tmerre dhe ngushëllime, zgjuarsi dhe ndjenjë." (Alissa Walser.) Për romanin e saj "Çfarë do t'i mungojë kur të vdesë"  (2012) Sandra Hoffmann u vlerësua me Çmimin Thaddäus Troll.Pjesë e programit të Sandra Hoffmann-it në rezidencën letrare do të jenë edhe takime me studentë të Departamentit të gjermanishtes pranë universitetit të Tiranës, të interesuar veçanërisht në letërsinë bashkëkohore gjermane dhe në atë që është përkthyer në gjuhën shqipe.Sandra Hoffmann (1967) studioi për Letërsi, Studime Mesjetare dhe Studime Italiane në Universitetin e Tübingen-it, ku mbrojti masterin. Prej vitit 1998 deri në vitin 2002 ajo ka qenë asistente e hulumtimit shkencor pranë Katedrës për Letërsi Krahasuese në Tübingen. Që prej vitit 2003 ajo jeton si shkrimtare në profesion të lirë. Në vitin 2004 ajo mori pjesë në konkursin letrar Ingeborg Bachmann në Klagenfurt. Prej vitit 2010 është pedagoge në Qendrën për Studime të Aplikuara Kulturore dhe Studime të Përgjithshme pranë Institutit të Teknologjisë në Karlsruhe. Sandra Hoffmann jeton në Mynih.

https://gazetasi.al/paula-pyetjet-te-cilave-gjyshja-nuk-iu-pergjigj-kurre/


30 September 2018

Sandra Hoffmann në rezidencën letrare POETEKA Tirana in Between

Shkrimtarja e njohur gjermane Sandra Hoffmann mbërrin në Tiranë, falë bashkëpunimit mes Goethe-Zentrum Tirana dhe POETEKA. Kjo romanciere e suksesshme do të bëhet pjesë e muajit të veprimtarive "Tetori Gjerman", i cili këtë vit zhvillohet nën moton "Frymëzuar nga njerëzit".


Në kornizën këtyre veprimtarive shkrimtarja Sandra Hoffmann do të bëjet pjesë e leximeve publike në Tiranë dhe në Shkodër, do të përfshihet në jetën kulturore të kryeqytetit, do të japë intervita dhe do të kryejë udhëtime për njohjen më të mirë e më të thellë të realitetit shqiptar.


Gjatë kohës së qëndrimit të saj në Shqipëri do të botohet gjithashtu edhe romani "Paula" i Sandra Hoffmann-it, përkthyer në gjuhën shqipe nga Sokol Mici. Ky roman i shtohet gjerdanit të botimeve nga letërsia bashkëkohore europiane të "Botimeve "POETEKA".


Romani "Paula" është vlerësuar me Çmimin Hans Fallada, 2018. Aty rrëfehen histori familjare-autobiografike, ndërkohë që teksti i romanit është shkruar "me intensitet të dhimbshëm", siç thuhet në deklaratën e jurisë dhe ofron "një pjesë prekëse të historisë bashkëkohore, në të cilën autorja ndërthur realitetin dhe fiction".


Paula" është një vepër e mirëpritur nga kritika letrare e cila, mes të tjerash, ka shkruar: "Është një tekst i pasur! I pasur me figura, tragjikë dhe guxim, i pasur me gjetje dhe me trillime, i pasur me tmerre dhe ngushëllime, zgjuarsi dhe ndjenjë." (Alissa Walser.) 


Për romanin e saj "Çfarë do t'i mungojë kur të vdesë" (2012) Sandra Hoffmann u vlerësua me Çmimin Thaddäus Troll.


Pjesë e programit të Sandra Hoffmann-it në rezidencën letrare do të jenë edhe takime me studentë të Departamentit të gjermanishtes pranë universitetit të Tiranës, të interesuar veçanërisht në letërsinë bashkëkohore gjermane dhe në atë që është përkthyer në gjuhën shqipe.


Sandra Hoffmann (1967) studioi për Letërsi, Studime Mesjetare dhe Studime Italiane në Universitetin e Tübingen-it, ku mbrojti masterin. Prej vitit 1998 deri në vitin 2002 ajo ka qenë asistente e hulumtimit shkencor pranë Katedrës për Letërsi Krahasuese në Tübingen. 

Që prej vitit 2003 ajo jeton si shkrimtare në profesion të lirë. Në vitin 2004 ajo mori pjesë në konkursin letrar Ingeborg Bachmann në Klagenfurt. Prej vitit 2010 është pedagoge në Qendrën për Studime të Aplikuara Kulturore dhe Studiume të Pëgjithshme pranë Institutit të Teknologjisë në Karlsruhe. Sandra Hoffmann jeton në Mynih.

Total Pageviews