02 October 2021

VEPRA E PLOTË E ETËHEM HAXHIADEMIT - Botime POETEKA

Plotësohet në botim VEPRA e "krijonjësit të tragjedisë klasike shqiptare", tragjedianit të shquar Etëhem Haxhiademi. Gjerdani i këtyre botimeve u mundësua falë përkushtimit dhe bashkëpunimit mes Hortensia Haxhiademit, Dr. Silvana Leka dhe Dr. Arian Leka të cilët,  nën logon "Botimet POETEKA", rikthyen në jetën letrare shqiptare "dramaturgun humanist" dhe njeriun me "një zotësì mendore për të vënë rè dhe një vlerë morale e rallë", siç e portretizon Vangjel Koça. 

Përmes 9 veprave dhe konferencës mbarëkombëtare me titull "Dramaturgu-Poet Etëhem Haxhiademi në fokusin e trajtimeve letrare dhe gjuhësore", organizuar më 25 qershor 2021 nga Departamenti i Studimeve Letrare pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë (ASA) në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, krijimtaria e Etëhem Haxhiademit, bëhet pjesë e studimeve dhe e mendimit kritik të specializuar, veprimtari kjo e ndaluar dhe e anashkaluar nga vitet 1946/7-1990.   

Gjerdani i botimeve ETËHEM HAXHIADEMI – Klasikët e letërsisë shqiptare – VEPRA", përmban 7 veprat tragjike "Ulisi", shkruar në Berlin më 1924 dhe botuar në Tiranë 1931; "Akili", shkruar në Vjenë më 1926 dhe botuar në Tiranë 1931; "Aleksandri", shkruar në Lushnjë më 1928 dhe botuar në Tiranë 1931; "Pirrua", shkruar në Gjirokastër më 1934 dhe botuar në Tiranë 1934; "Skënderbeu", përfunduar në Gjirokastër më 1935 dhe botuar në Tiranë 1935; "Diomedi", shkruar në Gjirokastër më 1936 dhe botuar në Tiranë 1936; "Abeli", përfunduar në Elbansan më 1938 dhe botuar në Tiranë më 1939; vëllimin poetik "Lyra", përfunduar në Elbasan më 1937 dhe botuar në Tiranë 1939 dhe përkthimin "Bukolikeve" të Virgjilit, përfunduar në Elbasan në vitin 1922, si përkthim prej latinishtes në shqip nga Haxhiademi, dhe botuar nga shtypshkronja Kristo P. Luarasi, Tiranë 1932.

Përveç teksteve letrare që trashëgojmë prej Etëhem Haxhiademit, botimi përban edhe majft vlerësime, shënime e komente letrare pak të njohura e fare të panjohura, sjellë enkas për këtë botim, falë kërkimeeve në arkiv dhe dorëshkrimet e autorit, ofruar bujarisht nga familja. 

Kjo antologji e mendimit kritik shqiptar, shkruar mes viteve '30-'40 të shekullit të 20-të, që i kushtohet krijimtarisë së Ehëhem Haxhiademit – njërit nga "puntorët më të shquar të letërsisë shqiptare, të cilës i hapi një rrugë të re dhe i fali një tingull krejt të panjohur gjer në kohën kur duallën në shesh veprat e ria dramatike", siç thekson Branko Merxhani – mban nënshkrimet e emrave të shquar të kohës, mes të cilëve Branko Merxhani, Vangjel Koça, Aleksandër Xhuvani, Jup Kastrati, Ernest Koliqi, Sterjo Spasse, Veli Stafa, Elvira Tarro, Muhamet Bala, Behar Shtylla, Stefan Shundi, Vedat Kokona, Jani Lili, Namik Resuli, Kudret Kokoshi etj., të cilët, pas dekadave harrimi dhe heshtjeje të diktuar nga regjimi komunist, u paraprinë studimeve të mëvonshme të studiuesve Aurel Plasari, Tomorr Plangarica, Bardhyl Matraxhiu etj. e janë në vëmendje të akteve të konferencës që pritet të botohen. 

Përveç këtyre teksteve, gjedani prej nëntë veprash, sjellë për lexuesin nga "Botimet POETEKA" është i paisur edhe me dhjetra dokumente, faksimile, fotografi e skanime nga shtypi i kohës e dorëshkrime të Haxhiademit, të cilat paraqiten për herë të parë.

30 September 2021

Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit / International Translation Day

➡ Sot më 30 shtator, në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit (International Translation Day), POETEKA falenderon të gjithë përkthyesit me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite për botimin e veprave të ndryshme të gjerdanit POETEKA, nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe nga nga shqipja në gjuhë te huaja. Mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre në afrimin e kulturave.

➡ Në kuadër të projektit "!Translation in Motion" POETEKA vlerëson se përkthyesit letrarë janë ambasadorë me ndikim dhe zënë një vend të rëndësishëm në dialogun ndërkulturor. 
Janë këta përkthyes që i ofrojnë lexuesit mundësinë e hyrjes në thesarin e letërsisë së shkruar në gjuhë të tjera, duke luajtur një rol kyç në pasurimin e ndërsjellë të letërsisë dhe kulturës europiane.

➡ Projekti "Translation in Motion" (1/2/21 - 31/8/23) bashkëfinancohet nga programi i Europës Krijuese të Bashkimit Europian.

#CreativeEurope4Books

26 September 2021

Sept 26: European Day of Languages - European Day of Languages - Ditën Europiane të Gjuhëve

Festojmë së bashku Ditën Europiane të Gjuhëve - 26 SHTATOR 2021

Me nismën e  Këshillit të Europës dhe Komisionin Europian në Strazburg, duke filluar nga viti 2001, çdo 26 shtator festohet Dita Europiane e Gjuhëve.

Veprimtaritë ne kuadrin e kësaj dite theksojnë diversitetin gjuhësor dhe promovojnë të mësuarit e gjuhëve.

Kurrë më shumë se sot nuk ka pasur mundësi për të punuar dhe studiuar në vende të ndryshme europiane, por mungesa e kompetencave gjuhësore bëhet pengesë për shumë njerëz të përfitojnë prej tyre.

Pse një Ditë Europiane për Gjuhët?

Të mësosh gjuhën e tjetrit është një mënyrë për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin dhe për të kapërcyer barrierat kulturore.  Vetëm anglishtja nuk mjafton.

Europa është e pasur në gjuhë - 225 gjuhë vendase në Europë, afërsisht 3% e totalit botëror dhe shumë të tjera vetëm të folura nga qytetarë me origjinë familjare nga kontinente të tjerë. 

Ky është një burim I rëndësishëm që duhet njohur dhe vlerësuar.

Të mëdhenj e të vegjël përfitojnë nga të mësuarit e gjuhëve. Kurrë nuk je i moshuar për të mësuar një gjuhë dhe të shijosh mundësitë që të jep ajo. 

Gjuhët janë të lidhura me njëra-tjetrën si anëtarët e një familjeje. Shumë gjuhë europiane i përkasin familjes së madhe indo-europiane. Shumë gjuhë europiane u përkasin 3 grupeve të mëdha : gjermanike, romane dhe sllave. Familja e gjuhëve gjermanike përfshin danishten, norvegjishten, suedishten, islandishten, gjermanishten, holandishten, anglishten etj. Gjuhët latine përfshijnë italishten, frëngjishten, spanjishten, portugalishten dhe rumanishten etj. Gjuhët sllave përfshijnë rusishten, ukrainishten, bjellorusishten, polonishten, çekishten, sllovakishten, sllovenishten, serbishten, kroatishten, maqedonishten, bullgarishten etj. Shumë gjuhë europiane përdorin alfabetin latin. Disa gjuhë sllave përdorin alfabetin cirilik. Greqishtja, armenishtja, gjeorgjishtja etj., kanë alfabetin e tyre. Shumë shtete europiane kanë një numër të caktuar gjuhësh rajonale ose minoritare, disa prej të cilave kanë marrë status zyrtar...

Le të festojmë së bashku Ditën Europiane të Gjuhëve !




24 September 2021

READING BALKANS - Ballkanasit lexojnë / Lexojmë ballkanasit !

Eja sonte në Hemingway Tirana Bar, e Premte, 24 shtator, ora 19 - Bashkëbisedim dhe lexim me autorëve Nedzat Ibrahimović - Armanda Hysa - Arian Leka !
Pas qëndrimit në Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë "POETEKA - Tirana in Between", poeti, prozatori dhe skenaristi boshnjak Nedzat Ibrahimović do të ndajë përshtypjet e tij me miqtë dhe pjesëmarrësit në takim dhe do të lexojë në gjuhën e tij amtare krijimtarinë e tij. Ora autoriale e leximit do të ndahet me  autoren, studiuesen dhe përkthyesen e poezive të ti, Armanda Hysa.   Titulli i veprimtarisë "I wanna be a paperback writer" - Ballkanasit lexojnë / Lexojmë ballkanasit  dhe moderohet nga Arian Leka!

Përveç leximeve nga autorët e ftuar, pjesë e programin do të jetë edhe dialogu rreth temës "Libri dhe leximi në epokën digjitale"

Takimi organizohet si pjesë e programit të i rezidencave letrare READING BALKANS, mbështetet nga "EU - Creative Europe" dhe nga rrjeti TRADUKI. 
Për këtë program bashkëpunojnë partnerë rajonalë si Goga (Slloveni), Goten (Maqedoni e Veriut), Krokodil (Serbi), Udruga Kurs (Kroaci), Poeteka (Shqipëri), Qendra Multimedia (Kosovë), Qendra PEN (Bosnjë-Hercegovinë).

16 September 2021

NEW PROJECT: Translation in Motion

Translation in Motion është një nismë ndërkombëtare, që po zbatohet prej muajit shkurt 2021 nga një grup qendrash përkthimi nga tetë vende evropiane nga Ballkani Perëndimor dhe shtetet anëtare të BE-së. Kjo nismë synon të nxisë dhe ndihmojë rritjen e numrit, diversitetit dhe cilësisë së veprave letrare të përkthyera në dispozicion të lexuesve në të gjithë Evropën.

 

Ne besojmë se përkthyesit letrarë janë ambasadorë me ndikim të fuqishëm për nxitur dialogun ndërkulturor. Përkthyesit, duke i mundësuar audiencës qasje në pasurinë e letërsisë të shkruar në gjuhë të tjera, bëhen aktorët kryesorë të pasurimit reciprok të letërsisë dhe kulturës evropiane.

 

Ne i konsiderojmë qendrat dhe rezidencat e përkthimit letrar si institucione strategjike që mbështesin krijimin e përkthimeve cilësore letrare. Ata u ofrojnë përkthyesve kohë për punë krijuese, që të përqendrohen në një projekt përkthimi letrar, mundësi për t'u bërë pjesë e kulturës dhe gjuhës burimore vendase të përkthimit të tyre, për të hulumtuar, për të zbuluar zëra të rinj letrarë dhe për të shkëmbyer me kolegët.

 

Nisma Translation in Motion, do të mbështesë mobilitetin ndërkombëtar dhe zhvillimin profesional të përkthyesve letrarë që punojnë nga dhe në gjuhët e Ballkanit Perëndimor, si dhe rrjetëzimin dhe shtrirjen e rezidencave të përkthimit duke ofruar:

 

·      Rezidenca përkthimi për përkthyesit letrarë që punojnë nga dhe në gjuhët e Ballkanit Perëndimor në nëntë qendra në Evropë

·      Punëtori ndërkombëtare për përkthyes letrarë që punojnë në gjuhët e Ballkanit Perëndimor


·      Mundësi rrjetëzimi dhe shkëmbimesh për rezidencat e përkthimit në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e tjera evropiane, me qëllim ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të punës së tyre dinamike

 

·      Një hartëzim gjithëpërfshirës të gjitha rezidencave të përkthimit në të gjithë Evropën, së bashku me përshkrimin e modeleve dhe programeve të tyre të biznesit

 

Projekti do të lidhë qendrat relativisht të reja të përkthimit nga Ballkani Perëndimor me organizata të ngjashme në pjesë të tjera të Evropës dhe do t'u japë atyre vend të barabartë në aktivitetet e ardhshme të përbashkëta të rrjetit evropian  RECIT. Gjatë zbatimit të tij, nëpërmjet bashkëpunimit, projekti do të krijojë kontakte të reja në mjedisin e përkthyesve në të gjithë Evropën, por edhe lidhur me librin dhe sektorin letrar në përgjithësi, si dhe me hartuesit e politikave kulturore.

 

Punëtoritë e zhvillimit profesional do të hedhin themelet e një sistemi të qëndrueshëm për trajnim profesional në fushën e përkthimit letrar në Ballkanin Perëndimor, që do të rrisë punësimin, besimin dhe motivimin e përkthyesve letrarë, që punojnë nga dhe në gjuhët e Ballkanit Perëndimor.

 

Në këtë mënyrë, projekti Translation in Motion ka të bëjë me një rrjedhë të larmishme dhe të gjallë të letërsisë së përkthyer në gjuhët evropiane dhe partneritete të reja dhe afatgjata, të bazuara në barazi dhe mirëkuptim reciprok.

 

Rrjeti evropian RECIT po bashkëpunon për këtë projekt me rezidenca letrare nga e gjithë Evropa – duke filluar nga Ventspils (Letoni) në veri, deri në Tiranë (Shqipëri) në jug.

 

Partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë përfshijnë:

 

Collège International des traducteurs littéraires në Arles (France)

Krokodil në Beograd (Serbi)

Open Cultural Forum në Cetinje (Mali i Zi)

Baltic Centre for Writers and Translators në Gotland (Suedi)

Goten në Shkup (Maqedoni e Veriut)

Next Page/ Literature and Translation House në Sofie (Bullgari)

Poeteka në Tiranë (Shqipëri)

International Writers' and Translators' House  në Ventspils (Latvia)

National Centre for Writing në Norwich (Britani e Madhe) dhe British Centre for Literary Translation në Norwich (Britani e Madhe)

 

Projekti Translation in Motion (1/2/21-31/8/23) bashkëfinancohet nga programi Evropa Krijuese e Bashkimit Evropian.

 

Shihni videon zyrtare rreth prezantimit të projektit Translation in Motion

 

https://youtu.be/xSnph_cZoFc

  

Ndiqni website e RECIT për të mësuar të rejat rreth zbatimit të këtij projekti.


#CreativeEurope4Books

@europe-creative

07 September 2021

READING BALKANS – POETEKA - Tirana in Between / Nedžad Ibrahimović

 PORTRET No 1: – READING BALKANS – POETEKA TIRANA IN BETWEEN

 

Shkrimtari boshnjak Nedžad Ibrahimović në Shtëpinë e Shkrimtarit dhe Përkthyesit Letrar, Shtator, 2021

 

Nedžad Ibrahimović (Tuzla, 1958) është shkrimtar, kritik letrar e skenarist nga Bosnjë-Hercegovina, i njohur gjithashtu edhe si kritik filmi dhe autor dokumentarësh. Ai i përfundoi studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit (studim mbi veprën e shkrimtarit Mirko Kovač) dhe në vitin 1996 kreu studime të specializuara pranë Akademisë së Medias (Hilversum) në Holandë. Si Profesor i ftuar në Programin Fulbright (Seattle, SHBA), gjatë viteve 2006-2007 ai dha leksione mbi "Filmin jugosllav" dhe "Letërsinë jugosllave në mërgim".

 

Nedžad Ibrahimović është autor i shtatë librave të zhanreve roman, poezi dhe vepra studimore mbi letërisnë, dramaturgjinë dhe filmin. Ai është gjithashtu autor i vlerësuar dokumentarësh dhe skenarësh për film artistik, disa prej të cilëve kanë merituar çmime speciale në vendin e tij dhe në Holandë, të tillë si "Hëna e plotë mbi Bosnjë" (1997); "Shtëpia në Ishull" (2005) etj.


Ai boton kritikë e komente letrare e filmike në revistat Život, Sineast, Odjek, Bosanska Vila, Izraz (Sarajevë) si bashkëpunon me redaksitë e revistave "Rijek" (Osijek), "Yu-film" (Beograd), Razlika / Difference (Tuzla). 

Nedžad Ibrahimović është Doktor në shkencat letrare, profesor i rregullt në Universitetin e Tuzlës, ku jep leksione në disiplinat Histori Filmi dhe Teori Letrar  si dhe lektor pranë Universitetit "Donja Gorica" (Podgoricë, Mal i Zi). 

31 August 2021

Projekti Translation in Motion (TiM)

Translation in Motion është një nismë ndërkombëtare, që po zbatohet prej muajit shkurt 2021 nga një grup qendrash përkthimi nga tetë vende evropiane nga Ballkani Perëndimor dhe shtetet anëtare të BE-së. Kjo nismë synon të nxisë dhe ndihmojë rritjen e numrit, diversitetit dhe cilësisë së veprave letrare të përkthyera në dispozicion të lexuesve në të gjithë Evropën.

 

Ne besojmë se përkthyesit letrarë janë ambasadorë me ndikim të fuqishëm për nxitur dialogun ndërkulturor. Përkthyesit, duke i mundësuar audiencës qasje në pasurinë e letërsisë të shkruar në gjuhë të tjera, bëhen aktorët kryesorë të pasurimit reciprok të letërsisë dhe kulturës evropiane.

 

Ne i konsiderojmë qendrat dhe rezidencat e përkthimit letrar si institucione strategjike që mbështesin krijimin e përkthimeve cilësore letrare. Ata u ofrojnë përkthyesve kohë për punë krijuese, që të përqendrohen në një projekt përkthimi letrar, mundësi për t'u bërë pjesë e kulturës dhe gjuhës burimore vendase të përkthimit të tyre, për të hulumtuar, për të zbuluar zëra të rinj letrarë dhe për të shkëmbyer me kolegët.

 

Nisma Translation in Motion, do të mbështesë mobilitetin ndërkombëtar dhe zhvillimin profesional të përkthyesve letrarë që punojnë nga dhe në gjuhët e Ballkanit Perëndimor, si dhe rrjetëzimin dhe shtrirjen e rezidencave të përkthimit duke ofruar:

 

·      Rezidenca përkthimi për përkthyesit letrarë që punojnë nga dhe në gjuhët e Ballkanit Perëndimor në nëntë qendra në Evropë

 ·      Punëtori ndërkombëtare për përkthyes letrarë që punojnë në gjuhët e Ballkanit Perëndimor


 ·      Mundësi rrjetëzimi dhe shkëmbimesh për rezidencat e përkthimit në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e tjera evropiane, me qëllim ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të punës së tyre dinamike

 

·      Një hartëzim gjithëpërfshirës të gjitha rezidencave të përkthimit në të gjithë Evropën, së bashku me përshkrimin e modeleve dhe programeve të tyre të biznesit

 

Projekti do të lidhë qendrat relativisht të reja të përkthimit nga Ballkani Perëndimor me organizata të ngjashme në pjesë të tjera të Evropës dhe do t'u japë atyre vend të barabartë në aktivitetet e ardhshme të përbashkëta të rrjetit evropian  RECIT. Gjatë zbatimit të tij, nëpërmjet bashkëpunimit, projekti do të krijojë kontakte të reja në mjedisin e përkthyesve në të gjithë Evropën, por edhe lidhur me librin dhe sektorin letrar në përgjithësi, si dhe me hartuesit e politikave kulturore.

 

Punëtoritë e zhvillimit profesional do të hedhin themelet e një sistemi të qëndrueshëm për trajnim profesional në fushën e përkthimit letrar në Ballkanin Perëndimor, që do të rrisë punësimin, besimin dhe motivimin e përkthyesve letrarë, që punojnë nga dhe në gjuhët e Ballkanit Perëndimor.

 

Në këtë mënyrë, projekti Translation in Motion ka të bëjë me një rrjedhë të larmishme dhe të gjallë të letërsisë së përkthyer në gjuhët evropiane dhe partneritete të reja dhe afatgjata, të bazuara në barazi dhe mirëkuptim reciprok.

 

Rrjeti evropian RECIT po bashkëpunon për këtë projekt me rezidenca letrare nga e gjithë Evropa – duke filluar nga Ventspils (Letoni) në veri, deri në Tiranë (Shqipëri) në jug.

 

Partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë përfshijnë:

 

Collège International des traducteurs littéraires në Arles (France)

Krokodil në Beograd (Serbi)

Open Cultural Forum në Cetinje (Mali i Zi)

Baltic Centre for Writers and Translators në Gotland (Suedi)

Goten në Shkup (Maqedoni e Veriut)

Next Page/ Literature and Translation House në Sofie (Bullgari)

Poeteka në Tiranë (Shqipëri)

International Writers' and Translators' House  në Ventspils (Latvia)

National Centre for Writing në Norwich (Britani e Madhe) dhe British Centre for Literary Translation në Norwich (Britani e Madhe)

 

Projekti Translation in Motion (1/2/21-31/8/23) bashkëfinancohet nga programi Evropa Krijuese e Bashkimit Evropian.


Ndiqni website e RECIT për të mësuar të rejat rreth zbatimit të këtij projekti.

_______ 

#CreativeEurope4Books

@europe-creative

 

30 August 2021

Projekti: Balkan Translations Collider

 

 

 


Projekti: Balkan Translations Collider

 

 

Duke filluar nga muaji janar i vitit 2021, Shoqata POETEKA, në bashkëpunim me fondacionin Next Page, me qendër në  Sofie, Bullgari filloi zbatimin e projektit Balkan Translations Collider në partneritet me ARGH (Serbi), Sandorf (Kroaci), Goten (Maqedoni e Veriut), dhe Bashkinë e Podgoricës.


Projekti Collider ka si qëllimi të forcojë rrjetet ndërkufitare dhe bashkëpunimin në botët letrare si brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe në një shkallë më të madhe-me Bashkimin Evropian.


Objektivi i përgjithshëm i projektit është të studiojë situatën aktuale të shkëmbimit letrar ndërkombëtar për të adresuar vështirësitë me të cilat ballafaqohet letërsia e Ballkanit Perëndimor për të arritur lexuesin global përmes përkthimit.

Edhe pse ky projekt synon të mbështesë përkthimin letrar, procesi i përkthimit dhe përkthyesi nuk janë fokusi i tij. Por, Collider do të kontribuojë në forcimin e infrastrukturës së procesit të prezantimit të një vepre letrare të përkthyer për një audiencë të re.


Këtu përfshihet një numër i konsideruesëm sistemesh komunikimi dhe rrjetëzimi të përbërë nga organizata, individë profesionistë, botues, festivale, panaire librash dhe shumë të tjerë, që edhe pse priren të qëndrojnë në plan të dytë, kur përpiqemi të gjejmë se cilët faktorë janë kryesorë për përkthimin e letërsisë, shihet qartë se pa to një përkthim nuk do të ishte i mundur.


Në këtë mënyrë, projekti i përqendron përpjekjet në dy drejtime, të cilat në një mënyrë ose në një tjetër, qartazi i hapin rrugën një vepre letrare që të arrijë tek një audiencë të re gjuhësore përmes përkthimit. Në këtë rast, një përparësi të veçantë marrin menaxherët letrarë, pasi ata që kanë më shumë mundësi për të ndikuar dhe drejtuar procesin.

 
Gjatë periudhës së zbatimit projekti Collider do të kontribuojë me:
 

  • Realizimin e një studimi, bazuar në të dhëna shkencore për të përcaktuar situatën e përkthimit letrar nga gjuhët e Ballkanit Perendimor në gjuhët evropiane, për të përcaktuar tendencat, për të analizuar dhe hartuar rekomandime për politika të cilat mund të adresojnë nevojat aktuale në këtë sektor.
  • Organizimin e akademive për menaxherët letrarë (në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri) për të zhvilluar aftësitë dhe për të trajtuar së bashku problemet aktuale me të cilat përballen profesionistët e letërsisë, që punojnë në këtë sektor kompleks, kur duhet të çojnë një vepër letrare të Ballkanit Perendimor drejt lexuesve të ri.
  • Dhjetë praktika njëjavore për pjesëmarrësit e përzgjedhur nga akademitë pranë organizatave të tjera letrare evropiane për të forcuar lidhjet, për të zhvilluar partneritete të reja dhe për të fituar njohuri themelore në lidhje me mënyrën se si organizatat e ngjashme veprojnë në vendet e tjera në këtë fushë.

Mbyllja e projektit do të përkojë me një ngjarje të veçantë: Panairin e Librit në Frankfurt 2023, kushtuar temës së projektit. Përveç ekspertëve të jashtëm që do të ftohen për të folur në këtë aktivitet, ekipi i projektit dhe ekspertët e tij do të prezantojnë rezultatet e punës së tyre tre vjeçare, produktet, etj.


Për më shumë informacion, shikoni videon zyrtare rreth projektit Collider për Përkthimin në Ballkan:


https://www.youtube.com/watch?v=-_pimjEo-ak


 

Projekti Collider do të zbatohet për një periudhë tre vjeçare në sajë të bashkë-financimit të programit Evropa Krijuese të Bashkimit Evropian.  Në vijim, na ndiqni në rrjetet sociale rreth zbatimit të aktiviteteve të projektit.




Total Pageviews