30 December 2021
Arian Leka botohen në revistën rumune LUCEAFARUL DE DIMINEATA
Publikohet në Beograd përmbledhja me poezi bashkëkohore shqiptare “Glasovi preko ograde”
Sapo është publikuar në Beograd përmbledhja me poezi bashkëkohore shqiptare, titulluar "Glasovi preko ograde". Janë 25 autorë shqiptarë që, në këtë antologji me format audiobook, përfaqësohen përmes 50 poezive: dy poezi për secilin autor. Përmbledhja ofron poetika të ndryshme dhe formon një mozaik të skenës bashkëkohore të poezisë në Shqipëri.
Letërsia bashkëkohore shqiptare në këtë përmbledhje bashkon krijimtarinë e poetëve Plator Ulqinaku, Eleana Zhako, Julia Enkelana, Arti Lushi, Maklena Nika, Elona Çuliq, Ilir Paja, Entela Tabaku, Enton Bido, Manjola Nasi, Alban Tartari, Eneida Mjeshtri, Eljan Tanini, Erina Çoku, Mariklena Niço, Gentiana Minga, Sabina Veizaj, Andi Meçaj, Armanda Hysa, Lindita Arapi, Sokol Çunga, Arlinda Guma, Ornela Musabelliu, Ana Kove, Manjola Brahaj.
Botimi i bë i mundur nga Organizata Letrare ARGH në kuadër të programit READ, themeluar nga Bashkimi Europian! Përzgjedhja nga: Arian Leka; Përkthimi nga: Igor Stanojević; Redaktimi letrar nga: Ana Marija Grbić; Poezitë u lexuan nga: Boris Milanović
ISBN 978-86-902194-7-6
COBISS.SR-ID 55082249
Për ta dëgjuar përmbledhjen me poezi bashkëkohore shqiptare, titulluar "Glasovi preko ograde" ndiqni:
16 December 2021
TRANSLATION in MOTION (TiM) ELEANA ZHAKO mbyll qëndrimin në Rezidencën e Përkthyesit Letrar, Tiranë
Përkthyesja e njohur Eleana Zhako, fituese e bursës ndërkombëtare të Programit Translation in Motion (TiM), pjesë e Projektit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar në Tiranë nga "Poeteka", e mbylli qëndrimin e saj në Rezidencë me një sërë veprimtarish, ku bëjnë pjesë punëtori përkthimore, intervista në radio dhe televizione të ndryshme, takime me shkrimtarë, kolegë përkthyes e bashkëpunëtorë, pjesëmarrje në kuadër të veprimtarive të Panairit të Librit dhe, mbi të gjitha, punë e pavarur mbi projektin e saj për hartimin e antologjisë së eseistikës bashkëkohore shqiptare.
Përveç këtyre, Eleana Zhako i kushtoi rëndësi edhe paraqitjes së punës së saj ndër vite si përkthyese nga gjuha shqipe në greqisht dhe anasjelltas. Kjo formë prezantimi u përdor si platformë në takimin me studentët e nvelit master të Departamentit të Greqishtes në Universitetin e Tiranës. Përmes këtij formati, kjo punëtori përkthimore, konceptuar si ndërthurje mes teorisë dhe ndarjes së praktikave, Eleana Zhako bëri të njohura përkthimet e saj të botuara tashmë në greqisht, paraqiti shkrimtarët shqiptarë të përkthyer në Greqi, duke shpjeguar me këtë rast edhe përvojat që duhen ndjekur me këtë rast.
Përkthyesja Eleana Zhako zhvilloi gjithashtu edhe një veprimtari të gjerë prezantuese përmes medieve, duke dhënë intervista në një program radiofonik për minoritetet, në dy programe televizive, respektivisht në MCN Channel (me gazetaren Gazmira Sokoli) dhe për Televizionin Publik Shqiptar (me gazetaren Arta Marku).
Në këto hapësira ajo bashkëbisedoi mbi rolin e projektit "Translation in Motion", përkthimet e saj nga shqipja në greqisht, si projekte me krijitarinë e Mitrush Kutelit, Gëzim Qëndros, Fatos Lubonjës, Arian Lekës, Elona Gjergos etj., si dhe pritjen që i është bërë në mjedisin letrar shqiptar përkthimeve të saj nga greqishtja në shqip.
Në këto biseda ajo e vlerësoi si shumë të frytshme qëndrimin në Rezidencën e Përkthyesit Letrar në Tiranë, duke theksuar se, falë kësaj mundësie, ajo kishte pasur rastin të takohej me shumë autorë të rëndësishëm të fushës së letërsisë vendase, për të diskutuar me ta projekte mbi të ardhmen e letërsisë shqiptare përtej kufijve dhe mundësinë e zgjerimit të komunikimit kulturor mes Greqisë dhe Shqipërisë përmes letërsisë dhe përkthimeve letrare.
http://www.mcntv.al/2021/11/18/mungesa-e-kritik-s-varf-ron-let-rsin-e-p-rkthyer-video
https://www.youtube.com/watch?v=CP25N9UHbhQ
#CreativeEurope4Books
#PoetekaAlbania
#TranslationinMotion
#Everything is translation
01 December 2021
Autorë shqiptarë përkthyer në gjuhën maqedonase
29 November 2021
Fwd: TRASNLATION in MOTION: Eleana Zhako - veprimtari në Departamentin e Gjuhës Greke
Tematika e dhe praktikat përkthimore në këtë veprimtari u bashkëndanë mes përkthyeses Eleana Zhako, Prof. Maklena Nika - gjithashtu përkthyese e njohur nga greqishtja - dhe studentëve, që sapo kanë krijuar përvojat e para në përkthimtari.
Qëllimi i seminarit ishte njohja e studentëve pjesëmarrës me teoritë bashkëkohore të përkthimit dhe bashkëbisedimi mbi rolin e përkthyesit si ndërmjetësues mes autorëve shqiptarë dhe lexuesit të gjuhës greke.
Gjatë seminarit, përkthyesja Eleana Zhako u ndal në përvojat e saj në përkthimin e autorëve shqiptarë, që tashmë janë botuar në greqisht. Ndërkohë, workshop-i shërbeu për të bashkëpunuar me studentët mbi çështje se si mund të trajtohen, zgjidhen dhe kapërcehen vështirësitë jo thjesht të përkthimit të fjalëpërfjalshëm, por edhe të karakterit kulturor. Si ilustrim Eleana Zhako solli shembuj nga praktika e saj në procesin e përkthimit të autorëve Mitrush Kuteli, Gëzim Qëndro, Fatos Lubonja, Elona Gjergo, Arian Leka, Ardian Vehbiu, Jeton Neziraj, Ylli Demneri, Elvira Dones etj.
Në fund të takimit përkthyesja Eleana Zhako paraqiti për të pranishmit projektin e saj lidhje me autorët shqiptarë që shkruajnë eseistikë dhe përfaqësimin e tyre përmes librave të veçantë apo një antologjie të eseistikës përkthyer në gjuhën greke.
#CreativeEurope4Books
#PoetekaAlbania
#TranslationinMotion
#Everything is translation
28 November 2021
HAMID GJYLBEGAJ - Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike
23 November 2021
TRANSLATION in MOTION: Eleana Zhako - intervistë në MCN TV
Intervistë e Eleana Zhakos, përkthyese nga gjuha shqipe në gjuhën greke dhe anasjelltas, fituese e Projektit TRANSLATION in MOTION (TiM),për qëndrim në Rezidencën për përkthyes letrarë në Tiranë (nëntor 2021) në një intervistë në MCN TV shprehet se, veç institucioneve e faktorëve të tjerë ndihmës e lehtësues në përkthimin e autorëve shqiptarë në gjuhë të huaja, edhe vetë shtëpitë botuese duhet të investojnë më tepër në që librat e autorëve që ata publikojnë në shqip të përkthehen dhe botohen në gjuhë të huaja të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Një arsye të mosfunksionimit si duhet të një sistemi të vlerave letrare dhe të përkthimit, përkthyesja Eleana Zhako e gjen te mungesa e kritikës së mirëfilltë letrare në Shqipëri. Kjo mungesë sjell pengesa që te lexuesi të mbërrijë i gjithë spektri i autorëve më të mirë, por sidomos edhe i autorëve të rinj, por premtues.
Gjatë intervistës ajo rrëfen aspekte të punës në lidhje me përkthimin e disa autorëve shqiptarë në greqisht, të tillë si Gëzim Qëndro, Fatos Lubonja, Elona Gjergo, si dhe paraqet projektin e vet më të ri mbi esestikën bashkëkohore shqiptare, të cilin ka në proces. Në intervistë ajo parashtron gjithashtu edhe faktin kur autorë që i përkasin minoritetit grek, të cilët kanë gjetur suksesin në shtetin fqinj, edhe pse të përkthyer në shqip, në shumë raste kalojnë pa u vënë re.
Si përkthyese fituese e bursës së programit TRANSLATION in MOTION (TiM), Eleana Zhako po punon për realizimin e projektit të saj mbi përkthimin e autorëve të tjerë shqiptarë në greqisht. Ky qëndrimi i saj në rezidencën e përkthyesit letrar në Tiranë i shërben njohjes, kontaktit me autorët, mbledhjes së materialit letrar, punës përgatitore dhe zgjedhjes së krijimtarisë së autorëve shqiptarë që lëvrojnë kryesisht eseistikën bashkëkohore shqiptare.
Projekti TiM bën pjesë në programin Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar në Shqipëri nga POETEKA.
#CreativeEurope4Books
#PoetekaAlbania
#TranslationinMotion
#Everything is translation!
16 November 2021
TRANSLATION in MOTION - Eleana Zhako - NË PROCES
PËRKTHIME NË PROCES: ELEANA ZHAKO – Rezidenca e Përkthyesit Letrar, Tiranë – Nëntor 2021.
Fatos Lubonja, fragment nga "Ridënimi" (Botimet Pērpjekja)
Origjinali në gjuhën shqipe: Sa e pyeta në ishte i martuar më tregoi për Vllastën që ishte në Pragë. "S'ka zot të na ndajë", më tha. Pastaj më tregoi se, kur e kishin thirrur në Komitetin e Partisë dhe i kishin kërkuar të bënte divorc, u qe përgjigjur duke i treguar për një zog i cili, kur i vdes partneri, ngjitet në lartësi, mbyll krahët dhe lëshohet gjersa përplaset me dheun, ku bëhet copë e thërrime. E ritakova përsëri në fillim të viteteve '80 në kampin e Ballshit. I kishin shtuar edhe dhjetë vjet të tjera, por Vllastën nuk e hiqte nga goja.
Përkthimi në greqisht:
Φατός Λουμπόνια, «Η επανακαταδίκη», Εκδόσεις Πληθώρα (ongoing).
Mετάφραση: Ελεάνα Ζιάκου
Μόλις τον ρώτησα αν ήταν παντρεμένος, μου μίλησε για τη Βλάστα, η οποία βρισκόταν στην Πράγα. «Ούτε ο θεός ο ίδιος δεν μπορεί να μας χωρίσει», μου είπε. Μετά μου αφηγήθηκε ότι όταν τον είχαν καλέσει στην Επιτροπή του Κόμματος και του είχαν ζητήσει να πάρει διαζύγιο, τους απάντησε μιλώντας τους για ένα πουλί, το οποίο όταν πεθαίνει το ταίρι του, ίπταται ψηλά, μαζεύει τα φτερά του και αφήνεται στην πτώση μέχρι που προσκρούει στο έδαφος και γίνεται κομμάτια. Τον συνάντησα ξανά στις αρχές του '80, στο στρατόπεδο του Μπαλς. Του είχαν προσθέσει άλλα δέκα χρόνια, μα οι αναφορές στη Βλάστα δεν είχαν τελειωμό.
Eleana Zhako është përkthyesja fituese e bursës së programit TRANSLATION in MOTION (TiM), për realizimin e një projekti mbi përkthimin e autorëve shqiptarë në greqisht. Qëndrimi i saj në rezidencën e përkthyesit letrar në Tiranë i shërben punës përgatitore dhe njohjes me krijimtarinë e autorëve shqiptarë që lëvrojnë kryesisht eseistikën, prozën dhe studimet mbi artin, me projektin e përzgjedhjes, përkthimit e publikimit të eseistikës bashkëkohore shqiptare në greqisht. Projekti TiM bën pjesë në programin Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar në Shqipëri nga POETEKA.
#CreativeEurope4Books
#PoetekaAlbania
#TranslationinMotion
#Everything is translation!
Për më shumë informacion:
https://poeteka.blogspot.com/2021/11/translation-in-motion-eleana-zhako-ne_9.html
09 November 2021
TRANSLATION in MOTION - Eleana Zhako - NË PROCES
PËRKTHIME NË PROCES: ELEANA ZHAKO – Rezidenca e Përkthyesit Letrar, Tiranë – Nëntor 2021.
Nga GËZIM QËNDRO – Fragment nga "Heronjtë janë të uritur"
Origjinali SHQIP:
"Mos vallë kjo hollësi nënkuptonte se çeta komandohej njëkohësisht nga dy kapedanë? Ndërkaq titulli i tablosë e thoshte fare shkoqur se çeta drejtohej nga Shahini pasi ato, asokohe, identifikoheshin në popull me emrin e kapedanit. Pra, kishte shumë të ngjarë që detaji të mos e kishte fare rëndësinë që po i jepja. Ky ishte nga ato zbulimet që me siguri nuk të shpinin askund. Mundej, pse jo, të ishte ndonjë lajthitje e autorit. Por edhe kjo nuk tingëllonte fort bindëse. "
Përkthimi në GREQISHT:
"Να σήμαινε ότι η ομάδα διοικούνταν ταυτόχρονα από δύο καπετάνιους; Ο τίτλος του πίνακα κατεδείκνυε ξεκάθαρα ότι αρχηγός ήταν ο Σαχίν, καθώς ο λαός συνήθιζε να ταυτίζει τις ανταρτομάδες με το όνομα των καπετάνιων τους. Υπήρχε λοιπόν το ενδεχόμενο, η λεπτομέρεια να μην είχε τη σημασία που της απέδιδα. Ήταν σίγουρα, μια ανακάλυψη που δεν οδηγούσε πουθενά. Ίσως - γιατί όχι - να επρόκειτο για κάποια αβλεψία του δημιουργού. Αλλά ούτε αυτό το ενδεχόμενο φάνταζε αρκετά πειστικό."
Eleana Zhako është fituesja e bursës së programit kulturor TRANSLATION in MOTION (TiM), për qëndrim një mujor në Tiranë, si pjesë e projektit CREATIVE EUROPE, mbështetur nga BE dhe realizuar nga POETEKA.
Eleana Zhako është fituesje e bursës së programit kulturor TRANSLATION in MOTION (TiM), për qëndrim një mujor në Tiranë, si pjesë e projektit CREATIVE EUROPE, mbështetur nga BE dhe realizuar në Shqipëri nga POETEKA.
#CreativeEurope4Books
#PoetekaAlbania
#TranslationinMotion
#Everything is translatio
03 November 2021
TRANSLATION in MOTION - Eleana Zhako në Rezidencën e Përkthyesit Letrar Tiranë
Eleana Zhako është fituesja e bursës së programit kulturor TRANSLATION in MOTION (TiM), për qëndrim një mujor në Tiranë, si pjesë e projektit CREATIVE EUROPE, mbështetur nga BE dhe realizuar nga POETEKA.
Eleana Zhako është përkthyese e spikatur dhe mjaft aktive e dygjuhësisë, pasi vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit ajo ka dhënë kontribute të çmuara në përcjelljen në greqisht të autorëve shqiptarë, bashkëkohorë dhe të traditës letrare, sikurse ka sjellë nga greqishtja në shqip emra të njohur të letërsisë greke, duke kontribuar kështu në pasurimin e fondit letrar e kulturor të të dy vendeve.
Mes përkthimeve të saj nga shqipja në greqisht përmenden veprat: "Ndërhyrjet e Z. Shyti", Ardian Vehbiu, (Plethora, 2018), "Fluturimi mbi Teatrin Kombëtar të Kosovës", Jeton Neziraj, (Plethora, 2019), "Më kujtohet", Ylli Demneri, (Plethora, 2020), "Tregime të moçme shqiptare", Mitrush Kuteli, (Ministria e Diasporës, 2021) apo më herët "Virgjëresha e betuar", Elvira Dones, (përkthyer për Festivalin Kulturor të Athinës, korrik 2017). Përkthyer nga Eleana Zhako nga shqipja në greqisht, në proces botimi janë edhe veprat "Heronjtë janë të uritur", nga Gëzim Qëndro, (Euroasia), "Ridënimi", Fatos Lubonja, (Plethora), "Spectrum", Elona Gjergo, (Literatus) etj.
Ndër veprat e autorëve grekë, përkthyer nga Eleana Zhako përmenden: "Vdes siç vdes një vend" me autor Dimitris Dimitriadis, (Zenit, 2015), që u vu në skenën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në shtator të 2017-ës në regji të Rozi Kostanit, "Erotika" e Janis Ricos, (Dituria, 2019), "Apokalipsi i Kasandrës", Dimitris Dimitriadis (Albas, 2019), "Asketika", Niko Kazanxaqis, (Zenit, 2021). Në proces botimi apo pune janë edhe disa vepra të tjera, mes të cilave janë "Balta", Kristo Armando Gjezo, (Pika pa sipërfaqe - në proces botimi), "Epitaf", Janis Ricos, (Albas - në proces botimi), "Jazra Grozny", Jazra Khaleed, (Multimedia Center - në proces përkthimi), "Hedh rrënjë", Kristina Frangeskaki (në proces përkthimi), "Pavdekësia e qenve", Kostas Mavrudhis (në proces përkthimi).
Eleana Zhako është diplomuar për Studime Europiane e Ndërkombëtare në Universitetin "Panteion" të Shkencave Sociale e Politike të Athinës si dhe për Gjuhë shqipe e Letërsi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Ajo është specializuar gjithashtu për të Drejtën e Mjedisit e të Energjisë nga Universiteti Katolik i Leuven-it në Belgjikë si dhe për Pedagogji Teatri nga Universiteti i Hapur i Qipros.
Prej shumë vitesh Eleana Zhako jeton në Bruksel dhe ka punuar për një periudhë kohe në institucionet e Bashkimit Europian, si specialiste në fushën e mjedisit dhe energjisë, të diplomacisë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë viteve të fundit ajo është angazhuar edhe me projekte kulturore e mjedisore në Shqipëri dhe Greqi.
#CreativeEurope4Books
#PoetekaAlbania
#TranslationinMotion
#Everything is translation
02 November 2021
TRANSLATION in MOTION (TiM) ZUZANA FINGER: Tiranë, tetor 2021
Në bashkëbisedim me gazetarin e kulturës Andri Xhahu, përkthyesja e letërsisë shqipe në gjermanisht, Zuzana Finger rrëfeu lidhjen e saj me Shqipërinë, shqiptarët dhe gjuhën shqipe, duke filluar prej vitit 1988 kohë kur, falë një ekskursioni organizuar nga universiteti në Gjermani, ku studionte asokohe, ajo do të vizitonte për herë të parë vendin më të izoluar europian edhe nga pikëpamja kulturore si dhe do i ndizej dëshira për studime të thelluara në albanologji.
Gjatë qëndrimit të saj në Rezidencën e Tiranës, përkthyesja Zuzana Finger kishte një aktivitet të dendur letrar:
I: Më 11 tetor 2021, në bashkëpunim me DAAD-Lektorat Albania, Departamentin e Gjuhës Gjermane në FGJH (Universiteti i Tiranës) dhe "Poeteka, u mbajt një "Punëtori përkthimore".
Veprimtaria kishte në fokus një Hyrje në teoritë e përkthimit letrar si dhe punë praktike në përkthimin e teksteve nga gjermanishtja në shqip, si bashkëpunim dhe ndihmë ndaj studentëve shqiptarë të gjermanistikës, prej nga pritet të mbërrijnë edhe përkthyes të rinj.
· Pjesa e parë e "Punëtorisë përkthimore" i shërbeu vetë-reflektimit të studentëve mbi rolin e përkthyesit letrar, si një "autor" që vendoset mes gjuhës së origjinalit dhe përkthimit.
· Pjesa e dytë e "Punëtorisë përkthimore" iu kushtua paraqitjes së praktikave të Zuzana Finger-it në përkthim, larmisë stilistikore e gjuhësore të secilit autor, teorive të ndryshme të përkthimit, diskutimeve mbi lirinë krijuese të përkthyesit, sjellë në formën e besnikërisë ndaj origjnalit apo përshtatjes së tij ndaj gjuhës dhe kulturës pritëse.
· Pjesa e tretë e "Punëtorisë përkthimore" mori formën e analizimit të punëve praktike të secilit prej studentëve gjatë përvojave përkthimore nga gjermanishtja në shqip. Studentët e gjermanistikës shkruan tekste të pavarura, në formë versionesh të të njëjtit autor në variante përkthimore të ndryshme.
· Në pjesën e katërt të "Punëtorisë përkthimore", studentët, në bashkëpumin me profesorët e tyre dhe përkthyesen Zuzana Finger, kryen ushtrime praktike mbi esenë "Notarë dhe Zhytës", duke krahasuar versionet e studentëve me versionin përfudimtar, i cili më parë ishte përkthyer nga Zuzana Finger dhe botuar në Gjermani.
II: Më 12 tetor 2021 përkthyesja Zugaza Finger mori pjesë në një ngjarje publike letrare kushtuar përkthimit, i cili organizuar në formën e intervistës së përkthyeses gjermane me shkrimtaren dhe përkthyesen shqiptare Ana Kove. Veprimtaria u organizua në Qendrën Kulturore "Berk" në Tiranë ku, veç studentë të gjermanistikë dhe sprofesorëve të gjuhës gjermane, gjithashtu përkthyes nga gjermanish ja në shqip, si Marsela Lika, Naviana Dosti, Bojana Spahija etj., morën pjesë edhe autorë të përkthyer më herët nga Zuzana Finger. Autori Arian Leka lexoi tekste të tij në shqip, ndërsa Zuzana Finger në gjermanisht, duke hapur kështu një diskutim mbi përkthimin.
III: Gjatë kohës së qëndrimit në Rezidencë e Tiranës përkthyesja Zuzana Finger vuri lidhje me autorë të shumtë shqiptare, tekstet e të cilëve i ka përkthyer më herët, si pjesë e një bashkëpunimi shumëvjeçar, mes tyre Stefan Çapaliku, Parid Teferiçi, Ledia Dushi, Ana Kove, Arian Leka, Enkel Demi, Ben Blushi, Gazmend Krasniqi etj. Ajo krijoi kontakte edhe me autorë me të rinj, përfshirë Belfjore Qose, Andreas Dushi, Lisiana Demiraj, Ledian Gjeci etj.
IV: Përveç autorëve dhe veprimtarive ku mori pjesë, përkthyesja Zuzana Finger kontaktoi edhe me disa botues shqiptarë si "Botime Pegi"-Tiranë, "Gjergj Fishta"-Lezhë" dhe "Onufri"-Tiranë. Ajo vizitoi gjithashtu "Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit" dhe "Qendrën Goethe", Tiranë me të cilat u parashikuan projekte e bashkëpunime për vitin që vjen.
V: Qëndrimit të përkthyeses Zuzana Finger në Rezidencën e Përkthyesit Letrar në Tiranë iu dha vemendje mediatike, përmes ftesave për intervista në "Radio Club FM", "Radio Tirana" si dhe në "TV News 24".
VI: Përveç këtyre, Zuzana Finger mori pjesë në veprimtari kulturore në Tiranë, të tilla si teatër dhe prezantime librash, mes të cilave përmenden shfaqja teatrore "Polic Behari", nga Stefan Çapaliku.
VII: Koha e qëndrimit në Rezidencë u shfrytëzua gjithashtu edhe për punë kërkimore e përkthime, pasi gjatë këtyre ditëve, në bashkëpunim me autorët, u përkthyern poezi nga Belfjore Qose dhe Entela Tabaku, si dhe ese nga Arian Leka.
VIII: Projektet e përkthimit që Zuzana Finger filloi në Rezidencën e Përkthyesit Letrar në Tiranë (Programi Translation in Motion), si pjesë e Projektit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar nga „Poeteka", do të publikohen në fillim të vitit të ardhshëm në gjuhën gjermane.
29 October 2021
Fwd: Arian Leka në POETAS DI(N)VERSOS, Edicioni XIII A Coruña
Arian Leka paraqet poezinë e tij në POETAS DI(N)VERSOS, edicioni XIII, zhvilluar në A Coruña.
POETAS DI(N)VERSOS është skenë mjaft e rëndësishme për poezinë në Spanjë, që përgjatë viteve ka mirëpritur leximet autoriale të poetëve si Mark Strand, Adam Zagajewski, Ana Blandiana, Raúl Zurita, Robert Pinsky, Xi Chuan, Antonio Gamoneda apo Joumana Haddad etj.
Arian Leka lexoi në gjuhën shqipe poezi të zgjedhura nga libri "Hartë memece për të mbyturit", përkthyer nga Maria Lado.
Një vështrim mbi tiparet e poezisë së Arian Lekës u bë nga Yolanda Castaño, poete, kritike letrare dhe njëkohësisht drejtuese e këtij programi.
Recitali poetik u nda mes Arian Lekës, poetes vendase Luz Campello dhe violonistit Florian Flashi i cili veç të tjerash, interpretoi për publikun veprën për violinë "Alla shqiptarçe" (A la Albanesa) të kompozitorit Vasil S. Tole.
12 October 2021
Translation in Motion (TiM): Zuzana Finger: WORKSHOP - HYRJE NË PËRKTHIMIN LETRAR
Studentët e Departamentit te Gjermanishtes në Universitetin e Tiranës morën pjese në një workshop mbi përkthimin letrar, në prani të përkthyeses Zuzana Finger.
Zuzana Finger, e cila përkthen nga gjuha shqipe, serbe, sllovake dhe çeke në gjermanisht, ndodhet në Tiranë në kuadër të programit të rezidencës së përkthyesve letrarë, si fituese e bursës europiane Translation in Motion (TiM), pjesë e programit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar nga „Poeteka".
Gjatë seminarit, studentët morën panoramën e punës përkthimore të Zuzana Finger ndër vite në lidhje me letërsinë shqiptare si dhe u njohën me qasje të ndryshme mbi teorinë dhe praktikat e përkthimit letrar.
Seminari u fokusua mbi realizimin e përkthimeve personale Zuzana Finger, por edhe mbi sporovat e studentëve, ku u diskutuar mbi vështiresi të ndryshme gjuhësore, veçanërisht gjatë përkthimit.
Vëmendja e mëtejshme e workshop-it u përqendrua në tekstet e shkrimtarit shqiptar Arian Leka, të tilla si fragmente nga eseja e tij e botuar së fundmi në gjuhën gjermane "Zhytësit dhe Notarët".
Në vijim të këtij seminari, më 12 tetor 2021,do të zhvillohet gjithashtu edhe një bisedë e hapur autor-përkthyes mes Arian Lekën dhe Zuzana Finger, si pjesë plotësuese e ketij workshop-i. Kjo bisede do të moderohet nga Anna Kove.
Data dhe vendi:
10/11/2021 | 09:30 – 13:00 | Workshop | Salla Argjiro (Biblioteka), Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, Tiranë, "Poeteka".
- 10/12/2021 | 19:00 | Bisedë me Arian Lekën dhe Zuzana Finger, moderimi Anna Kove | Berk, Tiranë
Aktiviteti organizohet nga DAAD-Lektorat Albania dhe Departamenti Gjuhes Gjermane ne FGJH, Universiteti i Tiranës dhe "Poeteka"
#CreativeEurope4Books
https://m.facebook.com/DAAD.Albania/photos/a.2149716908683895/3061280594194184/?type=3&source=48
Translation in Motion: Bashkëbisedim mes shkrimtarit Arian Leka dhe përkthyeses Zuzana Finger / Im Gespräch mit Arian Leka und Zuzana Finger
Bashkëbisedim mes shkrimtarit Arian Leka dhe përkthyeses Zuzana Finger
moderuar nga Ana Kove
Kur? 12.10.2021, ora 19:00
Ku? Berk, Tiranë
Një bisedë frymëzuese mes shkrimtarit Arian Leka dhe përkthyeses Zuzana Finger, e cila i udhëheq të dy drejt çështjes së përkthyeshmërisë së titullit të një prej teksteve më të fundit të autorit "Auschwitz der Meere" (Auschwitz detar). Kjo bisedë dëshmon kompleksitetin, por edhe shumëllojshmërinë që mund të sjellë një përkthim. Gjithashtu ajo tregon se autori dhe përkthyesi jo domosdoshmërisht janë dhe duhet të jenë gjithnjë dakord.
Pikërisht rreth kësaj "mosdakordësie produktive", hapësirave të ndryshme kulturore, regjistrave të llojllojshëm si dhe rrafsheve të shumëllojshme stilistike do të flasin të martën në darkë shkrimtari Arian Leka dhe përkthyesja Zuzana Finger, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të programit të rezidencës së përkthyesve letrarë "Poeteka". Zuzana Finger është fituese e bursës europiane Translation in Motion (TiM), pjesë e programit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar nga „Poeteka".
Bisedën do ta moderojë Ana Kove. Aktiviteti do të zhvillohet kryesisht ne gjuhën shqipe.
Të interesuarit luten të regjistrohen paraprakisht në info@berk.al
Ky aktivitet organizohet nga DAAD Lektorat Albania dhe Departamenti Gjermanistikes, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT.
#CreativeEurope4Books
Im Gespräch mit Arian Leka und Zuzana Finger
moderiert von Anna Kove
Wann? 12|10|2021, 19:00
Wo? Berk, Tirana
Eine anregende Diskussion zwischen dem Autor Arian Leka und der Übersetzerin Zuzana Finger, die die beiden zur Frage nach der Übersetzbarkeit des Titels eines seiner aktuellen Texte „Das Auschwitz der Meere" führten, steht beispielhaft für die Komplexität aber auch für die Vielfalt, die sich aus einer Übersetzung ergeben können.
Es zeigt auch, dass sich Autor*in und Übersetzer*in nicht immer einig sind und sein müssen. Über den Umgang mit dieser „produktiven Uneinigkeit", verschiedenen kulturellen Räumen, unterschiedlichen Registern und vielfältigen stilistischen Ebenen sprechen am Dienstagabend der Autor Arian Leka und die Übersetzerin Zuzana Finger, die im Rahmen des Residenzprogramms „Poeteka" in Tirana zu Gast ist. Zuzana Finger ist Gewinnerin des Europäischen Stipendiums Translation in Motion (TiM), Teil des Programms Creative Europe, gefördert von der EU und veranstaltet von „Poeteka".
Moderiert wird das Gespräch von Anna Kove. Die Veranstaltung wird vorwiegend in albanischer Sprache stattfinden.
Interessierte werden gebeten, sich im Voraus anzumelden: info@berk.al
03 October 2021
TRANSLATION in MOTION - Dr. Zuzana Finger në Rezidencën e Përkthyesit Letrar Tiranë
02 October 2021
VEPRA E PLOTË E ETËHEM HAXHIADEMIT - Botime POETEKA
30 September 2021
Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit / International Translation Day
26 September 2021
Sept 26: European Day of Languages - European Day of Languages - Ditën Europiane të Gjuhëve
Me nismën e Këshillit të Europës dhe Komisionin Europian në Strazburg, duke filluar nga viti 2001, çdo 26 shtator festohet Dita Europiane e Gjuhëve.
Veprimtaritë ne kuadrin e kësaj dite theksojnë diversitetin gjuhësor dhe promovojnë të mësuarit e gjuhëve.
Kurrë më shumë se sot nuk ka pasur mundësi për të punuar dhe studiuar në vende të ndryshme europiane, por mungesa e kompetencave gjuhësore bëhet pengesë për shumë njerëz të përfitojnë prej tyre.
Pse një Ditë Europiane për Gjuhët?
Të mësosh gjuhën e tjetrit është një mënyrë për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin dhe për të kapërcyer barrierat kulturore. Vetëm anglishtja nuk mjafton.
Europa është e pasur në gjuhë - 225 gjuhë vendase në Europë, afërsisht 3% e totalit botëror dhe shumë të tjera vetëm të folura nga qytetarë me origjinë familjare nga kontinente të tjerë.
Ky është një burim I rëndësishëm që duhet njohur dhe vlerësuar.
Të mëdhenj e të vegjël përfitojnë nga të mësuarit e gjuhëve. Kurrë nuk je i moshuar për të mësuar një gjuhë dhe të shijosh mundësitë që të jep ajo.
Gjuhët janë të lidhura me njëra-tjetrën si anëtarët e një familjeje. Shumë gjuhë europiane i përkasin familjes së madhe indo-europiane. Shumë gjuhë europiane u përkasin 3 grupeve të mëdha : gjermanike, romane dhe sllave. Familja e gjuhëve gjermanike përfshin danishten, norvegjishten, suedishten, islandishten, gjermanishten, holandishten, anglishten etj. Gjuhët latine përfshijnë italishten, frëngjishten, spanjishten, portugalishten dhe rumanishten etj. Gjuhët sllave përfshijnë rusishten, ukrainishten, bjellorusishten, polonishten, çekishten, sllovakishten, sllovenishten, serbishten, kroatishten, maqedonishten, bullgarishten etj. Shumë gjuhë europiane përdorin alfabetin latin. Disa gjuhë sllave përdorin alfabetin cirilik. Greqishtja, armenishtja, gjeorgjishtja etj., kanë alfabetin e tyre. Shumë shtete europiane kanë një numër të caktuar gjuhësh rajonale ose minoritare, disa prej të cilave kanë marrë status zyrtar...
Le të festojmë së bashku Ditën Europiane të Gjuhëve !
24 September 2021
READING BALKANS - Ballkanasit lexojnë / Lexojmë ballkanasit !
16 September 2021
NEW PROJECT: Translation in Motion
Translation in Motion është një nismë ndërkombëtare, që po zbatohet prej muajit shkurt 2021 nga një grup qendrash përkthimi nga tetë vende evropiane nga Ballkani Perëndimor dhe shtetet anëtare të BE-së. Kjo nismë synon të nxisë dhe ndihmojë rritjen e numrit, diversitetit dhe cilësisë së veprave letrare të përkthyera në dispozicion të lexuesve në të gjithë Evropën.
Ne besojmë se përkthyesit letrarë janë ambasadorë me ndikim të fuqishëm për nxitur dialogun ndërkulturor. Përkthyesit, duke i mundësuar audiencës qasje në pasurinë e letërsisë të shkruar në gjuhë të tjera, bëhen aktorët kryesorë të pasurimit reciprok të letërsisë dhe kulturës evropiane.
Ne i konsiderojmë qendrat dhe rezidencat e përkthimit letrar si institucione strategjike që mbështesin krijimin e përkthimeve cilësore letrare. Ata u ofrojnë përkthyesve kohë për punë krijuese, që të përqendrohen në një projekt përkthimi letrar, mundësi për t'u bërë pjesë e kulturës dhe gjuhës burimore vendase të përkthimit të tyre, për të hulumtuar, për të zbuluar zëra të rinj letrarë dhe për të shkëmbyer me kolegët.
Nisma Translation in Motion, do të mbështesë mobilitetin ndërkombëtar dhe zhvillimin profesional të përkthyesve letrarë që punojnë nga dhe në gjuhët e Ballkanit Perëndimor, si dhe rrjetëzimin dhe shtrirjen e rezidencave të përkthimit duke ofruar:
· Rezidenca përkthimi për përkthyesit letrarë që punojnë nga dhe në gjuhët e Ballkanit Perëndimor në nëntë qendra në Evropë
· Punëtori ndërkombëtare për përkthyes letrarë që punojnë në gjuhët e Ballkanit Perëndimor
· Mundësi rrjetëzimi dhe shkëmbimesh për rezidencat e përkthimit në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e tjera evropiane, me qëllim ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të punës së tyre dinamike
· Një hartëzim gjithëpërfshirës të gjitha rezidencave të përkthimit në të gjithë Evropën, së bashku me përshkrimin e modeleve dhe programeve të tyre të biznesit
Projekti do të lidhë qendrat relativisht të reja të përkthimit nga Ballkani Perëndimor me organizata të ngjashme në pjesë të tjera të Evropës dhe do t'u japë atyre vend të barabartë në aktivitetet e ardhshme të përbashkëta të rrjetit evropian RECIT. Gjatë zbatimit të tij, nëpërmjet bashkëpunimit, projekti do të krijojë kontakte të reja në mjedisin e përkthyesve në të gjithë Evropën, por edhe lidhur me librin dhe sektorin letrar në përgjithësi, si dhe me hartuesit e politikave kulturore.
Punëtoritë e zhvillimit profesional do të hedhin themelet e një sistemi të qëndrueshëm për trajnim profesional në fushën e përkthimit letrar në Ballkanin Perëndimor, që do të rrisë punësimin, besimin dhe motivimin e përkthyesve letrarë, që punojnë nga dhe në gjuhët e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë mënyrë, projekti Translation in Motion ka të bëjë me një rrjedhë të larmishme dhe të gjallë të letërsisë së përkthyer në gjuhët evropiane dhe partneritete të reja dhe afatgjata, të bazuara në barazi dhe mirëkuptim reciprok.
Rrjeti evropian RECIT po bashkëpunon për këtë projekt me rezidenca letrare nga e gjithë Evropa – duke filluar nga Ventspils (Letoni) në veri, deri në Tiranë (Shqipëri) në jug.
Partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë përfshijnë:
Collège International des traducteurs littéraires në Arles (France)
Krokodil në Beograd (Serbi)
Open Cultural Forum në Cetinje (Mali i Zi)
Baltic Centre for Writers and Translators në Gotland (Suedi)
Goten në Shkup (Maqedoni e Veriut)
Next Page/ Literature and Translation House në Sofie (Bullgari)
Poeteka në Tiranë (Shqipëri)
International Writers' and Translators' House në Ventspils (Latvia)
National Centre for Writing në Norwich (Britani e Madhe) dhe British Centre for Literary Translation në Norwich (Britani e Madhe)
Projekti Translation in Motion (1/2/21-31/8/23) bashkëfinancohet nga programi Evropa Krijuese e Bashkimit Evropian.
Shihni videon zyrtare rreth prezantimit të projektit Translation in Motion
Ndiqni website e RECIT për të mësuar të rejat rreth zbatimit të këtij projekti.
@europe-creative