CREATIVE NONFICTION - Hwang Bo-reum
A është vërtet leximi humbje kohe? Një mendim i tillë më mbush me tmerr! Psherëtiva nga mosbesimi. Pastaj, një tjetër mendim më ngacmoi trurin. A nuk kam lexuar edhe më parë rreth kësaj gjëje? Nxora librin e shkrimtarit Patrick Süskind i cili, besnik ndaj titullit përbëhet nga 3 tregime të shkurtra dhe një ese personale. Ja ku ishte.
Në tregimin e fundit, "Amnezia në Letërsi", ai përshkruan se si, pavarësisht se lexoi me ngulm për më shumë se tri dekada, sot mezi kujton detajet e ndonjë libri. Edhe unë sapo kisha përjetuar të njëjtën "humbje të kujtesës letrare". Süskind shkruan: "Nëse nuk ruajmë as edhe një hije kujtese, pavarësisht se librin e kemi lexuar vetëm kohët e fundit, atëherë pse lexojmë?"
Süskind arrin në përfundimin se leximi nuk ka të bëjë me kujtesën, por me ndryshimin që mund të vijë nga leximi i një libri. Ju mund ta transformoni jetën tuaj. Patric Süskind beson se kjo është arsyeja pse lexojmë. E përsëris këtë nën zë, duke u ndjerë i ngushëlluar dhe duke ditur se nëse jam një njeri paksa i ndryshëm pasi lexoj një libër, e kjo është mirë edhe pse nuk mbaj mend çdo fjalë të tij...👇