16 February 2026

Magdalena Blažević - Magdalena Blažević

REZIDENCA LETRARE Magdalena Blažević

PROFIL AUTORI: Magdalena Blažević është autorja fituese që hap veprimtaritë e rezidencës letrare "POETEKA – Tirana in Between" për vitin 2026, organizuar nga Poeteka, në partneritet me rrjetin ndërkombëtar TRADUKI, që mbështet përkthimin letrar, botimin dhe shkëmbimin kulturor, në Europën Juglindore dhe Lindore.

Romani i saj i parë "U kasno ljeto / Në fund të verës " u botua në vitin 2022 nga "Fraktura" dhe është cilësuar nga kritika letrare si një roman i jashtëzakonshëm antiluftë, i shkruar poetikisht. Për këtë roman Magdalena Blažević u vlerësua me çmimin letrare "Tportal", si romani më i mirë kroat në vitin 2022. Vepra u nominua gjithashtu edhe për Çmimin Letrar të Dublinit dhe Prix des Étudiants d'Études slaves de la Sorbonne.Vepra është përkthyer edhe në anglisht, frëngjisht, italisht, maqedonisht, sllovenisht dhe në gjuhën katalanase.

"Si mund të jetë e njëjtë bota pas krimeve, masakrave dhe luftës që lë pas armiqësi? Të njëjtat pyetje kanë personazhet, por edhe lexuesit kur përfundojnë këtë libër që lidhet me fatin njerëzor të një shoqërie të ndërtuar mbi përçarjen dhe urrejtjen, edhe pse kjo vepër është shkruar në mënyrë të shkënqyer kundër luftës e që foli poetikisht për vdekjen tragjike të një vajze që sapo kishte filluar të jetonte." - Marinko Krmpotić.

"Lirik, gjithë atmosferë dhe njerëzor, romani "U kasno ljeto" arrin të krijojë një imazh dhe ndjesi të një peizazhi të braktisur dhe të harruar të një vendi të shkatërruar nga lufta. Pa u dalur në historiografinë e ngjarjes dhe as në sfondin ideologjik të kontekstit, Blažević i bën homazh viktimave të pafajshme, duke përshkruar një vuajtje. Kjo është arsyeja pse, teksa lexoni këtë roman, zgjoni empatinë, humanizmin, mirëkuptimin dhe dëlirësi në veten tuaj. Shmangeni këtë libër nëse e keni më të lehtë dhe ju duket më bukur të rrini larg, periferive gjeografike, shoqërore, historike dhe të gjitha periferive të tjera, sepse secila prej tyre është e endur me kujdes në të, në të njëjtën mënyrë siç vetëm një grua mund të endë të padukshmen dhe të harruarën." - Adna Muslija.

"A është romani "U kasno ljeto" një himn kundër luftës? Ky roman sigurisht që mund të lexohet në atë mënyrë, por do të thoja se është më shumë si një himn tjetër për jetën e vështirë, por sensuale në Bosnjën rurale, një tjetër festë ekstatike e vuajtjeve të tmerrshme, në një hapësirë midis erosit dhe thanatosit, nga e cila thjesht nuk ka rrugëdalje." - Dunja Ilić.

Më shumë për autoren:
https://poeteka.blogspot.com/2025/12/rezidenca-letrare-poeteka-tirana-in.html

Më shumë për vepën:

https://penbih.ba/2023/01/zenska-citaonica-kritika-u-kasno-ljeto-poetski-roman-atmosfere-stradanja/

https://www.novilist.hr/ostalo/kultura/knjizevnost/magdalena-blazevic-u-kasno-ljeto-izniman-poetski-napisan-antiratni-roman/

https://www.journal.hr/kultura/knjige/ilina-cenov-u-kasno-ljeto/

https://booksa.hr/kritike/ekstaticna-svetkovina-kosmarne-patnje

Total Pageviews