16 February 2026

POETEKA - TIRANA IN BETWEEN, 2026 - Magdalena Blažević

REZIDENCA LETRARE POETEKA - TIRANA IN BETWEEN, 2026

PROFIL AUTORI: Magdalena Blažević është autorja fituese që hap veprimtaritë e rezidencës letrare "POETEKA – Tirana in Between" për vitin 2026, organizuar nga Poeteka, në partneritet me rrjetin ndërkombëtar TRADUKI, që mbështet përkthimin letrar, botimin dhe shkëmbimin kulturor, në Europën Juglindore dhe Lindore.

Në vijim recensioni i kritikes letrare Melida Travančić mbi librin e "Sezona berbe, Fraktura, 2023), që u rendit në listën e ngushtë për çmimin letrar "Tportal" dhe u u përkthye në katalanisht.

"Pse ndodh që, sa herë dëgjojmë (qoftë edhe njoftime) se një vepër letrare ka si temë dashurinë, mendojmë se kemi të bëjmë me një tjetër histori patetike (për braktisjen dhe pamundësinë e vazhdimit të jetës). A e pyet veten bota (ose dikush nga kjo botë) se çfarë është dashuria? Si mund ta përkufizojmë dashurinë? Nuk ka një përgjigje të saktë për këtë pyetje (siç dhe për pyetjen se çfarë është arti nuk ka një përgjigje të saktë), secili e përkufizon dashurinë në mënyrën e vet unike, por ndoshta shpjegimi më i mirë (dhe më i afërt) i dashurisë u dha nga André Breton, kur deklaroi se dashuria nuk përkufizohet, por ndihet. Me këtë roman Magdalena Blažević ndryshoi perspektivën tonë, na nxori jashtë kornizave, duke pyetur dhe kujtuar me historinë e protagonisteve (Una dhe Ida) se çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi arritur të bëjmë ndërsa jetojmë midis zhurmës dhe heshtjes, reales dhe joreales, midis fantazisë dhe ëndrrave.

Romani hap disa mundësi leximi. Është një rrëfim për të kaluarën dhe të tashmen, për njerëzit, pamundësinë e komunikimit, për dashurinë, vdekjen, por është gjithashtu edhe një rrëfim për luftën, një rrëfim për përdhunimin, një tragjedi familjare, një rrëfim për marrëdhëniet familjare (të shënuara nga humbja e një fëmije dhe pamundësia e marrëdhënieve funksionale të atyre që mbijetuan baba-nënë-bijë), një rrëfim për hapësirën boshe (që njeriu lë pas), për vendet dhe qytetet e braktisura dhe, së fundmi, edhe një rrëfim se si fotografia bëhet letërsi dhe si letërsia bëhet fotografi.

Vepra nuk i shmanget temës së luftës (këtë herë përmes skenës së robërisë dhe përdhunimit të një gruaje), por e bën këtë në një mënyrë paksa të ndryshme, për luftën nuk flitet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por gjithçka jepet përmes britmës së një gruaje dhe britmës së një fëmije, të cilat në këtë roman janë po aq të tmerrshme dhe tronditëse sa dhe skena të luftimeve në vijën e frontit dhe skena të ushtarëve të vdekur - të cilat i hasim shpesh kur bëhet fjalë për romane me këtë temë: një kujtesë që na bën të kuptojmë se nuk kemi harruar se çfarë jemi, se në cilën botë jetojmë, cila është marrëdhënia midis së mirës dhe së keqes. (a ekziston më një marrëdhënie e tillë?) dhe si i përballojmë emocionet, kujtimet dhe të kaluarën.

Romani e "Stina e vjeljes" së shkrimtares i Magdalena Blažević është një histori e pazakontë për lojën marramendëse të mallit, imagjinatës dhe kërkimit të jetës "së humbur" të një gruaje e cila, gjatë këij kërkimi, zhytet gjithnjë e më thellë në të kaluarën. Vepra na dekurajon kryesisht nga besimi se dashuria do të thotë vetëm dashuri dhe se duke shkruar për të rrezikon të të shkasësh në patetikë. Ky roman është një përgjigje për pyetjen se sa e njohim veten dhe sa e njohim botën (e brendshme) të të tjerëve, nëse është e mundur të vendosim një ekuilibër midis këtyre dy botëve (nesh dhe njerëzve të afërt me ne).

https://www.oslobodjenje.ba/kun/kultura/roman-sezona-berbe-magdalene-blazevic-kad-fotografija-postane-knjizevnost-921758/

Total Pageviews