05 March 2016
TIRANA IN BETWEEN - WRITERS AND LITERARY TRANSLATORS IN RESIDENCE
03 March 2016
10 vjet Poeteka… dhe poezia vazhdon
Përvjetori: 10 vjet Poeteka… dhe poezia vazhdon
Nga Suadela Balliu: Përvjetori: 10 vjet Poeteka… dhe poezia vazhdon
…ashtu si ëndrra e atyre që besuan tek ushqimi i shpirtit, te vargjet si mënyrë të jetuari, që i hapën velat e lundruan në qytetërime, epoka, kultura e gjuhë për t'i dhënë zërin poezisë… Në dhjetë vite prej themelimit "Poeteka" është bërë vula shqiptare që rrëzon kufijtë e letërsisë, jo vetëm si Festival Ndërkombëtar , por edhe si revistë letrare që u jep mundësi poetëve, shkrimtarëve e përkthyesve të rinj, si shtëpi botuese që sjell në shqip letërsinë bashkëkohore ballkanike dhe Rezidencën e Shkrimtarit , duke e bërë kryeqytetin destinacionine e kërkuar prej autorëve nga Ballkani dhe Europa Juglindore. Një lundrim përmes kujtimesh dhe përvojash.
___________________
…Mole të thyer. Direkë të shtrembër
ngulur thellë në çaçkë të anijes
para se kryqet shfaqen në ëndërr.
Rrugët bien me erën ngulur pas shpine.
Mendja kthen për një natë në Epidamn.
Kujtesa regjet nga kripa, mbledh lule mërsine…
Të lashtin Epidamn evokoi poeti, i ndihur nga miqtë dhe vela letre i veshi anijes, që pas lundrimit në dete të hapur ankoroi në Dyrrahun ku kishin shkelur ilirët, bizantinët, venedikasit…
Muret Bizantine dhe Torra Veneciane në Durrës, simbole fortifikimesh në kohë luftërash dhjetë vjet të shkuar u bënë shtëpi e parë për një grup poetësh, artistësh e dashamirësish të letërsisë për të mbajtur të parin edicion të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë dhe Letërsisë, pagëzuar me emrin "Poeteka" .
Ishte poeti dhe shkrimtari Arian Leka, (vargjet e të cilit thërrasin Epidamnin në krye, shkëputur nga "Libër Deti" ) themeluesi i kësaj nisme që ka shkelur në të njëmbëdhjetin vit , duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion të poezisë nga e gjithë bota. Fqinjë nga Mali i Zi e Kroacia, Greqia, Serbia Kosova, Bosnja Maqedonia, të ardhur nga vise të lindjes si Turqia, Rumania, Bullgaria apo Rusia, emra të njohur të letërsisë nga Italia, Portugalia, Spanja e Holanda, Sllovenia, Gjermania, Franca, Izraeli e deri nga Amerika ishin pjesëmarrësit në këtë festë të madhe të poezisë, që e desh këtë të fundit ta shihte më shumë sesa art i lexuar zëshëm në publik – për të gjithë ata që nuk ishin mësuar të shihnin tubime të kësillojta në sheshe e vende me qiell të hapur – të bëhej mënyrë jetese. Për ta nxjerrë poezinë prej fletëve të librave dhe për t'i dhënë jetë mes njerëzish.
Ata që e kanë përjetuar prej vitit të parë- ideja u ngjiz më 2004 –ën në një mbrëmje që u quajt si parafestival, e cila e bëri gati tokën për të mbjellë farën e poezisë – e kujtojnë si të ishte dje, kur në ato ditë të ngrohta vere Durrësi bëhej epiqendër e kulturës, ku jetohej dhe festohej.
E mbështetur në muret e traditës dhe shijes klasike, ku statujat e antikitetit në sfond do merrnin tjetër ngjyrë nga drita e poezisë, me kalimin e viteve "Poeteka" do i hidhte sytë edhe përtej, për ta prekur me pëllëmbë të gjithë Shqipërinë. Stacione mikpritëse do të bëheshin Tirana, Berati, Elbasani, Shkodra, Kruja , Vlora e Pogradeci , ku komuniteti që rritej çdo herë e më shumë me shkrimtarë, përkthyes, kritikë, eseistë, botues jo vetëm flisnin me poezinë dhe për poezinë, por e zgjeruan fushën e diskutimit me tema si "Liter (N) atura" – konferencë shkencore në Përmetin e atij që e deshi shumë dhe aq shumë i shkroi natyrës, Naim Frashërit apo në Dhërmiun e Petro Markos , apo "Meta(l)f(l)ora"- ku metafora në poezi bëhet aq krijuese edhe me gjetjet vizuale që e qasnin poezinë kah bashkëkohësia dhe shijet moderne. Për të kapur ritmin dhe ecur përkrah rrymave dhe tendencave botërore të letërsisë – një letërsi e penguar dhe e ndaluar prej diktaturës komuniste. Edhe kësaj letërsie të penguar e të ndaluar Poeteka i kushtoi vëmendje në edicionet e festivaleve të saj. "Ballkon-Ballkan" ishte një tjetër temë e rëndësishme që hodhi farën e parë të njohjes së letërsisë dhe kulturës së tjetrit, kaq të afërt e kaq çuditërisht të panjohur. Shumë autorë ballkanas u përkthyen në gjuhën shqipe -në poezi e prozë- përkthime që tashmë janë pjesë e kolanës së botimeve "Poeteka" , e cila sjell më të mirën e letërsisë ballkanike. Të gjithë autorët e botuar e kanë shkelur Shqipërinë përmes nismave të Poetekës. Tashmë organizatorët janë të lumtur që duke e sjellë letërsinë ballkanase në Shqipëri, ajo u bë e njohur dhe të tjerë ente e kanë parë të volitshme për të përkthyes më shumë autorë të rajonit.
"TRANSPport: Në gjuhën e "TJETRIT"- Përkthimi si arti i hollë që ndan besnikërinë me tradhtinë e një teksti apo autori, një kulture apo një kumti , ka qenë gjithashtu në fokusin e vazhdueshëm jo vetëm të Festivalit, por edhe revistës kulturore e letrare "Poeteka" , e përtremuajshmja që lindi fill me këtë festival , duke i numëruar 38 kopertina tashmë e prej një viti është e vetmja revistë shqiptare pjesë e rrjetit më të madh të revistave kulturore europiane EUROZINE që lidh 80 revista partnere dhe shumë e shumë revista dhe institucione partnere që bashkëpunojnë mes tyre pothuajse në të gjitha vendet europiane.
Në faqet e revistës Poeteka një hapësirë i kushtohet këndit dygjuhësh, ku letërsia në prozë apo poezi vjen e ballafaquar në origjinal dhe përkthim e një hapësirë të konsiderueshme kanë edhe përkthyesit e rinj, për të mos lënë këtë art vetëm me shkollën e vjetër , por duke e pasuruar me prurje të reja.
…Recital poezish, poezi-film, dance-poezi, sound-poezi, poezi-performancë, muzikë e art pamor… Në këta dhjetë vjet Poeteka është bashkuar dhe ka rrugëtuar edhe me artet e tjera për të sjellë larmi në ditët e saj të festimeve, por edhe ndarjes së mendimeve mbi çka e shqetëson letërsinë. Temat tabu në letërsinë shqiptare, Çështjet e lirisë në shoqërinë shqiptare të para viteve '90 dhe në shoqërinë e sotme, Mitet e reja – mythopoeia e atdheut në gjuhën shqipe dhe në poezinë shqiptare, Njeriu i Ri si një temë totemike në realizmin socialist shqiptar, Propaganda e fshehur në aktivitetin filatelik, Rreziku i kthimit të formave të diktaturës përmes autoritarizmit, populizmi dhe kulturës masive, etj. Europianizim / Ballkanizim, Pavarësimi i mendjeve në 100-vjetorin e Pavarësisë, Pushteti i humbur i poetëve në shoqëritë e sotme.- Kalimi nga shoqëria e spektaklit drejt shoqërisë me kulturë karaoke, Nënshtrimi i depolitizuar estetik në shoqëritë posttotalitare, Kundërshtarë dhe kundërshtues, Multikulti & Feminizmi. ..Këto e shumë të tjera kanë merituar diskutimin dhe vëmendjen e komuniteti të shkrimtarëve , përkthyesve e kritikëve.
Muze arkeologjikë, amfiteatro, qoshka intime, salla teatri, kisha mesjetare, rrënoja antikiteti, bare dhe klube tendencë kanë qenë disa nga vendet që kanë mirëpritur miqtë e poezisë nga Shqipëria e përtej.
Poezi në gurë, poezi në verë, poezi në shkrime të shenjta …format për ta prurë kanë qenë nga më të çuditshmet dhe kreativet.
Çanta, bluza, qeleshe, shishe vere , unaza…kanë qenë suveniret që pjesëmarrësit kanë marrë vulosur me markën "Poeteka" dhe me shijen shqiptare.
Një festival nuk kuptohet pa çmimet dhe Poeteka i ka shpërndarë disa gjatë këtyre viteve të cilët kanë udhëtuar në vende të ndryshme të botës. Çmimi "Liburna", Çmimi "Criterion", Çmimi "Nositi" dhe "Unaza Poeteka" – një çmim që simbolizon martesën me poezinë e gdhendur me Dyrrahun emblematikë në argjend janë dhënë për emra të njohur të letërsisë europiane si poetesha italiane Maria Luisa Spaziani , njëherazi edhe presidente e Qendrës Ndërkombëtare "Eugenio Montale" apo poetit portugez Casimiro de Brito.
Jo vetëm poetë të huaj, por edhe ata shumë të dashurit shqiptarë…Ata që kanë ndjekur rrugëtimin e Poetekës kanë pasur fatin të dëgjojnë përsëgjalli zërin e Ali Podrimjes tek reciton…një rast i rrallë që për fat të keq nuk vjen më, pasi poeti është ndarë nga jeta.
Nga mikpritës për disa ditë, Poeteka prej tre vitesh i ka hapur dyert e saj gjatë gjithë vitit duke pritur shkrimtarë e përkthyes nga Ballkani e Europa Juglindore, në Rezidencën e Shkrimtarit, shtëpia që strehon çdo muaj një shkrimtar a përkthyes, i cili e zgjedh Tiranën si një destinacion për projekt letrar .
"Tirana in Betëeen" është pagëzuar kjo veprimtari e organizuar nga Poeteka, me mbështetjen e rrjetit letrar TRADUKI, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë. Janë 17 shkrimtarë që e kanë njohur Shqipërinë duke jetuar një muaj në Rezidencën e Shkrimtarit dhe Përkthyesit Letrar.
Poezi, tregime, përjetime personale janë gjurmët që këta shkrimtarë kanë lënë për Shqipërinë . Janë më shumë se 600 faqe material i shkruar në këta vite nga të gjithë ata që e kanë njohur Shqipërinë përmes Poetekës.
Për ta bërë monedhë të qarkullueshme në më shumë duar lexuesish, Poeteka mendoi që përvojën një mujore të secilit prej shkrimtarëve të kësaj rezidence, ta sillte në format kartoline. Një copëz trashëgimie kulturore, një kafene e ngrohtë, një librari apo një kostum tradicional, ëmbëlsuar me poezi apo pjesë nga proza e këtyre shkrimtarëve të ardhur nga Ballkani dhe Europa. Një monedhë të qarkullueshme me formën e një kartoline që nismëtarët kanë preferuar ta shpërndajnë falas në libraritë e kryeqytetit. Shpesh gjërat e bukura, nuk janë ato më të kushtueshmet. Kjo veprimtari e Poetekës, ka hyrë në vitin e saj të katërt, ndërsa në ditët e para të marsit shtëpia e shkrimtarëve do të mirëpresë autoren kroate , Petra Rosandic e kështu muaj pas muaji do të vijnë fituesit e bursës për vitin 2016.
Dhjetë vjet mund të jenë një kapsitje sysh e Zotit, mund të duket sikur ka qenë vetëm dje e gjithë kjo përvojë…Koha shpesh e humbet nocionin për atë që lundron në dete…edhe kur ky ka ngjyrën e letrës dhe shijen e poezisë, por ajo çka mbetet pas është një histori…e cila nuk ka në plan të mbetet në nostalgjinë e së shkuarës. Organizatorët kanë nisur punën dhe përgatitjet si velat e anijes që u shtrinë atëmot, më 2005 –ën.
Epidamn! Mbret Epidamn!
Në jerm flet gjuhën që flisje, me thikë shkruan mbi
argjilë gjuhë tjetër. Nuk e dije. Nuk kishe si ta dije
se thika që përdore për të prerë fyte, përdorej për të
prerë dhe letër.
Mbret Epidamn! Pëlqeve Adriatikun.
Në trup fshehe det tjetër…
http://www.mapo.al/2016/03/pervjetori-10-vjet-poeteka-dhe-poezia-vazhdon
01 March 2016
......mbi gotat me verë / si një puthje intime: Gëzuar! Gëzuar, ditëlindja ime!
1 MARS - XHEVAHIR SPAHIU
TE "GUVA"
Pi me ditën time te "Guva".
Gurët një dritë të fshehtë lëshojnë
të ndriçojnë terrin brenda meje.
O shtjellë e ngurosur:
Pranë Orës së qytetit të absurdit,
ma shuaj këtë etje burri.
Rrëkëllej kujtime.
Çikënganjëçikë.
Një gllënjkë, një vit.
Pi me një gotë antike
kapërthyer nga gjarpri.
A thua me të të ketë pirë Homeri?
A ta kete mbushur Baku vete?
Një gotë verë:
hardhi Ilirie – kokolobo, baliska, serini.
Gëzuar!
Vete e djeshme, e sotme, e tejshme.
Gëzuar!
Dy duar, dy buzë, dy gjethe ulliri.
Gëzuar!
Mes gurëve
sytë e Papa Vojtilës
si puse të thellë;
humboj,
pres të rrahin krahët pëllumbat
në shpellë.
Mu në mes të Tiranës, qytet i absurdit.
Hesht siç dinë të heshtin shpellat, shpella.
Asnjë Amaltea.
Për pakëz tambël mbi buzët e çara,
të merrte arratinë shtara.
E dini? Si s'e dini.
Nga shpella në shpellë udhëton njerëzimi.
Pika e gjakut rrëzohet
nga zemra në humbellë,
gurët si gurë Sizifi mbi krye.
Dashamiri zgjat duart
mos na bjerë guri mbi kokë,
si Pirros.
Ki mëshire, o grua botërore.
Na hidh ca fletë trëndafili,
në vend të gurit
mbi gotat me verë.
Si një puthje intime.
Gëzuar!
Gëzuar, ditëlindja ime.
1 mars 2004
11 February 2016
Residenca letrare “Tirana in Between” 2016 - Writer in Residence
POETEKA shpall 5 fituesit e parë për Rezidencën letrare "Tirana in Between" 2016. Pesë autorët e parë nga Europa Qendrore dhe Juglindore, fitues të bursave të shkrimtarëve dhe përkthyesve letrarë:
- Petra ROSANDIĆ – Kroaci - muaji MARS
- Ervina HALILI – Kosova - muaji PRILL
- Dejan ČANĆAREVIĆ – Serbi - muaji MAJ
- Bogomil GJUZEL – Maqedoni - muaji QERSHOR
- Ilija DJUROVIĆ – Mal i Zi – muaji KORRIK
do të qëndrojnë nga një muaj në Tiranë për t'iu bashkuar jetës kulturore të kryeqytetit dhe për te realizuar projektin e tyre letrar.
Rezidenca letrare "Tirana in Between" u themelua për herë të parë në Shqipëri nga POETEKA, e cila prej 3 vjetësh (mars 2013) në bashkëpunim me rrjetin TRADUKI, Ministrinë e Kulturës, Ambasadën Gjermane në Tiranë, Fondacionin kulturor të Liechtensteinit u ka ofruar mundesi krijuese dhe bashkëpunimi 22 autorëve.
17 shkrimtarët pjesëmarres deri në dhjetor 2015, kanë relizuar 38 veprimtari letrare, bashkëpunime të shumta me përkthyes, botime, intervista, guida kulturore, kartolinat letrare "From Tirana with Love", dokumentarë dhe emisione televizive, duke ndikuar në shkëmbimin e vlerave kulturore.
Falë kësaj nisme 4 autorë nga Shqipëria kanë fituar bursa qëndrimi në Rezidencat letrare të rrjetit dhe të tjerë janë në proces aplikimi.
_______________
Fituesit sipas viteve:
2013
- · Nikola Madzirov - Macedonia
- · Tanja Bakić – Montenegro
- · Jasmina Topić – Serbia
2014
- · Luan Starova, Macedonia
- · Barbara Pogačnik Slovenia
- · Srdjan Srdić, Serbia
- · Robert Perišić, Croatia
- · Olya Stoyanova, Bulgaria
- · Jovan Nikolaidis, Montenegro
2015
- · Elena Prendjova, Macedonia
- · Dušan Čater, Slovenia
- · Bojan Krivokapić, Serbia
- · Dan Coman, Romania
- · Karen Köhlen (in cooperation with German Embassy in Tirana)
- · Daša Drndić, Croatia
- · Dragana Tripković, Montenegro
- Maurus Federspiel, Liechtenstein (in cooperation with Liechtenstein Cultural Foundation)
2016
- · Petra ROSANDIĆ – Croatia
- · Ervina HALILI – Kosova
- · Dejan ČANĆAREVIĆ – Serbia
- · Bogomil GJUZEL – Macedonia
- · Ilija DJUROVIĆ – Montenegro
29 January 2016
IN MEMORIAM - Aleš Debeljak (25 Dhjetor1961 – 28 Janar 2016)
Ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare shkrimtari i njohur slloven Aleš Debeljak.
Aleš Debeljak ishte poet, eseist dhe kritik letrar, një nga veprimtarët e njohur mendimit të ri europian.
Përveçse nje autor i rëndësishëm i artit dhe kulturës sllovene dhe europiane, Aleš Debeljak ishte mik i POETEKA, rekomandues i veprimtarive të saj në skenën kulturore të kontinentit, pjesëmarrës në Edicionin 5 të Festivalit "Poeteka" (2009, Durrës, Berat, Tiranë) kurator i temës "Qytetar i Republikës së Letrave, pavarësisht nga vendi dhe koha ku jeton", në Edicionin 8 të "Poeteka, 2012.
Aleš Debeljak është botuar disa herë në faqet e revistës (POETEKA No.15 - poezi të zgjedhura, No. 23: "Lavd republikës së letrave" - ese si dhe , No. 25, dy cikle të rëndësishëm: "Biografia e gjumit" dhe "Pa anestezi" - poezi).
Aleš Debeljak
Biografia e gjumit I
Trashen hijet, shpinoret e stërgjata të kodrinave
derdhen në dallgë oqeani, një zukamë trumpete solo
dëgjohet. Ndoshta vjen nga radioja –
Diku në një skaj të botës së dukshme
forca e padukshme e melankolise përpihet nga rëra thithëse e Maghrebit.
Mesdita pulson metalike. Veteranët flenë në kashtore përkundëse.
Këpucët lëkurëbuta u mbajnë erë rrëshirë përzier me rrugëtime dërrmuese.
Mbi barin e tharë të kopshtit ka rënë një frut i pjekur.
Muret e bardha të shtëpizave të vogla dridhen nga
zhegu, letargjia gërryen mëlçinë oficerit.
Për tu shndërruar në herbarium.- Njëra syresh
reciton Danten. Vdekje të shumta ngadalë pushtojnë atë njeri.
Biografia e gjumit II
Akrepat e ores kanë vite të ngecur. Kapronj
të ngrirë në faqe litografike. - Raportet vijojnë – Dhe
fruti i fermentuar zë vend në kokë: në marramendjen papeshë
gjendet një mirazh. Takimet e fundit dhe toeria e helmimit
shumëzohen me të. Shumëfishohen. Memorja shkrihet
si qiri: Nuk është suprizë. Rrethi magnetik i krimit tashmë
mposht dhe gravitetin. Asgjë e pazakontë. Pëllumbat që në ëndërr
flatërojnë, zbrapsen menjëherë në harresë. – Këtë çast, kur ajri
dridhet me zjarrmim: vendet mashtrojnë memorjen në
kohëra të hershme, variacione vrasjesh, simetri e vdekjes se ngadaltë.
Të gjitha njëherësh. Dhe gjurma njerëzore tatuohet me një
koke gjarpëri jeshil, përvluar nga dëshira të thyejë barrierën sonore.
Biografia e gjumit IV
Banka, flamuj, anije, festa, luftim gjelash, spaleta,
kuaj anglez gdhendur mbi pllaka bakri, roje të vrarë,
dhe divizione elitare. Si kuadre filmike kalojnë. Zhduken
si bisedë gjatë dremitjesh pasdite. –
Pranoje. Mbërritja dhe skena e braktisur janë e njejta gjë.
Prej pemës së mbjellur dhe faqesh testamenti vetëm
një emër mbetet, që dikush e futi në fjalor. Asgjë
më tepër. Oh, ndoshta për një çast dikush kujtohet
për metamorfozën e zbehtësisë në të purpurt: si në kohrat
e kahershme me lordë. Përndryshe nuk do të thotë asgjë.-
Çirr zhubrat rozë prej kraharorit, përkulu mbi kuba gjeometrikë
graniti, merr frymë. Tani. Si të burgosurit e Stamhaimit.
Pa Anestezi III
Ky është momenti. Të thuash atë që e parathënë ka qenë.
Që të shmangim ndonjë keqkuptim. Nise nga
të duash. Ti s'do toleroje më shumë se kaq.
Për çdo shkëputje zogu nga sipërfaqja e ujit,
një rrëzim ka pas. As ti nuk humbet gjë. Mban
po aq sa ke për të dhënë. Strehimi në një gjuhë të
huaj është veçse dëshira për tu harruar. Trupat
nuk u përleshen dot ngase ti i njeh në brendësi.
Ngase vetëm njerëzit vdesin, heshtja aspak.
Por tufëzat e gargujve që kthehen nga shtegtimi të zhurmshme janë.
Do të të duhet të bërtasësh. Fol tashmë. Thuaj se si
heshtur rri dhe në frymëmarrjen e njerëzimit shndërrohesh.
Pa Anestezi IV
Sa shumë fjalë. Më mirë një sy gjumë. Mbi mua pata të egra,
kollë e thatë dhe thëngjinj brenda meje. – Një shkulm ere
vërtit (flugerin) erëtreguesin mbi çati. Tekefundit qëndrova dhe unë. Është
tamam koha që të bëhem akustika e heshtjes, dialogu
sekret në vazhdim. Qarja e dikujt unë s'do jem më,
kristalizuar në thëngjill. Yjet janë të ftohtë, nëpër apartamente
njerëzit ndezin dritat. Ultratinguj e natës përcillen botës matanë.
Ç' mund të shpresoj më, ç'të më ketë mbetur për të dhënë?
Mu kujtua ritmi i dhimbjes fizike me të cilën
bota nis çdo ditë. I njoh iluzionet e imazheve,
dhe tekstet e vjetra i di. Në vetmi sërish të kisha qenë.
Si ajo foshnja që qan kur ndahet prej së ëmës.
Përktheu nga anglishtja në bashkëpunim me autorin Maks Leka
18 January 2016
“Prishtina has no river” 2016: call for application - thrive për aplikim
Call for applications: "Prishtina has no river" 2016
Qendra Multimedia from Prishtina, in cooperation with TRADUKI and Goethe Institute hereby invites writers and translators from Southeastern Europe (Slovenia, Croatia, Montenegro, Serbia, Rumania, Albania, Bosnia and Herzegovina, Bulgaria and Macedonia) and Germany to apply for writers-in-residence program «Pristina has no river» 2016, in Pristina, Kosovo.
Deadline for applications is February 20th 2016.
Residential scholarships, each in the duration of 4 weeks, are available for April, May, June, September, October and November 2016.
The fellowship for the writers includes a one-month stay in fully equipped apartment in Pristina, travel costs and a stipend in the amount of 800 euro.
Applicant's eligible for this fellowship are fiction writers, poets, essayists, columnists, translators and playwrights.
Application must include:
1) – biography (in Albanian, Serbian/Croatian/Montenegrin/Bosnian, English or German);
2) – full address (phone number and e-mail address);
3) – bibliography (of the main published works);
4) – a short (max. half page) description of the project to be undertaken during one-month stay in Pristina.
The application should be sent to the following e – mail address: residency@qendra.org
While in Prishtina, the artists will use their time to work on their own projects, as well as for getting acquainted with the cultural life of the Kosovo capital.
All applicants will be informed about the decision of the jury per e-mail no later than 5th of march 2015.
17 January 2016
NEWS: TRADUKI / GOTEN: Call for application - Skopje 2016
Call for application: Literary Residency "Absolute Modern",
Skopje 2016
Goten Publishing House in cooperation with the TRADUKI network invite writers and translators from Southeast Europe (Slovenia, Croatia, Serbia, Albania, Kosovo, Bosna and Herzegovina, Montenegro, Bulgaria and Romania) to apply for writers-in-residence program «Absolute Modern», in Skopje, Macedonia. Three residential scholarships, each in the duration of 4 weeks, are available in the spring semester of the year 2016:
- 01.04.2016
- 01.05.2016
- 01.06.2016
and in the autumn 2016:
- 01.09.2016
- 01.10.2016
- 01.11.2016
Applicants eligible for this fellowship are fiction writers, poets, essayists, columnists, translators and playwrights. We are interested in writers who are innovative, experimental, who cope with contemporary thematics in their works, or translators working on such translations. The overall aim of the residency is to enable the contemporary Southeast European authors and translators to get more acquainted with literary, cultural, and social life in Macedonia, and particularly in Skopje, while at the same time the local audience gets to know the prominent regional literary scene. While in Skopje, the visiting writer/translator uses the time of scholarship to work on their current project.
What can be expected from the residency?
-Accommodation in the city center;
-Travel costs covered by the organizer;
- Contribution to cost of living expenses of € 800 per month;
-A Wi-Fi internet connection;
-A cell‐phone with Macedonian sim card for the duration of the stay.
The application must contain:
1. Curriculum vitae (in Serbo-Croatian, English or German);
2. Contact information (full address, phone and e-mail);
3. A list of published works;
4. Motivation for staying in Skopje and a short description of the work plan.
Applications should be sent at: Goten Publishing,
Prolet 25,
1000 Skopje, Macedonia
or by e-mail at: contact@gotenpublishing.com
Contact person for questions, clarifications (not for sending the application to): robert.alagjozovski@gotenpublishing.com
The deadline for applications is February15th 2016. The fellowships will be awarded by an international expert jury, consisting of individuals with expertise and experience in literature. The applicants will be informed about the decision of the jury per e-mail latest by March 10th 2016.
14 January 2016
WRITER IN RESIDENCE - - poezi në "Milosao" - Përktheu Silvana LEKA
Dragana TRIPKOVIĆ
Imazh universal gruaje
Im atë nuk e ka dashur kurrë muzikën time
Dhe ai kurrë s'e ka dëgjuar
Çajkovskin.
Në këngët e tyre
kanë prirë së bashku, frika
dhe korrektesa politike
E më pas hipitë i menderosën të gjitha.
Zogj të lirë në qiell...
Nuk është një imazh i zakonshëm
Turma e vrasësve të zinj
Është një klishe e dashur.
Im atë nuk do t'ia dijë
Për Hitchcock, derisa shirti kasetës t'i sjellë ndërmend
John Wayne.
E ai udhëton mes pyllit, gjithë burrëri
me kapelë e revolver
E të sjell ndërmend burrat e viti '45.
Shokët anëtarë të Partisë Komuniste
Dhe kominoshet, akrobatët e cirkut
Mbi trapez, shfaqje ideale
Për fëmijët e braktisur.
Ajo ç'ka merrnin në vend të biletës
Ishte imazhi universal i një gruaje:
Nëna e të braktisurit.
.... Edhe im atë i ka braktisur fëmijët.
Lavire dhe artistë
Në filmat amerikanë
laviret janë të bukura
Ne s'kemi filma,
e kjo duhet të jetë edhe arsyeja
e vetmja arsye,
që tonat janë të ënjtura
nga droga,
shëmtaraqe dhe të liga,
që kutërbojnë nga marrëdhëniet
e kryera me zor.
Thuajse gjithkush prej tyre
është e dashuruar me ndonjë mashkull - derr
të cilin s'do ta ketë kurrë,
por kjo nuk i bën ato të ndryshme
nga gratë e tjera.
Artistët më filmat amerikanë
janë përherë të pisët e të mjerë.
Ne s'kemi parà,
madje s'kemi as gjuhë.
E mbase kjo është arsyeja, dhe
kjo duhet të jetë arsyeja
që tanët jetojnë në shtëpi të mëdha,
Me këmisha të pastra, flokë të kuruar
me gruan e fëmijët.
Pjesa më e madhe e tyre, gjithkush prej tyre
Pijnë vetëm nëpër festa
dhe votojnë për qeverinë.
Magjistar
E lëngta mund ta zëvendësoj mjaft mirë
fjalën – pjellori. Mbase
Mund të përdoren edhe në poezi
Sidomos tani që e di
Se ajo u përdhunua në një kishë.
Tani ka kuptim se përse u bë murgeshë.
Sa keq që s'mbeti shtatëzanë
Ai fëmijë me siguri do të kishte
fuqi shëruese. Dhe ajo
Ende do ta donte Zotin,
Të babëziturain.
Nuk do të lodhemi kurrë së udhëtuari
Nëse ngremë sytë drejt qiellit sot
veç avionë mund të shohim.
Për gjëra që na shkojnë përposht -
duhet një stomak i fortë.
Para çdo nisje
duhet ta marrim seriozisht
atë ku në mungesë
banon Qenia.
Zakonisht, të premten mbrëma dekori i flakur tutje
vajton papushim.
Të mbijtosh gjatë duhet
rregullisht …
Linja e mbështetjes, marrosur nga kënga
që filloi nën trishtimin tashmë të pakthyeshëm
Rini e dobët që masturbohet
fort.
As shiu nuk zgjat shumë këtu,
përveç vendeve të paarritshëm.
Në vise mezipopulluar
vitet e zbrazët nuk shënojnë asgjë,
madje as boshllëkun e tyre.
Dhe është kaq e qartë!
Është e pamundur të flasësh në shumës
për ne, prodhues të unit të së keqes.
Kurrë s'do të lodhemi së udhëtuari,
E kurrë s'do ofrojmë lamtumira -
Do të jemi gjithnjë duke çlodhur këmbët.
Dhe e gjitha kjo më duket veç një kompromis.
Kohë
Nuk është kaq vonë të shkruash për kohën,
Nuk është kaq vonë të shkruash tani për kohën.
Më duhet t'i braktis tabelat, se era e Jugut filloi të fryjë
në mes të Dhjetorit.
Momente si këto do më bëjnë të dua gjërat e gabuara
ose edhe njerëzit e gabuar.
Ora e madhe nuk kish punuar për njëzet e pesë vjet.
Është e zezë, ndarjet romake kërcënojnë me saktësi të ftohtë
njëlloj si vdekja
Është mjaft e përkorë, por nuk shqetësohet fare për turmat në stacione treni
ku nuk flet askush.
Mos e shih orën.
Mes vëmendjes sime racionale dhe kohës tënde irracionale
s'ka sgjë tjetër veç tabelës së orareve.
Zonja plakë e kërrusur do lexojë për ty
me trishtimin e poetëve polakë.
Peizazhi është i mrekullueshëm!
Ngjan me idetë e mëdha të shokëve të fëmijërisë.
pallate të artë në të cilët ndërtuam
pishina me neonë, familje plot ngjyra
fëmijë të shtrenjtë ….
Nuk dua t'i numëroj
Gjithçka mund të shihet mes dritareve rrëshkitëse.
Gjithkush kish rrëfyer ç'kish ditur për kohën,
Zor se do të ndodhë ndonjë gjë e re, përveç pak më shumë
linjash të prekshme,
të cilat me shumë gjasë do thonë të njëjtën gjë.
Nuk ka më të Tashme të rëndësishme, aq më pak të Tashme të rëndësishme
në ekran,
ku bëjnë përpara të njëtët emra.
Kujtimet janë barrat më të rënda në këtë stallë derrash.
Por kujtimet kemi detyrë edhe tani.
* * *
Përballë teje ariu i arrixhinjve po kërcen
nën ritmin fërshëllyer prej të zotit.
Përfytyrime të frikshme të fëmijnisë tënde kushtojnë një grusht monedhash,
Jo rrallë Tmerri hidhet përpjetë falas.
Nuk e di se kur do të arrish.
S'të premtoj dot më shumë se rrugë të zbehta
dhe një errësirë të frikshme gjatë Idave të Marsit.
Pranvera gjithnjë sjell një pirg kalbësirash të mbijetuara,
Dashuri dimërore të paëndërruara
që ngjethen për t'u shkrirë në verë, verë e bardhë,
dhe midhje.
Kështu, jepi kohë vetes.
Qytetet tona s'kanë sheshe me emra të mëdhenj.
Nuk janë revolucionarë, me trotuare të përgjakura,
por lavire të vërteta që emrat po ndryshojnë
si kjo – siç lakmia e sunduesve po ndryshon.
Gjëja më e mirë është t'i shkojmë përmbi.
Pak të zhdukur e të mohuar
vetëm për të qenë këmbëngulës.
Me mrekullitë e pashfaqura të zotit, deri aty do të mbërrijë.
Jo deri në fund, kthehu djathat, jo majtas,
Atje,
qenka e thënë,
rregulla pafund…
* * *
Vdekja është injorante,
Në qofsh i durueshëm,
mund ta fitosh lojën e shahut,
Anthonious.
Teksa tërheq të ëmën prej dore,
fëmija thotë: "Qenka një burrë".
"Mos ki frikë, bir", përshpërit e ëma,
E fryma e saj e ngrohë i jep zemër atij.
Burrë – tingëllon e frikshme.
Prej shumë kohësh akullore me vanilje!
Bota konsumon shpejt, siç e sheh,
veç ti, shko ta pushtosh atë,
(jo gjithnjë vdekja është femër)
Sepse e vetmja histori që ekziston
Është vetëm një, ajo mes një burri e një gruaje.
* * *
Disa muzikantë këndojnë për të humburit,
edhe për parà.
Grupi i aktorëve nuk nxiton për askund.
Ata do ju paraqesin një aktore të re,
Se ju jeni fisnike dhe dukeni bukur në skenë.
Me dinjitet futesh në karakter,
shfaq Helenën a Dylqinjën,
dhe gëzo triumfin tënd.
Në fund do duhet të vdesësh,
Por nuk do të ndodhë tani…
Edhe kur të kesh vdekur, madje edhe në orët më pas,
Nuk do jemi të sigurt për këtë,
kështu mos u shqetëso….
Je në kohë.
Shtatë
Këtu s'ka më vend
Për asnjë numër tjetër
E pavlerë krah shtatë mrekullive.
Pas horizontit të shtatë
Do të ketë edhe shtatë të tjera.
Aventurierët - Dwarf po rendin
Me sëpata, kërkojnë si të ndërkryer
pas çdo kreshte të mjegullt
të atyre shtatë kodrave.
Ajo ishte rrëmbyer nga shtatë piratë
Të atyre deteve që jo domosdoshmërisht
kanë dëgjuar për shtatë mëkatet vdekjeprurëse
E tani asaj do t'i bëjnë çdo gjë
Deri sa ajo mes lotësh të thotë:
"S'kam frikë nga e keqja,
Derisa ti je me mua".
Të shtatë vdekjet e maces
Do largojnë mallkimin nga anija
Asaj do t'i duhen shtatë shtirjet
e Kleopatrës dhe shtatë helmet e Borgias
Që të nisë të hajë mollë sërisht.
Shtatë dashnorë të trazuar
të dehur, kanë ardhur në qejf
E këtu historia duhej të merrte fund.
Ajo nuk kishte pyetur
Sa sekonda duheshin për në Ferr.
Shtatë korbat e Poe-s.
Vajtuan njëzëri:
Shtatë!
Përktheu nga anglishtja në bashkëpunim me autoren, Silvana Leka













