18 May 2018

Nga Silvana Leka: Botimet POETEKA DHE Paragjykimet ndaj letërsisë bashkëkohore të fqinjëve

Paragjykimet ndaj letërsisë bashkëkohore të fqinjëve

Sot në Atriumin e Muzeut Historik Kombëtar, në agjendën e veprimtarive "Ditënetët e librit", një ballafaqim i brishtë mes letërsisë së vendeve të Ballkanit. Një copëz Ballkan nga ballkoni i botimeve "Poeteka" nën logon "Balkan from the balcony", trajtohen shkrimtarët e rajonit, përkthimet dhe përkthyesit e tyre si dhe roli i botimeve nga "gjuhët e vogla" të gadishullit që, edhe pse muret formale janë rrëzuar, vazhdojnë të mos komunikojnë mirë mes tyre. A e njohim letërsinë e "tjetrit fqinj" dhe a kemi ndaj letërsisë së fqinjëve paragjykime?

Nga Dr. Silvana Leka

Paradoksalisht "letërsitë e largëta" nuk janë të panjohura mes tyre. Ato komunikojnë. Letërsia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, letërsia e Kanadasë, letërsia që vjen prej Australisë, letërsia ruse, letërsia kineze apo edhe ajo që mbërrin nga Japonia, njihen në Shqipëri. Të panjohura mbeten pikërisht "letërsitë e vogla" të fqinjëve. Qëllon që t'i kemi pikërisht në kufi, por nuk ua njohim autorët, siç nuk u njohim as jetën letrare, botuesit, çmimet, revistat letrare apo kur i zhvillojnë panairet. Ekziston një mosdije e plotë se çfarë ndodh në letërsinë ballkanike dhe si janë rrjedhat e saj sot. Për çdo shtet mjaftohemi me nga një autor dhe kaq duket se është e mjaftueshme. Por kaq nuk mjafton. Letërsia e një vendi nuk është thjesht një emër në hartë, siç janë kryeqytetet. Letërsia e secilit vend ka të kaluarën e vet, traditën letrare, por ka apo duhet të ketë sigurisht edhe një të sotme, një bashkëkohëse dhe prej këtej duhet të ketë edhe të ardhme. Cili është përfytyrimi ynë për shkrimtarin ballkanik? Një nga stereotipet më të zhvilluara sot në rajonin ballkanik është ai i mosbesimit. Zor se besojmë se nga letërsitë "e vogla" të rajonit tonë mund të priten zhvillime pozitive letrare. Zor se mund të pranojmë se nga letërsitë e fqinjëve mund të vijnë kryevepra të reja. Duket sikur porta është mbyllur për letërsinë bashkëkohore. Në qendër janë vetëm emrat e mëdhenj, vetëm klasikët letrarë.

Dy janë format më të shpeshta të paragjykimit, që ndeshen kur flitet për letërsinë e fqinjëve në Ballkan. Pyetjet mund të shtrohen kështu: a besojnë dhe janë të gatshëm botuesit serbët, kroatët, maqedonasit, malazezët, boshnjakët, sllovenët apo edhe më gjerë bullarët, rumunët apo grekët të besojnë se prej autorëve shqiptarë mund të vijnë vepra me cilësi të lartë letrare? Apo paragjykimi i tyre ndaj kësaj "letërsie të vogël" dhe "të re" është ende në veprim? A kanë botuesit dijeni këta botues se çfarë po ndodh sot në arenën letrare shqiptare? Apo edhe atyre u mjaftojnë klasikët dhe nuk duan të ecin mbi akull dhe të zbulojnë emra ende të konfirmuar nga "autoritetet letrare". A janë në kontakt këta botues me botuesit vendas? A kanë besim dhe a ndikojnë tek ata çmimet letrare që jepen në Shqipëri? Kanë botuar ata letërsi shqiptare apo askush nuk dëshiron ta sfidojë rendin e vendosur letrar? Ana tjetër e pamjes është përjetimi ynë. Edhe prej Shqipërisë vjen i njëjti mosbesim. Duket se edhe botuesit shqiptarë dhe prej botuesve edhe lexuesit, mendojnë se kryeveprat e fqinjëve janë shkruar dikur dhe se sot prodhohet diçka që nuk mund të krahasohet me mjeshtrit e letërsisë. Pak janë ata që besojnë në Shqipëri se letërsia që shkruhet sot në Ballkan ka të njëjtën përmasë, vlerë dhe rëndësi me letërsinë e paraardhësve letrarë. Besohet se rekordet janë vendosur dhe gjithë sa shkruhet nga autorët bashkëkohorë nuk maten dot me kryeveprat e Boris Pahor, Vladimir Bartol, Mirko Kovać, Ivo Andrić, David Albahari, Meša Selimović, Danilo Kiš, Luan Starova, Drago Jančar, Blaze Koneski, Odisea Elitis, Niko Kazanzaqis, Mircea Eliade, Lucian Blaga, Nikolay Haytov, Valeri Petrov etj.

Ky është pak a shumë muri i pakalueshëm i "bukurisë klasike" me të cilin ushqehen stereotipat e lexuesit shqiptar. Nëse shkrimtarët e rinj të rajonit nuk ngjasojnë me "dinozaurët letrarë" dhe nëse më të rinjtë nuk shkruajnë stilistikisht si ata, duke iu drejtuar temave të tyre "të mëdha universale e kombëtare, letërsia nuk vlen dhe nuk meriton vëmendje. Por është i vetëmjaftueshëm "klasicizmi ballkanik" për kohërat në të cilat jetojmë? A mund të mbulojë kjo letërsi edhe ato që ndodhën pas shpërbërjes ish-Jugosllavisë? A janë aty luftërat e reja të fundit të shekullit XX apo zhvillimet, krisjet dhe thyerjet që ndodhën në shoqërinë dhe në kulturën shqiptare pas vitit 1990? Rizgjimet e urrejtjes, të nacionalizmave a janë të pranishme në të ashtuquajturën letërsi klasike tonën dhe të fqinjëve? Sigurisht që jo. Përtej vlerave të tyre të pamohueshme e të gjithëkohshme, bukuria klasike e letërisë ballkanase e ka të pamundur t'i përgjigjet çdo ndryshimi që ka ndodhur në strukturën sociale, shpirtërore dhe kulturore të ballkanasve të shekullit XXI. Atëherë sytë duhen kthyer nga letërsia më e re. Çfarë ofron ajo? A meritojnë shkrimtarët bashkëkohorë të Ballkanit më shumë vëmendje dhe promovim? Sigurisht që po. Këtë e dëshmojnë sukseset ndërkombëtare të mjaft shkrimtarëve më të rinj nga Ballkani, që po publikohen nga botues seriozë në Gjermani, Francë, Itali, Britani, Spanjë. Gjendemi në një zonë ku letërsia më e re nga rajoni ynë po zë vend krahas traditës letrare. Por a kemi hyrë edhe ne, me editorinë shqiptare në rrjedhat e letrave moderne dhe bashkëkohësinë ballkanike? Me gjithë disa zhvillime, duket se ende jo. Jemi ende peng i klisheve dhe paragjykimeve tona. Luajmë me atë që është më e sigurt. Nuk guxojmë. Po a janë edhe vetë botuesit dhe rekomanduesit të bindur se midis prurjeve të bujshme të letërsisë nga Ballkani, mund të qëmtojnë vlera të larta letrare? Jo. Këtë e dëshmon mosngrrimi ndaj klasikëve dhe stepja ndaj emrave më të rinj, të cilët i gjen rrallë në katalogët e shtëpive botuese shqiptare. Kam vërejtur me kënaqësi një statistikë të botuar dy muaj më parë, në mars të vitit 2018, se pjesën më të qenësishme të autorëve që u shpallën si më të mirët me librat e botuar nga viti 2000 në hapësirën e ish-Jugosllavisë, janë sjellë në shqip nga "Botimet Poeteka" dhe ndonjë botues tjetër që ka pasur kureshtje dhe guxim.

Mes tyre ka emra të padyshimtë, si Tomaz Salamun, Daša Drndič, Aleksandar Hemon, Miljenko Jergović, por ka edhe më të rinj, si Andrej Nikolaidis, Georgi Gospodinov, Srdjan Valjarević, Nikola Madzirov, Faruk Šehić, Emir Imamović Pirke, Renato Baretić apo Lejla Kalamujić, të cilë janë botuar nga "Poeteka". Madje disa prej tyre, si Daša Drndič, Andrej Nikolaidis, Nikola Madzirov, Emir Imamović Pirke, Renato Baretić apo Lejla Kalamujić kanë ardhur dhe qëndruar në Tiranë. Falë festivalit "Poeteka" apo falë rezidencës letrare "Poeteka – Tirana in between", që sot numëron vitin e vet të gjashtë të themelimit dhe që në saje të bashkëpunimit me institucione të rëndësishme, si Ministria e Kulturës, Traduki, Creative Europe, Ambasada e Austrisë, Ambasada e Gjermanisë, Instituti Goethe apo së fundi edhe Programit "Reading Balkans", ka mundur të sjellë me qëndrim njëmujor në Tiranë 35 shkrimtarë nga rajoni dhe Europa, të cilët kanë lënë mbi 400 faqe krijimtari, ditarë, poezi apo vepra të nënshkruara në Rezidencën e Tiranës, pranë rrugës "Dërhemi", që tashmë ka filluar të jetë një destinacion. Sigurisht që një ndihmesë dhe një gjendje të veçantë në afrimin mes kulturave letrare të fqinjëve ka dhënë dhe vazhdon të japë "Rezidenca europiane te shkrimtareve dhe e përkthyesve letrarë "Poeteka-Tirana in Between". Në këtë gjerësi dhe valë është edhe revista "Poeteka", partnere me Eurozine, e cila sapo ka botuar numrin e vet të 47 në 13 vjet qëndrueshmëri në skenë kulturore shqiptare. Kjo është vetëm një shenjë e mirë se letërsia bashkëkohore nga Ballkani ka mbërritur, se përkthyesit dhe botuesit e kanë bërë punën e tyre. Ajo që pritet është më shumë vëmendje nga ata që kanë marrë përsipër të rekomandojnë letërsinë e mirë dhe më shumë besim nga lexuesi se jo vetëm nga vendet e largëta, por edhe nga fqinjët mund të mbërrijnë kryevepra letrare.


http://www.mapo.al/paragjykimet-ndaj-letersise-bashkekohore-te-fqinjeve/

17 May 2018

Një copëz Ballkan nga Ballkoni i Botimeve POETEKA


https://ata.gov.al/2018/05/16/nje-copez-ballkan-nga-ballkoni-i-botimeve-poeteka/

Një copëz Ballkan nga Ballkoni i Botimeve POETEKA

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Në Ditët e Librit – Atriumi i Muzeut Historik Kombëtar do të organizojë ditën e nesërme në orën 12 aktivitetin: "Bisedojmë jo për 'klasikët' dhe 'emrat e mëdhenj', por për letërsinë më të re, letërsinë bashkëkohore të Ballkanit".

Një copëz Ballkan nga "Ballkoni i Botimeve POETEKA" – BALKAN FROM THE BALKONY.
Shkrimtarët e Ballkanit, përkthimet dhe përkthyesit e tyre si dhe roli i botimeve nga "gjuhët e vogla" të gadishullit që, edhe pse muret formalë janë rrëzuar, vazhdojnë të mos komunikojnë mirë mes tyre.
A e njohim letërsinë e "tjetrit fqinj" dhe a kemi ndaj letërsisë së fqinjëve paragjykime? Veprimtaria ka në vëmendje rolin e "Botimet Poeteka", që ka në fokus letërsinë e rajonit apo në letërsinë më të re nga Europa Juglindore.
Veprimtaria moderohet Arian Leka, i cili bashkëbisedon me përkthyesit Ben Andoni dhe Milena Selimi, kontributorë të spikatur të letërsisë ballkanike.
Ligjëratën mbi prirjet dhe zhvillimet e letërsisë bashkëkohore të Ballkanit e mban Dr. Silvana Leka ("Botimet Poeteka").
E ftuar e veçantë në këtë veprimtari është shkrimtarja, gazetarja dhe psikologia nga Bosnje-Hercegovina, Emina Žuna, e cila është fituese e bursës së Rezidencës letrare, "Poeteka-Tirana in Between", pjesë e programit "Reading Balkans, 2018".
 /m.z//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit "Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare", ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Një copëz Ballkan nga Ballkoni i Botimeve POETEKA - BALKAN FROM THE BALKONY

Sot, dt 17 Maj, 2018, ora 12.30, në kuadrin e veprimtarive "Ditënetët e Librit", pranë Atriumi i Muzeut Historik Kombëtar - , bisedojmë jo për "klasikët" dhe "emrat e mëdhenj", por për letërsinë më të re, letërsinë bashkëkohore të Ballkanit.

Një copëz Ballkan nga Ballkoni i Botimeve POETEKA - BALKAN FROM THE BALKONY. 
Shkrimtarët e Ballkanit, përkthimet dhe përkthyesit e tyre si dhe roli i botimeve nga "gjuhët e vogla" të gadishullit që, edhe pse muret formalë janë rrëzuar, vazhdojnë të mos komunikojnë mirë mes tyre. 
A e njohim letërsinë e "tjetrit fqinj" dhe a kemi ndaj letërsisë së fqinjëve paragjykime? Veprimtaria ka në vëmendje rolin e "Botimet Poeteka", që ka në fokus letërsinë e rajonit apo në letërsinë më të re nga Europa Juglindore. 
Veprimtaria moderohet Arian Leka, i cili bashkëbisedon me përkthyesit Ben Andoni dhe Milena Selimi, kontributorë të spikatur të letërsisë ballkanike. 
Ligjëratën mbi prirjet dhe zhvillimet e letërsisë bashkëkohore të Ballkanit e mban Dr. Silvana Leka ( "Botimet POETEKA"). 
E ftuar e veçantë në këtë veprimtari është shkrimtarja, gazetarja dhe psikologja nga Bosnjë-Hercegovina, Emina Žuna, e cila është fituese e bursës së Rezidencës letrare, "Poeteka-Tirana in Between", pjesë e programit "Reading Balkans, 2018"


Dr. Silnava Leka - 


Paragjykimet ndaj letërsisë bashkëkohore të fqinjëve


Dy janë format më të shpeshta të paragjykimit, që ndeshen kur flitet për letërsinë e fqinjëve në Ballkan. Pyetjet mund të shtrohen kështu: a besojnë dhe a janë të gatshëm botuesit serbë, kroatë, maqedonas, malazezë, boshnjakë, sllovenë apo edhe më gjerë bullarë, rumunë apo grekë, të besojnë se prej autorëve shqiptarë mund të vijnë vepra me cilësi të lartë letrare?

Apo paragjykimi i tyre ndaj kësaj "letërsie të vogël" dhe "të re" është ende në veprim? A kanë botuesit e kësaj zone dijeni se çfarë po ndodh sot në arenën letrare shqiptare? Apo edhe atyre u mjaftojnë vetëm klasikët dhe nuk duan të ecin mbi akull dhe të zbulojnë emra ende të konfirmuar nga "autoritetet". A janë në kontakt këta botues me botuesit shqiptarë? A ndikojnë tek botuesit e huaj çmimet letrare që jepen në Shqipëri? Kanë botuar ata letërsi shqiptare apo askush nuk dëshiron të rrezikojë dhe ta sfodojë rendin e vendosur letrar?

Ana tjetër e pamjes është përjetimi ynë. Edhe prej Shqipërisë vjen i njëjti mosbesim ndaj letërsisë së re të fqinjëve. Duket se edhe botuesit shqiptarë dhe prej botuesve edhe lexuesit e tyre, mendojnë se kryeveprat e fqinjëve janë shkruar dikur dhe se sot prodhohet diçka që nuk mund të krahasohet me mjeshtrat e letërsisë.

Pak janë në Shqipëri ata që besojnë se letërisa që shkruhet sot në Ballkan ka të njëjtën përmasë, vlerë dhe rëndësi me letërsinë e paraardhësve letrarë.

Besohet se rekordet janë vendosur dikur dhe gjithë sa shkruhet sot nga autorët bashkëkohorë nuk matet dot me kryeveprat e Boris Pahor, Vladimir Bartol, Mirko Kovać, Ivo Andrić, David Albahari, Meša Selimović, Danilo Kiš, Luan Starova, Drago Jančar, Blaze Koneski, Odisea Elitis, Niko Kazanzaqis, Mircea Eliade,  Lucian Blaga,  Nikolay Haytov, Valeri Petrov etj.

Ky është pakashumë muri i pakalueshëm "bukurisë klasike" me të cilin ushqehen stereotipet e botuesit dhe lexuesit shqiptar. Nëse shkimtarët e rinj të rajonit nuk ngjasojnë me "dinozaurët letrarë" dhe nëse më të rinjtë nuk shkruajnë stilistikisht si ata, duke iu drejtuar temave të tyre "të mëdha universale e kombëtare, letërsia e tyre nuk vlen dhe nuk meriton vëmedje.

(fragment nga kumtesa)

14 May 2018

“Poeteka 47” vjen e plotë dhe sfiduese" - Shënim në Suplementin letrar "Milosao"

"Poeteka 47" vjen e plotë dhe sfiduese

 

Për shumë vite, kjo revistë ka trasuar udhën e vet duke krijuar një profil të qartë dhe të pakrahasueshëm, duke promovuar letërsinë, kontributin e të rinjve, poezinë, letërsinë kombëtare klasike, atë ballkanike dhe shumë krijime nga disiplina të artit.

 

Numri i 47-të i Poeteka-ës vjen në Pranverë për pub likun e saj, që tashmë e ka një përfytyrim të asaj që gjen në faqet e kësaj reviste të dashur kulturologjike dhe krijuese. Për shumë vite, kjo revistë ka trasuar udhën e vet duke krijuar një profil të qartë dhe të pakrahasueshëm, duke promovuar letërsinë, krijimtarinë e të rinjve, poezinë, letërsinë kombëtare klasike, atë cilësore ballkanike dhe shumë krijime nga disiplina të artit. Në këtë numër, "Poeteka", nuk zhgënjen dhe njëherë në qasjen dhe promovimin shqiptar të letërsisë më të mirë ballkanike, si edhe letërsinë vendase por edhe në kontribute në tema dhe zhanre interesante.

Nga prurja e emrave dhe "Poeteka 47" vjen e plotë dhe sfiduese gërshetimi i shumë gjinive dhe nga ana tjetër gjeografia e shkrimeve, ajo synon të rritet dhe kjo premisë është një nga angazhimet e Poeteka- ës që prej shumë kohësh falë këtij kontributi të pastër e cilësor është pjesë e rrjetit evropian të revistave kulturore Eurozine.

Në këtë numër ka krijimtari, studime, esse hyrëse, seksionin ad honorem, fact fiction dhe studime ballkanologjike. Një kënd memorial i është lënë në kuadër të vitit të Skënderbeut krijimit të Et'hem Haxhiademit "Skënderbeu".

Silvana Leka bën hapjen e numrit me esenë hyrëse "Letërsi e angazhuar si art politik". Pas saj vjen radha e krijimit, ku spikasin autori i njohur serb bashkëkohor Miloš Zhivajnović dhe autorët vendas Ardian Kyçyku dhe Gentiana Minga.

Kritika letrare vjen me anë të Raffaele Taddeo. Kurse në seksionin Ad Honorem kemi një kushtim ndaj Jean d'Ormesson në disa artikuj, që janë përkthyer dhe kuruar nga Miriam Neziri – Angoni.

Vetë Leka, redaktori përgjegjës dhe kontributori kryesor i kësaj reviste, ka punuar në esenë "Luftë e Ftohtë në bibliotekë". Duhet sqaruar se Arian Leka ka kohë që punon në ese dhe në studime dhe falë këtij angazhimi i ka dhënë një karakter shumë interesant botimit të tij.

Ndër studimet mund të veçonim edhe "Provokimi" te Studime - Ballkanologji i Aleksandar Pavlović, që duket tejet interesant dhe grishës me titull: Çfarë mund të mësojnë gjermanët dhe francezët prej serbëve dhe shqiptarëve? Kurse Jeton Neziraj ka sjellë diçka për jetën e aktorit të njohur kosovar Faruk Begolli, jetën e tij mes Beogradit e Prishtinës.

Një nga kolegët tanë të Beogradit, Saša Čirić na ka sjellë pjesën "Braktisja e çerdhes së gjarprit", kurse Dushko Lopandić ka hartuar "Lidhjet dinastike serbo-shqiptare në Mesjetë", një kontribut realisht vërtet i vyer.

Numri është i kuruar me shumë kujdes dhe një cilësi të lartë i kanë dhënë punët e Meri Files. Duhet thënë gjithashtu se numri mund të konsiderohet edhe si një cak i mirë i organizatorëve të kësaj reviste, që u urojmë vazhdimësi të gjatë në xhunglën e botimeve shqiptare.

READING BALKANS - Emina Žuna - POETEKA Tirana in Between" - Writers in Residence

Emina Žuna (1981) is a bosnian writer, journalist and psychologist. She has published several short stories and essays, co-authored several books and contributed to edited volumes. A few of her short stories and drama pieces have been adapted and broadcast on national radio. 
Her first novel titled "Linija života" (Lifeline, 2016) was listed for two regional literary prizes: "Mirko Kovač" and "Meša Selimović". Her second novel titled Čovjek iz budućnosti (The Man from the Future) is in the final stages of the publishing process.

Emina Žuna will be guest at "POETEKA Tirana in Between"'s writers' residency programme in May. 


07 May 2018

REVSTA POETEKA 47 - EUROZINE PARTNER - ARTI I ANGAZHUAR NE SHEKULLIN XXI

Poeteka Nr. 47






































































Përmbajtja (No. 47: 2018) 


Status

Fq. 4 Silvana Leka - Letërsi e angazhuar – art politik


Letërsi në shekullin XXI

Fq. 10 Jazra Khaleed - 7 poezi dhe 1 prozë poetike

Përktheu Eleana Zhako

24 Miloš Živanović - 13 Poezi

Përktheu Ben Andoni

Fq. 48 Ardian-Christian Kyçyku - Pjesa e pakripur e lotëve - rrëfim

Fq. 53 Gentjana Minga - 10 poezi


Kritikë letrare

Fq. 64 Raffaele Taddeo - "Ciao mama: Un saluto di Bolzano"


Studim

Fq. 58 Albert Gjoka - Parateksti kundër tekstit


Ad Honorem

Fq. 82 Jean d'Ormesson - Pse duhet lexuar Jean d'Ormesson sot?

Fq. 86 Kronologji:

Fq. 87 "Një ditë do iki pa i thënë të gjitha"

Fq. 95 Jean d'Ormesson përmes 8 librave m. t. lexuar

Përktheu Miriam Neziri - Angoni

FactFiction

Fq. 104 Arian Leka - Luftë e Ftohtë në bibliotekë


Ballkanologji

Fq. 116 Aleksandar Pavlović - Çfarë mund të mësojnë gjermanët dhe francezët prej serbëve dhe shqiptarëve?

Fq. 126 Jeton Neziraj - Faruk Begolli, jeta mes Beogradit e Prishtinës

Fq. 132 Saša Čirić - Braktisja çerdhes së gjarprit

Fq. 146 Dushko Lopandić - Lidhjet dinastike serbo-shqiptare në Mesjetë


In Memoriam

Fq. 155 Et'hem Haxhiademi - Skënderbeu - tragjedi


Expo - Graf

Fq. 178 Meri File Arti i nudos

06 May 2018

Revista gjermane, Arian Leka: Kufoma e kapitalizmit mban erë të mirë

Revista gjermane - Arian Leka: Kufoma e kapitalizmit mban erë të mirë

(mbi artikullin e shkrimtarit Arian Leka, Bakër Spaçi për antenna, dhe pushkë erotike"- ("Kupfer aus Spaç für Antennen und erotische Waffen – Schizophrenes aus einem untergehenden Staat), botuar në revistën gjermane "Gerbergasse 18"
, 

Revista gjermane e përtremuajshme që i kushtohet historisë dhe politikës bashkëkohore, dhe që ka në vëmendje trashëgiminë historike evropiane të shek. XX, rivlerësimin e proceseve historike në Gjermani, dhe të diktaturave në Evropën Juglindoren, por në këtë numër i kushtoi vëmendje tematikave që lidhen me vitin 1968, ku në këtë kontekst boton edhe artikullin "Bakër Spaçi për antena", të Arian Lekës

Revista "Gerbergasse 18" që botohet në qytetin universitar të Jenas në Gjermani ka publikuar një ese të shkrimtarit shqiptar, Arian Leka me titull "Bakër Spaçi për antenna, dhe pushkë erotike". Në gjuhën shqipe kjo ese politico-kulturore është botuar në 2016, ndërsa është përkthyer në gjermanisht nga Zuzana Finger. Kjo revistë e përtremuajshme që i kushtohet historisë dhe politikës bashkëkohore, ka veçanërisht në vëmendje edhe trashëgiminë historike europiane të shekullit XX, rivlerësimin e proceseve historike në RDGJ dhe të diktaturave në Europën Juglindore, por në këtë numër i kushtoi vëmendje tematikave që lidhen me vitin 1968. Vëmendja kryesore e këtij numri i përket "Pranverës së Pragës", por tematikat zgjerohen drejt protestave të rinisë në mbarë botën, vrasjet politike në SHBA, përfaqësimin e Gjermanisë me dy ekipe sportive të ndara në Olimpiadë, lufta në Vietnam, pjesë e së cilës bëhet edhe tematika shqiptare përmes artikullit "Kupfer aus Spaç für Antennen und erotische Ëaffen – Schizophrenes aus einem untergehenden Staat", i cili shoqërohet nga foto dokumentare nga arti shqiptar i realizmit socialist, skulptura e mozaik, si dhe slogane murale të Shqipërisë nën diktaturë,  të cilat ishin në fokusin e punës së artistit austriak Christian Thanhauser dhe të Neviana Dostit.

Artikulli i Arian Lekës "Bakër Spaçi për antena dhe pushkët erotike" shqyrton të kaluarën komuniste në Shqipëri, por nuk ndalet vetëm aty. Autori lidh vitin e tij të lindjes (1966) me lëvizjen ateiste dhe antiklerikale shqiptare (1967), me daljen e Shqipërisë nga "Traktati i Varshavës" (1968), me liberalizimin jetëshkurtër të jetës në Shqipërinë diktatoriale, me kujtesën rreth "Pranverës së Pragës", kur ambasada e Shqipërisë në Çekosllavaki, siç kujtojnë, përdesh u pushtua nga trupat sovjetike, gjë që në gjuhë simbolike donte të thoshte pushtim në distancë edhe i Shqipërisë. Pjesë e kësaj ese bëhen gjithashtu edhe kampet, vendinternimet dhe burgosjet politike, sidomos të artistëve, të shkrimtarëve dhe të përkthyesve, të cilat vendosen në kontekstin e eksodeve masive të viteve 1990-1991, kur portet u pushtuan jo nga ushtria e NATO-s, po nga shqiptarë që lanë shpresëhumbur vendin e tyre. Në teskt gjen jo thjesht kujtime, por refleksione ndaj asaj kohe kur "…në revistat me humor politik shihje karikatura mbi kapitalizmit, me trupin kufomë, një përplasje përfytyrimesh, pasi sendet-simbole që detarë sillnin prej perëndimit kapitalist mbane aromë të mirë. Kufoma e kapitalizmit mbante aromë të mire". Për të shtjelluar përfytyrimin e tij nga ajo kohë Arian Leka përdor mineralin e bakrit që të burgosurit politikë nxirrnin nga thellësia e minierave dhe antenat me te cilat kapeshin sinjalet televizive të Perëndimit. "Por, teksa kërkoja nëpër natë imazh të qartë televiziv, unë nuk e dija. As nuk e merrja me mend se bakri prej nga prodhoheshin tubat e antenave, prodhohej nga minerali që nxirrnin në Spaç të burgosurit politikë. Takon absurdin po ta ndjekësh këtë përfytyrimin", shkruan Leka. Pjesë e këtyre vëzhgimeve bëhen edhe rrezikimi i demokracisë nga autoritarizmi dhe dhuna në kushtet e një shoqërie që funksionon jashtë kornizës së ligjit dhe të një shteti me institucione të personalizuara. Më herët, krijimtaria e Arian Lekës është botuar edhe në anglisht. Në vitin 2011 tregimi i tij me titull "Vëllezër në brisk" (Brothers of the Blade) përkthyer nga Sara Lynn Smith, është bërë pjesë e antologjisë "Tregimi më i mirë europian" (Best European Fiction, Dalkey Archive Press), përzgjedhur dhe edituar nga shkrimtari Aleksandar Hemon me parathënie nga romancieri irlandez Colum Mçann.

Fragmente nga eseja "Bakër Spaçi për antenna": 

  1. "Ç'eksportohej si mineral, rikthehej në formë tubash në Shqipëri. Cikli i jetës përfundonte mbi tarraca e apartamenteve të njerëzve të tjeshtë, ku antenat futnin klandestinë në shtëpi. Ishin sinjalet televizive të Perëndimit. Ishte evolucioni i grimcave prej bakri që, përmes të burgosurve politikë, na ndihmuan të shihnim përtej. Por hera-herës ekrani mjegullohej. Në shtëpi mbërrinin zhurma që të kujtonin ngashërimet. Shfaqeshin fasha dhe rripa të zinj, si veshjet e të burgosurve, të kohës së Chaplin-it. Sot duhet kthjelltësi mendore, jo ekzotikë, për ta besuar se nuk mund të kenë qenë të tjera duar veç duarve të poetëve, të artistëve, të piktorëve, të klerikëve, të përkthyesve dhe të mendimtarëve të burgosur ao që zgjateshin nga galeritë për të rrotulluar antenat drejt sinjaleve të qartë. Ishin ato duar që nuk bënë sa ne dëshironim, por bënë sa mundën që, antenat e drejtuara ditën nga Tirana dhe natën nga stacionet e Perëndimit – prej nga mbërritën pamje të klonuara të Shqipërisë bahçe me lule dhe të parajsës së reklamave – të ktheheshin drejt asaj që ndodhte në kampe, në burgje dhe nëpër të gjithë Shqipërinë. Ata e kishin bërë pjesën e tyre të mundimit. Në kohën e Perdes së Hekurt, u përpoqën të na hiqnin perden nga syri."
  2. "Por me gjithë mundimin, grykat e galerive nuk i vështruam dot kurrë grykat prej nga buron drita dhe as si ekrane prej nga mund të shihej më thellë dhe më mirë. Tek tunelet e nëndheshëm dhe te galeritë nuk dalluam tejqyrat për të parë më larg. Burgjet politikë u hapën në të njëjtën kohë kur u thyen portet, kur filluan eksodet, kur ajo që ishte rrënuar u shthur dhe, kur ata që duhet të rrinin në vend, ikën larg. Me të rënë perdja, dalluam se të gjithë kishim qenë brenda të njëjtës zonë përndjekjeje dhe keqtrajtimi. Kemi jetuar të gjithë në të njëjtin kamp përqendrimi, dëgjoj të thonë. Ndoshta po, ose po. Por kishin qenë jo pak ata që "kampi" vetiak i përqëndrimit i kishte qëlluar me pamje nga deti apo me pamje nga bota. Po. Brenda këtij hapësire të rrethuar me tela gjemborë, nga porti tek piramida më e fundit në kufi, mund të kishim përjetuar ndjesinë e të burgosurit, por vetë pak kishin qenë ata që provuan burgimin dhe jo të gjithë të burgosurit vuajtur të njëjtin burg."
  3. "Me gjithë ndonjë regëtimë dhe përpjekje për t'i bërë bërë ekzotike dhe të jetueshme fundin e viteve '60, ne shqiptarët nuk u bëmë dot pjesë e Pranverës së Pragës dhe as e lëvizjeve studentore të Parisit 1968, që filluan me tri fjalë: Egalité! Liberté! Sexualité! Jazz. Seks. Drogë. Këto ishin fjalët që pëshpëriteshn te ne, duke ndryshuar liberalizimin e jetës me lirinë. Këto tri fjalë gjuha shqipe nuk i shqiptonte dot, sidomos në publik. Kaq për në tokë. Në det nuk kishte fjalë: ishin tri linja fuçish. Fuçia e parë. Fuçia e dytë. Fuçia e tretë. Askush nuk u ikte dot. Ishin kode të një alfabeti minimalist. Fuçitë ishin gjuha e parë e huaj që kam mësuar. Shkronjat latine të alfabetit shqip dhe notat muzikore i mësova më vonë. Fuçitë të para, që ndodheshin vetëm pak metra larg bregut, ishin "fuçitë këshilluese". Fëmijët, por dhe ata që notonin disi, mund të shkonin, madje mund të çlodheshin duke u kapur pas tyre. Ajo ishte zona komforte e notimit – hapësira e pëlqyer. Gjithçka në rregull me çdo gjë dhe me të gjithë.Rreshti i "fuçive të dyta" ndodhej disi më thellë. Kordoni i tyre ishte rreshti i "fuçive paralajmëruese". Pluskonin rreth 200 metra larg bregut dhe ishin për notarët e mirë. Deri aty lejohej. Për të sfiduar veten, por jo tjetërkënd. Por më e rëndësishmja mes radhëve të fuçive ishte rreshti i tretë. Pakkujt i shkonte mendja ta shpërfillte këtë radhë fuçish. Ata që i kapërcyen guxuan, por nuk patën fat të mirë. Asgjë nuk e pasqyronte më qartë izolimin e Shqipërisë se ato fuçi të vetmuara, mbërthyer pas fundit ranor të detit. Prania e tyre ishte e frikshme, agresive, si të luaje mbi mina detare. Përtej "fuçisë së tretë" ishte deti i hapur dhe se pas detit të hapur ishin "botët e lira" të cilat, si të ishin vise përrallash, shfaqeshin në ekran vetëm pas mesnate, kur kthenim antenat prej bakrit drejt detit.

Arian Leka botohet në revistën gjermane “Gerbergasse 18”

Arian Leka: Bakër Spaçi për antena dhe pushkët erotike

Revista e përtremuajshme gjermane "Gerbergasse 18", që botohet në Jena dhe që i kushtohet historisë dhe politikës bashkëkohore, por që ka posaçërisht në vëmendje edhe trashëgiminë historike europiane të shekullit XX, në No. 86 të saj (1/2018) boton artikullin e Arian Lekës me titull "Bakër Spaçi për antena dhe pushkët erotike". Artikulli u përkthye në gjermanisht nga Zuzana Finger. Veç tekstit, artikulli përmban fotodokumente nga arti shqiptar i realizmit socialist dhe slogane murale të Shqipërisë nën diktaturë, të cilat ishin në fokusin e punës së artistit austriak Christian Thanhauser dhe të Neviana Dostit.
Në këtë numër përurues "Gerbergasse 18", që është një platformë botuese që merret në mënyrë të veçantë me rivlerësimin e proceseve historike në RDGJ dhe të diktaturave në Europën Juglindore, u kushton vëmendje të posaçme tematikave që lidhen me vitin 1968.
Në të gjejnë vend tekste mbi Europën dhe botën në një vit mjaft të veçantë për historinë si dhe disa nga momentet kyçe dhe më kulmore të asaj trashëgimie politike, historike dhe kulturore, prej së cilës tanimë jemi distancuar në 50 vjet. Kjo largësi ka dhënë mundësi për studime, artikuj dhe analiza specifike, siç vijnë edhe në artikullin e Arian Lekës "Bakër Spaçi për antena dhe pushkët erotike".


Fokusi qendror i këtij numri të revistës mbetet "Pranvera e Pragës" dhe zhvillimet në Çekosllovaki, por tematikat zgjerohen drejt protestave të rinisë në mbarë botën, vrasjet politike në SHBA, përfaqësimin e Gjermanisë me dy ekipe sportive të ndara në Olimpiadë apo luftën në Vietnam.
Artikulli i Arian Lekës analizon dhe përpunon të kaluarën komuniste në Shqipëri, duke lidhur vitin e lindjes së autorit (1966) me lëvizjen ateiste dhe antiklerikale shqiptare (1967), me daljen e Shqipërisë nga "Traktati i Varshavës" (1968), me liberalizimin jetëshkurtër të jetës në Shqipërinë diktatoriale, me kujtesën rreth "Pranverës së Pragës", kur ambasada e Shqipërisë në Çekosllovaki, siç kujtojnë diplomatët, përdesh u pushtua nga trupat sovjetike, gjë që në gjuhë simbolike donte të thoshte pushtim në distancë edhe i Shqipërisë. Pjesë e trajtimit në artikullin e Lekës bëhen gjithashtu edhe burgosjet politike, sidomos të artistëve, shkrimtarëve dhe përkthyesve, të cilat vendosen në kontekstin e eksodeve masive të viteve 1990-1991 dhe rrezikimi i demokracisë nga autoritarizmi dhe dhuna në kushtet e një jete që funksionon jashtë kornizës së ligjit dhe rregullave dhe të një shteti me institucione të personalizuara.
Nuk është hera e parë që krijimtaria e Arian Lekës botohet gjermanisht. Pas publikimit në Austri të vëllimit me tregime "Ein Buch, Ein Meer", botimet e këtij autori pasurohen me teksteve të tjera botuar në Gjermani. Mes tyre veçohen artikuj dhe shkrime të tjerë me natyrë studimore dhe letrare, të tillë si DURRËS, GEOEMOTIONEN (Von der Multikultur der Autarkie zur Monokultur der offenen Stadt), GEBOREN IN DER PROVINZ (Ein Geschenk mit Namen Durrës – Eine Stadt mit dem Rücken zum Meer), MEER DES ARGËOHNS (Albanien und der Rest der Ëelt – Schönheit, Hoffnung und Grauen), QUADRAT IM SCHLACHTFELD (Illyrer, Myrmidonen, Aromunen und Zigeuner – Balkanische Erinnerungen), përkthyer nga Loreta Schilock për revistën e njohur të Berlinit "Lettre International". Vetëm disa muaj më parë tregimi "Die Zelle aus Papier" (Qeli prej letre) i Arian Lekës u bë pjesë e antologjisë me titull "Glückliche Ëirkungen", botuar nga Ullstein Buchverlage-Berlin dhe sjellë në gjermanisht nga Zuzana Finger.


Më herët, krijimtaria e Arian Lekës është botuar edhe në anglisht. Në vitin 2011 tregimi i tij me titull "Vëllezër në brisk" (Brothers of the Blade) përkthyer nga Sara Lynn Smith, është bërë pjesë e antologjisë "Tregimi më i mirë europian" (Best European Fiction, Dalkey Archive Press), përzgjedhur dhe edituar nga shkrimtari Aleksandar Hemon me parathënie nga romancieri irlandez Colum Mçann.
Tregimi "Brothers of the Blade" i Arian Lekës ka pasur recensione e shënime kritike vlerësuese. Mes të cilave dallon teksti i shkrimtarit Peter Byrne, nën titullin "Nonstandard Tales From The Real Europe". Ndër të tjera, autori shprehet: "Arian Leka na trondit me rrëfimin e tij, tek na përball me peshën e përgjegjësisë që mund të rëndojë mbi familjen shqiptare. Veçse një barrë e atillë rëndon po aq edhe në një mori vendesh të tjera europiane. Është interesant portretizimi i ndjerë i anoreksisë nga Hilary Mantel, që vëzhgon një familje britanike në kahun "perëndimor" të Europës, ndërkohë që familja te tregimi i Arian Lekës është e njësuar dhe nënkupton "edukim prindëror", ndërsa në Shqipëri ajo merr kuptimin e "detyrimit fisnor".
Shkrimtari dhe studiuesi letrar Brandon Wicks, në "Art & Literature", duke shkruar rreth antologjisë "Best European Fiction" nënvijëzon, duke e përfunduar mendimin e tij me një vështrim mbi krijimin e Arian Lekës: "Vëllimi përfundon me një tekst të shkurtër, ngarkuar me tension të pabesueshëm, me tregimin elegant "Vëllezër në brisk" i autorit Arian Leka, ku si në një ritual, personazhi është i detyruar rruajë fytin pa qime të të vëllait në ditën që atë do ta bëjnë dhëndër – një çast i vogël domethënës, i ngarkuar me ankth dhe me dëshira sublime".

Kritiku dhe shkrimtari Kevin Frazier, në tekstin botuar në "A Map of Faces", duke parashtruar për lexuesin sinopsin e tregimit thekson gjithashtu: "…Në paraqitjen shqiptare, 'Vëllezër në brisk' nga Arian Leka, vëllai i madh duhet të rruajë vëllain më të ri në një akt të ndërlikuar përkushtimi dhe keqardhjeje, përshkruar me nëntinguj të dhunshëm dhe që na kujtojnë skenën e të njëjtit rit nga "Benito Cereno" e Herman Melville-it. Vëllai i vogël, një njeri guximtar dhe tërësisht njerëzor, për vite me radhë ka qenë shtylla e familjes, por që tash, kur martohet, i duhet të ndahet prej saj. "Pas gjithë kësaj" – vëllai i madh ngarkohet me dilemën – "…nëse vëllai ynë i vogël nuk do të jetë më baba për ne, cili do të jetë ati ynë i vërtetë? Po unë kush do të jem? Çdo të jemi ne të gjithë, babai, motra, nëna dhe unë vetë, kur ai të mos jetë më ky që është? Kur të mos na përkasë më ne, por njerëzve të tjerë, atyre që sot po bëhen gati të mësyjnë në jetën e tij, duke na flakur ne të gjithëve, familjarëve të tij jashtë nga parajsa jonë". Teksa mediton me brisk në dorë mbi fytyrën e vëllait të vogël, akti na kthen mbrapsht, në të kaluarën e familjes: "…Kudo plagë, vraja, blana, lytha të vegjël, gropëza, të çara e vijëzime sa do të mjaftonte vetëm një kalim i pakujdesshëm brisku, që fytyra të lahej në gjak. Dhe sakaq, fëmijëria, koha e pakthyeshme kur ata ishin të pandarë, i kaloi brenda një çasti. Mes gishtërinjve dhe në hapësirën mes dy plagëve iu faneps një tjetër kohë: koha kur ata llangosnin njëri-tjetrin me bojë këpucësh e me kolinoz në gushë, nën hundë e në faqe për t'u bërë sa më shpejt burra me mustaqe të sajuara…". Historia mbyllet me një shënim që do të shërbente si një epigraf për të gjithë përmbledhjen: "Ne ndryshojmë veten për shkak të të tjerëve, ne paguajmë çmim të lartë vetëm për të qenë së bashku…".
Këto u paraprinë botimeve të pritshme të Arian Lekës në polonisht, ku së shpejti do të botohet një artikull kritik mbi letërsinë shqiptare në kuadrin e "letërsive të vogla" si dhe përmbledhjes me tregime "Shpina e Burrit", që do të botohet brenda vitit 2018 në Beograd.

*Artikulli botohet në revistën gjermane për historinë e politikën bashkëkohore

Total Pageviews