13 May 2020

IN MEMORIAM: Takimi i Maks Velos me Daša Drndić - Shtëpia e Maks Velos

Arian Leka - Takimi i Maks Velos me Daša Drndić

Nuk e vumë re se kishte rënë mbrëmja. Për rreth dy orë Maks Veloja kishte rrëfyer me imtësi mbi vitet e tij në burgun e Spaçit. Interesimit të shkrimtares së shquar kroate, Daša Drndić, ndaj jetës së artistëve shqiptarë në kohën e diktaturës, akuzave të ngritura kundër tyre dhe dëshmitarët, formulimit të pretencave, provave ndaj artistëve në gjyq, implikimeve të tyre dhe ligjeve të kohës Maksi u qe përgjigjur pa shfaqur shenja lodhjeje e padurimi. Përkundrazi.

Si të kishte gjetur, më në fund, njeriun e duhur, të cilit mund t'ia besonte të fshehtat dhe, sikur befas mbi tokë të kishte zbritur krijesa që ai kishte pritur për t'u rrëfyer gjatë gjithë jetës, Maksi fliste duke i ndihmuar fjalët me lëvizje të vrullshme që, më shumë se gjithçka tjetër të sillnin ndërmend një valle primitive. Pëllëmbët dhe krahët çanin ajrin, si për të krijuar kufirin ndarës mes saj që ai kishte jetuar dhe miteve të krijuara më pas, nga njerëz që vazhdimisht shtonin, hiqnin apo përmirësonin diçka nga historia e burgjeve shqiptare. Tema e falsifikimit të historisë, fabrikimi i heroizmit të vonuar a të munguar dhe retushimi i së vërtetës, mbetej çështje së cilës Maksi i rikthehej shpesh, siç iu kthye edhe gjatë asaj mbrëmjeje.

Kureshtja përbënte një nga tiparet e dallueshme të tij. Aq e shprehur ishte ajo, sa nuk do të quhej teprim nëse në pasaportë, te shënimi "shenja të veçanta", kureshtja t'i shënohej si shenjë identifikuese. Për shkak të kureshtjes pra, para se të takoheshim me Daša Drndić në "Friend's Book House", ai kërkoi të dinte diçka mbi "njeriun që do të takonim" dhe me të cilin Maksi do të bisedonte.

Në vend që të përshkruaja personalitetin e Daša Drndić-it, m'u duk më e arsyeshme ta shfaqja atë përmes romaneve të saj. Natyra e Daša-s të bënte ta nderoje e ta dashuroje njëkohësisht, pasi ajo ishte ndër ato raste kur mes veprës dhe krijuesit nuk ka dallime: një njeri i bukur, një grua e fuqishme, që nuk kishte bërë kompromise as në kohë të vështira të regjimeve në ish-Jugosllavi, një autore që ndiqte të vërtetat dhe që të heshturit, ata që mundën, por as shkruan dhe as folën i interesonin po aq sa edhe përgjegjësit e drejtpërdrejtë të krimeve.

Maksi dëgjonte pa folur. Përvoja ndoshta, zhgënjimet sidomos, mund ta kishin detyruar ta mbante nën kontroll entuziazmin ndaj takimeve me të panjohur, për të mos thënë se çdo bisedë e llojit pyetje-përgjigje, nga ato që zhvillonte rëndom me gazetarët, i kujtonte, qoftë edhe së largu, hetuesinë.

Më duhet t'ia kujtoja: – Është shkrimtare, romanciere, jo gazetare, Maks, i thashë dhe, si për t'ia bërë të besueshme, shtova se romani "Sonnenschein" i Daša Drindić, përveçse ishte përkthyer në mjaft gjuhë e së shpejti do të vinte edhe në shqip nga Ben Andoni, i vendoste disa nga ndodhitë e tij në Shqipëri, në Sarandë, Vlorë e Tiranë. Është periudha e pushtimit, Lufta e Dytë Botërore. – E prek temën e kolaboracionistëve? – pyeti. Pastaj heshti sërish. Por, sapo unë përmenda se romani "Belladonna" i kushtohej jetës në burgun e Burelit, Maksi filloi të pyesë, sidomos kur mësoi se disa nga personazhet e romanit të Daša Drndić-it ishin emra realë e të njohur të skenës publike shqiptare. – Takohemi nesër pasdite, atëherë, po këtu? – tha.

Gjatë kohës kur Maksi fliste, Daša mbajti shënime në një bllok. Disa herë më kërkoi të shihja nëse i kishte shkruar saktë emrat që Maksi kishte përmendur: sidomos ata që kishin shkronjat "sh, zh, th, ll". – Jam duke mbledhur fakte për një roman historik mbi Shqipërinë – tha ajo dhe – para se të shkruaj 'fiction', dua që të dhënat të jenë korrekte, që të mos më ndodhë edhe mua si ata që shkruajnë romane nga harta.

Para se të ndaheshim, porositëm konjak "Skënderbeu" dhe kafe, për të saktësuar orën dhe vendin e takimit të nesërm. Maksi na ftoi në shtëpinë e tij. Rruga "Hoxha Tasin", numër… Maksi tha një numër. Unë përktheva. Daša e shënoi në bllok, duke më pyetur: – Do të vish?

Tani, që trupi i Maks Velos e ka një shtëpi dhe shpirti i tij është në udhë, pasi i kthehem rrëfimit të Daša Drndić, shkruar për të, gjatë kohës kur ajo banoi në rezidencën letrare "Tirana in Between" dhe u vu ta gjente vetë se ku banonte ai, më forcohet përshtypja se, edhe atëherë edhe tani, Maks Velo sikur nuk ka dashur të tregojë se ku mund ta gjejmë dhe se ku e ka me të vërtetë shtëpinë.

Mundësitë janë të hapura: Maksi mund ta ketë thënë gabim numrin e shtëpisë së tij, unë mund t'ia kem përkthyer gabim Daša-s, Daša mund vetë ta ketë shënuar gabim ose ashtu kishte qenë e shkruar të ishte. Të mundoheshim për ta gjetur. Njëlloj si tani, kur Maks Velo prehet larg njerëzve, nën një lëndinë, më pranë Dajtit se sa qytetit.

Daša Drndić – Shtëpia e Maks Velos 

Unë banoj në rrugicën "Dërhemi" (në një godinë të re), në rruginën e që të nxjerr në Bulevardin "Hoxha Tahsin". Jam duke kërkuar për shtëpinë e Maks Velos që, siç më ka thënë ai vetë, mban numrin 57. Nisem për në fund të bulevardit, fillimisht në anën e majtë: 32, pastaj 167, pastaj 2, pastaj përsëri 2, 2, 2, dhe 1, 1, 1, pastaj vjen 18, me të është edhe 63.

Kaloj në anën tjetër: 47, 220, 13, 18, 74, 33. Futem në një farmaci (në Tiranë, ka shumë të tilla të padukshme, vetëm në këtë udhë, në një largësi prej 300 metrash, ka tri syresh) dhe pyes: Çfarë numri ka kjo farmaci?

S'ia kam fare idenë – thotë farmacisti. Rruga quhet "Hoxha Tahsim".

Si Nasta e çmendura endem lart dhe poshtë Rrugës "Hoxha Tahsin", e atëherë u drejtohem tre njerëzve që janë duke diskutuar diçka (gumëzhima ndalon), ndërsa dikush prej tyre më thotë: – Kam punuar në ambasadën amerikane, mos jeni vallë amerikane? – Nuk e di se ku gjendet numri 57, thotë tjetri. I treti është shurdh i vërtetë. – Po kërkoj Maks Velon. – Ah, Maks Velon! Atje sipër, njëqind metra përtej, ajo shtëpia e bardhë e madhe me çati të pjerrët.

Sikur të jem në Rijekë, në ndërtesat e të cilës vërtetë janë numrat dhe tabelat, por njerëzit nuk ia kanë fare idenë se çfarë shkruhet në to dhe, kur ti i pyet, së pari ata do të përgjigjen "Booh", pastaj nisin të të shpjegojnë (shumë të dobishëm janë me këtë, sjellje, si dhe shqiptarët).

Shtëpia në të cilën jeton Maks Velo është e vjetër, një banesë e rrënuar dykatëshe, me llaçin e saj në rënie, grilat i janë thyer, ballkoni gati sa nuk rrëzohet, nuk shoh se ku është hyrja, dhe mbi të shkruhet: 47…

Pasi është përmbysur garda e vjetër, u përpiluan listat e të dënuarve padrejtësisht, u formua një komitet, dhe ata që qëndruan më gjatë në burgje (kohë që llogaritej mes tetë dhe tridhjetë e pesë vitesh), do të ishin ndër të parët që do merrnin një banesë.

Komisioni për ndarjen e shtëpive tek përdoruesi-kandidat i të ardhmes (fshehtë), i kërkoi secilit zarfin, me të paktën tri mijë euro brenda.

Ata që kishin tri herë më shumë se tri mijë euro, fituan tre apartamente, nga të cilët dy menjëherë (me çmimin e tregut) i patën shitur. Maks Velos i mbeti të jetojë në katin e dytë të shtëpisë së rrënuar të babait të tij, së bashku me motrën e vet, e cila ka një numër të madh macesh.

Nuk është se qeveria e re shqiptare nuk po tregon kujdes mbi kompensimin për viktimat e qeverisë paranojake totalitare të Enver Hoxhës. Kështu u vendos, që për të dënuarit pa të drejtë, rehabilitimi financiar për çdo ditë të kaluar në burg të kishte vlerën e pesëmbëdhjetë eurove, e cila arrin shumën prej 5.500 eurosh në vit.

Edhe pse për shkak të mungesës kronike të fondeve në buxhetin e shtetit, është krijuar një shqetësim në pikëpamjen e pamundësisë së zbatimit së vendimeve parlamentare dhe atyre gjyqësore, megjithatë, me kompromis, është bërë riprogramimi i pagesave në mënyrë që t'i shkojë kursit të kohës (i vogël, e paguar në mënyrë të parregullt) dhe përparësi u jepet të vjetërve, pasi llogaritet se ata së shpejti do të vdesin.

Mund të them, simbolikisht, se po qëndroj me Maks Velon dhe Arian Lekën në bulevardin "Dëshmorët e Kombitˮ (në Bulevardin e Martirëve të Kombit), rrugën madhështore, e cila gumëzhin nga makina dhe përcjell historinë.

Na afrohet një farë Jean-Pierre, belg, i cili u hodh në Tiranë për të "vendosur koordinatat" për "projektinˮ e ardhshëm ndërkombëtar, lidhur me disa punëtori për popullatat shqiptare, që duhet të jenë të arsimuar më parë si duhet, sipërmarrje dhe pastaj demokracisë, të cilat kuptohet se do të drejtohen nga intelektualë vendës me honorare të turpshme për njëqind apo dyqind euro. Jean-Pierre sʼka asnjë ide se ku është, në veçanti sʼka asnjë ide se kush është Maks Velo. Ai është nga zona e Korçës ka lindur në Paris në vitin 1935.

Maksi i përmend Jean-Pierre-it dhjetë vitet e tij në burgun famëkeq të Spaçit, që ndodhet në verilindje të Tiranës, ku ka punuar në një minierë bakri, gërmuar në mes të askundit, ku ende sot e kësaj dite është vështirë të arrihet, ndërsa Jean-Pierre-i tund kokën ngadalë dhe pastaj pyet: Ku mund të gjej diçka për të ngrënë?

Duke pasur parasysh faktin se Jean-Pierre-i, padyshim nuk ka kohë për të vizituar ndonjë gjë, përveç zyrave të së ardhmes së tij, partnerët e ardhshëm dhe ndonjë restorant "fancyˮ, do të doja tʼi propozoja atij që, të paktën të kthehej nga Muzeu Kombëtar i Historisë , i cili me ndërtesën e tij gjigande dhe mozaikun social-realist në krye, në mesin e sheshit të madh qendror "Skënderbeu", godet mu në mes të syve çdo kalimtar, pasi atje, në këtë muze, ekziston i ashtuquajturi "Pavioni i terrorit komunist", terror dyzet e pesëvjeçar, si dhe një botim i shkurtuar, abridged, i ndrydhur në disa mure, vërdalluar në disa vitrina, disa foto nga proceset gjyqësore farsë, ndonjë rrobë e përgjakur e ndonjë të arratisuri të bllokuar dhe dërrmuar dhe "rindërtiminˮ e një qelie burgu (nëse është në këtë masë horrori, në këtë lloj mënyre, mund edhe të rikonstruktohet – e kjo hap një çështje tjetër për prezantimin bashkëkohor të kujtimeve), sepse, ja dhe Shqipëria, shpejt do kapë hapin me botën, dhe do fillojë me zhvillimin e të ashtuquajturit Dark Tourism, atë që të huajt, kryesisht nga Perëndimi, do të vizitojnë vendet e ekzekutimit (në këtë rast, kopje e tyre) e të kapin zemrën dhe klithin: 'Oh, my god, unbelievable! Incroyable! Nicht zu fassen!' e, pas të cilës, shkojnë për në darkë në ndonjë restorant vendës, ku do të shijojnë specialitete kombëtare e të ndjejnë shpirtin e vendit që vizituan.

Asgjë nga këto sʼi kam thënë Jean-Pierre-it. U ktheva me Maksin dhe Arianin në "Friends Book House", në një librari-kafe, për kafe dhe konjak. Këtu jam edhe për dy javë.

06 May 2020

BOTIM I RI: Ekonomia Ekologjike dhe Shoqëria Harmonike nga "Botimet "POETEKA"

"Botimet POETEKA" sapo kanë publikuar dhe hedhur në qarkullim librin "Ekonomia Ekologjike dhe Shoqëria Harmonike", përkthyer nga Silvana Leka. 


Libri është pjesë e serisë "Lexime shkencore dhe enciklopedike". Ai publikohet sipas marrëveshjes me Akademinë e Shkencave Sociale, si përkthim i autorizuar nga botimi në gjuhën kineze. Autorët e librit, Futian Qu, Ruomei Sun, Zhongxing Guo dhe Fawen Yu, janë studiues të mirënjohur të fushave përkatëse.


Në 322 faqet tij, libri trajton çështje të mprehta dhe aktuale, që kanë të bëjnë me teorinë, politikat dhe studimet empirike në fushën e ekonomisë ekologjike, të cilat jo vetëm shtjellohen me hollësi, por edhe sugjerojnë zgjidhje për perspektivën, duke parashtruar teza dhe hapur debat me specialistët, studiuesit dhe studentët e këtyre fushave të dijes dhe zbatimit të praktikave. 


Libri është kompozuar në katër njësi. Pjesa e Parë i kushtohet teorisë dhe metodologjisë së ekonomisë ekologjike. Pjesa e Dytë shtjellon çështje të veçanta të ekonomisë ekologjike. Pjesa e Tretë sjell studime empirike mbi ekonominë ekologjike. Pjesa e Katërt paraqet vlerën e shërbimeve të ekosistemit dhe kompensimin ekologjik.  


Më hollësisht artikujt trajtojnë si metodologjinë e ekonomisë ekologjike ashtu edhe ecurinë e kësaj ekonomie, ndërlidhur me politikat që e mbështesin atë. 


Studimet ofrojnë gjithashtu një panoramë të gjallë të zhvillimit ekologjik në Kinë e, po ashtu, edhe çështje të ndryshimeve, që kanë ndodhur në këtë vend gjatë tri dekadave të fundit në këtë fushë.


Pjesa teorike e librit hulumton sistemin e disiplinës së ekonomisë ekologjike. Në pjesën e studimeve empirike, të dhënat mbi Kinën janë përdorur për të shqyrtuar hipotezën themelore të kërkimit në fushën e ekonomisë ekologjike.


Libri trajton në hollësi tema të tilla si evolucioni dhe problemet e politikave të ekonomisë ekologjike në industritë pyjore, ekonomia ekologjike në tokat kullotë, ekonomia ekologjike në zonat moçalore etj.


Duke ndërthurur me sukses teorinë, zgjidhjet dhe udhëzimet konkrete e

praktike, libri ofron një burim të vlefshëm dijesh dhe informacioni për të

gjithë ata që janë aktivë në këtë fushë, që po zhvillohet me ritme mjaft

dinamike.

05 March 2020

POETEKA - READING BALKANS - MARS 2020 Nataša Sardžoska

READING BALKANS - MARS 2020 Nataša Sardžoska

Nataša Sardžoska Sarsowski përuron Rezidencën letrare "POETEKA Tirana in Between" për vitin 2020, një program ky që, prej 7 vjetësh mirëpret në kryeqytetin shqiptar shkrimtarë e përkthyes nga Ballkani dhe Europa.

Nataša Sardžoska është poete, prozatore, eseiste dhe përkthyese letrare. Ka lindur në Shkup, në vitin 1979, por falë krijimtarisë, studimeve dhe veprimtarisë së saj, ka jetuar për një kohë të gjatë në shumë qytete evropiane, si Milano, Lisbonë, Paris, Bruksel , Stuttgart.

Nataša Sardžoska ka botuar në maqedonisht libra me poezi, tregime dhe ese, të cilët janë përkthyer e botuar më pas dhe në SH.B.A., Itali, Kosovë etj. Duke përfshirë edhe antologjitë, krijimtaria letrare e Natasha Sardzoskas është përkthyer në më shumë se 15 gjuhë, duke merituar vlerësime e letrare.

Përveç profilit si poete dhe prozatore, Natasha Sardzoska ka përkthyer më shumë se 50 autorë nga gjuhët italiane, frënge, portugeze, katalanase dhe spanjolle, ndër të cilat edhe autorë si Saramago, Carnerio, Montale, Pasolini, Sanguineti, Boyunga, Margarit, etj. Për punën e saj krijuese në përkthim ajo ka fituar çmimin nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë për përkthimin më të mirë të librit Pinocchio nga Carlo Collodi.

Leximet poetike të Nataša Sardžoska-s kanë karakter interpretues dhe ndërveprues, që ndërthurin tekstin me eksperimente vokale, muzikë dhe vallëzim. Poezia e saj bashkon sensualitetin, ekspozon dhimbjen e brendshme, mërgimin dhe freskinë shpirtërore. Karakteri interpretues i poezive të saj e çon drejt dramaturgjisë poetike të teatrit të poezisë, duke I dhënë vlerë të veçantë ekzistencës njerëzore.

Natasha Sardzoska ka interpretuar në shumë festivale ndërkombëtare të poezisë, si në Ars Poetica në Galerinë Kombëtare të Bratislavës, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Genova, në Muzeun Revoltella në Trieste, në Qendrën Kulturore Maqedonase në Sofje; në Akademinë e Arteve në Berlin në kuadër të Festivalit të Poezisë në Berlin; në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë Sha'ar në Tel Aviv, duke performuar nën shoqërimin me saksofon, kontrabas dhe vallëzim bashkëkohore në teatrin Yaffa Arabo-Hebraik. Pjesë e këtyre veprimtarive janë edhe leximet letrare nëpër shumë qytete të Ballkanit (Beograd, Tiranë, Rijeka, Strugë etj.)

26 February 2020

Arian Leka: DUKE KËRKUAR DRITËN

Faqet qendrore të suplementi kulturor të "Oslobodenje" 16 janar 2020 iu kushtuan prozës së Arian Lekës. Rrëfimi mban
titullin "Plava grobnica nepovjerenja: Misleći na svjetlost". Para se të botohej në gjuhët sllave të rajonit, ky rrëfim është publikuar më herët në gjuhën gjermane në "Lettre International", me titullin "Meer des Argwohns" dhe në gjuhën angleze, me titullin "The Catalogue of our Drowned – Naufragus and the Labyrinth", nga botuesi i mirënjohur "Routledge Taylor & Francis Group."

Në këtę tekst autori rrëfen marrëdhënien e tij me qytetin e lindjes, Durrësin, me jetën e fshehtë të përditshmërisë dhe format e padukshme të institucioneve të tij morale e kulturore, të transformuara gjatë komunizmit dhe sot, përfshi këtu edhe kuptimet mbi detin dhe dritën te popujt bregdetarë rreth Adriatikut,

Në gjuhën shqipe ky tekst u botua për herë të parë në "Milosao", 22 Shkurt, 2020.

BOTIMET POETEKA - 3 VEPRA NGA ETËHEM HAXHIADEMI

ETËHEM HAXHIADEMI/ 

Nis botimi i veprës së plotë të shkrimtarit që vdiq në burgun e Burrelit

Natë Dimri… 25 Janar 1947, natë e martë dimri. Ishim mbledhur të gjithë rreth votrës në dhomën e zjarrit, veç Xhaxhait, që nuk di pse atë natë, ra me fjetë më herët se zakonisht. Moma po mundohej të bindtte për gjumë tre më të vegjlit, ndërsa motra ime e madhe dhe unë po merreshim me punët e tona, përgatiteshim për të nesërmen. Baba po korrigjonte hartimet e një klase së Normales së Elbasanit, me temë: "Fëmija pa Nënë, si nata pa hënë". Duke përfituar nga muri i shembur i avllisë, njerëz të armatosur, nuk e di për sa orë na kishin vu nën hetim. Në orën 12 të asaj nate, unë si fëmijë s'po kuptoja seç po ndodhte në familjen tonë, veçse në sytë e motrës pashë shumë lotë dhe më vonë Babën duke zbritur nga shkallët me duar të lidhura…
I biri i shkrimtarit Etëhem Haxhiademi e kujtonte kështu arrestimin e të atit. Nuk doli më i gjallë prej burgut. Për më se 7 dekada, tekstet e tija u "zhdukën", u strukën, humbën, nuk u lexuan, nuk u shkrua për to, nuk u përmendën. Të botuara në Kosovë, sot ka nisur botimi i veprës së tij të plotë edhe në Shqipëri.
SERIA E BOTIMIT
Botimi i VEPRËS SË PLOTË poetike, dramaturgjike e përkthimore të Etëhem Haxhiademit (8 mars 1902 / 17 mars 1965) është projekti letrar më i bukur dhe më domethënës i "Botime POETEKA" gjatë vitit 2020. Ky vit shënon gjithashtu 55 vjetorin e ndarjes nga jeta e Etëhem Haxhiademit, i cili, siç shkruan Vargjo Nirvana (Vangjel Koça) në shënimet e tij kritike 'Viti mendor 1936', "është një zotësì mendore për të vënë re dhe një vlerë morale e rrallë, cilësira këto që e bëjnë të përshtatëshme për degën që ay punon dhe në të cilën është sot punëtori më i mirë dhe më i çmuar."
Gjerdani i botimeve u përgatit nga Dr. Silvana Leka, në bashkëpunim të ngushtë me Hortensia Haxhiademin dhe Arian Lekën.
Veprat e para që lexuesi do ketë në duar gjatë këtyre ditëve janë: Vëllimi poetik "LYRA"; Tragjedia "ABELI"- më e fundmja vepër e autorit; Tragjedia "PIRRUA"- vepra e tij më e dashur. Më tej projekti botues vijon me tragjeditë "Skënderbeu", "Aleksandri", "Diomedi", "Akili", "Uliksi". Një botim i veçantë do të jetë edhe përkthimi i parë i "Bukolikeve" të Virgjilit si edhe tekste të tjera.



Veprat e Haxhiademit

Në nderim të krijimtarisë së autorit, ky botim i paraqet veprat e Etëhem Haxhiademit sipas publikimit të tyre të parë, duke e ruajtur të paprekur elementet e veçantë të gjuhës, stilemat, format dhe mjetet e të shprehurit të tij dramaturgjik, anën grafike në paraqitjen e tekstit, faqosjen sipas origjinalit dhe mjaft hollësi të tjera filologjike.
Ky paraqitje e "Veprave të Plota" të ETËHEM HAXHIADEMIT sjell pasurim gjithashtu edhe në dëshmi, pasi botimet qëmtojnë dhe ndjekin kronologjikisht vlerësimet kritike ndaj krijimtarisë së këtij autori në shtypin letrar mes viteve '30-'40 dhe pas viteve '90.
Përtej karakterit dokumentar, kjo pjesë e botimit i pajis "Veprat e Plota" të Etëhem Haxhiademit edhe me elemente të "antikuariatit të bibliofilisë". Përveç publikimit të artikujve kritikë kushtuar krijimtarisë së Etëhem Haxhiademit, lexuesi do ketë në duar edhe një galeri të pasur me dokumente, foto e faksimile nga revistat dhe gazetat, ku u botuan këto shënime kritike.
Falë këtyre përpjekjeve, herë i plotë dhe herë në formë fragmentesh të zgjedhura, vjen një koleksion i pasur i artikujve të Vangjo Nirvanës (Valgjel Koça), Jup Kastratit, Elvira Taros, Gjon Zaverit (Sterjo Spasse), Muhamet Balës e shumë emrave të tjerë të zëshëm të asaj kohe, përfshi këtu edhe polemikat që ka ngjallur aso kohe krijimtaria e Etëhem Haxhiademit.
Pjesë e tyre do të jenë edhe revistat ku Haxhiademi botoi artikuj e krijimtari publicistike.
Pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve botohen për herë të parë. Mes tyre, vend të veçantë zënë faksimilet e letrës së Etëhem Haxhiademit drejtuar Mithat Frashërit, në shtator të vitit 1927, faksimilja e "Kopështi Letrar", ku Etëhem Haxhiademi botoi artikullin "Aviseni Ibni Sina-i", dokumenti nga revista letrare "Leka", në të cilën gjendet njoftimi mbi përkthimin të Bukolikeve nga P. Vergil Maronit nga Etëhem Haxhiademi. Bashkë me to paraqiten edhe fotografi, dokumente e kopje nga revista "Përpjekja Shqiptare", ku është botuar një polemikë ndaj krijimtarisë së Etëhem Haxhiademit apo dokumente nga revista "Rilindja", në të cilën është publikuar një kritikë letrare mbi një poemth të Etëhem Haxhiademit etj.
Në kuptim simbolik, por edhe krejt të drejtpërdrejtë të aktit, botimi i "Veprave të Plota" të Etëhem Haxhiademit përbën gjithashtu një kthim e ringjallje letrare të tij përballë lexuesit, kritikës letrare, historianëve të letërsisë dhe profesionistëve të skenës teatrore.


http://gazetashqiptare.al/2020/02/19/etehem-haxhiademi-nis-botimi-vepres-se-plote-te-shkrimtarit-qe-vdiq-ne-burgun-e-burrelit/


03 February 2020

ARTIKULLI I ARIAN LEKËS BOTOHET NË OSLOBOĐENJE - SARAJEVË

Arian Leka

Plava grobnica nepovjerenja: 

Misleći na svjetlost

Moj otac je mogao da vidi stvari koje mi nismo mogli da vidimo, a nije bio nikakav čarobnjak, već samo obični moreplovac koji je obišao Sredozemno more. Ljudi iz planinskih krajeva ga nisu intrigirali, već praznina, beskrajna voda i nebo koji su najčešće djelovali uspavani u dubokoj tami. Ponekad bi primijetio svjetla u daljini.

To što je bio mornar u Albaniji u komunističko vrijeme, značilo je da je imao priliku da vidi ono što je drugima bilo zabranjeno da vide. Ono što smo izvozili, za većinu je bilo beznačajno, a ono što je stvarno bilo važno, bilo je šta će nam biti doneseno iz dalekih zemalja.

Odakle je svjetlo?

Šta je moj otac donio iz Sredozemlja? Najčešće tišinu, a kad sam ga pitao šta je najljepše što je vidio na putovanju, rekao bi - svjetla. Svjetla iz luka u koje se nismo mogli usidriti, svjetla sa brodova sa kojima smo se sretali i pozdravljali se sa distance, šaljući i primajući svjetlosne signale, kao da smo u ratu.

Vremenom je on postajao čovjek bez zvuka. Bez obzira na to, ja sam uvijek vidio svjetla mediteranske obale u mirnim očima mog oca. Bio sam svjestan, iako ne živimo u doba inkvizicije, da bi moj otac bio spaljen ako bi ikome pomenuo išta više o svjetlima tih čudnih gradova u dalekim zemljama. Šta sam time htio reći: od ostatka svijeta nismo bili razdvojeni samo morem već, pošto svjetlo ima prirodu talasa, kao što smo učili u školi, bili smo razdvojeni i svjetlom.

Moja baka je s druge strane bila dobrodušna žena, koja je imala izraženu intuiciju, ali nije bila nikakva vještica. Ona je znala Svetu knjigu i znala je da je mudro tumači. U to vrijeme Albanija je bila ateistička republika, i pričanje o Bogu - ne o đavolu - bilo je smatrano blasfemijom. Ona se zbog toga izražavala u eufemizmima. Koristila je sinonime za svjetlost kada je govorila o vjerskim temama, znajući da su monoteističke religije izašle na svjetlost baš oko Sredozemnog mora.

Moja majka nije bila svetica, ali me je, shvatajući moj um, vodila u pozorište i bioskop pokazujući mi jedan divan svijet, unijela je sjajnu iskru u moje oči koja će kasnije postati Svjetlost. Ta svjetlost je bila prvo što sam primijetio kad sam ušao u svijet umjetničkih performansa. To je bila svjetlost dječijeg pozorišta, u gradu u kojem sam rođen, a pozorište nije bilo slučajno sagrađeno u maloj katoličkoj crkvi, krajem februara 1967? Dobro je što je ateistička revolucija pretvorila crkvu u pozorište umjesto u skladište ili robnu kuću, pa smo dobili lutkarsko pozorište i bioskop-pozorište. Freske na zidovima su bile pokrivene mješavinom kreča i vode, a veliki lusteri su ostali posvećeni svojoj misiji.

Odakle je to svjetlo došlo, i kako je stiglo u prostoriju? Da li je došlo sa mora, kao što je govorio moj pokojni otac? Ili je došlo sa neba, kako je govorila moja baka? Možda je izašla iz umjetničkih djela, kako je vjerovala moja majka? Ovo je bilo više nego dovoljno za dijete kakvo sam ja bio, koje je živjelo u dvojnoj realnosti između pozorišta i komšiluka.

Iz iste flaše

Grad je imao svoju usporenu rutinu, kao svaki primorski grad u Sredozemlju osvijetljen suncem. Kako smo malo znali, jednog dana, letargija ovog grada se ubrzo preselila i u bioskop. Na bioskopskom ekranu je bio prikazan siromašan život jednog kvarta u našem gradu. Pošto je mjesto najbliže lutkarskom pozorištu u Duresu (Draču) takođe služilo i kao scenografija za filmsku producentsku kuću Kinostudio "Squiperia e Re" koja je snimila prve albanske filmove. Iako je Drugi svjetski rat davno završen, radoznalo sam gledao kako gerilske jedinice napadaju naciste i fašiste. Ko zna koliko puta sam se krio u dvorištu i iznenada, dok sam se naslanjao na zid, primijetio bih nevjerovatan prizor. Poslije snimanja glumci su pravili pauzu i tada sam mogao vidjeti ranjenog "partizana" koji pije iz flaše sa vodom iz koje je malo prije pio naoružani "njemački" vojnik. Samo trenutak prije, njih dvojica su pokušavali da ubiju jedan drugog. A poslije, dva neprijatelja su jedan drugom palili cigaretu kao da su najbolji prijatelji. Oni više nisu bili neprijatelji, ili ih je film pretvorio u prijatelje?

image

Arian Leka: Od ostatka svijeta nismo bili razdvojeni samo morem već, pošto svjetlo ima prirodu talasa, kao što smo učili u školi, bili smo razdvojeni i svjetlom/FOTO: Gazeta Si

Ta dvojna realnost se manifestovala pod sunčevom svjetlošću, što je iz očitih razloga izazivalo zbunjenost u mom dječijem umu. Ali kad bih se vratio u tamu bioskopa, prethodna epizoda iščezla bi sa prvom sekvencom. Neko je izvodio mentalne trikove sa svjetlosnim projektorom. Koju iskrivljenu realnost bi tada dijete trebalo da odabere? Još više bih se zbunio kada bi komunistički filmovi bili prikazivani na istom ekranu gdje su nedavno bili prikazivani fašistički dokumentarci.

Ironično, ime filmske kompanije je bilo vezano za svjetlost, kompanija se zvala "Instituto luce" (Institut svjetlosti). Isti filmski projektor koji je osvjetljavao veliku scenu, bio je sagrađen u nekom industrijskom mediteranskom gradu, i mogao je biti nešto što je moj otac vidio, ali nikad nije govorio o tome, kao da nije postojalo i nikad nije bilo izmišljeno, isto kao što nije govorio o svjetlima i nevidljivim gradovima Mediterana.

Odakle je taj mali mediteranski grad dobio takvu svjetlost? Otac je vjerovao da je svjetlost došla sa mora. Baka je vjerovala da je izvor svjetlosti bio duhovni i da je došao iz nečeg svetog što je ostalo u crkvi čak i nakon što je silom pretvorena u lutkarsko pozorište i bioskop. Majka, koja je cijenila umjetnost, vjerovala je da svjetlost nije mogla doći ni odakle drugo nego od pozorišta i bioskopa.

Pod velom tame bioskopa, shvatio sam da je aplauz znak divljenja, a zviždanje znak prezira. To mi je pomoglo da razlikujem ljude koji nemaju iste principe kao ja, ali me je takođe vodilo u mojim skromnim pokušajima da postanem pisac. Zahvaljujući tim prizorima i dječijim slikama, neke prvobitne iluzije, posebno one o pravdi i kazni, rasle su u meni. Baš tamo, na istom mjestu, u bioskopu u crkvi-pozorištu mog djetinjstva, okružen marionetama, gdje sam stvorio svoju haotičnu utopiju. To posebno mjesto gdje sam odrastao, socijalistička Albanija, mjesto gdje je loše kažnjeno, a dobro uvijek nagrađeno, gdje junaci umiru kao neprijatelji koji se pomire i postanu prijatelji, zamaglilo mi je oči. Odakle je došlo to prosvjetljenje?

Egzodus je počeo

Ne bi trebalo da više bude tako. Sve je popustilo kada je nestao komunistički sistem. U međuvremenu, ljudi su gazili i marširali kao da je neko razbio tišinu bioskopa - vičući "vatra!". Instinktivno svako juri napolje da pobjegne prije nego što hram eksplodira i sve zadesi tragedija. Egzodus je počeo. Ljudi su napuštali zemlju, kao što su napustili bioskop koji su gutali plamenovi. Sa svjetlosnog projektora ljudi su se vratili u stvarnost. Isto staro pitanje i danas ima smisao - Odakle dolazi svjetlost?

Televizijski ekrani nas kljukaju klišeiziranim prizorima mediteranske svjetlosti. Hipnotišući šapat "zažmuri" odjekuje u talasima kroz generacije? Naći ćete prijateljski nastrojene ljude, sunčevu svjetlost, morske plodove, bijeli pijesak, plava mora mediterana, i prije svega, vidjećete toplu lebdeću svjetlost. To nije bioskop ni pozorište. Ljudi nisu marionete. Nema više napisanog scenarija. To je stvarna priča sa stvarnim ljudima, pod jakim svjetlom Sredozemnog mora. Svjetla sa TV ekrana nisu više topla tiha svjetla sa brodova koje je moj otac nekada pozdravljao, kada je slao signale iz daljine. Možete li vidjeti slabašna svjetla sa imigrantskih gumenih čamaca kako bespomoćno pokušavaju da se probiju kroz tamu Sredozemnog mora? Ti ljudi su odabrali naizgled nemoguć poduhvat samo da bi vidjeli nekog iz njihove porodice kako nestaje u vodama sredozemlja. Predaju se "mare nostrum". Nestaju u našem moru. To more koje je nekad bilo poznato kao more svjetla i prijateljstva, Sredozemlje je pretvoreno u koncentracioni logor za bezbroj muškaraca, žena i djece, koji nikad nisu vjerovali da će jednog dana potonuti u besvjesnu tamu.

Svjetlost na površini mora podsjeća na odsjaj mjesečine na nadgrobnom spomeniku. More kulture, odnosa i saradnje smo pretvorili u plavu grobnicu nepovjerenja. Zbog talasne prirode svjetlosti? Vjerovatno! Zajedno sa ljudima na malim čamcima, iz manje poznatih sredozemnih gradova, civilizacija koju znamo tone u sopstvenom cinizmu. I tu smo, dezorijentišemo se od pravca kojim vjetar duva, još više od izvora svjetlosti, kao da ne daj Bože, kao što bi moja baka rekla, gubimo čula i oslanjamo se na našu slabu savjest. Ipak ostaje aksiomsko pitanje - kako ovdje dolazi svjetlost? Odakle je došla i što je još važnije - zašto?


01 February 2020

READING BALKANS 2020 - Nataša Sardžoska - Maqedoni e Veriut

POETEKA, në bashkëpunim me Programin READING BALKANS, kanë bërë përzgjedhjen e autorëve në rezidencë për vitin 2020. Mes 75 kandidaturave, fitues të projektit "Poeteka-Tirana in Between" për këtë vit do të jenë:

Nataša Sardžoska - Maqedoni e Veriut

Augustin Cupsa - Romani

Marija Dragnić – Mal I Zi

Programi i rezidencës letrare "Tirana – In Between" zhvillohet pa ndërprerje që nga viti 2013 si bashëpunim mes POETEKA-s me mbështetjen e TRADUKI-t,

Në kuadër të krij programi shkrimtarë apo përkthyes aplikojnë për një bursë qëndrimi katërjavor në kryeqytetin e Shqipërisë.

Duke filluar prej vitit 2018 rezidenca letrare "POETEKA-Tirana in Between" e ka zgjeruar veprimtarinë, duke u përfshirë edhe në programin Creative Europe të Bashkimit Europian, në kuadër të platformës me titullin "Reading Balkans".

Pas 7 vjet përvoje, rezidencën letrare të Tiranës e kanë vizituar 42 shrimtarë dhe përkthyes nga rajoni dhe Europa dhe këtë vit do e vizitojnë edhe 7 autorë të tjerë.

Programi READING BALKANS i kushton vëmendje të veçantë atyre shkrimtarëve që si temë qendrore të krijimtarisë kanë rolin e kulturës në shoqëritë pas konfliktit, rëndësinë e dialogut për të luftuar nacionalizmin dhe intolerancën si dhe tema të tjera bashkëkohore që prekin çështje të pajtimit mes vendeve fqinjë.

Nataša Sardžoska është autorja që hap rezidencën letrare për vitit 2020.

___

dhëmbët

asnjëherë s'kemi qenë hajdutë
por trupa të tjetërsuar
udhëtarë pranë njëri tjetrit
kemi shkelur nëpër rrënoja
të shndërruar në liri

gjuhët tona të pazëshme
të shurdhër ecnin nëpër kufij
mbi pllakat e nxehura
grimconim mishin e mbetur
të fortë dhe pa shije
gëlltitni thërrime e dhëmbë
për të mos treguar se kush jemi

kalonim në të kuqe
nëpër zebrat të dënuar nga
procesverbalet gjyqësore të tronditura nga
llogaritë bankare të mbyllura
bëhemi të çregjistruar
të mohuar nga e kaluara

ngadalë edhe atë e humbëm
mblidhnim eshtra nga sarkofagët
dhe i brenim derisa dilnim
nga ëndrrat e banorëve
edhe ata i dehnim
dhe lundronim pa drejtim
në qytetin e rrafshuar
derisa prej nesh të mbeteshin:

vetëm dhëmbë
të zhdukur
nga të gjitha certifikatat
e librave amë
të të lindurve

___

nëse kemi shpëtuar

nëse kemi shpëtuar nga etja dhe uria
nëse e kemi mundur kurthin e nevojës
do të bëheshim kalorës mbi të kobshmen
me ankth do të kalëronim
mbi ndërthurjet hyjnore
do të shtypnim dyfytyrësinë e tufës
që fluturon vetëm sipas nevojës
pa qëllim dhe zhvendosje
sa në veri sa në jug
sa në degë të lulëzuar
sa në pjatë të mykur

do të bëhemi numra tek
në shumicë fallxhorë
të vetmuar

për të gjithë të tjerët
pos për veten

___

transfuzioni

e mbaja dorën tënde
të shpuar me gjilpërë
merrje gjak të huaj
nga qesja plastike
që e ngrohnim në prehër
duke pyetur se e kujt është

ti futeshe në sistemin e gjakut
unë të jepja shpresë

dikur moti ti e mbaje dorën time
dhe tjetrën ma fusje në gojë që ta kafshoj
për të mos klithur nga dhimbja
sepse me brisk po ma prisnin lëkurën e djegur
nga çokollata e parë që e shkrirë në shtëpi

tani është vyshkur jonxha
tatuazh në pëllëmbën tënde
horizontet të zhduken nga pamjet
zhduket edhe shikimi yt
edhe copëzat e imta nga unë
në ty vdesin:

më thanë
ta lexoj librin e tibetit
për jetën dhe vdekjen
që të përshëndetem

por ishte vonë, shumë vonë

Përktheu: Shkelzen Halimi

02 December 2019

Reading Balkans 2020 / The Literary Residence Programme: Open Call

The Residency is pre arranged by Reading Balkans project in cooperation with the Publishing House Goga (Slo), Goten Publishing (MK), Krokodil (Srb), Udruga Kurs (Cro), Poeteka (Alb), Qendra Multimedia (Kos), PEN BIH and S. Fischer Stiftung (De) & partners. 

The Literary Residence Programme 'Reading Balkans 2020' is open to welcome fiction writers, poets, essayists, playwrights, screenplay writers and comic book writers from Southeast Europe (Slovenia, Croatia, Serbia, Kosovo, Bosnia & Herzegovina, North Macedonia, Albania, Romania, Montenegro, Bulgaria).

Reading Balkans project is supported by the EU Creative Europe program.

We are in particular paying attention to writers who are innovative, who in their works deal with contemporary themes and topics.

We will enable the participation of writers of all ages and sexes with a common criterion: that their works reflect topics of migrations, language exile, reconciliation, the role of culture and the importance of dialogue to fight nationalism and intolerance. 

For the year 2020, the call for applications is launched for 21 authors. Each residency duration will be 4 weeks. All residencies will be arranged between March 1st 2020 and December 31th.

Number of residencies 

Name of the HostCountry (Town)Number of residencies
Publishing House Goga Slovenia (Novo mesto) 
Krokodil Serbia (Beograd) 
Goten Publishing North Macedonia (Skopje) 
Udruga Kurs Croatia (Split) 
Poeteka Albania (Tirana) 
Qendra Multimedia Kosovo (Prishtina) 
PEN BIHBosnia and Hercegovina (Sarajevo) 

The fellowship for the writers will include:

  • A 4-week stay in an apartment
  • travel costs (up to 150 eur)
  • A grant in the amount of 1000 euro gross (approx. 750 net),
  • A literary event with the author in the country where the residency will be held
  • A translation of one text to be presented at the event (into the language of hosting residency) and a translation of one text into English to be included in the mobile app and to be used in promotional purposes.

The application consists of:

– a bio-bibliography – a short Curriculum vitae and art life, including the list of the works published,

– a recommendation of the publisher or of Writers or Translators Association

– a synopsis of the project to be undertaken during four week staying in residency (max. half page);

– the full address (phone number and email address – max. 2 lines)

The application material should be sent in Croatian, Serbian (latin), Bosnian, English – max. half page;

The deadline for the applications is December 30th, 2019.

The fellowships will be awarded by the Board of Reading Balkans Project.

In case you have additional questions regarding the call please contact us via email: goga@goga.si

The applicants will be informed about the decision of the jury via email, by Friday, January 17th 2020.  

http://www.readingbalkans.eu/news/815/


Total Pageviews