28 July 2021

1st AUTHORIAL READING BALKANS 2021: I WANNA BE A PAPERBACK WRITER

EJA sot: Lexime autori: Marija Dragnić & Olimbi Velaj

– 28 Korrik, 2021 
Hemingway Tirana
– ora 19.00

Marija Dragnić 


[3.]


dikur gjyshi im vrau

një nepërkë që më preu rrugën 

ai lidhi një shkrepëse

në nofullat e hapura

dhe vuri një cigare në gojë.

gjarpri rrëmbimthi u bë kulaç,

derisa i plasi koka.

 

e vërteta është

se kjo është e vetmja gjë

që kujtoj prej tij edhe sot.

 

gishtat e errët të poezisë sime

thyen gishtat e plot dritë të poezisë.

gjithçka ndodhi në një fushë të lagësht

prej nga ngrihej një mjegull e gjelbër.

prej diku vinte erë e djegur.

E regjistrova të gjithë ngjarjen.

 

gishtat e errët të të dashurti tim

zbresin poshtë meje

ndërsa unë vendos një gjarpër

nën shtratin tonë.

 

Përleshemi mes çarçafësh të bardhë. 

në një çast,

koka ime varet buzë shtratit,

dhe kjo shton shanset

e një dorëzimi përfundimtar.

 

gishtat e mi me dritë tërheqin flokët e errët

nga qafa e të dashurit tim,

ai puthit gishtin e madh të errët

mes buzëve të mia të përflakura.

njërin prej nesh e kafshon gjarpri.

 

video e regjistruar duket si një film porno

me një aktore shumë të eksituar.

u bë një hit i vërtetë.

ishin yjet e ftuar të çdo festivali,

fituan të gjitha çmimet lokale.

zogu ishte një sukses i vërtetë.

 

[4.]

 

 

ky është shënimi i tretë

rreth gjyshin tim të cilin

e njihja fare pak.

 

mami çuditet

sesi unë ende nuk e shoh

lidhjen

midis këtyre dy fakteve.

 

gishtat e errët të poezisë së dikujt tjetër

ngatërrohen përballë gishtave të errët të poezisë sime

e që papritur kthehen në komedi.

një tufë e shtangur buzëqeshjesh ulet

në fytyrat e aktorëve kryesorë dhe publikut.

 

gishtat e errët të të dashurit tim

kujdesen për gishtat e mi të ndriçuar.

gishtat e mi të ndriçuar, errësohen

për shkak të, le të themi tymit të duhanit.

aktorja kryesore vë maskën e një djali bukurosh.

dritat shuhen.

 

gishtat e errët të poezisë sime ndërthuren me gishtat e dritës së poezisë sime.

nëse gishtat e errët e mundin dritën, ato s'do mund të shkonin asnjë grimë

përtej skajeve të thonjve.

feksin kamerat

nga një pikë strategjike mes audiencës, ato ndriçojnë vetëm kostumet

dhe siluetat e peizazheve

 

gishtat e errët të të dashurit tim

ngërthen me gishtat e mi tashmë të errët në pozicionin e fillimit.

ndizen dritat

aktori kryesor është i vetëm në skenë

aktorja kryesore papritur është mes publikut, dhe ka mbetur e shtangur.

 

gishta e errët të të dashurit tim

dhe gishta me dritë të poezisë sime në një vallëzim prej djalli.

zemra është nëna e përsëritjes, bërtasin ata në pikë kulmore.




Olimbi Velaj

Macja 

Ajo ngre sytë e qelqtë e më hedh një shtizë drite
më duket sikur aty janë pamjet e tërë shpirtrave
me të cilët nuk munda të flisja kur qemë të gjithë gjallë
Macja e vogël me gëzof ngjyrë kafeje të ëndërrt 
më bën ta dua vetëm me një vështrim të ngulët
pastaj sheh punën e vet, kthehet e vëzhgon oborrin
duke ndenjur mbi dy këmbët e pasme mbi parvaz
nuk mund të rri pa e përkëdhelur pak 
ajo vjen para derës, si një njeri që i ke dhënë shpresë
që është i bindur se do ta presësh, por ka turp të trokasë
është aq e bukur, të mbërthen në çudi
dhe as që e di sa shtangëse bëhet hijeshia e saj 
Më prek vështrimi, më ndërmend Billin e vogël
maçokun tim të bardhë që fliste me sy
sa mendonim: ai nuk është i familjes së maceve
dhe gjithmonë besoj: këto krijesa magjike
ecin si shpirtra mbi tokë, shfaqen si frymë 
largohen pa e ditur, si venitja e bukurisë nëpër kohë
Macja e vogël më fërkohet nëpër këmbë
dhe shkon, si dikush që sapo të ka përqafuar...

Njerëz të periferisë

Burri i tha gruas të thërriste fëmijët emigrantë
ndoshta do të mbërrinin para se të jepte shpirt
dhe "mos nxirr lajmërim vdekjeje, këtu askush s'na njeh"
Ishin njerëz që nuk i përkisnin qytetit
patën ardhur aty prej vetmisë
apartamenti i ngushtë me fqinjë indiferentë
i trishtonte përditë, siç çmend qelia të burgosurit pa faj
E  patën ndarë jetën me të tjerë që tani endeshin dherave të huaj
 ose periferive në qytetet që kurrë s'i jetuan
Vdekjet nuk ishin më dhimbje që kaloheshin me miq
dhe në varreza qëllonte që s'kish mjaftueshëm tokë
një nga të afërmit u varros në rrugicën midis parcelave
 dheu qe i përzier me asfalt, përmbi, lule plastike 
pastaj iu shfaq i ati, që pat vdekur në fshat
pasi u takua me të gjithë e la amanetet
dhe varri i tij mes të tjerëve, në tokën e stërgjyshërve
në krye të lagjes, mes qeparisëve dhe luleve të egra
Midis dhimbjes u përgjum një grimë kohe 
në ëndërr i dolën lisa të shkulur me rrënjë në qiell 



READING BALKANS 2021: AND I WANNA BE A PAPERBACK WRITER !

READING BALKANS 2021  POETEKA – Tirana in Between

 

Rezidenca e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë

 

... AND I WANNA BE A PAPERBACK WRITER !

 

Lexime autori: Marija Dragnić & Olimbi Velaj

 

28 Korrik, 2021 – Hemingway Tirana, ora 19.00

 

Marija Dragnić ka botuar në  revistat letrare më të rëndësishme të vendeve të ish-Yugosllavisë. Në vitin 2019 ajo ishte fituese e çmimit të parë në konkursin letrar "PAF-POEZI", duke e u cilësuar si autorja e  poezisë më të mirë të pabotuara në Malin e Zi. Në vitin 2019 Marija Dragnić u shpall fituese e çmimit të  parë në konkursin e "Mbrëmjet e Poezisë, Ratković", një veprimtari kjo me karakter rajonal.

Ajo ka qenë gjithashtu fituesje e çmimit të dytë nërkonkursin poetik rajonal letrar "Ulaznica" 2016. Marija Dragnić është mësimdhënëse e gjuhës angleze dhe redaktore në shtëpinë botuese "PPM Enclave" dhe revistës poetike në internet "Enklava".

 


Olimbi Velaj është autore e vëllimeve poetike Çastet vdesin nën akrepa orësh, "Eurorilindja", Tiranë, 1998; dhe Qenia pasdite (Being in the afternoon), vëllim dygjuhësh (shqip-anglisht), "Aleph", Tiranë, 2003. Vëllimi (shqip-anglisht) Lumturia e të tjerëve (The others happiness), "Aleph", Tiranë, 2021.

Poezia e Olimbi Velajt është botuar në 15 gjuhë në disa revista letrare dhe antologji. Ka qenë pjesëmarrëse në një numër festivalesh poetike ndërkombëtare të rëndësishme dhe ka e vlerësuar apo e nominuar për çmime letrare shumë herë në Shqipëri dhe jashtë saj. Olimbi Velaj kontribuon në përkthimin e poezisë bashkëkohore. Ka punuar si gazetare për dy dekada dhe nga viti 2008 është lektore në Departamentin e Letërsisë, pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu", Durrës dhe ka ligjëruar Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqipe në Universitetin e Beogradit, Departamenti i Albanologjisë.

15 July 2021

# Collider Study on Translation: What does this study mean for you ?

"... Unë besoj se Projekti Collider mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen gjithnjë e më të lartë të cilësisë së letërsisë së përkthyer nga gjuhë të rralla, veçanërisht ato nga Ballkani Perëndimor, botuar në Evropën e sotme. Unë gjithashtu mendoj se studimi dhe projekti mund të zhvendosin vëmendjen nga inercia e përkthimeve / botimeve drejt cilësisë së tyre, duke shënuar  një hap drejt njohjes edhe më të thellë Lindje-Perëndim..." -  Dr. Ardian Kyçyku 


"… megjithatë, sa herë që shqiptojmë termin" gjuhë e vogël ", ne pajtohemi se, nën "globalizmin kulturor ", krijimi letrar në këto "gjuhë të vogla" e humbet autonominë e tij, duke u bërë i varur nga përkthimet dhe përkthyesit. Kjo varësi ka qenë e pranishme që nga fillimi në letërsinë e shkruar në Shqipëri, e cila shpesh përshkruhet si një "letërsi e vogël". Ja pra cila është arsyeja pse studimi i ndërmarrë nga Projekti Collider është kaq i rëndësishëm… " - Dr. Arian Leka.

#balkantranslationscollider #CreativeEurope4Books  #Poeteka

Collider Study on Translation

What does this study mean for you ?


" ...I believe that the Collider Project can have a direct impact on ever-increasing the quality of literature translated from rare languages, especially those from the Western Balkans, published in Europe today. I also think that it can shift the focus  from the inertia of translations / publications to their quality and be a step towards even deeper East-West recognition..." - Dr. Ardian Kyçyku  

Collider Study on Translation

What does this study mean for you ?


"…nevertheless, whenever we define the term "minor language," we agree that under "cultural globalism," literary creation in these languages loses its autonomy, It becomes dependent on translations and translators. This dependence has been present since the very beginning in the literature written in Albania, which is often described as a "minor literature." This is why the study undertaken by the Collider Project is so important …" – Dr. Arian Leka


#balkantranslationscollider #CreativeEurope4Books  #Poeteka

12 July 2021

România Literară: Arian Leka: MAI PRESUS DE CUVINTE

Arian Leka: MAI PRESUS DE CUVINTE  - përkthyer në rumanisht nga Ioana Diaconsecu.

România Literară, një nga revistat e mirënjohura letrare dhe kulturore rumune, themeluar në vitin 1855,  boton në nr. 25/2021 prozën e Arian Lekës me titull "Mai presus de cuvinte". Me titullin "Më fort sesa fjalët", kjo prozë është publikuar së pari në gjuhën shqipe dhe maqedonase, përkthyer nga poeti Lulzim Haziri, si pjesë e fjalës me rastin e marrjes së çmimi ndërkombëtar "Skeprti poetik", Shkup 2019  dhe më pas është botuar në gjuhën italiane në "Pianeta Cultura" si che në gjuhën angleze.   

_________
Arian Leka este deja cunoscut iubitorilor de literatură din România prin intermediul traducerilor a poemelor și eseurilor sale, publicate în primul rînd în cele mai de prestigiu reviste literare. Poet, prozator, traducător și muzician, născut la Durrës în 1966, va fonda în primăvara anului 2005 de-acum bine cunoscuta, prestigioasa revistă albaneză de cultură literară Poeteka, în care citim poezii selectate din diverși autori precum și traduceri originale din poezia albaneză în limbile europene, Leka fiind editorul și redactorul-șef al revistei. Poezia lui Arian Leka este publicată și tradusă în limbile engleză, Italiană, germană, portugheză, franceză, croată , română, macedoneană. Este apreciat drept un poet de talie europeană. Ca eseist este un observator fin al contemporaneității în care drama existențială se împletește cu asprul adevăr al unei lumi în continuă transformare.

Dintre multele eseuri și aprecieri asupra operei lui literare mă opresc asupra amplului comentariu aparținînd Lilianei Qafa, de origine albaneză, emigrantă în Italia în 1993, doctor în filologie. Studiul său avizat despre Arian Leka este fundamentat pe idea că prin opera sa, ca și prin întreaga sa formație, poezia se întîlnește cu muzica și ia naștere la sugestiile ce se nasc din marea pe țărmul căreia este orașul lui natal: Durrës. Arian Leka aparține noii generații de scriitori albanezi, deschis culturii europene, urmând să-și dezvolte personalitatea artistică dincolo de complexele culturale și traumele trecutului. Limbajul său, în căutarea purității stilistice, este unul precis în folosirea cuvintelor și a sensului lor, fără artificii. Muzicalitatea creațiilor îi leagă una de alta poemele, ca instrumente ale aceleiași orchestre, în acord cu execuția unei unice simfonii.

Publicăm mai jos traducerea eseului „Mai presus de cuvinte".

În vremea aceea, cînd, după părerea tatei, ajunsesem la vîrsta cînd aveam dreptul să port un ceas adevărat – așa numea tata ceasurile de mînă – mi-a dăruit un Zeppelin. Era un ceas mecanic, dintre acelea pe care, pentru a le deosebi de cele automatice sau electronice, le numim ceasuri de mînă.

Era argintiu, cu numere vizibile dintre care lipseau cifrele orelor douăsprezece și șase și pe cadranul lui se putea citi data, ca singurul lucru important de pe suprafața perfect circulară.

Nu-l cumpărase. Și-l scosese de la mînă și mi-l dăduse, mi-l pusese pe încheietură strîgîndu-mă cam tare, fără să știe că eram între doi adversari puternici: răbdarea (care nu ține la nesfîrșit) și timpul (veșnic fugar).

De-a lungul anilor am încercat să înțeleg sensul acelor puține cuvinte pe care tata mi le spusese în momentul cînd renunțase la ceas. Vorbise atît de încet încît a trebit să deslușesc pe cont propriu despre ce era vorba:

– Ca un Zeppelin! Așa!

– Ca un Zeppelin?!

De parcă acesta din urmă nu ar fi fost un ceas ale cărui limbi măsurau timpul , ci un pelican cu aripi greoaie din metal, desfășurate între 9 și 3 în lungi zboruri peste mare, ca acelea ale tatălui meu sau între 1 și 2, ca ale mele, cînd veneam de la școală. Tata nu-mi spusese nimic. Îmi dăduse ce avea de gând să-mi daruiască. Îmi spusese deja ce avusese de spus, în felul lui, fără prea multe vorbe. Îmi aduc aminte cum îmi lipisem urechea de ceas să-i ascult ticăitul, ca să mă conving că Zeppelinul mergea. Limbile se roteau, data se schimba, dar mecanismul intern nu scotea niciun sunet. Trecerea inimii tatălui meu care astăzi nu mai bate, în mecanismul Zeppelinului care continuă să funcționeze de minune, pare ca un zbor spre frumusețea mecanică a futuriștilor. Dar învățătura pe care am tras-o din tăcerea lui care mă tulbură și astăzi, odată cu ultimul său dar/primul meu ceas adevărat, poate fi cuprinsă în această atît de potrivită frază:

– Înalță-te, dacă vrei, zboară! Fă ceea ce trebuie să faci, dar fără zgomot. Și nu-i obosi pe ceilalți cu vorbe.

– Dar este cu putință ca prin acest omagiu adus umilinței să se acorde atîta gratitudine cuvintelor care nu fac zgomot?

Este valabil și astăzi modelul zborului silențios al Zeppelinului, de cînd totul a devenit mai zgomotos, cînd toate, cum aviza Andy Warhol, cîștigînd faimă în 15 minute, creează în jur tot mai mult zgomot?

Găsesc o explicație spunîndu-mi că sunt născut în 1966, ca făcînd parte din generația educată să-și exprime recunoștința în liniște, cu fapte, nu cu vorbe.

Acest fel de exprimare a recunoștinței fără cuvinte prea multe creează în mintea mea o maree care șterge urmele copilăriei ce-mi leagă mereu amintirile de numele acelei cetăți milenare , Durres, cu povestea, cu oamenii și cu marea ei.

Ce s-a întîmplat la un an după nașterea mea? Anul 1967 – ateismul, anul 1968 – ieșirea Albaniei din Pactul de la Varșovia și începutul izolării, închiderea lumii cu deschidere chiar la mare. Așadar o lungă tăcere, plecînd de la oamenii locului și de la străinii asupra cărora se întîmpla să cadă, în interiorul acelui lagăr proclamat drept „grădină înflorită".

Din păcate, omul își dă seama tîrziu că peisajul din fața ochilor îl poate influența. Peisajul meu era marea, marea însemnînd tabloul cu tot cu ramă. Din păcate, statele, mai ales cele totalitare, sunt interesate de ramă, nu de peisaj. Prin urmare, marea, pentru mine a luat forma unui binoclu. Drept urmare, ce am văzut nu era ceea ce mi-ar fi plăcut să văd.

Marea mea nu era cea mai frumoasă dintre mări pentru ca poeții să-i dedice versuri și prozatorii s-o descrie ca pe un spațiu al libertății. Marea mea era altfel. Lexicul limbii albaneze nu e atît de sărac în cuvinte care numesc felurile de valuri, dar nu-mi amintesc ca în marea copilăriei mele să se poată ridica valuri periculoase cu creste înalte, nici inofensive. Se puteau naște, pur și simplu, valuri. Și chiar pe acestea, marea mea le crea în liniște, fără zgomot, fără cuvinte. De parcă cineva le-ar fi închis gura sau de parcă cineva le-ar fi oprit să scoată urletul îngrijorării unei mări fără drepturi, o mare transformată în sclav, ducînd în spate numai nave și bărci ca un hamal.

Michel Foucault judecă aspru, dar drept, că în civilizațiile fără nave visele mor, spionajul ia locul aventurii și poliției îi revine rolul piraților. Așa era marea copilăriei mele. Supusă. Murdară și vinovată. Exploatată pînă în măduva oaselor. Marea care lucra în trei schimburi, ca și părinții noștri, ca să aducă puțină bunăstare și bucurie în casă. De pe aceeași mare veniseră și dușmanii. Ca urmare, era încercuită cu sîrmă ghimpată ca și cum ar fi fost cazarmă sau unitate militară. Îmi aduc aminte de un video cu Pink Floyd, Louder than Words, unde apare un popor care și-a pierdut marea! În mijlocul acelui popor este și un copil. Pe o bucată de hîrtie părinții i-au desenat o hartă, în interiorul căreia se poate vedea o baltă cu nori albaștri. Așa este și Mediterana.

Mare Nostrum transformată în Mare Mortum de către migranții care s-au înecat în ultimele decenii, printre care mulți albanezi. Ca urmare, această mare s-a transformat într-un cimitir. Copilul aruncă în balta desenată un pumn de sare ca s-o transforme într-un fel de mare, s-o facă amară ca lacrimile vărsate pentru înecați. Pe această mare improvizată pe o bucată de hîrtie copilul așază o barcă de hîrtie și începe să imite plutirea ei pe apă.

Copilul care și-a pierdut marea sunt eu. Cînd am s-o găsesc am să vă spun. Mi-a mai rămas o variantă. Să re-creez, în singurătate și mai ales în liniște o mare pentru mine, pentru strămoșii mei, pentru urmașii mei și pentru cei ca mine. O mare-obstacol dar și o mare de posibilități. În ceea ce mă privește, pentru a împlini destinul țării, a trebuit să-mi re-creez marea interioară ca spațiu al libertății. De aici rezultă că despre nicio altă cultură maritimă din Europa nu s-a discutat atît de mult ca despre cea albaneză și nici nu s-a negat atît raportul cu marea cea mare sau cu cea intimă. Iată de ce merg către mare gîndurile și amintirile despre această mare sigilată, mai ales amintirile tăcute, care ucid întocmai ca pistoalele cu amortizor, creînd în același timp acea senzație de vină, chiar dacă vina nu e a ta.

Cînd tata mi-a pus ceasul său Zeppelin la mînă, probabil nu știa că Lasgush Poradeci, acest minunat poet albanez, gîndea că poetului îi revine întreaga responsabilitate asupra a tot ceea ce se întîmplă. Cu toate că încerc să evit întrebarea „de ce scrieți", mi se întîmplă să cred în mine însumi. Probabil că scriu fiindcă memoria mea nu este perfectă. Fiindcă scrisul evită distrugerea memoriei, ocrotind-o în același timp de manipulările contemporanilor și ale urmașilor lor. Nu vreau să spun că ceilalți uită, mai cu seamă că mă imaginez privind copilul care începe să devină bărbat, iar una dintre amintirile de neuitat din acea vreme este legată de privarea de libertate.

E vorba despre prizonieri. Apăruseră brusc în mijocul cartierului în care trăiam eu și familia mea cînd aveam 7 ani. Îi văzusem mîncînd. Le era sete și le dăduserăm apă. Se întorseseră la lucru pe rînd, verificînd ca pereții care trebuiau să fie perpendiculari să nu se deplaseze. Cu sculele pe care le avuseseră la îndemînă construiseră băi, despărțiseră dormitoarele de saloanele în care noi și viitorii vecini ne vom fi așezat pentru a urmări știrile despre victorie, despre dușmani și trădători de patrie. De la oamenii mari aflasem că acea lume se prăbușise. Procesul era credibil și imediat. Se întorseseră la închisoare. Eu nu mai mergeam așa de bine cu școala ca înainte. Mă îndrăgostisem pentru prima oară în viața mea. Înconjurat de zgomote, scriu pentru a recîștiga, în liniște, încet, încet, zi de zi, libertatea minții. Într-o societate care nu e încă liberă de trecut, în care, adesea, cotidianul nu oferă nimic nou.

Traducere din limba italiană și prezentare de Ioana Diaconescu


11 July 2021

READING BALKANS TIRANA 2021 - MARIJA DRAGNIĆ

READING BALKANS 2021 rikthehet në Tiranë me Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë. Autorja e parë që çel sot programin READING BALKANS 2021 - është Marija Dragnić (Nikshiq, Mali i Zi, 1990). 

Krijimtaria e saj poetike është botuar në  revistat letrare më të rëndësishme të vendeve të ish-Yugosllavisë. Në vitin 2019 ajo ishte fituese e çmimit të parë në konkursin letrar "PAF-POEZI", duke e u cilësuar si autorja e  poezisë më të mirë të pabotuara në Malin e Zi. Në vitin 2019 Marija Dragnić u shpall fituese e çmimit të parë në konkursin e "Mbrëmjet e Poezisë, Ratković", një veprimtari kjo me karakter rajonal. Ajo ka qenë gjithashtu fituesje e çmimit të dytë nërkonkursin poetik rajonal letrar "Ulaznica" 2016. Marija Dragnić është mësimdhënëse e gjuhës angleze dhe redaktore në shtëpinë botuese "PPM Enclave" dhe revistës poetike në internet "Enklava".

Marija Dragnić do të qëndrojë në Tiranë deri në fund të muajit korrik, për të njohur dhe bashkëpunuar me autorë dhe perkthyes shqiptarë, për ndarë me ta përvoja dhe për të organizaura veprimtari të përbashkëta letrare. 

Disa nga botimet kryesore të saj: 

Konfabulacija / Confabulations (Bijelo Polje, PPM Enclave, 2019.) – libër me poezi konceptuale.

Mi, marije / Ne, maritë (Podgorica, Fokalizator, 2020; Belgrade: PPM Enclave, 2020.) – libër me poezi konceptuale.

Pas poetes Marija Dragnić, pjesë e programit READIMG BALKANS 2021 do të jenë Sonja Porle (Slloveni) dhe Neđad Ibrahimović (Bosnjë-Hercegovinë).

Ndër vite, projekti READING BALKANS mbështetet nga programi EU Creative Europe dhe nga rrjeti TRADUKI. Për këtë program bashkëpunojnë partnerë rajonalë si Goga (Slloveni), Goten (Maqedoni e Veriut), Krokodil (Serbi), Udruga Kurs (Kroaci), Poeteka (Shqipëri), Qendra Multimedia (Kosovë), Qendra PEN (Bosnjë-Hercegovinë).


08 July 2021

COLLIDER - Studim mbi përkthimin e letërsisë shqiptare në gjuhët Europiane

Të dashur miq, prej disa muajsh, POETEKA, në bashkëpunim me partnerë dhe kolegë në Shqipëri, rajon dhe Europë, ka filluar zbatimin e një projekt shumë të rëndësishëm mbi letërsinë. Pjesë e këtij projekti është edhe një studim intensiv mbi përkthimin e veprave letrare të autorëve shqiptarë në gjuhët evropiane, gjatë periudhës 2015-2020.

 Ju njoftojmë gjithashtu me kënaqësi se jemi në përfundim të këtij projekti shkencor në fushën e përkthimeve, që mund të jetë themeltar për imazhin dhe ecurinë e letërsisë shqipe në gjuhë të huaja, veçanërisht në gjuhët e Europës. 

 Përtej hartimit të një baze të dhënash tejet të rëndësishme, jo thjesht nga ana statistikore (që do t'u vlejë në të ardhmen e afërt institucioneve që hartojnë politikat kulturore, botuesve, përkthyesve dhe hulumtuesve të letërsisë), projekti mund të ndikojë drejtpërdrejt mbi cilësinë e letërsisë që përkthehet nga gjuhët e rralla, veçmas nga ato të Ballkanit Perëndimor, dhe botohet në Europën e sotme. 

 Eksperti i studimit: Prof. univ,. dr. Ardian-Christian Kyçyku

"Cilësia e një letërsie lidhet rrënjësisht me cilësinë e jetës së atyre që lexojnë dhe të atyre që përkthehen. Të dhënat e mbledhura gjatë këtij projekt pasqyrojnë një gjendje të qartë të përkthimeve dhe shpresojmë se, falë një krahasimi të paanshëm me nivelin e mirëfilltë të secilës letërsi, do të ndikojnë që kriteret estetik e artistik të ngrihen mbi kriteret kalimtarë, të cilët përdoren në shumicën e rasteve, të paktën në këta tridhjetë vjet.

Zhvendosja e qendrës së rëndesës nga inercia dhe moda e përkthim / botimeve në gjuhë të huaja tek cilësia e tyre, sado që mund të tingëllojë utopike, do të ishte një hap i mirëfilltë jo vetëm në njohjen e ndërsjellë Lindje-Perëndim, por edhe një afrim real mes këtyre dy hapësirave dhe një rifitim i shkallëzuar dinjiteti për të dyja palët."Kërkimi shkencor është pjesë e Programit Collider, i cili mëton të "intensifikojë rrjedhën e përkthimeve letrare midis gjuhëve të gadishullit Ballkanik dhe gjuhëve europiane, duke bërë përpjekje jo vetëm të pasqyrojë gjendjen, por edhe të ndërtojë lidhje të reja mes përkthyesve, redaktorëve, botuesve dhe organizatave letrare që veprojnë në këto fusha…, duke u mbështetur mbi  premisën se qasja në njohuri dhe informacion është thelbësore për pjesëmarrjen e njerëzve në formësimin e shoqërive në të cilat ata jetojnë, por edhe për promovimin e mirëkuptimit ndërkulturor".

 #balkantranslationscollider #CreativeEurope4Books  #Poeteka


 

 

Total Pageviews