05 May 2022

Fwd: Përurohet Studimi "Letërsia shqiptare, përkthyer në gjuhët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

Në mjediset e Goethe Zentrum – Tirana u përurua Studimi me titull "Letërsia shqiptare, përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, (të dhëna, vëzhgime dhe analiza: 2015-2020)" botuar së fundmi nga POETEKA, me mbështetjen e BE-së, në kuadër të projektit Balkan Translations Collider, bashkëfinancuar nga Programi Creative Europe (European Union in Albania).

Në takim përurimin e parë të këtij studimi morën pjesë studiues të fushës së letërisë, përkthyes, përfaqësues të botës akademike e universitare, përfaqësues të institucioneve publike e private, botues, gazetarë etj. Për t'i dhënë një dimension më të plotë dhe për ta pasuruar me të dhëna më të gjera hartën e kërkimit shkencor mbi letërsinë e përkthyer shqiptare, veprimtarisë iu bashkuan të ftuar nga Kosova (përkthyesja e njohur Nerimane Kamberi dhe studiuesja e letërsisë Lindita Tahiri), nga Maqedonia e Veriut (shkrimtari dhe përkthyesi Lulzim Haziri), nga Mali i Zi (shkrimtarja Dragana Tripković), shkrimtari dhe studiuesi Ardian Kyçyku, i cili iu bashkua veprimtarisë përmes fjalës përshëndetëse, drejtuesja e Katedrës së gjermanistikës Marsela Likaj, shkrimtarja dhe përkthyesja Manjola Nasi, përkthyesi Astrit Beqiraj-gjitashtu ekspert mbikëqyrës I studimit, përkthyesja Elda Gjana-Boriçi, përkthyesi dhe gazetari Ben Andoni, punonjësi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Fari Laçka, botuesi dhe drejtuesi i shoqatës së përkthyesve shqiptarë Rexhep Hida, botuesi Mehmet Gëzhilli, përkthyese me përvoja më të reja, si Armanda Hysa e Jonida Burba, gazetarja e kulturës Dhurata Hamzaj etj., të cilët bashkëbiseduan përgjatë dy orëve me përkthyesin e njohur Edmond Tupja dhe shkrimtarin e studiuesin Arian Leka, që moderuan takimin.  
 
Në takim u theksua se, më shumë se sa mbledhja e të dhënave dhe krijimi për herë të parë i statikës nistore mbi letërsinë shqiptare të përkthyer që, jashtë çdo dyshimi, kanë vlerë të veçantë, Studimi e vështron procesin si çështje të dialogut dhe e debatit shkencor, duke e vënë theksin mbi hallkat e rëndësishme të që shoqërojnë veprimtarinë përkthimore, kriteret që ndiqen në përzgjedhjen e autorëve, rolin e përkthyesit, të institucioneve që operojnë me fonde publike në mbështetje të përkthimit, strategjitë për promovimin e   letërsisë së përkthyer shqiptare drejt kulturave pritëse etj. 

Gjatë bashkëbisedimit u theksua se, nga pikëpamja e gjeografisë së kërkimit Studimi prek hartën kulturore të 25 shteteve të kontinentit europian, duke shqyrtuar 19 gjuhë të gjeozonës, ndërkohë që nga pikëpamja e organizimit të lëndës Studimi operon nën termat e dendësisë së shkëmbimit, prej nga veçohen 3 zona: I. Zonën e shkëmbimit të lartë; II. Zonën e shkëmbimit të mesëm; III. Zonën e shkëmbimit të ulët. Këtij kriteti i bashkëngjitet edhe ai i intensitetit në shkëmbim, duke bërë të dallueshme se në ccilat gjuhë pritës letërsia shqiptare përfshihet në: I. Zonën - letërsi e mirënjohur; II. Zonën - letërsi e njohur; III. Zonën letërsi pak e njohur. 

U theksua gjithashtu se vlerë e Studimit janë referencat, listat emërore të autorëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, që kanë libra të dhe botime publikuar në organe shtypi gjatë viteve 2015 – 2020, të dhëna që organizohen në tabela e grafikë ilustrues, që qartësojnë vështrimin mbi gjendjen, por edhe mbi prirjet e letërsisë shqiptare në përkthimin e saj drejt gjuhëve të shqyrtuara të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Përtej këtyre, siç u theksua në takim, Studimi priret që statistikat të bëhen ndihmëse për të qartësuar mendimin se duhet që "përmes kërkimesh e vëzhgimesh shkencore, të nxjerrësh nga një sasi cilësinë, jo anasjelltas, dhe të ndjekësh ecurinë e cilësisë", siç theksoi Ardian Kyçyku në "Disa fjalë e pyetje rreth letërsisë dhe statistikave", duke e ditur tashmë se vetë kriteret e vlerësimit të letërsisë në Ballkan, përfshi edhe Shqipërinë, janë shpesh të ndryshëm nga kriteret që përdoren në Europën Perëndimore e më gjerë, ku ato nuk janë përjashtues, por as nuk pranojnë gjetjen e një të mesmeje të artë, për t'ia lëshuar hapësirën vendimmarrëse jo kriterit estetik dhe vlerës letrare, por polikave bashkëpunuese me ata të ekonomisë së tregut e prej nga, siç konstatohet jo me kënaqesi në këtë Studim dhe, siç u theksua në bashkëbisedimin mes Edmond Tupes, Astrit Beqirajt dhe Arian Lekës, Lulzim Hazirit, Lindita Tahirit, Nerimane Kamberit, Marsela Likës, Manjola Nasit etj., në shumicën dërrmuese të rasteve, përzgjedhjen e librave të autorëve shqiptarë për përkthim e botim në gjuhët e shqyrtuara e kanë diktuar financat, gjeopolitika, idhujtaria letrare, inercia kulturore dhe snobizmi, duke ndikuar në ecurinë jo normale të letërsisë shqiptare drejt kulturave të tjera e duke bërë që kjo letërsi të përjetojë vonesa, të mos ketë ende një fizionomi të qartë, të përfaqësohet kryesish me libra mesatarë dhe jo me vepra me vlerë e me rëndësi të veçantë, jo vetëm për kulturën kombëtare, por edhe më gjerë.

Përveç ndarjes së përvojave mes të pranishëmve, në takim u propozuan edhe mënyra alternative se si letërsia e përkthyer shqiptare mund të përfaqësohet e përurohet më mirë, rolin e revistave letrare dhe përurimeve jo thjesht në Shqipëri, por në kulturat pritëse ku veprat përkthehen, krijimin e një çmimi kombëtar për përkthyesin e librit më të mirë drejt gjuhëve të huaja, vlerësimin e posaçëm të përkthyesve nga shqipja drejt gjuhëve të huaja, përmes flesave për qëndrim në rezidenca letrare apo në punëtori përkthimore etj.   

#Balkans  Translations Collider
#CreativeEurope4Books

03 May 2022

PËRURIM: “Letërsia shqiptare” - përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimo

FTESË - Tryezë e rrumbullakët mbi Studimin "Letërsia shqiptare" - përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor -

Në kuadër të zbatimit të projektit Balkans Translations Collider, mbështetur nga Program Europa Krijuese e BE-së, POETEKA ju fton përzemërisht në përurimin e Studimit mbi përkthimin e autorëve nga Shqipëria e Kosova në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor. 

TAKIMI zhvillohet në datën 3 maj, 2022, ora 19.00, pranë Goethe-Zentrum Tiranë (rruga Skënderbej, No.1).

Ekspertë të fushës nga dy vendet dhe nga rajoni, dialogojnë rreth këtij Studimi, i cili përmban të dhëna, vëzhgime e analiza mbi autorë nga Shqipëria dhe Kosova, përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor. Lektorët dhe të ftuarit bashkëbisedojnë mes tyre duke shqyrtuar gjendjen aktuale, historikun e procesit si dhe rekomandimet për rritjen e përfaqësimit përmes përkthimit të letërsisë shqipe në gjuhët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të fqinjëve.

Përmes bashkëbisedimit me Prof. PhD. Nerimane Kamberi,  Prof. Asoc.PhD. Lindita Tahiri (Kosovë); përkthyesve, shkrimtarëve e studiuesve Edmond Tupja, Astrit Beqiraj, Ardian Kyçyku, Arian Leka (Shqipëri); të ftuarve nga rajoni, Dragana Tripković (Mal i Zi) e Lulzim Haziri (Maqedoni e Veriut),  të pranishmit do të kenë rastin të ndajnë përvojat mbi dallimet dhe ngjashmëritë në procesin e përkthimin mes letërsisë shqiptare dhe të vendeve fqinjë, sikurse një rast të veçantë shqyrtimi do të përbëjë edhe përkthimi i autorëve shqiptarë në gjermanisht.

#Balkans  Translations Collider
#CreativeEurope4Books

29 April 2022

NJOFTIM 📢 fituesit e Rezidencës së Përkthyesit Letrar në Tiranë


NJOFTIM 📢 Translation  in  Motion !

POETEKA  dhe Komiteti  Drejtues i partneritetit të projektit Translation  in  Motion, si pjesë e rrjetit RECIT, ka kënaqësinë të njoftojë se fitues të bursës për Rezidencën e Përkthimit Letrar në  Shqipëri për vitin 2022 janë: Znj. Evelyne Noygues (Francë), Dr. Rigels Halili (Poloni) dhe Dr. Cord Pagenstecher (Gjermani).

> Projekti Translation in Motion, i cili mbështetet dhe bashkëfinancohet nga Programi Europa Krijuese   , synon  të  pasurojë  dhe të rrisë prurjet e letërsisë  bashkëkohore të përkthyer në Europë, konkretisht mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së.

> Në  përkrahje  të  idesë  se  përkthyesit  letrarë  janë  ambasadorë  me  ndikim  të  fortë  në  nxitjen  e  dialogut  kulturor, këto Rezidenca të Përkthimit u ofrojnë përkthyesve kohë për punë krijuese dhe mundësi për të zhvilluar më tej një projekt të përkthimit letrar. 

> Projekti Translation in Motion u mundëson përkthyesve, që gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me gjuhën shqipe, si gjuhë burimore e përkthimit për ta dhe me autorët më përfaqësues bashkëkohorë. Gjithashtu, kjo periudhë i lehtëson njohjen me vendin dhe ndihmon që konteksti social-kulturor i kësaj gjuhe të përjetohet drejtpërsëdrejti nga përkthyesit. 

> Përmes krijimit të lidhjeve profesionale të reja, njohjes me skenën letrare vendase dhe me audiencën në Shqipëri, programi Translation in Motion jep mundësinë e zhvillimit të profilit profesional të përkthyesve. 

> POETEKA dhe Komiteti Drejtues i partneritetit të programit Translation in Motion - RECIT, i urojnë përkthyeseve Znj. Evelyne Noygues, Dr. Rigels Halili, dhe Dr. Cord Pagenstecher qëndrim të këndshëm në Rezidencën e Përkthimit në Tiranë, periudhë krijuese të çmuar, përkthime të suksesshme dhe bashkëpunime frytdhënëse.

#CreativeEurope4Books
#RezidencaPërkthimiShqipëri
#TiM

11 April 2022

TRADUKI Residencies Program 2022

📢  TRADUKI accepts applications until April 17th, here is the application form:

Eligible applicants are writers, translators and book professionals from Albania, Bosnia and Herzegovina, Bulgaria, Croatia, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Romania, Serbia and Slovenia.

For the second half of 2022, residencies are available in 10 cities in Southeast Europe: Belgrade, Bucharest, Cetinje, Novo Mesto, Prishtina, Sarajevo, Skopje, Sofia, Split and Tirana for the duration of 2 – 6 weeks. Fellowships cover travel costs, accommodation in a fully furnished writers' apartment as well as subsistence of 250 Euro per week. You can apply for translation residencies, writing residencies, interdisciplinary cooperation residencies, practical exchange residencies, research trips and virtual residencies; each with their own specifics.

Selected candidates will be informed no later than May 15th, 2022.

Read more about the residencies and modalities in the Guidelines: 

08 April 2022

📢 NJOFTIM

📢 Shtyhet afati i aplikimit REZIDENCA PËRKTHIMI NË TIRANË

 

POETEKA, pjesë e rrjetit RECIT dhe e partneritetit të Programit Translation in Motion fton përzemërsisht përkthyesit letrarë të gjuhëve të Bashkimit Europian, që përkthejnë në shqip nga këto gjuhë, për të aplikuar për një muaj qëndrimi në Rezidencën e Përkthimit në Tiranë (Shqipëri).

 

Afati i aplikimit: Afati i fundit për aplikime është dita e premte, 15 prill 2022.

Rezidencat janë parashikuar të zhvillohen mes muajve shtator/tetor/nëntor 2022

 

Aplikimi dhe përzgjedhja: Për të aplikuar, kandidatët duhet të dërgojnë si pjesë e dokumentacionit një letër motivimi, ku përshkruhet interesimi i tyre për Rezidencën e Tiranës; arsyeja dhe synimi i asaj që synojnë të arrijnë përmes këtij qëndrimi; një përshkrim i projektit përkthimor letrar, për të cilin do të punojnë gjatë qëndrimit në Rezidencë; një CV si dhe një listë e botimeve të përkthyera. Të interesuarit luten të dërgojnë kërkesën e tyre në infopoeteka@gmail.com me Translation in Motion si subjekt të emailit. POETEKA dhe Komiteti Drejtues i partneritetit të programit Translation in Motion do të bëjnë përzgjedhjen dhe deri më 28 prill 2022, do të shpallin rezultatet, duke i publikuar në sitin https://poeteka.blogspot.com.

 

Kushtet e përgjithshme: Programi ofron katër javë qëndrim në Tiranë, duke vënë në dispozicion një shumë prej 800.00 EURO për shpenzimet e jetesës për muajin; gjithashtu programi do të mbulojë koston e udhëtimit (klasi ekonomik) për dhe nga Tirana, si dhe qeranë e mirëmbajtjen. Gjatë qëndrimit, përkthyesi pritet të punojë intensivisht me projektin e përkthimit përmes të cilit ai/ajo ka aplikuar dhe do të marrë pjesë në veprimtaritë që POETEKA do të organizojë në kuadër të Projektit.

Kush mund të aplikojë? POETEKA mirëpret propozime nga përkthyesit letrarë që përkthejnë nga gjuha shqipe drejt gjuhëve të Bashkimit Europian. Përkthyesit e kualifikuar duhet të jenë qytetarë të një vendi të BE-së.

Translation in Motion është një Program që synon të pasurojë dhe intensifikojë prurjet e letërsisë bashkëkohore të përkthyer në Europë dhe konkretisht midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së. Në përkrahje të idesë se përkthyesit letrarë janë ambasadorë me ndikim të fortë në nxitje të dialogut kulturor, ky Program do të sigurojë mobilitetin e përkthyesve dhe zhvillimin e tyre profesional. Rezidencat e Përkthimit u ofrojnë përkthyesve kohë për punë krijuese dhe mundësi për t'u përqendruar në një projekt të përkthimit letrar, për të qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me shqipen, si gjuhë burimore të përkthimit për ta, për të jetuar në kontekstin social-kulturor të kësaj gjuhe, për të kryer hulumtime dhe për të rritur profilin e tyre përmes krijimit të lidhjeve dhe përballjen me skenën letrare vendas edhe audiencën në Shqipëri.

Ju lutemi gjeni në faqen e website të RECIT detaje rreth mundësive të tjera të qëndrimit në Arles (Francë), Beograd (Serbi), Cetinje (Mali i Zi), Gotland (Suedi), Shkup (Maqedoni), Sofje (Bullgari), dhe Ventspils (Letoni) dhe Norwich (MB).

Lidhur me situatën e pandemisë të COVID-19, mund të ketë ndryshime të datave të qëndrimit, të cilat varen nga heqja e kufizimeve për udhëtimet ndërkombëtare dhe bllokimet në shtete të ndryshme. POETEKA do të garantojë masa të sigurta për COVID-19, në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe autoriteteve përkatëse.


#CreativeEurope4Books

#RezidencaPërkthimiShqipëri

#TiM

 

14 February 2022

Open Call: Literary Translation residencies 2022

Translation in Motion Programme April 2022 – April 2023

in Arles (France), Belgrade (Serbia), Cetinje (Montenegro), Gotland (Sweden), Skopje (North Macedonia), Sofia (Bulgaria), Tirana (Albania), Ventspils (Latvia) and Norwich (UK)

   

For a second year the Translation in Motion consortium of translation residencies invites applications by literary translators working from or into the languages of the countries of the Western Balkans (Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Serbia). 

A record of the Translation in Motion translators in residency in 2021 is available here.

Application deadline: March 30 2022

The residencies offer translators time for focused creative work on a literary translation project, the opportunity to immerse themselves in the source language of their translation and carry out research, and to raise their visibility by networking with the local literary sector and presenting their work to local audiences.

Eligibility

The residencies are offered by a range of host organizations which welcome proposals from literary translators working from or into the languages of the countries of the Western Balkans. Depending on the language combination and host organization, eligible translators should be citizens of any EU country or any country of the Western Balkans.

Host organizations

General conditions

During their residency, translators are expected to work intensively on the literary translation project with which they applied for the programme, to take part in events or activities of the host organization, and to network with colleagues and with other residents. 

The host organizations offer free accommodation in the residency center, a travel grant and a monthly fellowship to cover living expenses.

To find out more about the specific conditions for each residency, please consult the website of the relevant host organization.

Application and Selection

Applications for residency stays taking place between April and April 2023 period are to be submitted by March 30 2022.

Candidates are invited to send a letter of interest outlining their reasons for applying for the residency, a description of their literary translation project and a CV to the relevant residency host. 

Full details of the application process can be found on each residency host website. 

The Steering Committee of the Translation in Motion consortium will make the selection and announce results by April 15 2022.

In the light of COVID-19, all residency arrangements are subject to change in case of COVID restrictions. For specific measures applied by the host countries consult the relevant government guidelines.  Also, be sure to follow the host organization website for most recent information. 

About Translation in Motion

Translation in Motion is a programme that aims to enrich and intensify the flow of translated literature in contemporary Europe and specifically between the Western Balkans countries and the EU member states. 

Recognizing that literary translators are influential and driven ambassadors of cultural dialogue, this programme provides international mobility and professional development. 

The Translation in Motion project (1/2/21-31/8/23) is co-funded by the Creative Europe programme of the European Union.

 

Albania Call Residence 2022


        _______|Translation in Motion
                       THIRRJE PËR APLIKIM - REZIDENCA PËRKTHIMI NË TIRANË
 

POETEKA, pjesë e rrjetit RECIT dhe e partneritetit të Programit Translation in Motion fton përzemërsisht përkthyesit letrarë të gjuhëve të Bashkimit Europian, që përkthejnë në shqip nga këto gjuhë, për të aplikuar për një muaj qëndrimi në Rezidencën e Përkthimit në Tiranë (Shqipëri). 


Afati i aplikimit: Afati i fundit për aplikime është dita e mërkure, 30 mars 2022.

Rezidencat janë parashikuar të zhvillohen mes muajve shtator/tetor/nëntor 2022 dhe 2023.

Aplikimi dhe përzgjedhja: Për të aplikuar, kandidatët duhet të dërgojnë si pjesë e dokumentacionit një letër motivimi, ku përshkruhet interesimi i tyre për Rezidencën e Tiranës; arsyeja dhe synimi i asaj që synojnë të arrijnë përmes këtij qëndrimi; një përshkrim i projektit përkthimor letrar, për të cilin do të punojnë gjatë qëndrimit në Rezidencë; një CV si dhe një listë e botimeve të përkthyera. Të interesuarit luten të dërgojnë kërkesën e tyre në infopoeteka@gmail.com me Translation in Motion si subjekt të emailit. POETEKA dhe Komiteti Drejtues i partneritetit të programit Translation in Motion do të bëjnë përzgjedhjen dhe deri më 15 prill 2022, do të shpallin rezultatet, duke i publikuar në https://poeteka.blogspot.com.


Kushtet e përgjithshme: Programi ofron katër javë qëndrim në Tiranë, duke vënë në dispozicion një shumë prej 800.00 EURO për shpenzimet e jetesës për muajin; gjithashtu programi do të mbulojë koston e udhëtimit (klasi ekonomik) për dhe nga Tirana, si dhe qeranë e mirëmbajtjen. Gjatë qëndrimit, përkthyesi pritet të punojë intensivisht me projektin e përkthimit përmes të cilit ai/ajo ka aplikuar dhe do të marrë pjesë në veprimtaritë që POETEKA do të organizojë në kuadër të Projektit.


Kush mund të aplikojë? POETEKA mirëpret propozime nga përkthyesit letrarë që përkthejnë nga gjuha shqipe drejt gjuhëve të Bashkimit Europian. Përkthyesit e kualifikuar duhet të jenë qytetarë të një vendi të BE-së.


Translation in Motion është një Program që synon të pasurojë dhe intensifikojë prurjet e letërsisë bashkëkohore të përkthyer në Europë dhe konkretisht midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së.


Në përkrahje të idesë se përkthyesit letrarë janë ambasadorë me ndikim të fortë në nxitje të dialogut kulturor, ky Program do të sigurojë mobilitetin e përkthyesve dhe zhvillimin e tyre profesional. Rezidencat e Përkthimit u ofrojnë përkthyesve kohë për punë krijuese dhe mundësi për t’u përqendruar në një projekt të përkthimit letrar, për të qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me shqipen, si gjuhë burimore të përkthimit për ta, për të jetuar në kontekstin social-kulturor të kësaj gjuhe, për të kryer hulumtime dhe për të rritur profilin e tyre përmes krijimit të lidhjeve dhe përballjen me skenën letrare vendas edhe audiencën në Shqipëri.


Ju lutemi gjeni në faqen e website të RECIT detaje rreth mundësive të tjera të qëndrimit në Arles (Francë), Beograd (Serbi), Cetinje (Mali i Zi), Gotland (Suedi), Shkup (Maqedoni), Sofje (Bullgari), dhe Ventspils (Letoni) dhe Norwich (MB).


Lidhur me situatën e pandemisë të COVID-19, mund të ketë ndryshime të datave të qëndrimit, të cilat varen nga heqja e kufizimeve për udhëtimet ndërkombëtare dhe bllokimet në shtete të ndryshme. POETEKA do të garantojë masa të sigurta për COVID-19, në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe autoriteteve përkatëse.

 _________________________________________________________________________________


10 February 2022

FTESË PËR PJESËMARRJE

Akademia Ndërkombëtare për Menaxhimin Letrar dhe Promovimin e Përkthimit 


13 - 18 maj 2022 - Strugë, Maqedonia e Veriut | Maj 2023 - Tiranë, Shqipëri

 Akademia organizohet në kuadër të projektit Ballkan Translations Collider, bashkë-financuar nga programi Creative Europe (European Union in Albania) i #BE, synon të eksplorojë mënyra për të nxitur dhe rritur përkthimi letrar në Evropë nga gjuhët e vendeve të Ballkanit Perendimor.

Akademia synon të krijojë një komunitet profesionistësh të menaxhimit letrar nga Ballkani dhe pjesë të tjera të Evropës, të cilët do të luajnë një rol në nxitjen e komunikimit letrar ndërkombëtar. Akademia do të ofrojë njohuri, ide dhe kontakte për të avancuar letërsitë më pak të përkthyera në botën e sotme gjithnjë e më shumë konkurruese.

Ftohen të marrin pjesë përfaqësues të organizatave nga Shqipëria dhe Kosova (krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor), si dhe nga vendet anëtare të BE-së, të cilët janë aktivë në shkëmbimet letrare ndërkombëtare, pavarësisht nga statusi ligjor i organizatës së tyre  (organizatë e shoqërisë civile,  private etj.). Pjesëmarrësit mund të vijnë nga organizata që përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm në) botues, festivale libri, shoqata botuesish, përkthyesish, programe mbështetëse publike, agjentë letrarë, qendra rezidenciale dhe letrare, dhe çdo organizatë tjetër kulturore, të cilët janë pjesëmarrës aktivë në komunikimin letrar ndërkufitar. Gjithashtu, Akademia do të rezervojë deri në tre vende për menaxherët e ardhshëm të kulturës (studentë të sapodiplomuar ose profesionistë të rinj).

Për të aplikuar lexoni njoftimin e plotë në këtë link https://bit.ly/3rBSmQs, ku do të gjeni axhendën paraprake dhe formularin e aplikimit

 Afati i aplikimit 21 shkurt 2022.

 Lista e fituesve shpallet me datë 28 shkurt 2022.

Për pyetje mund të kontaktoni: infopoeteka@gmail.com

Total Pageviews