11 May 2023

ANNOUNCEMENT 2 - Balkan Translations Collider Academy

The Second Session of the Translations Collider Academy on Literary Management and Translation Promotion is just around the corner, launching on May 18 in Durrës, Albania. 

 

During the five-day program, more than 30 literary and book professionals from the countries of the European Union and the Western Balkans, will present and promote their work, engage in discussions, learn from success stories, catalyze new partnerships, and build a lasting network of like-minded people. 

 

The Academy's Program will also offer presentations, panel discussions, and hands-on workshops mentored by experienced book and cultural policy professionals. 

 

Follow our social networks for more Academy-related news.

 

_

The Academy is part of the Balkan Translations Collider project, co-funded by the Creative Europe program of the European Union.

#CreativeEurope4Books

#BalkanTranslationsCollider

 

*  *  *

 

Sesioni i Dytë i Akademisë në kuadër të projektit Balkan Translations Collider për Menaxhimin Letrar dhe Promovimin e Përkthimit është afër, do të nisë më 18 maj në Durrës, Shqipëri.

 

Gjatë Programit pesëditor, më shumë se 30 profesionistë të letërsisë dhe librit nga vendet e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, do të paraqesin dhe promovojnë punën e tyre, do të përfshihen në diskutime, do të mësojnë nga historitë e suksesit, do të nxisin partneritete të reja dhe do të ndërtojnë një rrjet të qëndrueshëm mes njerëzve me mendime të njëjta.

 

Programi i Akademisë do të ofrojë gjithashtu prezantime, diskutime në panel dhe punëtori praktike të udhëhequra nga profesionistë me përvojë në fushë të librit dhe të politikave kulturore.

 

Ndiqni rrjetet tona sociale për më shumë lajme rreth Akademisë.

 

_

Akademia është pjesë e projektit Balkan Translations Collider, i bashkëfinancuar nga programi Europa Krijuese e Bashkimit Evropian.

#CreativeEurope4Books

#BalkanTranslationsCollider

10 May 2023

International Translations Collider Academy

 


Recollections from Academy, Session 1

Copy text:

The first session of the international Translations Collider Academy on Literary Management

and Translation Promotion was held last spring in the beautiful Struga, North Macedonia.

As we are anticipating the second Academy session, that will take place in the upcoming week

in Durrës, Albania, we are sharing a recollection of the last year’s atmosphere.

The Academy was attended by numerous literary management professionals from the EU and

the Western Balkan countries. During the five-day programme, experienced book and cultural

policy professionals were giving presentations, panel discussions and hands-on workshops.

mentored by took place.

Video © Stampedo Production

--

The Academy is part of the Balkan Translations Collider project, co-funded by the Creative

Europe programme of the European Union.

#CreativeEurope4Books

#BalkanTranslationsCollider

***

Sesioni i parë i Akademisë Ndërkombëtare të Projektit Balkan Translations Collider për

Menaxhimin Letrar dhe Promovimin e Përkthimit u mbajt pranverën e kaluar në qytetin e bukur

të Strugës në Maqedonisë e Veriut.

Teksa jemi në pritje të sesionit të dytë të Akademisë, që do të zhvillohet javën e ardhshme në

Durrës, Shqipëri, po ndajmë një kujtim të atmosferës së vitit të kaluar.

Akademia u ndoq nga profesionistë të shumtë të menaxhimit letrar nga BE dhe vendet e

Ballkanit Perëndimor. Gjatë programit pesë-ditor, profesionistë me përvojë të fushës së librit

dhe politikave kulturore bënë prezantime, morën pjesë në panele diskutimesh dhe seminare

praktike.

Video © Stampedo Production

--

Akademia është pjesë e projektit Balkan Translations Collider, i bashkëfinancuar nga programi

Evropa Krijuese e Bashkimit Evropian.

#CreativeEurope4Books

#BalkanTranslationsCollider

08 May 2023

Damir Šodan - REZIDENCA LETRARE "POETEKA - TIRANA IN BETWEEN" 2023

Rezidenca "POETEKA - Tirana in Between", kjo hapësirë e krijuar për shkrimtarët dhe përkthyes letrarë nga BE dhe Europa Juglindore, në vitin e 10-të të themelimit të saj, përveç shkrimtares dhe gazetares Sladjana Nina Perković, sjell në kryeqytetin shqiptar edhe poetin, dramaturgun, redaktorin dhe përkthyesin e njohur Damir Šodan.

Damir Šodan ka lindur në Split të Kroacisë. U diplomua në për Letërsi dhe Histori angleze Universitetin e Zagrebit. Nga viti 1996 e deri në 2022 ai ka botuar 7 përmbledhje me poezi, tre vëllime me drama, publikuar në vitet 2002, 2009 dhe 2023, një antologji poetike të "neorealistëve" bashkëkohorë kroatë (2010) si dhe ka përkthyer një antologji të poezisë europiane (2022). 

Damir Šodan u nderua me çmimin e parë në konkursin e shkrimit dramatik për shkrimtarët ish-jugosllavë, (Vjenë, 2000) për komedinë e zezë Zonë e Sigurt dhe me çmimin letrar "Držić" për burleskën Chick Lit (2012). 

Në skenën letrare vepra e tij është paraqitur ndër të tjera në „The American Poetry Review" (2007), në „New European Poets", (Graywolf Press, USA, 2008), sikurse është botuar edhe në „Les Poètes de la Méditerranée" (Gallimard, 2010), në „The World Record" dhe „A Hundred Years War (Bloodaxe, 2012 dhe 2014). 

Damir Šodan ka përkthyer në kroatisht veprat e Charles Simic-it, Raymond Carver-it, Leonard Cohen-in, Charles Bukowski-it, Richard Brautigan-it, Frank O'Hara-s, Ron Padgett-it dhe shumë poetëve të tjerë të Amerikës së Veriut. 

Për më shumë se dy dekada ai punoi si përkthyes për Kombet e Bashkuara në Holandë, ndërsa tani është shkrimtar dhe përkthyes i pavarur letrar. Damir Šodan është redaktor i asociuar i revistës „Poezija" në Zagreb dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Kroatë (HDP) dhe P.E.N. Qendrës.  Damir Šodan jeton në Hagë, Holandë dhe Split, Kroaci, por gjatë verës së vitit 2023 ai do të qëndrojë një muaj si mik në Rezidencën Letrare "POETEKA - Tirana in Between", mbështetur nga TRADUKI.


25 April 2023

SHPINA E BURRIT me autor Arian Lekën, në gjuhën maqedonase

"ILI-ILI", shtëpia botuese nga Shkupi, e njohur për emrat cilësorë të katalogëve të saj letrarë, sapo ka publikuar përmbledhjen me tregime të Arian Lekës, titulluar "Shpina e Burrit".
Vepra është sjellë në maqedonisht prej origjinalit, nga përkthyesi i mirënjohur Kreshnik Ajdini, lekturimi letrar nga Sasho Kostovski dhe ballina nga Marija Smilevska

Janë 24 tregime me tematikën e tranzicionit, eksodeve, vendlindjes dhe fëmijërisë, jetës në socializëm dhe pasojat e saj mbi të sotmen. Mes tyre gjendet edhe tregimi "Brisk", përgjedhur nga Aleksandar Hemon në "Best European Fiction" ( Brothers of the Blade / Dalkey Archive Press, 2011) si dhe tregimi "Paranoja", botuar në "A Good European" përkthyer në gjermanisht nga Zuzana Finger dhe në anglisht nga Jonathan Uhlaner.
"Shpina e Burrit", me përkthim nga e Đorđe Božović, është botuar më herët në gjuhën serbe nga "Partizanska Knjiga", shoqëruar me parathënien e shkrimtarit Srdjan Sdrič. Ky botim është shoqëruar me vlerësime kritike në shtypin letrar dhe mediet kulturore në Beograd dhe Sarajevë, mes të cilëve dallon artikulli i kritikut letrar Đorđe Krajišnik botuar në "Oslobođenje".

"Arian Leka, si shkrimtar, gjykuar nga mënyra e ndërtimit të tregimeve, e ka përdorur padyshim si ushqim të parë letërsinë socrealiste. Mirëpo si autor ai e shpërfill atë dhe dyshemenë e saj e ka shfrytëzuar për të zhvilluar stilin e rrëfimit i cili, jam i lirë ta them, sot përbën një nga markat më autentike autoriale në këtë pjesë të Evropës. Ajo çka përmbledhtaz mund të merret si veçori bazë e tregimeve të Aria Lekës ndoshta gjendet në një fjali të tregimit të tij Terra Firma: ´Gjithçka arriti kulmin. Fabula nuk zhvillohej dot më tej, ndaj duhej bërë gërshetë. Përdora teknika postmoderne-metafiksionin, pastisin, fiksionin dokumentar, shfrytëzova paranojën koletive dhe euforinë e masave, futa edhe diçka nga realizmi magjik dhe….´Shpinë burri na tregon padyshueshmërisht se Arian Leka është një autor ndërmjetësues, që e kapërcen dukshëm një kulturë të vetme, autor që me talentin dhe vrullin e vet hyn në aradhën e mjeshtrave të mëdhenj të kohës sonë.Nëse do të flitnim për konturin tematik të këtij libri të Arian Lekës do të mund të përmendnim tri linja përmbajtimore që gërshetohen. Njëra syresh, e ngulitur thellë në Shqipërinë e postHoxhës, është pikërisht përplasja mes brezave, ndeshje që vjen pashmangshmërisht pas ndërrimit të një sistemi me një tjetër.
Kjo temë gjithsesi është deri diku familjare për lexuesit e hapësirës së Jugosllavisë së dikurshme, vetëm se Leka atë raport e ekzaminon mjeshtërisht në një sërë tregimesh. Autori merret para së gjithash me traumën e atyre që kanë përjetuar torturën e diktaturës së Hoxhës, por edhe të atyre që, të ndodhur nën trysni, lanë vendin. Sindromi i arratisë, i shpërnguljes dhe zbrazjes së Shqipërisë, në një numër tregimesh, shndërrohet në temë që sundon fatin e tyre...Arian Leka është autori që na ndriçon madhërisht kontekstin e letërsisë shqiptare. Ndonëse përkthimi i një libri të vetëm nuk do të thotë zbulim i gjithë letërsisë, gjithsesi, e nënvijëzoj, pa librin Shpinë burri do të kishim mbetur sot e gjithë ditën padyshueshmërisht më të varfër me një zë të fuqishëm tregimtar, i cili, në një formë a në një tjetër, me siguri na përket të gjithëve ne." - Đorđe Krajišnik .

21 April 2023

Panairi i Librit në Leipzig - Arian Leka në strendën e përurimeve letrare të Tradukit

30 prill 2023, ora 12, në strendën e Tradukit në Panairin e Librit në Leipzig, lexim në gjuhën shqipe e gjermane dhe bashkëbisedim mbi librin "Das verschlossene Tor" (Stadtlichter Presse, 2023): Zuzana Finger (përkthyese e librit) - Arian Leka (autor) - Annemarie Türk (moderatore e takimit).
______

The experience of closed gates is shared by many people from the former Eastern Bloc. Arian Leka, born and raised on the Adriatic Sea, remembers his childhood and youth behind closed borders and persistently pursues the question of how the once free sea became a forbidden zone. To this end, he confronts his experiences with Albanian legends and Albanian history. The trigger for working on the texts in this book was the numerous deaths when fleeing across the sea towards Italy, when after the fall of Enver Hoxha's regime the gates to Europe opened for the citizens of Albania, but Europe opposed them and sealed off the refugees. For Arian Leka, imprisonment and lockout are equally unbearable and his empathy no longer applies solely to the Albanian victims, but to all those who drowned trying to escape across the Mediterranean. At the same time, he criticizes his country's recent past, which, due to the late (delayed) coming to terms with the crimes of Enver Hoxha's regime, still represents a burden for Albania today. Zuzana Finger, the translator of the volume of short stories The Locked Gate (Stadtlichter Presse, 2023), speaks to the author.
______
Die Erfahrung verschlossener Tore teilen viele Menschen aus dem früheren Ostblock. Arian Leka, an der Adria geboren und aufgewachsen, erinnert sich an seine Kindheit und Jugend hinter verriegelten Grenzen und geht beharrlich der Frage nach, wie das einst freie Meer zu einer verbotenen Zone wurde. Dazu konfrontiert er seine Erfahrungen mit albanischen Legenden und der albanischen Geschichte. Auslöser für die Arbeit an den Texten in diesem Buch waren die zahlreichen Toten bei der Flucht über das Meer in Richtung Italien, als sich nach dem Sturz des Regimes von Enver Hoxha zwar für die Bürger Albaniens die Tore in Richtung Europa öffneten, aber Europa sich gegen die Flüchtlinge abschottete. Für Arian Leka sind Einsperrung und Aussperrung gleichermaßen unerträglich und seine Empathie gilt längst nicht mehr allein den albanischen Opfern, sondern allen bei der Flucht über das Mittelmeer Ertrunkenen. Zugleich geht er mit der jüngeren Vergangenheit seines Landes ins Gericht, die durch die späte (verspätete) Aufarbeitung der Verbrechen des Regimes von Enver Hoxha bis heute eine Bürde für Albanien darstellt. Mit dem Autor spricht Übersetzerin des Erzählbands Das verschlossene Tor (Stadtlichter Presse, 2023) Zuzana Finger.
_____
From the 27th until the 30. More than 15 events will take place in #traduki Kafana in April.
Apart from Georgi Gospodinov who else will be a guest at TRADUKI Kafana (Hall 4, D407)?
Including Ag Apolloni, Ioana Nicolaie, Arian Leka, Doron Rabinovici Tatjana Gromač, Nadya Radulova, Uroš Prah & Flogerta Krypi Writings! 🎉
For reading, we recommend 'The Divine Children' by Tatjana Gromača (Ü: Will Firth, Stroux edition), 'Kleine Welt, große Welt' von Nadya Radulova (Ü: Henrike Schmidt, eta Verlag), 'Erdfall' von Uroš Prah (Ü: gemeinsam mit Daniela Kocmut, Luftschacht Verlag ) or 'The Attitude' by Doron Rabinovici (@[1000436990404 24:20 (Suhrkamp Publishing House)). 📚
Details on other participants & the complete #traduki Leipzig program 👉 https://traduki.eu/leipzig-2023/ 🔥
Veranstalter: TRADUKI c/o S. Fischer Stiftung , Goethe-Zentrum Tirana

03 April 2023

Takim me përfaqësues të institucioneve politikëbërëse të letërsise dhe kulturës në Shqipëri dhe të vendeve të BE-së

      

📚 Biblioteka, që mban emrin e përkthyesit të mirënjohur Misto Treska, në Tiranë, pasditen e fundit të marsit  u shndërrua në një forum diskutimesh mes përfaqësuesve të institucioneve të kulturës e letërsisë, ekspertëve të përkthimit, profesorëve të gjuhëve të huaja dhe studiuesve të letërsisë e përkthimit, të cilët dialoguan rreth gjetjeve e rekomandimeve të Studimit "Letërsia shqiptare: përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor: 2015-2020". 

📚  Paraqitja hyrëse rreth projektit Balkan Translations Collider dhe Studimit u bë nga Ekspertja e Komunikimit, Znj.Miriam Neziri Angoni, e cila solli në vëmendje atë çka përfaqëson në thelb ky Studim i parë shkencor në këtë fushë, duke nënvizuar se ai mund të shërbejnë jo vetëm si mjet efikas i paraqitjes së gjendjes faktike, por edhe si instrument i forcimit të bashkëpunimit mes botës letrare shqiptare dhe kulturës librore të vendeve të synuara përmes përkthimit.

🔎  Përmes prezantimit të Dr. Arian Lekës, të pranishmit në takim u njohën me të dhënat, vëzhgimet, analizat, kriteret dhe problematikat e procesit të Studimit mbi  përkthimin e autorëve nga Shqipëria 🇦🇱 dhe Kosova 🇽🇰. Theksi u vu mbi faktin se, përveç informimit të politikëbërësve, Studimi mund të shërbejë si një udhërrëfyes strategjik për hartimin e politikave dhe programeve afatgjata të promovimit të letërsisë shqipe në vendet nëpërmjet përkthimit letrar.

 

📚 Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Znj. Alda Bardhyli prezantoi programet e përkthimit, që kjo qendër dhe Ministria e Kulturës po mbështesin për promovimin e letërsisë dhe autorëve shqiptarë në gjuhët e Bashkimit Europian, dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve me aktorët ndërkombëtarë në fushën e përkthimit. 

 

📌   Nën moderimin e Dr. Erion Kristos, përkthyes, ekspertë të mirënjohur të përkthimit dhe profesorë të gjuhëvë të huaja pranë Universitetit të Tiranës, sollën pikëpamjet e tyre lidhur me nevojën e forcimit të rolit të përkthyesit, aftësimin profesional gjatë karrierës dhe krijimin e rolit të agjentit letrar, i cili është i rëndësishëm në përfaqësimin e autorit në botën e botuesve.

 

 📌   Lidhur me rritjen e cilësisë së përkthimit, folësit nënvizuan nevojën për formim profesional të vazhduar dhe rezidenca për përkthyesit e rinj, krahas njohurive akademike të ofruara nga programet universitare.

 

📌   Prof. Asoc. Dr. Diana Kastrati, përkthyese, theksoi rëndësinë për zbatimin e ligjit për të drejtat e autorit, krijimin e urdhërit të përkthyesit e sindikatës së përkthyesit për mbrojtjen e të drejtave të punës të profesionistëve të fushës së përkthimit. Ajo gjithashtu parashtroi idenë për krijimin e një baze të dhënash për përkthyesit letrarë dhe indeksimin e profesionistëve të përkthimit.

 

📌 Pjesëmarrësit gjithashtu theksuan rëndësinë e edukimit të audiencave nepërmjet leximeve autoriale, eventeve letrare online, klubeve të leximit dhe zhvillimit të kritikës letrare mbi baza profesionale. 

🔎 Studimi "Letërsia shqiptare: përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor" - të dhëna, vëzhgime dhe analiza: autorë / përkthyes / botues / libra / revista letrare, është realizuar nga shoqata POETEKA, në kuadër të zbatimit të projektit Balkan Translations Collider, bashkëfinancuar nga Programi Europa Krijuese e Bashkimit Europian🇪🇺

***

📚 On the last afternoon of March, the library named after the well-known translator Misto Treska, in Tirana, hosted a forum among representatives of cultural and literature institutions, translation experts, and professors of foreign languages, as well as researchers of literature and translation about the findings and recommendations of the study "Albanian literature: translations into the languages of the European Union and the Western Balkans - 2015-2020".

 

📚  In her introductory presentation about the Balkan Translations Collider project and the Study, the Communication Expert, Mrs. Miriam Neziri Angoni, underlined what this first scientific Study in this field represents, and the fact that it can serve not only as an efficient means of presenting the actual situation but also as an instrument of cooperation between the Albanian literature and of the European and regional target countries.

 

🔎 During the meeting, the participants got acquainted with the data of this scientific Study on the translation of authors from Albania 🇦🇱 and Kosovo 🇽🇰, through the presentation of Ph.D. Arian Leka, emphasized that this study can serve as a road map for policymakers to design policies and programs for the promotion of Albanian literature in EU countries through literary translation.

 

📚 The director of the National Book and Reading Center, Ms. Alda Bardhyli presented the translation programs that this center and the Ministry of Culture are supporting for the promotion of Albanian literature and authors in the languages of the European Union and emphasized the importance of cooperation with international actors in the field of translation.

 

📌 Under the moderation of Ph.D. Erion Kristo, a translator, well-known translation expert, and professor of foreign languages at the University of Tirana, brought their views on the need to strengthen the role of the translator through professional training during their career and the establishment of the role of the literary agent, which is important in representing the author in the publishing world.

 

 📌 Regarding increasing the quality of translation, the speakers underlined the need for capacity building and residencies for young translators, in addition to the academic knowledge offered by university programs.

 

📌 Assoc Prof Ph.D. Diana Kastrati, translator emphasized the importance of the implementation of the copyright law, the creation of translators' order, and the syndicate of the translators for the protection of the labor rights of professionals in the field of translation. She also put forward the idea of creating a database of literary translators and indexing translation professionals.

 

📌 Participants also emphasized the importance of educating audiences through author's readings, online literary events, reinforcement of the reading clubs, and developing literary criticism on a professional basis.

 

🔎 The study "Albanian literature: translations into the languages of the European Union and the Western Balkans" - data, observations, and analysis: authors/translators/ publishers/books/ literary magazines, was carried out by the POETEKA association, in the framework of the implementation of the Balkan Translations project Collider, co-financed by the Creative Europe Program of the European Union🇪🇺.

 

Qendra e Kombëtare e Librit dhe Leximit

European Union in Albania

Creative Europe

Next Page Foundation

 #CreativeEurope4Books#BalkanTranslationsCollider#ministriaekultures

 

29 March 2023

Takim informues me përfaqësues të institucioneve politikëbërëse të kulturës dhe letërsisë!

📌  Më 31 mars 2023, ora 17.00,  pranë bibliotekës publike "Misto Treska", në rrugën Mine Peza, Shoqata POETEKA organizon një takim informues e dialog me përfaqësues të institucioneve politikëbërëse të kulturës dhe letërsisë në Shqipëri, përkthyes e përfaqësues të instituteve të kulturës të vendeve të Bashkimit Europian për prezantimin, paraqitjen e gjetjeve, shqyrtimin e të dhënave si dhe të rekomandimeve mbi 📚 Studimin  "Letërsia shqiptare: përkthime në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor".

📌  Ky botim përfaqëson studimin e parë shkencor në këtë fushë, i cili është realizuar nga  Shoqata POETEKA me kontributin e studiuesve në kuadër të zbatimit të projektit Balkan Translations Collider, bashkëfinancuar nga Programi Europa Krijuese e Bashkimit Europian 🇪🇺.

📚 Studimi përmban të dhëna, vëzhgime dhe analiza mbi autorë nga Shqipëria 🇦🇱 dhe Kosova 🇽🇰 të përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Synimi i këtij takimi është të informojë politikëbërësit mbi gjetjet e rekomandimet e këtij studimi.

Jeni të  ftuar të marrin pjesë!
 
European Union in Albania
Creative Europe
Next Page Foundation
 #CreativeEurope4Books
  #BalkanTranslationsCollider

08 March 2023

Arian Leka në Panairin e Librit në Leipzig

Shkrimtari Arian Leka do të marrë pjesë në Panairin e Librit në Leipzig, prill 2023, në të cilin, së bashku me përkthyesen Zuzana Finger, do të ndajnë përvojat me moderatoren e takimit Annemarie Türk lidhur me librin "Das verschlossene Tor", Stadtlichter Presse, janar 2023. 

Takimi do të mbahet në: Traduki-Kafana - Halle: 4, Stand: D407


Libri "Das verschlossene Tor"  vjen nga shqipja në gjermanisht prej përkthyeses së mirënjohur Zuzana Finger. Ai përmbledh 12 tekste të zgjedhura nga "Hartë memece për të mbyturit" (Botimet Poeteka, 2020) dhe libri "Në kërkim të këmishës së humbur" (Botimet Poeteka, 2019). 
Në përmbajtje të librit gjenden: Klage um die Zurückgebliebenen — 966 — Woher kommt das Licht — Das verschlossene Tor zum Hafen — Seeminen / rettende Tonnen — Die Insel Nebelheim und die Lastträger — Gott als Serienmörder —Schaum / Schutt und Asche — Pioniere, Roma-Musikanten und Frauenschleuser — Kupfer aus Spaç für Antennen und erotische Waffen — Das gefrorene Meer in uns — Die Rettungsmission.


INHALTSANGABE ZU "DAS VERSCHLOSSENE TOR" - Die Erfahrung verschlossener Tore teilen viele Menschen aus dem früheren Ostblock. Arian Leka, an der Adria geboren und aufgewachsen, erinnert sich an seine Kindheit und Jugend hinter verriegelten Grenzen und geht beharrlich der Frage nach, wie das einst freie Meer zu einer verbotenen Zone wurde. Dazu konfrontiert er seine Erfahrungen mit albanischen Legenden und der albanischen Geschichte. Auslöser für die Arbeit an den Texten in diesem Buch waren die zahlreichen Toten bei der Flucht über das Meer in Richtung Italien, als sich nach dem Sturz des Regimes von Enver Hoxha zwar für die Bürger Albaniens die Tore in Richtung Europa öffneten, aber Europa sich gegen die Flüchtlinge abschottete. Für Arian Leka sind Einsperrung und Aussperrung gleichermaßen unerträglich und seine Empathie gilt längst nicht mehr allein den albanischen Opfern, sondern allen bei der Flucht über das Mittelmeer Ertrunkenen. Zugleich geht er mit der jüngeren Vergangenheit seines Landes ins Gericht, die durch die späte (verspätete) Aufarbeitung der Verbrechen des Regimes von Enver Hoxha bis heute eine Bürde für Albanien darstellt. Mit dem Autor spricht Übersetzerin des Erzählbands Das verschlossene Tor (Stadtlichter Presse, 2023) Zuzana Finger.

Total Pageviews