05 January 2024

Daša Drndić - Me Shqipërinë në xhep: Njeriu nuk është zog

DAŠA DRNDIĆ - ME SHQIPËRINË NË XHEP: NJERIU NUK ËSHTË ZOG


Nuk e di si do ta kuptonin perëndimorët rrënjosjen e toponimeve në peizazhet tona mendore (eurolindore). Për ta një fenomen i tillë ndoshta do të qe ekzotik, në mos po zbavitës apo i pakuptueshëm. Por mirë që ekzistojnë; këto peizazhe nuk duhet të jenë jehonë nostalgjie, ato shpesh janë thjesht vula që ngulit kohën në kujtesë, janë pjesë e jetës sonë, një konfirmim i qëndresës, sado të pavetëdijshme, por të fuqishme, ndaj idesë shpesh agresive dhe manipuluese se me një "epokë të re" lind edhe një "njeri i ri" në gjarpërimet cerebrale të të cilit "ideologjia e re" do të ngulitë një "gjuhë të re" dhe një "kujtesë të re".
Gjuha është një bishë e mrekullueshme mbështjellë brenda nesh, herë e egër, herë e zbutur, por e pamposhtur.
Arian Leka më tregon se si mbi fasadat e disa ndërtesave mund të shihen ende mbishkrime të zbehura me drapër, çekanë bërë me rreshta tullash të keqe. Nga një kopsht në Rovinj, ende mund të shihni fasadën e një shtëpie të vjetër me mbishkrimin "Rroftë Titoja".
Në kujtesën e Durrësit është ngulitur shëtitorje "Vollga" dhe, megjithëse nuk ka ndonjë tabelë sinjalizuese që të çon drejt tij, Parku i Vollgës është po aty. Sot e kësaj dite njerëzit shkojnë në kafene "Krimea" për një birrë, pavarësisht se sovjetikët kanë ikur, në fakt "nuk ekzistojnë më". Në Rjeka, ata mbi të tridhjetat i quajnë kinematë (çfarë ka mbetur prej tyre) "Beograd" dhe "Partizani".
Pastaj, ka edhe emra personalë të gjeneratave të tëra, brenda të cilave e tashmja pasqyrohen tronditjet e së kaluarës në emra të rinj.
Po, të gjithë jetojmë në emra; unë jetoj në emrin Durrës, toponim që është adresa ime më e sigurt!, më thotë Ariani.
Edhe pse në Jugosllavi shteti nuk përcaktonte me ligj se cilët emra personalë ishin të pranueshëm dhe cilët jo (në Shqipëri kjo ishte), pas luftës lindën Stalinka, Mashinka, Traktorka dhe Sllobodanë disi më "të denjë", ndërsa në Shqipëri lindën Tatjanat (Onegin), Anat (Karenina), Natashat (Rostov), Svetlanat, Vladimirët dhe Borisët, që nuk kishin të bënin me historinë shqiptare të paraluftës dhe traditën e saj. Gjithsesi, mirazhet shfaqen në tokë ranore, rrokaqiejt mbijnë në tokë të paqëndrueshme sizmikisht. Mitet janë një mashtrim i fuqishëm.
Për të mos folur pastaj për rrugët dhe sheshet në Tiranë. Stalini dhe Hoxha u zhdukën (si dhe statujat e tyre), dhe Mustafa Kemal Ataturku u zhvendos, për t'ia lënë vendin Vilsonit, Sarkozisë , Bushit, Shopenit dhe Berluskonit e, bashkë me ta, erdhën edhe Bukureshti, Italia, Dubai, Stokholmi, Kuvajti, Monte Karlo, Shkupi...
Kujtimet tona vetjake dhe kolektive duket se ruhen në galeritë e muzeve personale, thotë Ariani. Topose të ngrira të së kaluarës, në të cilat njerëzit besonin se dhuna dhe revolucioni çojnë në një të nesërme më të mirë, topose të ngrira, në të cilat jemi ende të bllokuar edhe sot. Shikoni dhe dëgjoni, më thotë Ariani, qysh në vitin 1917. Majakovski këndon: "Rrugët janë furçat tona, sheshet janë paleta".
Nuk janë ngrirë, them unë, ne i frymëzojmë, ato na marrin frymën.
Kështu, në lëvizjen time të kufizuar nëpër Tiranë dhe Durrës, e kap veten të zhytur në vorbullat e së shkuarës, në qendër të së cilës vërshon e tashmja dhe kjo, si shkopi magjik i magjistarit, përpiqet të qetësojë ujërat e thella. Mund të kisha qenë në çdo pjesë të Europës dhe të kisha gjetur rrethina që i përkasin kësaj pazëllit shqiptar.
Po shikoj detin, detin e Arianit në Durrës, unë, njerium me kodin gjenetik të të njëjtit det, deri tani dhe kaq të ndryshëm e të ngulitur thellë. A mund të gjendet lidhja?
Kur zhyt gishtin në det, je i lidhur me të gjithë botën, thotë ajo thënie teveqele e cila, me sa duket, ka për qëllim të ofrojë rehati (të rreme) për lirinë dhe për ata që janë në ankth.
Dëgjoj, lexoj dhe vëzhgoj llogaritjen e Arianit për atë ujë të gjerë, në të cilin ai kërkon përgjigje të ndërlikuara, kufijtë e të cilëve gjithmonë shtrihen shumë përtej kufijve të çdo vendi, çdo historie.
E kuptova për herë të parë që deti im ishte më shumë "i mirë" sesa "i bukur", atëherë kur deti filloi të na sillte objektet, që nuk i kishim parë më herët, ato gjëra të vogla, të zakonshme nga përditshmëria e të tjerëve, të cilat nuk gjendeshin në vendin tonë, por që i kishim dëshiruar shumë. Mbi ato sende të vogla, shpesh të fermentuara, mbetje në fakt, plehëra, në të vërtetë, ne lexonim: Made in Italy, Made in France, Made in Germany. Nëpërmjet këtyre objekteve në portin e qytetit tim, Mesdheu lidhej me pjesën tjetër të botës dhe, ndryshe nga qyteti, që ishte si një kështjellë e pathyeshme, porti u bë për mua një mikrokozmos gjuhësh, fytyrash, anijesh e udhëtimesh. Përveç atyre që deti i mbante përsipër a i çonte në fund (shishe bosh Coca-Cola, kanaçe birre Heineken të grimcuara, kuti Marlboro gjysmë të dekompozuara), këto objekte të huaja, të mirëpritura si miq, i sollën edhe marinarët, përfshirë babanë tim (biçikleta gjermane MIFA, nga Roterdami, kasetofoni im i parë i markës Philips, nga Rijeka, një kryq i artë që e mbaja në një zinxhir, të fshehur, në qafë, edhe pse nuk jam i krishterë). Dhe, filluan mësimet e mia të para të gjeografisë dhe historisë, nëpërmjet këtyre objekteve - Websters dhe Larousses imagjinare të xhepit, përmes së cilave unë lundrova në 'botën e ndaluar'. Për lirinë.
Në xhepat e Arianit vërshojnë shumë më tepër se kaq, jetë të tëra të ndara nga frika, sfida, zemërimi, kërkimi, por edhe dashuri e afërsi, në gëzime të vogla të përditshme. Ariani flet dhe unë pyes se si ishte e mundur e gjitha kjo, si mund të zgjaste kaq gjatë ky makth, dhe ai, si dhe Elsa Demo , një gazetare, përsërisin: Bota na ka harruar dhe kështu, me kalimin e kohës, jemi bërë thellësisht të ngrirë. E shihnim Europën nga vrima e çelësit, sepse dritaret ishin të mbyllura. Cili gisht, futur në det, të lidh me botën!? Në vendin tonë distopian, deti u bë një mur që na rrethonte dhe ishte i rrezikshëm për jetën ta sfidonim atë.
Tre rreshta fuçish të ngjitura në shtratin e detit dukeshin nga bregu, vazhdon Ariani. Rreshti i parë ishte kufiri për fëmijët dhe notarët e dobët, i vendosur rreth njëqind metra larg tokës. Rreshti i dytë u ankorua në një thellësi më të madhe, rreth dyqind metra nga bregu - vija e demarkacionit për notarët e mirë. Ai rreshti i dytë ishte paralajmërimi i fundit për të gjithë ne. Askush nuk u lejua të kalonte ndonjëherë atë vijë. Pas saj pluskonte një rresht i tretë me fuçi – bova të kuqe pas të cilave policia kufitare priste gati për 'aksion', që do të pasohej me arrestime dhe akuza për arratisje nga atdheu socialist. Pas atij rreshti të tretë shtriheshin dy dete, Adriatik dhe Jon, për ne një hapësirë e pafund lirie, për qeverinë - një hapësirë rreziku nga e cila fshihet vazhdimisht armiku.
Ato fuçi, ishin bunkerë lundrues, them unë.
Mina detare, thotë Ariani, që shpërthyen për ne të lindurit në vitet 60-70, të cilat vranë ëndrrat e ditës kur do të merrnim guximin të hapim një kalim nga ai varr i atëhershëm blu. Më pas erdhën vitet nëntëdhjetë dhe deti ynë i ngirë u kthye në jetë.
Unë mbaj anijen e fundit në shpinë,
Por nuk gjej dot detet mbi të cilat ta lësgoj , shkruan Ariani, i rritur tanimë.
Në çfarë rrëmuje është shndërruar ai det sot, në "botën e lirë", në çfarë e shndërruan atë rrobaqepësit e luftës, njëzet vjet më vonë? Artisti dhe performuesi rus Petr Pavlensky , i cili në vitin 2013, në Shën Petersburg, u shtri lakuriq para Asamblesë Legjislative, i ngulitur në një top shumështresor me tela me gjemba, ose, edhe më keq se kaq, gjithashtu, sikur të kishte lindur nga nëna e tij ashtu, ulet pranë mauzoleumit të Leninit në Moskë, në Sheshin e Kuq, në të njëjtit vit dhe hedh në kalldrëm skrotumin e tij me gozhdë të trasha.
Dhe më kujtohet "instalimi" i Shqipe Jonuzit , një artiste e re pamore nga Kosova, në ekspozitën tashmë tradicionale ndërkombëtare shqiptare "Onufri" (në ekspozitën e parë të së cilës, njëzet vjet më parë, mori pjesë edhe Slaven Tolji ynë, por kujt i intereson kjo?), një instalacion i titulluar Castle Europe.
Ai kub qelqi në të cilin një qenie njerëzore e burgosur lufton, pavarësisht nga mesazhi dhe ekspliciteti i tij ndoshta i drejtpërdrejtë, të paktën më la një përshtypje më të fortë sesa ekspozimi i veprave tashmë të konsumuara, madje të kota-sentimentale dhe manipuluese të Yoko Onos dhe Marina Abramovićit.
Kufijtë e territorit të mbyllur po zgjerohen. Europa po kthehet në një Shqipëri të zgjeruar njëmijë herë ish-socialisto-komuniste. Rojet qëndrojnë në skajet e saj, qentë e zinj gërhasin në zorrët e saj dhe ne jemi gozhduar (gozhdojmë veten) në tokën e saj autike, jomikpritëse dhe narcisiste. Fuçitë nga fëmijëria e Arianit rishfaqen, shumohen dhe shumëfishohen si viruse të këtyre dhe viruse të atyre që madje kërcënojnë të na heqin mendjen.
Dhe, më në fund, të kthehemi te Franzen** dhe zogjtë e tij. Zogjtë më treguan ekzistencën e një dimensioni të ri të botës. Konceptimi im për të bukurën ndryshoi rrënjësisht, sepse u dashurova shumë me zogjtë, broçkullis Franzeni, natyrisht, duke mos menduar për metaforat. Tani po e shlyej kohën e humbur, thotë ai, duke e kaluar gjysmën e dytë të jetës sime duke vëzhguar zogjtë. Kështu bëra një seri fotosh për National Geographic për zogjtë nga Shqipëria. Shqipëria ka habitate të bukura ligatinore, ku zogjtë po zhduken për shkak të gjuetisë pa leje. Nëse situata në Shqipëri do të përmirësohej, tha Franzen, nëse gjuetia e shpendëve do të ndalej në zonat e mbrojtura, thotë ai, ekziston mundësia për një rikuperim të shpejtë të habitateve të shpendëve. Po, mund të ketë shpresë për zogjtë!
Po errësohet. Nisjen e autobusit drejt Tiranës e presim në një kafe përballë rrafshine që imiton stacionin dhe ku ka një turmë të paparë njerëzish. Në një skarë të improvizuar, një grua gatuan salcice, duke mbajtur një mace në krahë, pranë saj në një breg të ulët një burrë shet fara, fëmijët vrapojnë dhe bërtasin, transportuesit privatë bërtasin furishëm Tiranë! Tiranë! Pastaj na kalon një burrë me një kafaz plot harabela.
Shiko, thotë Liljana, ka ardhur Gurdjieff ***.
I kredhur në mendimet e mia, shihja harabelat në pemë, fluturonin nga dega në degë dhe shijonin heshtjen e pasdites. Papritur më erdhi në mendje një mendim: "Pse nuk pe4rpiqem të fitoj para nga harabelat? Sarti, që banon në këtë vend, është shumë i dhënë pas kanarinave dhe zogjve të tjerë këngëtarë dhe pse qenka harabeli më i keq se kanarina?!" Në rrugën që kalonte pranë parkut të qytetit kishte një stacion autobusi, ku karrocierët, gjatë vapës së pasdites, dremitnin dhe pushonin në makinat e tyre. Shkova tek ata dhe këputa qimet e bishtit të kalit, që më duheshin për kurthet të cilat, pasi i ndreqa, i vura në vende të ndryshme. Filosi më shikonte me shumë kujdes gjatë gjithë kohës. Shpejt, në njërën prej kurtheve, u kap një harabel, të cilin e nxora me shumë kujdes dhe e çova në shtëpi. Aty i kërkova pronares të më jepte hua një palë gërshërë, e qetha harabelin që të ngjante si kanarinë, teksa e lyeja me imagjinatë me ngjyra aniline. E çova harabelin në Samarkandën e Vjetër, ku e shita menjëherë si një "kanarinë amerikane" speciale. Mora dy rubla për të. Me ato para, bleva menjëherë disa kafaze me ngjyra të thjeshta dhe, që atëherë, fillova t'i shes harabelat në kafaze. Për dy javë shita tetëdhjetë nga ato "kanarinat amerikane". Tre-katër ditët e para, kur shkova për të gjuajtur harabela, mora me vete edhe Filosin; më pas, megjithatë, e lashë në shtëpi, sepse tashmë ishte bërë i famshëm në mesin e djemve të Samarkandës së Re, kështu që një tufë prej tyre do ta ndiqnin në parkun e qytetit, ku i trembnin harabelat dhe më pengonin t'i kapja. Ditën që ndalova ta merrja me vete, Filosi u zhduk nga shtëpia herët në mëngjes, për t'u kthyer në mbrëmje, zgjyrë dhe i lodhur, për të lënë një harabel të ngordhur në shtratin tim. Nuk rrezikova të qëndroja më gjatë në Samarkandë. Kisha frikë se mos djalli mund ta merrte vesh shakanë dhe se mund të ndodhte që një nga kanarinat e mia amerikane të gjendej nën shi, ose të donte të lahej në ujin që i dhanë për të pirë në kafaz. Dhe atëherë do të ishte vërtet një kaos, sepse kanarinat e mia amerikane do të shndërroheshin në harabela të mjerë, të qethur dhe të shpërfytyruar.
Pra, jo gjithçka është ashtu siç duket. Dhe, njeriu nuk është zog.

* Teksti u krijua si pjesë e projektit Aesthetic Education Expanded, i cili u financua si pjesë e programit "Europa Krijuese" të Bashkimit Europian.
**Bëhet fjalë për Jonathan Franzen, shkrimtari dhe vrojtuesi i shpendëve, që shkroi për "National Geographic" mbi gjuetinë pa kriter të zogjve këngëtarë e shtegtarë në Shqipëri.
*** ´Georgij Ivanovič Gurđijev, mistik dhe filozof armeno-grek që shënoi fillimin e një epoke të re shpirtërore në Perëndim. (Nga libri „Takime me njerëz të jashtëzakonshëm".)

________

Teksti u krijua si pjesë e projektit Aesthetic Education Expanded, i cili u financua si pjesë e programit 'Europa Krijuese' të Bashkimit Europian.

Tekst je nastao u sklopu projekta Prošireni estetički odgoj (Aesthetic Education Expanded) koji je financiran u sklopu programa 'Kreativna Europa' Europske unije.

03 January 2024

Daša Drndić: Me Shqipërinë ne xhep: Shpina e detit / Leđa mora

DAŠA DRNDIĆ: ME SHQIPËRINË NË XHEP: SHPINA E DETIT
Europa "harron" se në juglindjen e saj frymon një vend me tre milionë shpirtra. Atje Europa ka parë gjithmonë një boshllëk (zbrazëti) për dekada, një njollë të bardhë e të padëmshme, ekzistencën e së cilës ajo e shkundë prej supeve.
Kam një problem të madh me përqëndrimin. Jam lodhur nga qeveria e karikaturave lakmitare të Republikës së Kroacisë dhe epigonet e saj të zgjuar. Të gjitha fytyrat e tendosura e të vrenjtura në shfaqjen dramatike „L'etat c'est moi". Me ecjen e tyre marshuese, ata lajmërojnë errësirën që po mbërrin, gjë që sigurisht nuk është aspak qesharake. Duke thëthorë paqen time, ata më tërheqin drejt një historie horrori, të cilën e kam parë tashmë. Për mua është e vështirë të përballem me ngjarjet dhe të bëj sikur asgjë e rrezikshme apo e sëmurë nuk po ndodh rreth meje. Sepse e dimë se si përfundon me spektatorët. Por po përpiqem.
Kam një problem gjithmonë e më në rritje me shkrimin e ditarit të Shqipërisë. Prej muajsh jam kredhur në vendin e quajtur Shqipëri, studioj njerëzit e këtij vendi dhe shoh ëndrra makthi. Nuk di nga të filloj, për secilin hap vijues. Si mund të pe4rmblidhen në pak fjalë teksti jetët e njerëzve? Këto jetë (jetët e privuara nga jeta), janë jetë të ndërlikuara, më komplekse se jeta mesatare e europianëve mesatarë; ata kanë emra, kanë fytyra, kanë një të kaluar të dendur dhe unë i pashë në sy disa prej atyre jetëve. Si t'i ngjeshim shekujt ose, hajde, së paku të tashmen (e cila është edhe e kaluara), në një kolonë të vogël ,që lexuesi (i fundit) të fluturojë mes pëlqimeve të kota në Facebook dhe pirjes së kafesë së mëngjesit? Fast food, fast living and slow thinking. Një fyerje për çdo jetë, edhe nëse do të merreshin vetëm me një degë të saj. I detyrohem një libër Shqipërisë.
Sot Shqipëria është një kujtim. Realiteti i saj është një kujtim dhe e tashmja kthehet në një realitet të pavlefshëm, në një realitet identik dhe katastrofik në të cilin noton pjesa më e madhe e botës.
Vlera e madhe e kujtesës është se ajo fillon nga humbja, thotë Kierkegaardi. Kujtesa është e mbrojtur dhe e sigurt - nuk ka asgjë për të humbur. Por, do të shtoja, edhe kujtesa është subversive - për ata që i shmangen, sepse kujtesa, sado e lëngshme qoftë ajo, flet për atë që ekzistonte, pra, për të vërtetën.
Kur miku im më pyeti, si ndihem në Shqipëri, i thashë, më dhemb.
Nuk e kuptoj, tha ai.
Rezonancë, thashë. Rezonanca.
E kam katapultuar veten me dëshirë në botën e regjisorit Yorgos Lanthimos, në filmin e tij „Kynodontas" (Dogtooth - Očnjak), që më jep të dridhura dhe më jep dëshirën të dal prej lëkurës sime sa herë që mendoj për të.
Arian Leka. Poet dhe prozator, muzikant, kritik, përkthyes dhe botues, i lindur në vitin 1966. Ai ka një Silvana të bukur dhe binjakë njëzet vjeç, më flet për Niçen, e do Heidegerin, e do Durrësin e tij të lindjes, ka pikëllim për babain e tij, vdekur së fundmi, një detar në anijet transoqeanike. Më sili një kartolinë të portit të Rijekës, më tha para mbërritjes sime në Shqipëri:
Stari pomorci
Oblikuju barke u poljima
Jer postoji jedno more za život
I jedno nebo za smrt. (Lundërtarët e vjetër)
(përkthim nga Daša Drndić)
Arian Leka – u Tirani moj anđeo čuvar: Arian Leka – engjëlli im mbrojtës në Tiranë.
Me poezitë dhe prozën e tij, Arian Leka shtrydh veten si amerikanët shtrydhin portokallet. Ai kryen vetëvrasje në heshtje dhe kështu, në mënyrë paradoksale, rikthehet në jetë. Dhe si mund ta shtrydh unë Arian Lekën në pesë ose gjashtë paragrafë?! Beteja e tij me gjuhën, me gjuhët e shumta, nga të cilat burojnë herë shkronja të përgjakshme, herë melodi të qeta (flauti, sepse Ariani i bie flautit), që dalin nga padukshmëria.
I mbytur në det – Mbytur nuk det
U moru potopljeni – Mbytur në det
…i sjećaš se: poći ti je odavde…
tamo pod trepavicama
gdje oproštajni san
oblacima pokriven –
razmiče krpe Božje košulje.
(përkthim nga Daša Drndić)
Për Arianin, deti, duke përfshirë edhe detin në Durrësin e tij, natyrisht nuk është vetëm një fenomen gjeografik, në tekstet e tij ai nuk funksionon ekskluzivisht si metaforë, as si simbol lirie dhe hapjeje, apo si barrierë. Pafundësia e fuqishme dhe e tmerrshme, që izolon edhe njeriun edhe mendimin; për Arianin deti është një histori për marrëdhënie me vetveten dhe historinë, ai tregon rrugën drejt katarsisit personal dhe kolektiv, është një rrëfim, një mallkim dhe një lutje.
Leđa mora – Shpina e detit
Moji su ljudi okrenuli leđa moru
i ja imam istu slabost
potapam brodove
bušim ih na obali i odlazim daleko
tamo gdje mi oblaci prizivaju ribe
tamo gdje svako stablo krije stabla u utrobi
svaki grob je brod razvijenih jedara
jer moji su ljudi okrenuli leđa moru
i povraćaju samo zbog posvećenog
kruha ove zemlje
i pića.
(përkthim nga Daša Drndić)
Po shkoj ne Durres i them Arianit.
Le të shkojmë në det, thërret Ljiljana.
Dhe Ariani përgjigjet:
Durrësi ka pasur gjithmonë bashkëpunimin më të mirë me kontinentin. Shumë kohë më parë, sa isha ende fëmijë, shikoja anijet e vogla, brenda të cilave marinarët kultivonin mëllagat. U duhej të ndanin ujin e pijshëm në pjesë - tre pjesë për veten e tyre, nga një për çdo vakt ditor dhe pjesën e katërt për mëllagat.
Nuk jam i sigurt nëse detarët e vjetër, ata që mbanin beretat e zeza paksa shtrembër në kokë, gjithmonë me llullë në gojë, që nuk do i qëllonin kurrë albatroset me mbetjet e duhanit të djegur, por e shkundnin hirin mbi çizmet e tyre, janë ende gjallë sot. Pas mbylljes së kafenesë Detari, një vend ku, varur pas derës së e jashtme, shikoja kapedanët në pension, që shoqëroheshin me më të rinjtë e shkollës detare, ndërsa bosmanët (term detar bisedor edhe për një bos), hamenjtë dhe punëtorë krahu të portit, ulur anash tyre, si për të thënë se hierarkia e vendosur në det nuk mund të anulohet me të shkelur në tokë të fortë.
Pas mbylljes së kafenesë Detari, nuk më mbetej gjë tjetër veçse të hetoja shenjat dhe të fshehtat e detit në varrezat e vjetra të qytetit. As atje nuk kam hasur në ndonjë shenjë të dukshme të simbiozës së njeriut me detin. Nuk kam hasur shkronjë të gdhendur në gurët e varreve, asnjë spirancë bronzi, si zbukurim pranë fotografisë së dikujt. As bashin e një anijeje si formë varri. Asnjë foto e një njeriu me uniformë marinari, asnjë fjalë të llojit 'lindi', -'mbytur' në vend të ‚lindi' - 'vdiq'.
Nuk pashë asnjë sirenë të gdhendur, as mbetje litarësh të ngatërruar, nuk gjeta asgjë detare në varrezat e qytetit të Durrësit, në qytetin tim të lindjes, në provincën time, të rrethuar nga deti pothuajse nga të gjitha anët. Ky nuk është qortim. Ai që vdes e lë profesionin. Ndoshta është një rregull i pashkruar i profesionit të detarit, të rikthejë në det atë që është detare dhe të mbajë tokë atë që është tokësore.
Jo vetëm tek varrezat, por edhe në qytet nuk gjeta shenja të forta që të tregonte mjedisin bregdetar të Durrësit, ndonjë lidhje mes detit dhe njerëzve që jetojnë këtu, as edhe një gjurmë dashurie për ujin e kripur. Nuk kam dëgjuar kurrë që dikush të premtojë të ndërtojë një muze të detit, të cilin mendoj se e ka çdo qytet bregdetar. Por as ky nuk është qortim, por një vërejtje për kujtesën.
Nëse dëshiron të blesh një suvenir, merr të paktën një figurinë prej balte nga kodrat përreth dhe do të kthehesh me zemër të rënduar. Në Durrës mund të blesh shqiponja, por jo pulëbardha prej druri. Gjergj Kastriotin (Skënderbeun) mund ta blini mbi kalë, mund të blini edhe shpata e thika të zbukuruara me filigran. Mund të admironi bunkerë alabastre, qeleshe, çanta dhe mbulesa tryezash, edhe Nënë Tereza mund të blihet, por nuk do të gjeni dhurata apo suvenire me simbole, shenja apo gjurmë të trashëguara prej detit. Do të mjaftonte që ajo që ekziston sot si fjalë të bëhej pjesë e jetës reale, duke filluar nga recetat e vjetra durrësake të ushqimeve të detit, të cilat nuk do t'i shihni në menutë e restoranteve, as në dërrasat e zeza para tavernave, deri tek riprodhimet apo kopjet e gjithçkaje, që konsiderohet historik për qytetin tim.
Megjithatë, ata që jetojnë çdo ditë në Durrës nuk mund të lëndohen prej atyre që janë atje si spektatorë kalimtarë dhe qëndrojnë në qytet vetëm pjesërisht; ata që jetojnë këtu, me trup dhe mendje nuk do të dëgjojnë këshillat e atyre që janë këtu vetëm me zemër.
Çdo gjë që mendohet se zgjat përgjithmonë mund të pësojë fatin e të vdekshmëve. Ky nuk është epitaf. Vetëm juve, që nuk keni qenë kurrë në Durrës, dua t'ju them: shkoni, por mos bëni shumë pyetje. Mos pyesni se ku është rezidenca e Princ Vidit, nuk do ta gjeni, edhe pse ajo ishte ndër të paktat ndërtesa të stilit të rilindjes europiane në Shqipëri. Duke mos pyetur, do ta shpëtoni veten nga telashet. Nuk ka më alga deti, vila në plazhe me rërë, ura druri ku gratë uleshin duke shijuar banjat e detit, nuk ka më kripore lagune, lejlekë, kryevepra artizanale të të bëra me dorë, nuk ka spital psikiatrik në kodër, asnjë fabrikë akulloresh - nga ato të ditëve të mia. Qyteti nuk e ka më atë aromën e provuar dhe të tretur diku, si fakti i harruar që Durrësi ishte kryeqyteti i këtij vendi të paktën dy herë.
Çfarë do të thoshte Georgi Gospodinov, i cili në Bullgari jeton një 'vdekje' shumë më të larë se zhdukja e ngadaltë që kalojnë banorët e Shqipërisë: Bota ishte e thjeshtë dhe e rregullt, thjesht e rregulluar. Të mërkurën - peshk, të premten - televizioni rus. (Për shqiptarët, fillimisht rusë, pastaj kinezë, pastaj herë pas here, shkurtimisht, jugosllavë dhe italianë, dhe më pas ekskluzivisht vendas.) Nuk është e lehtë të jetosh tridhjetë vjet pas vdekjes së vet.
Si të arrijmë në breg?-pyes Arianin.
Kërkoni shëtitoren 'Vollga'.
Durrësi nuk ka lumë, aq më pak një lum rus. Durrësi është bërë nga kripësia dhe barishtet mesdhetare, guri dhe ëndrrat. Por për këtë do të flasim një herë tjetër.
Në gusht do të bëhen njëzet e pesë vjet që kur disa anije me rreth 15 mijë emigrantë nisen nga portet e Durrësit dhe Vlorës drejt Barit italian. Qeveria italiane reagon duke i "vendosur" këta persona në një stadium sportiv, pa u siguruar ujë të mjaftueshëm, ushqim, kushte higjienike, për të mos thënë. Sikur të ishin kafshë (të rrezikshme) në një kopsht zoologjik, nga helikopterët që qarkullojnë sipër tyre u hidhen gjërat më elementare.
Europa "harron" se në juglindjen e saj frymon një vend me tre milionë shpirtra. Atje, Europa ka parë boshllëk (zbrazëti) për dekada, një njollë të bardhë të padëmshme, ekzistencën e së cilës ajo e shkund nga supet. Pastaj ai eksod, si çdo eksod (ngadalë), i hap sytë dhe Europa trazohet. Së shpejti 20,000 njerëz të tjerë largohen nga Shqipëria dhe gjatë viteve të ardhshme të paktën 350,000 njerëz ikin duke përshëndetur me dorë në vendin e tyre: Lamtumirë, Shqipëri (zbogom).
...ky grurë që prekim dikur ka qene dhe e ç'është tani dhé, dikur ka qenë shi, kam vela, kam ujë, kam erën për mbroth, prandaj duhet të jem sto anije, më duhet trup, një formë... një trajtë për të më përqafuar, se jeta është dhe ka qenë vetëm një, por mëshirë nuk ka pasurnë art. - Arian Leka, Andantino semplice.
(përkthim nga Daša Drndić)

*Teksti u krijua si pjesë e projektit Aesthetic Education Expanded, i cili u financua si pjesë e programit 'Europa Krijuese' të Bashkimit Europian.


Tekst je nastao u sklopu projekta Prošireni estetički odgoj (Aesthetic Education Expanded) koji je financiran u sklopu programa 'Kreativna Europa' Europske unije.

26 December 2023

MBUSHJA E VAKUMIT - Marko Pogačar për poezinë e Arian Lekës

MBUSHJA E VAKUMIT - me këtë ketë titull e fillon poeti i njohur Marko Pogačar analizën e tij mbi gjendjen e përkthimin e poezisë – poezia, si një "produkt" letrar i neglizhuar masivisht gjatë dekadave të e fundit si përkthim në gjuhët e Europës dhe të rajonit tonë.
Në shqyrtimin e Marko Pogačarit është krijimtaria e Arian Lekës, për librin e tij „Hartë memece për të mbyturit", përkthyer dhe botuar në gjuhën serbe, si dhe të dy poetëve çekë, Petr Hruška, për librin „Dan velik kao oboreni jelen" dhe Adam Borzič, për librin „Vreme u Evropi".
Për librin e me poezi të zgjedhura të Arian Lekës (Izabrane pesme: Srebrno drvo & Treći Trg, Beograd, 2023.), përkthyer nga shqipja prej Merima Krijezit, poeti Marko Pogačar shkruan se Arian Leka, i lindur në Durrës në vitin 1966, është ndoshta poeti bashkëkohor shqiptar më i njohur ndërkombëtarisht, së bashku me Luljeta Lleshanakun. Ai është botuar disa herë në revista në vendin Kroaci, por disa libra të tij me ese dhe tregime janë botuar në Serbi dhe Mal të Zi. 

Titulli i librit (Izabrane pesme) është përcaktuar si një përzgjedhje nga poezia dhe poshtë origjinalit janë renditur katër botime, por poezitë, sidoqoftë, formojnë një tërësi koherente, të konceptuar fort, ndoshta vetëm nga libri "Hartë memece per të mbyturit".
Si një lloj prologu i poezive, janë prerje nga shtypi, që dokumentojnë tragjedi të ndryshme të kalimeve të paligjshme të Mesdheut, ndërsa vetë poezitë e krahasojnë subjektin obsesiv të autorit - detin - me varrin blu, që po bëhet gjithnjë e më masiv.
Poema "Auschwitz detar" është qendra e kësaj heshtjeje; një klithmë e padëgjuar, por poetikisht goditëse, e të mbyturve. Në anën tjetër, në vend të njerëzve, në breg mbërrijnë të shpëtuara kafshët: ato të logove të markave të shtrenjta, të prodhuara në disa vende të tjera të botës së tretë, si në në poezinë "Mision shpëtimi".
Mes të tjerash Pogačar shkruan se librat e përkthyer nga shqipja në Kroaci shfaqen ndoshta një herë në vit të brishtë dhe, kur bëhet fjalë për poezinë, ajo periudhë është padurueshmërisht e gjatë. Në Beograd, sërish situata është disi më e mirë, por edhe atje, për shkak të rrethanave të njohura historike, për një kohë të gjatë pasoi një vakum jashtëzakonisht i zhurmshëm. Gjendja e shkëmbimit letrar me letërsinë shqipe nga Kosova u aktualizua më pas me angazhimin e ekipit të mbledhur rreth festivalit Polip. Deri atëherë, sondazhi më i rëndësishëm i lirikës nga Kosova ishte antologjia "Bez glagol" e Ali Podrimjes, e vitit 1978. Vetë Shqipëria mbeti kryesisht një pikë e verbër..."

Ndërkaq, vlerësimet për Arian Lekën, në mendimin kritik kroat nuk kanë munguar. Në njërën prej rubrikave të saj të udhëtimit nga Shqipëria, Dasha Drndić shkruante: "Me poezitë dhe prozën e tij, Arian Leka shtrydh veten si amerikanët shtrydhin portokajtë. Ai kryen në heshtje vetëvrasje e kështu, në mënyrë paradoksale, rilind."


https://arhiva.tacno.net/kultura/dasa-drndic-me-shqiperine-ne-xhep-leda-mora/?fbclid=IwAR20xGAmp3lN2P6BgljlVtM4fnxyjfxZ02CGUyC_c6n6gNl4Xvj10zCLg5M


Arian Leka dhe Marko Pogačar kishin gjithashtu edhe një bashkëbisedim dhe lexim autorial në Zagreb (Booksa), ku dialoguan mbi poetikën personale dhe prozat e tyre të udhëtmit, kritikën letrare, përkthimet, librat për fëmijë, muzikën dhe leximin.Biografitë e këtyre dy autorëve tyre përshkohen me toponime mesdhetare dhe në veprat e tyre gjendet një rrjet i dendur referencash dhe aludimesh për peizazhe imagjinare, të brendshme detare. Siç u theksua në takim, në veprat e tij Arian Leka sjell detaje të brishta të historisë së tij personale dhe të historisë së Shqipërisë, eksploron dhe flet fuqishëm për ndjenjat njerëzore në botën moderne. Në veprën e tij, ashtu edhe në edukimin e tij, poezia ndërthuret me muzikën në një ndjekje të vazhdueshme të harmonisë së vargjeve dhe zgjedhjes së kujdesshme të fjalëve.


https://booksa.hr/u-klubu/program/ostali-programi/pjesnicke-koordinate-mediterana-arian-leka-u-razgovoru-s-markom-pogacarem?fbclid=IwAR2tNUncGqxpJ7ZFZn9peGX54g3UMGNEtgYOSCZQxNc2pH5R7BMXpA-laYo

 

https://www.rezidencija.dhkp.hr/post/gost-rezidencije-u-prosincu-arian-leka

 

https://www.facebook.com/dhkpcroatia


https://booksa.hr/vijesti/vijesti/arian-leka-dolazi-na-rezidenciju-dhkp-a

 

20 December 2023

Arian Leka në bisedë me Marko Pogaçarin - Koordinatat poetike të Mesdheut

Koordinatat poetike të Mesdheut: Arian Leka në bisedë me Marko Pogaçarin

20.12.2023. në orën 19:00  - BOOKSA

E mbyllim këtë vit me një ngjarje të jashtëzakonshme – një bisedë mes dy shkrimtarëve të gjithanshëm, Arian Leka dhe Marko Pogaçar.
Bashkëbiseduesit janë të lidhur me lidhje të shumta - të dy janë poetë, prozatorë, udhëtarë, kritikë, përkthyes, shkrimtarë për fëmijë, dashamirës të pasionuar të muzikës dhe organizatorë të festivaleve letrare.
Biografitë e tyre përshkohen me toponime mesdhetare dhe në veprat e tyre gjendet një rrjet i dendur referencash dhe aludimesh për peizazhe imagjinare, të brendshme detare.
Ky takim letrar do të hapë një sërë temash për poetikën personale, konturet e peizazheve letrare, subjektivitetin, komunitetin dhe mbi të gjitha për rëndësinë e letërsisë dhe miqësive letrare në kohën e krizës së vazhdueshme në të cilën jetojmë.
Në veprat e tij, Arian Leka sjell detaje të brishta të historisë së tij personale dhe të historisë së Shqipërisë, eksploron dhe flet fuqishëm për ndjenjat njerëzore në botën moderne. Në veprën e tij, ashtu edhe në edukimin e tij, poezia ndërthuret me muzikën në një ndjekje të vazhdueshme të harmonisë së vargjeve dhe zgjedhjes së kujdesshme të fjalëve.
Në një nga tre rubrikat e saj të udhëtimit nga Shqipëria, Dasha Drndić shkruante për Arianin: "Me poezitë dhe prozën e tij, Arian Leka shtrydh veten si amerikanët shtrydhin portokajtë. Ai kryen në heshtje  vetëvrasje e kështu, në mënyrë paradoksale, rilind.
Marko Pogačar është një poet e shkrimtar me imagjinatë dhe gjuhë po aq të pabesueshme, gjithmonë përtej asaj që parashikohet. Ai është një autor i tillë sa, vepra dhe rëndësia e saj janë të vështira për t'u përmbledhur me pak fjalë. Po aq i mirë, si autor, është ai edhe kur shkruan për vendin, festat apo muzikën.
Në përgjigje të bisedës, kënaquni me rrymat poetike dhe lexoni poezitë e të ftuarve tanë - BOOKSA.


17 December 2023

NJOFTIM PËR SHTYP




NJOFTIM PËR SHTYP

MBYLLET ME SUKSES PROJEKTI I PARË NË MBËSHTETJE TË LETËRSISË DHE PËRKTHIMIT NË BALLKANIN PERENDIMOR

 

Gjatë periudhës 2020-2023, Shoqata Poeteka në bashkëpunim me shoqata të tjera nga rajoni, nën drejtimin e Fondacionit Next Page, në Sofie, Bullgari ka zbatuar projektin Balkan Translations Collider të bashkëfinancuar nga Programi Europa Krijuese e Bashkimit Europian.

Kontributi kryesor i këtij projekti qëndron në mbështetjen e letërsisë së përkthyer nëpërmjet disa veprimtarive si botimi i studimi “Letërsia shqiptare, përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, (të dhëna, vëzhgime dhe analiza)“. Të dhënat e këtij studimi pasqyrojnë gjendjen aktuale të përkthimit të letërsisë në Shqipëri dhe Kosovë. Ky raport studimor, me anë të gjetjeve dhe rekomandimeve u vjen në ndihmë institucioneve që hartojnë politika kulturore në mbështetje të përkthimit, botuesve, autorëve dhe përkthyesve.

Duke ofruar një pamje të qartë të gjendjes së letërsisë së përkthyer, hulumtuesit mëtojnë se ky studim duhet të ndikojë që kriteret estetike e artistike të letërsisë së përkthyer të ngrihen mbi kriteret kalimtare, të cilat janë hasur rëndom, kryesisht në dekadat e fundit. Mes të tjerave, ky studim sugjeron që veprimtaria përkthimore të mbështetet në kritere, të dhëna shkencore e planifikime strategjike. Në vijim janë organizuar tryeza diskutimesh me përfaqësues të institucioneve politikëbërëse të letërsisë dhe kulturës në Shqipëri dhe të vendeve të BE-së për të ndarë rekomandimet e këtij studimi.

Për herë të parë, në kuadër të këtij projekti, u zhvillua në Shqipëri edicioni i dytë i Akademisë Ndërkombëtare për Menaxhimin Letrar dhe Promovimin e Përkthimit. 30 përfaqësues të shoqatave letrare dhe të përkthimit nga Ballkani Perëndimor u mblodhën në Durrës, Shqipëri në maj të këtij viti, për një trajnim për ngritjen e kapaciteteve ku kontribuan lektorë dhe trajnerë me përvojë ndërkombëtare në këtë fushë.  

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit zhvilluan një vizitë studimore në qytetin e Shkodrës, sesione të hapura dhe shkëmbim përvojash për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave kulturore në Ballkanin Perëndimor.

Projekti gjithashtu ofroi mundësi për shkëmbime përvojash dhe praktikash për drejtuesen e shtëpiesë botuese TOENA në Shqipëri për të përfituar eksperiencë në fushën e menaxhimit të letërsisë, marketingut dhe shitjes, pranë shtëpisë botuese të mirëjohur Psichogio (2,000,000 kopje), në Athinë. Ndërsa përkthyesja Vlora Konushevci nga Kosova ishte e ftuar nga shtëpia botuese Verbrecher Verlag, në Berlin ku përftoi përvojë në aspektet praktike të menaxhimit letrar dhe industrisë së botimit, promovimit të letërsisë dhe peizazhit kulturor.

Ky projekt theksoi nevojën për rritjen e kapaciteteve në fushën e menaxhimit letrar e përkthimit në Shqipëri.

 

Video - Përkthimi, një akademi për menaxhimin letrar/ Diskutime për letërsinë në Ballkanin Perëndimor

https://www.youtube.com/watch?v=9lNoDZnNpac





06 October 2023

Arian Leka - Poezi të zgjedhura në serbisht

Pas botimit në gjermanisht, greqisht dhe në gjuhën maqedonase, shtëpia botuese #Srebrno drvo dhe #Treći trg në Beograd sjellin në gjuhën serbe poezi të zgjedhura nga libri „Hartë memece për të mbyturit" të Arian Lekës. Libri është përkthyer nga Prof. Merima Kriezi, redaktuar nga Dejan Matić, ndërsa ballina e librit është punuar nga Dina Radoman.

Paraqitja e krijimtarise poetike të Arian Lekës u bë dje në Bibliotekën Kombëtare në Beograd. Përurimi i librit zhvillohet sot, në datën 6 tetor, ora 19.00. Nesër në datën 7 tetor do të zhvillohen lexime autoriale dhe bashkëkisedim mes autorit Arian Leka, përkthyeses Merima Kriezi dhe studiueses Vojislava Crnjanski (#Bibliotekën Kombëtare të Beogradit; Treće drvo bookstore - Belgrade Design District

Following its publication in German, Greek, and the Macedonian languages, the publishing houses #Srebrno drvo and #Treći trg published the book "Outline Maps for the Drowned" by Arian Leka, translated by Prof. Merima Kriezi, and edited by Dejan Matić. The book cover is designed by Dina Radoman.

On October 6th and 7th, authorial readings and discussions between the author Arian Leka and translator Merima Kriezi will take place at the #National Library of Belgrade. To follow the promotional activities, please visit the following links: https://www.facebook.com/srebrnodrvo and https://www.facebook.com/TreciTrg

https://trecitrg.rs/arijan-leka/

Rreth këtij libri:
About this book:

Dr. JORINDE REZNIKOFF (studiuese arti dhe etnomuzikologe dhe antropologe), 2021
https://www.jorinde-reznikoff.de/arian-leka-rettungsboot-fuer-die-ertrunkenen-seelen/


„Ky libër është një varkë shpëtimi për shpirtrat e mbytur në det. Për shumë vite kemi pasur raporte për njerëz që mbyten,duke u përpjekur të iknin përmes Mesdheut drejt Europës. Këtu një varkë, atje një varkë tjetër me njerëz pa emër, të ndarë në dy grupe numrash: të mbijetuar e të shpëtuar dhe të vdekur. Janë numra të shpërndarë, pa emra, që mblidhen në mënyrë të pashmangshme: emra pa fytyrë, numra pa emra, ankime, pa zi.
Arian Leka, poet, studiues i letërsisë dhe flautist shqiptar, e sheh Detin Mesdhe jo më si Mare Nostrum, por si Mare Monstrum, si një përbindësh që ushqehet me njerëz, përballë bregdetit shqiptar, qytetit të tij të lindjes, Durrësit e kjo ndodh vazhdimisht para syve të tij dhe te të gjithëve. Ai ka shkruar një poemë, një epikë - një vajtim i madh, që u jep formë dhe zë viktimave pa emër. Për shumë vite kemi marrë raporte të përsëritura të njerëzve që janë mbytur ndërsa përpiqeshin të iknin përmes Mesdheut për në Evropë. Këtu një varkë dhe atje një varkë me njerëz pa emër, të cilët ndahen në dy grupe numrash: të mbijetuar ose të shpëtuar dhe të vdekur. Numra të shpërndarë pa emra që mblidhen në mënyrë të pashmangshme. Emra pa fytyra. Numrat pa emra. Pa ankesa, pa trishtim "

#Dr. JORINDE REZNIKOFF (art and ethnomusicology researcher and anthropologist), 2021

https://www.jorinde-reznikoff.de/arian-leka-rettungsboot-fuer-die-ertrunkenen-seelen/

"This book is a lifeboat for the spirits drowned at sea. For many years, we have had reports of people drowning, trying to escape through the Mediterranean towards Europe. Here is a boat, and there is another boat with nameless people, divided into two groups of numbers: survivors and rescued, and the dead. They are scattered numbers, without names, gathered inexorably: faceless names, nameless numbers, complaints, without mourning. Arian Leka, an Albanian poet, literary researcher, and flutist, sees the Mediterranean not as Mare Nostrum but as Mare Monstrum, as a monster that feeds on people, in front of the Albanian coastline, his hometown Durres, and this happens continuously before his eyes and everyone else's. He has written a poem, an epic - a great lament, giving form and voice to the nameless victims. For many years, we have received repeated reports of people who drowned while trying to escape through the Mediterranean to Europe. Here a boat and there a boat with people without names, who are divided into two groups of numbers: those who survived or were rescued and those who died. Scattered numbers without names gathered inexorably. Faceless names. Numbers without names. Without complaints, without sadness."

- LIDIJA DIMKOVSKA – poete – Maqedoni e Veriut, 2022

"Duket si një Disneyland, por nuk është kështu", thotë pa kompromis, me sarkazëm, në mënyrë refleksive poeti shqiptar Arian Leka në poezinë e tij jashtëzakonshme "Aushvitz Detar".
Arian Leka shkruan me angazhim për Aushvicin e sotëm, për Aushvicin e refugjatëve të mbytur në det, shqiptarë dhe jo shqiptarë, ata që gjendet në morg, rreth nesh, ai shkrua për njerëzit që janë bashkëkohësit tanë, për njerëzit që mund t'i gjejmë lehtësisht te vetja.
Arian Leka na tregon se Aushvici përsëritet vazhdimisht në mes të krizave të njerëzimit, siç historia përsëritet, se ne nuk kemi mësuar asgjë dhe se çdo gjë luhet në kurriz të qenies njerëzore. Vargjet e këtij autori përshkruajnë botën në të cilën jetojmë dhe gjendjen njerëzore
në kushtet e politikës çnjerëzore. Ato janë një dëshmi e thellë e fatit të njeriut, që jeton si brenda barakave të Aushvicit, si realitet dhe simbol, si frikë dhe tmerr, si kujtim dhe harresë.
Poezitë e Arian Lekës, një prej poetëve më të mirë bashkëkohorë shqiptarë, janë një qëndrim i fortë estetik dhe etik dhe një klithmë me të cilën poeti shpreh besim humanist te fjala mes tragjedisë së së tashmes.

#LIDIJA DIMKOVSKA - poet - North Macedonia, 2022

…"It seems like a Disneyland, but it is not," says Albanian poet Arian Leka uncompromisingly, with sarcasm, in his extraordinary poem "Maritime Auschwitz." Arian Leka writes with commitment about the present-day Auschwitz, about the Auschwitz of refugees drowned at sea, Albanian and non-Albanian, those found in the morgue around us; he writes about people who are our contemporaries, about people we can easily find within ourselves. Arian Leka tells us that Auschwitz is constantly repeated in the midst of human crises, as history repeats itself, that we have learned nothing, and that everything plays out on the back of human existence. The verses of this author describe the world in which we live and the human condition in the conditions of inhuman politics. They are a profound testimony to the fate of man, who lives like within the barracks of Auschwitz, as reality and symbol, as fear and terror, as memory and oblivion. The poems of Arian Leka, one of the best contemporary Albanian poets, are a strong aesthetic and ethical stance and a cry through which the poet expresses a humanistic belief amidst the tragedy of the present…

- JOVAN NIKOLAIDIS - Mbi martirët e Otrantos, 2023 (https://www.stav.com.hr/naslovi/360/jovan-nikolaidis-odabrane-pjesme-o-golgoti-i-vaskrsnucu-o-martirima-otranta-arian-leka/)

…Në homazh të atij martirizimi u përftua një kantilenë fjalësh të urta, një lojë mjeshtërore post mortum në vargje të pasura me mendim. "Post mortem nihil est", ka shkruar Seneca. Arian Leka këndon ndryshe: pas kaq vdekjesh të njerëzve të pafajshëm, unë jam ende për jetën që ripërtërihet mbi det, sepse deti është atdheu ynë i përjetshëm. Përpara lexuesit lind një epope mitologjike e një lartësie antike; vargje të një shkëlqimi jokalimtar për martirizimin e popullit shqiptar. Sot është e qartë (siç ndodh rëndom kur të urtët këndojnë për popullin e tyre) se poezitë e „Hartë memece për të mbyturit" e Arian Lekës janë një koleksion testamentar…

#JOVAN NIKOLAIDIS - On the Martyrs of Otranto, 2023 (https://www.stav.com.hr/naslovi/360/jovan-nikolaidis-odabrane-pjesme-o-golgoti-i-vaskrsnucu-o-martirima-otranta-arian-leka/)

…In homage to those martyrs, a cantilena of wise words was composed, a post-mortem masterpiece in verses rich with thought. "Post mortem nihil est", wrote Seneca. Arian Leka sings differently: after so many deaths of innocent people, I am still for the life that rejuvenates over the sea because the sea is our eternal homeland. Before the reader arises a mythological epic of ancient grandeur; verses of unparalleled brilliance for the martyrs of Albania. Today it is clear (as often happens when the wise sing about their people) that the poetry of "Outline Maps for the Drowned" of Arian Leka is a testamentary collection...

03 October 2023

Arian Leka në IL FATTO QUOTIDIANO


Gazeta italiane IL FATTO QUOTIDIANO ka publikuar në faqet e saj kulturore poezi të Arian Lekës, nga libri „Hartë memece për të mbyturit". Përkthimi i këtyre poezive ka një histori veçantë dhe prekëse, pasi ato janë sjellë në italisht falë përkushtimit dhe pasionit të nxënësve shqiptarë të Institutit „Vincenzo Pagani" në Itali. Përveç botimit në antologjinë „Miraggi" - një vepër e bukur letrare kushtuar detit, më 21 shtator 2023, poezitë janë vënë edhe në skenën e Teatrit të Poezisë (Teatro Communale Altidona) ku, mes të tjerash, u recituan poezitë e përkthera në italisht nga Giorgia Vladimiri, Leandro Kalluci, Melisa Pallani, Monterei Dragoti dhe Luka Buzi. Projekti "Përkthyesi në klasë", që sjell përkthimin pranë bankave të shkollës, u drejtua me frymëzim nga Stella Sacchini, e cila ka shkruar edhe shënimin hyrës, duke ofruar edhe një shembull të mrekullueshëm, që shkon përtej "integrimit" dhe "përfshirjes" dhe që i jep përgjigje pyetjes se ku mund t'i gjejmë përkthyesit:
"...Hartë memece për të mbyturit" (2019), përmbledhje me poezi nga autori shqiptar Arian Leka, një vepër komplekse, e dhimbshme dhe thellësisht njerëzore, që tregon historinë e valës së madhe migratore shqiptare të viteve 1990.
Në synimet e poetit, shpërngulja shqiptare bëhet arketipi i të gjitha shpërnguljeve dhe shëmbëlltyra e anijembytjeve shqiptare, shëmbëlltyra e çdo njeriu në tokë.
Në qendër të kësaj teksture të veçantë poetike, në të cilën gjuha e thatë e prozës ndërthuret me përpikmërinë e gjuhës gazetareske, me ashpërsinë filologjike të esesë dhe me fuqinë ndjellëse të referencave biblike, zëri poetik është gjithmonë një zë koral e polifonik, aty ku deti ndan Shqipërinë nga brigjet italiane. Arian Leka shkruan për ata që qëndruan dhe për ata që u larguan, për ata që arritën të mbërrijnë në breg dhe për ata që vdiqën gjatë kalimit, për dje dhe për sot. (Stella Sacchini)
___________
Pity the nation that wears a cloth it does not weave / and eats a bread it does not harvest: with these philosophical verses of Kahlil Gibran begins "Mute Map for the Drowned" (2019), a poetry collection by Albanian author Arian Leka, is a complex, painful, and deeply human work that tells the story of the great Albanian migratory wave of the 1990s.
The Albanian migration becomes, in the intentions of the poet, the archetype of all migrations and the parable of the Albanian shipwrecks, the parable of every man on Earth.
At the center of this particular poetic texture in which the dry language of the prose is intertwined with the punctuality of journalistic language, the philological rigor of the essay, and the evocative power of biblical references, and the poetic voice is always a choral, polyphonic voice, there is the sea that divides Albania from the coasts Italian. Arian Leka writes for those who stayed and for those who left, for those who managed to reach the shore, and for those who died during the crossing, for yesterday and for today. (Stella Sacchini)
Arian Leka, „La mappa muta per gli annegati" (Traduzione coordinata da Stella Sacchini)
____________
Pietà per la nazione che indossa abiti che non ha tessuto /e mangia pane che non ha mietuto: con questi versi filosofici di Kahlil Gibran inizia Mappa muta per gli annegati (2019), raccolta poetica dell'autore albanese Arian Leka, un'opera complessa, dolorosa e profondamente umana che racconta la grande ondata migratoria albanese degli anni Novanta. La migrazione albanese diventa, nelle intenzioni del poeta, l'archetipo di tutte le migrazioni e la parabola dei naufraghi albanesi la parabola d'ogni uomo sulla Terra. Al centro di questa particolare tessitura poetica in cui la lingua asciutta della prosa si intreccia alla puntualità del linguaggio giornalistico, al rigore filologico del saggio e al potere evocativo dei riferimenti biblici, e la voce poetica è sempre voce corale, polifonica, c'è il mare che divide l'Albania dalle coste italiane. Arian Leka scrive per coloro che sono rimasti e per coloro che sono andati via, per chi è riuscito a raggiungere la costa e per chi è morto durante la traversata, per ieri e per oggi.(Stella Sacchini)


15 September 2023

KTHIM NË PËRKTHIM

Akademia e Studimeve Albanologjike 
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë
Departamenti i Studimeve Letrare.

E premte, 15 shtator 2023,ora 10.00; 
Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë (ASA)

"Hermeneutika e përkthimit dhe rastet e përkthimtarisë së teksteve letrare në aspekt antropokulturor dhe epistemiologjik"

Dr.Zuzana Finger: "Roli i hermeneutikës në transformimin e përkthimit letrar"

PËRMBLEDHJE E SHKURTËR: Jemi dëshmitarë të zhvillimit të përditshëm të inteligjencës artificiale. Si çdo përmbysje themelore ajo shoqërohet me entuziazëm, por edhe me shqetësime e frikë. Shtrohet pyetja: a e mbart inteligjenca artificiale edhe rrezikun e shembjes së njeriut, si qenie me dhunti të mendjes dhe të gjuhës, apo nëse teknologjia mund të shfrytëzohet si mjet pune për përparimin shkencor dhe artistik të njerëzimit?
Edhe profesioni i përkthyesit letrar përballet me sfida të mëdha. Diskutime të holla zhvillohen sot rreth kufijve të përkthimit makinerik dhe rolit të përkthyesit human. Ndërkohë, inteligjenca artificiale përdor probabilitete dhe simulime, duke u përmirësuar gjithnjë më e shumë. Për ekonominë e tregut teknologjia është interesante për shkak të shpejtësisë së përpunimit. Madje disa botues tashmë kanë filluar të punësojnë përkthyes vetëm si postredaktorë. Në këtë mënyrë ata bëhen punëtorët ndihmës, si në kohën e revolucionit industrial, kur makinat pothuajse zëvendësuan punimet artizanale, duke theksuar se çdo aftësi që nuk përdoret rregullisht, atrofizohet, pra ekziston rreziku që përkthyesit të humbasin aftësinë krijuese të përkthimeve të teksteve artistike. Në komunikimin njerëzor ka një ndryshim midis asaj që thuhet dhe asaj që nënkuptohet ndaj dhe vendosur në sfondin e qasjes hermeneutike ndaj përkthimit, ligjërata "Roli i hermeneutikës në transformimin e përkthimit letrar" reflekton mbi parimet e të kuptuarit, interpretimit, krijimtarisë, intuitës dhe subjektivitetit dhe mënyrën se si njerëzit sillen me gjuhën artistike të letërsisë, duke synuar njëkohësisht të nxisë shkëmbimin e përvojave dhe ideve për simulimin makinerik dhe frymën krijuese të autorit dhe të përkthyesit në komunikimin ndërkulturor. Veç qasjeve teorike, në qendër të kësaj ligjërate, është edhe çështja hermeneutike e të kuptuarit njerëzor të teksteve artistike, si dhe ndryshimi në përkthimin me makinë, duke përdorur për ilustrim shembuj praktikë.

Dr.Arian Leka: "Empatia hermeneutike në procesin e përkthimit"

PËRMBLEDHJE E SHKURTËR: Pothuajse 80 vjet nga sot, revista „Fryma" e vitit 1944, përmes një artikulli të Qemal Draçinit i përcjell kulturës shqiptare shqetësimin mbi standartet në çështje të përkthimit letrar. Mes të tjerash aty theksohet se „të përkethenjësh don të thotë të bëjshë punë ndofta më të vështirë se të komponosh vepra origjinale". Thelbi është kuptuar: Përkthimi nuk duhet ushtruar si zeje e mekanizuar e konvertimit të thjeshtë nga gjuha burimore drejt gjuhës së synuar, siç kjo veprimtari është përfytyruar tradicionalisht, duke e paraqitur procesin si çështje të njohjes së gjuhëve, por si një transfuzion ku, falë përkthyesit, teksti i „dhuruar" prej autorit transferohet në kulturën e Tjetrit, për t'i siguruar aty një jetë të dytë letrare. Duke i lënë jashtë këtij shqyrtimi çështjet mbi universalitetin dhe vetitë e përbashkëta mes gjuhëve, ligjërata "Empatia hermeneutike në procesin e përkthimit" qëndron më pranë identifikimit të gjuhës si entitet i mirëpërcaktuar historikisht, që komunikon aq ngultazi me kulturën që e krijoi, sa përkthimi i një vepre letrare mbetet tundim dhe sfidë, siç ndodh dendur me përkthimin e poezisë apo të autorëve "të papërkthyeshëm."
Një veprimtari e tillë kërkon shkrirjen e horizonteve kulturore mes origjinalit dhe përkthimit, gjatë së cilës përkthyesi shfaqet si bashkautor i përgjegjshëm, por edhe përgjegjës në përcjelljen pa humbje të mesazhit dhe stilit autorial. Kur ky proces kryhet mirë, lexuesi, edhe pse e di se përkthimi nuk përfaqëson origjinalin, e përjeton atë si një version të rikrijuar të origjinalit. Ky proces i personalizuar empatie u jep zgjidhje edhe çështjeve të realitetit socio-hapësinor, duke sigurur një udhëtim përmes Kohës jo vetëm autorëve bashkëkohorë, por edhe teksteve të traditës letrare.

Për të interesuarit, veprimtaria mund te ndiqet online pëmes adresës 

Total Pageviews