17 September 2016

ZUZANA FINGER - në Rezidencën Letrare “POETEKA-Tirana in Between”” dhe në estivalit Ndërkombëtar të Letërsise "POETEKA dadaEAST - dadaDAYS" -Tiranë 26 - 30 shtator 2016

Zuzana Finger është përkthyesja fituese në Rezidencën Letrare "POETEKA-Tirana in Between"". Përvoja e saj profesionale lidhet si me përkthimin letrar ashtu edhe me lektorimet universitare.

Ajo ka studiuar gjuhët sllave dhe ballkanologjinë në Universitetin e Berlinit. Teza e saj doktorale mban titullin "Komunikimi i komunitetit Sllovako-Hungarez".  Që nga viti 2010 Zuzana Finger është kuratore e historisë dhe trashëgimisë së Sudetëve gjerman. Për tre vjet me radhë (2013, 2014 dhe 2015) ajo ka lektoruar mbi Albanologjinë pranë Universitetit "Ludwig Maximilian" në Munih, në auditoret e të cilit ka mbajtur ligjërata të shumta. Përkthen në gjermanisht nga gjuha shqipe, serbishtja, gjuha slovake dhe ajo çeke.

Zuzana Finger është në lidhje të vazhdueshme me letërsinë shqipe, me skenën letrare dhe kulturore të Prishtinës dhe të Tiranës, duke ndjekur gjithashtu edhe jetën botës akademike. Ajo mbetet nga kontributorët e përkthimit të letërsisë shqipe drejt gjuhës gjermane. Gjatë këtyre viteve ajo ka sjellë në gjermanisht mjaft autorë të gjuhës shqipe si, Jeton Neziraj, Doruntina Basha, Xhevdet Bajraj, Ervina Halili, Arben Idrizi, Ballsor Hoxha, Halil Matoshi, Eqrem Basha, Shpetim Selmani, Arian Leka, Parid Teferiçi, Luljeta Lleshanaku e të tjerë.

Kjo krijimtari është botuar në libra më vehte, është publikuar në revista, antologji të ndryshme letrare apo është në proces botimi në Gjermani e Austri.

Përveç qëndrimit në Rezidencë, ajo do të marrë pjesë edhe në edicionin e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsise "POETEKA dadaEAST - dadaDAYS", që organizohet në Tiranë në datat 26 - 30 shtator 2016. 

 

15 September 2016

Elona Çuliq - Shqipëri - POETEKA dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16

dada P O E T E K A festival - WHO is WHO
dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16...
organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI Network


Elona Çuliq - Shqipëri 


Elona Çuliq (Shkodër, 1986) përfundoi studimet MA. për psikologji organizacionale pranë Universitetit të Tiranës. 
Premja artistike e ka shoqëruar që në vogli, por mori hov vitet e fundit duke e identifikuar me zërin e poezisë së saj në gegnisht. 

Në gusht të vitit 2015 publikoi librin e parë me poezi gjermanisht – shqip me shtëpinë botuese "Bilingual Verlag" në Austri dhe ka në udhë librin e dytë. 

Në këtë rrugëtim ka eksperimentuar me tekstin dramatik, ku në vitin 2015 teksti i saj i parë dramatik "Librari i Venedikut" është pikasur ndër tekstet më të mira. 
Botime: 
Patitullni – (botimi i parë), "Bilingual Verlag", Austri 2015. 
Cikël poezish në antologji letrare: 
Aleph letrare 19, Tiranë 2011
Poezia – Arti i fjalës Shkodrane, Camaj – Pipa, Shkodër, 2012
Poeteka 27, 32, Tiranë 2014, 2015 
Helicon, Tiranë 2014
Milosao, Tiranë 2015
Antologjia e poezisë së "A Dangerous Method", Albas, Tiranë 2015 
Storie di carta, Edizione del Poggio, Poggio Imperiale 2014
"500 poeti Dispersi" dedicato a Giacomo Leopardi, Libro Quinto, 2015
Poesia e Solidarietà, Edizione Internazionale di Poesia e Teatro, Castello di Duino XII Edizione, 2016 

_____________

rranjës e kangës 

jo pak herë kam besue
se përmbi krye m'kish' mbi nji pemë
e unë isha rranja ngulun thellë
në pllambën e dorës tande
ujti i kulluet i mallit 
vërshonte rranjësh e unë harlisesha
në degë që prinin qiellit
e prej trupit çilnin
gjethe që flisnin
më flisnin
stinën për t'cilën
kisha lindë
naltohem drejt kupës së qiellit
me rranjë ngulun në vdeksinë e gjallnimit
harrestare e ligjitimueme stinësh
që shënjojnë në mue kumte pafundësie
e jam djep që përkund kangën
e buzëve ku shkëndon e shuhet
sythi i dritës
që lind qiellin

---------

në nandorin që s'din me mbarue 

frymë përmbí frymë
asht lutja e pamësueme
që vjen drejt teje
e brishtë
si stinë e porsalindun
duervogla ku lexohen andrrat
e qiejve të mëdha
lutem
thuej diçka
përndize agun e zhgunit
me t'cilin kam lindë
e krejt çka s'jam do të derdhet
në dimnin e kësaj ode
jam e paftuemja e stinës
trokitje e bëftë në derë
vakt i lugëve t'zbrazuna
ngutem
lutem
unjtem
hapma terrin 
jam e zonja e mishit dhe e gjakut
kam ardhë për një shkulm dritë

__________
foto Fahredin Spahija

14 September 2016

LEJLA KALAMUJIĆ – Bosnjë-Hercegovinë - POETEKA dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16

ada P O E T E K A festival - WHO is WHO

dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16...
organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI Network

LEJLA KALAMUJIĆ – Bosnjë-Hercegovinë

Lejla Kalamujić (Sarajevë, 1980) përfundoi studimiet për filozofi dhe sociologji në Universitetin e Sarajevës dhe ndjek studimet Master po në atë universitet për "Letërsi të Krahasuar".

Lejla Kalamujić ka publikuar dy përmbledhje me tregime dhe ka në proces librin e tretë të saj. Ajo shkruan prozë letrare, ese, kritikë, të cilat i ka botuar në mjaft revista rajonale dhe portale të ndryshme. Ajo ka fituar disa çmime në letërsi. Performon përmes leximeve publike krijimtarinë e saj.

______________

Books:
„ANATOMIJA OSMIJEHA", (second edition), RedBox, Beograd (in process of publishing)
„ZOVITE ME ESTEBAN", (CALL ME ESTEBAN), short stories, Dobra knjiga, Sarajevo, 2015.
„ANATOMIJA OSMIJEHA", (ANATOMY OF A SMILE), short stories, Naklada Zoro, Sarajevo – Zagreb, 2009.

Short stories in anthologies and short story collections:
„Literarno mjerenje grada", Naklada Zoro, Sarajevo
„Pristojan život", ( Short Story Collection of Lesbian Stories), Labris, Beograd
„Lapis Histriae", Umag, Hrvatska
„Rat i priče iz cijeloga svijeta", EPH : Novi Liber, Zagreb
„Pod pritiskom", Altera, Beograd

Short stories in literary magazines:
Libra/Libera, Urbani Vračevi, Život, Sarajevske sveske, Sent, Kikinda Short, Avlija, Zarez ...

Literary critics published on web portals:
Kul.ba, Booksa.hr, Elektrobeton.net, Plima.org, SeeCult.org, Knjizevnost.org, Strane.ba ...

Film critics published on:
Sarajevo Film Festival Daily, CineMagazin ...

13 September 2016

Robert Alagjozovski - Maqedoni - POETEKA dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16

dadaPOETEKAfestival - WHO is WHO 
organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI Network
dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16...

Robert Alagjozovski - Maqedoni - një peshkop dadaist në POETEKA 

Robert Alagjozovski (Shkup, 1973) shkrimtar, studiues, kritik arti dhe menaxher kulturor. Ai është autor i pesë librave letrarë dhe i dhjetëra studimeve, eseve dhe artikujve në fushën e filologjisë, teatrit, filmit dhe të politikave kulturore adresuar rajonit dhe kontinentir. Bashkëpunon prej kohësh me revistat kulturore "Teatarski Glasnik", "Scena","Kinopis", "Nashe Pismo", "Margina", "Shine", "Urban Magazine", "Studentski zbor", "Dnevnik", "Balcanis", "Transitions on line", "Time.com.Europe".

Robert Alagjozovski është pjesëmarrës i rregullt në simpoxiume, seminare dhe në shkollat verore ku lektoron tema mbi artin modern, filmin dhe teatrin ("TransEuropeennes" - Paris "Cinemateque" – Maqedoni, , "Eurobalkan" - Skopje, "Zenske Studije" – Zagreb.)
Robert Alagjozovski është gjithashtu edhe përkthyes nga gjuha angleze dhe gjuhët kroate dhe serbe.

Mban gradën shkencore M.A. në letërsinë krahasuese (Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Shkupit) me temën "Aspekte të teorisë dhe poetikave të prozës postmoderne në Maqedoni. Është editor dhe drejtues i "Goten Publishing" dhe anëtar i lidhjes së Shkrimtarëve të Pavarur të Maqedonisë. 
_____
Në Festivalin POETEKA – dadaEAST – dadaDAYS" Robert Robert Alagjozovski do të paraqesë krijimtarinë e rrallë të një dadaisti në ditët tona: Peshkopi Metodij Zlatanov - Mitropolit i Kishës së krishterë ortodokse në Maqedoni – dhe veprës së tij dadaiste "energjia e papërshkrueshme – psalm kushtuar H.B". 

Kjo vepër u shkrua në teknikat dadaiste posaçërisht për njërin prej themeluesve të dadaizmit - Hugo Ball. 

Performanca-reprizë e Tiranës e kishte premierën në "Cabaret Voltaire", Zyrih, më 20 prill 2016 dhe mbetet një veprimtari e këshillueshme për t'u ndjekur me rastin e përkujtimit të 100 vjetorit të themelimit të dadaizmit edhe në Shqipëri.

10 September 2016

Ervina Halili - Kosovë: POETEKA dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16

dadaPOETEKAfestival - WHO is WHO 

organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI Netwoork
dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16...

Ervina Halili - Kosovë 

Poete, eseiste dhe hulumtuese e rrymave kulturore. Ka vazhduar studimet për Letërsi Krahasimtare në Universitetin e Vilniusit për ta përfunduar hulumtimin e saj me temen Surrealizmi Automatizmi në letërsi/Martin Camaj, në Universitetin e Prishtinës.
Që nga viti 2012 ajo është në kërkim të hapjes së letërsisë ndaj mediumeve dhe arteve tjera. Në vitin 2012 ajo ishte shkrimtare rezidente në Vjenë dhe performoi në Teatrin Popullor të Vjenës. Ndërsa në vitin 2014 ajo ishte shkrimtare mysafire e Pen Qendrës në Sarajevë, Krokodilit në Beograd dhe në 2016 në shtëpinë internacionale të shkrimtarit në Grac.
Është aktive ne diskutimet socio-kulturore në Europe dhe Ballkan dhe pjesë e rrjetit të shkrimtarëve eksperimentalë Evropianë.
Është laureuar me çmimin vjetor "Ali Podrimja" për librin më të mirë në poezi me librin "Amuletë" të botuar në vitin 2015.
Në vitin 2016 libri i saj "Gjumi i Oktopodit" është botuar në Vjenë në gjuhën Gjermane nga Edition Korrespodencen.
_________

ERVINA HALILI
Në pyll

Në pyll âsht nji kangë
unë nuk e kuptoj
ajo më thërret pameshirshem
në ritëm
trokaik
unë vallëzoj
halucinante
askush nuk më sheh
vec pasqyrave varun drunjeve
në pyll âsht nji mur
edhe tre të tjerë
formojnë nji kub
unë rri aty
në mes
bashkë me nji flutur
që nuk do
krahët m'i çelë
dremit mbi gjunin tim
pylli ka nji za
unë nuk e kuptoj
ai më lutet
më lutet
'hapi sytë
më nxirr prej teje
Le të fërfëllijmë të dy në erë"
unë hapë sytë
dhe pylli
bahet

Graz, Schlossbergplatz 10, Mars 2016


* * *

ka me ardhë vjeshta njeriu im
e gjethet kanë me i fshi vijat e kufijve në
asfalt
gjithçka ka me ngja në
erosin e nji bote tjetër
e nji ditë kur s'mbetet gja tjetër për me u
shkundë
kanë me ra puplat nga krahët e tu
mbi vajin e bebeve qe lindun s'janë…ende
mu gjithmone ka me qene tuj m'mungu
diçka
që s'e njoh

19 Janar 2016

09 September 2016

Autorja e ftuar në “POETEKA dadaEAST-dadaDAYS 2016” - fiton bursën CEI

Autorja e ftuar në "POETEKA dadaEAST-dadaDAYS 2016" , 
Tanja Bakic fiton në Slloveni CEI Fellowship for Writers in Residence 2016

Në datën 7 shtator, gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit 31 të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, Vilenica (Slloveni), shkrimtarja malazeze Tanja Bakić, e fuar në POETEKA dadaEAST-dadaDAYS 2016, fiton bursën e CEI (Central European Initiative). 

Kjo autore ka qenë pjesë e Rezidencës që Shkrimtarëve dhe përkthyesve letrarë në vitin 2013. Krijitaria e saj është përkther në shqip nga Silvana Leka dhe Ben Andoni, është botuar në disa gazeta dhe revista dhe suplemente letrare. Intervistat e saj janë publikuar në shtypin e shkruar dhe në mediet vizive. Tanja Bakic ka perfomuar në Universitetin e Arteve, me studentët e degës së aktrimit, drejtuar nga Ema Andrea.

Krijimtaria e saj më të fundit, që i ofroi edhe bursën e CEI, i kushtohet kujtesës dhe kujtimeve të humbura. Përmes tyre autorja malazeze Tanja Bakić i rikthehet roman epistolar - një forme tepër të rrallë letrare për kohët e sotme. 

Romani përbëhet nga letrat e shkruara nga gratë nga Mali i Zi dhe Republika Çeke - vende që në vështrim të parë nuk kanë shumë të përbashkëta, veç atyre pak postulateve historike – porse krijimaria e autores nxit imagjinatën e lexuesit që para se të fillojë zblimin e jetës së këtyre grave, të takohet me ato gra përmes kujtimeve të tyre. 
Lexuesi përfytyron jetën e atyre grave që ndajnë shumë më tepër se sa një histori e përbashkët nën socializëm dhe faktet se shtete e tyre kanë lindur thuajse në të njëjtën kohë. 

Në këtë libër Tanja Bakić nënvizon se është fort e interesuar në "kujtimet e humbura"… dhe mbi faktet se çfarë duan ato gra të kujtojnë përmes letërkëmbimeeve të tyre(?) dhe çfarë duan të harrojnë ato (?). 
Pyetja sillet rreth dilemave nëse është më shumë koha dhe dëshira personale për të harruar ajo që ndikon në humbjen e kujtimeve të tyre? 
Sa prej kujtesës së tyre ka "humbur" me të vërtetë? Në fund të fundit, është e ditur se një njeri mund të humbasë gjithçka, përveç kujtesës. E megjithatë, kjo është, për fat të keq, vetëm një e vërtetë e pjesshme. Por edhe kujtimet e humbura janë pjesë e historisë sonë personale.

08 September 2016

Bahtiyar Aslan – Turqi: POETEKA dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16

WHO is WHO në POETEKA FESTIVAL
organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI Netwoork
dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16...

Bahtiyar Aslan – Turqi

Bahtiyar Aslan (Kahramanmaraş – Turqi, 1971) është drejtor botimi pranë njërës prej revistave më të vjetra letrare të Turqisë – "Türk Edebiyatı". 
Ai është autor i disa veprave letrare, librave studimorë dhe i mjaft artikujve kërmimit shkencor. Mes botieve të tij përmenden: "SU" (Poezi) 2004, "Kalaycının Dediği" (Poezi) 2015, "Sessiz Hikâyeler-Kentin Haberi Yok" (Tregime) 2012, "Sessiz Hikâyeler-Cennetin Son Saatleri" (Tregime) 2015, "Günebakan-Yeni Türk Edebiyatı Değerlendirmeleri" (Kërkime shkencore)) 2012, "Muhan Bali'ye Mektuplar" (Kërkime dhe studime) 2015. 
Përveç këtyre, krijimtaria e tij letrare në poezi, tregime, intervistat, ese dhe shkrime e kërkime në shekencat humane janë publikuar në organe të rëndësishme të shtypit letrar e shkencor, të tilla si "Türk Edebiyatı", "Yedi İklim", "Türk Dili", "Dil ve Edebiyat", "Bizim Külliye", "Dergâh", "Yom Sanat", "Nilüfer". 
Bahtiyar Aslan kreu shkollën fillore në vendlindje dhe, në vitin 1994 u diplomua në Universitetin e Shkencave Letrare "Firat", pranë Departmantit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke. 
Po në të njëjtin vit ai ai filloi punë si ndihmës hulumtues pranë Fakultetit të Shkencave Letrare, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke, në Universitetin "Mugla. Në vitin 1998 ai mbrojti gradën Master në Departamentin e Letërsisë Moderne Turke, në Institutin e Shkencave Sociale të të njëjtit Universitet, ndërsa në vitin 2009 ai përfundoi studimet doktorale pranë Universitetit të Stambollit. 
Ka dhënë kontribut si lektor dhe pedagog në Universitetin "Mugla" (2009-2010), në Universitetin "Ardahan" (2010-2012). Punon në Stamboll, në pranë Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke.

Ardhja e këtij autori në "POETEKA - dadaEAST dadaDAYS Festival" u realizua në bashkëpunim me Institutin "Junus Emre" Tiranë.

06 September 2016

Américo Rodrigues - Portugali - POETEKA dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16

WHO is WHO në POETEKA FESTIVAL

organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI Netwoork 


Américo Rodrigues - Portugali


(1961, Guarda, Portugali), ka kryer punime eksperimentale zanore që në vitin 1979, kohë në të cilën ka bashkëpunuar nën mbikëqyrjen e aktores Catherine Dasté, në Paris. Po këtë vit ai u diplomua nga "Escola Secundaria Alfonso de Albuquerque" (Guarda). 
Américo Rodrigues është poet-vokal, aktor dhe producent. Si poet, fillimisht ai ka botuar një mori veprash të zhanrit të poezisë-zanore (sound-poetry) të poezive të krijuara mbi objekte e materie të ndryshme (object poetry).
Ai është Kandidat i Shkencave të Oratorisë parnë Universitetit të Aveiros. Punimet e tij janë paraqitur me sukses të jashtëzakonshëm në një sërë festivalesh në Europë dhe Amerikën e Jugut.
Duke folur mbi veprimtarinë e tij krijuese studiuesit e zhanrit theksojnë herë ndjeshmërinë ritmike, herë pasurimin me traditën dhe risitë të poezisë së tij, e cila ka mbetur e hapur ndaj ndikimit të fjalorit iberik, ku ndërthuret gjuh neolatine me prurjet ato arabe e maure. Kjo krijimtari rri dikur midis mes të folurës dhe liturgjisë. Personaliteti krijues i Américo Rodrigues paraqitet si i një artisti që ia beson artin fuqisë së tij, fytit të tij, pa mashtruar as veten as të tjerët, që të kënaq, të trullos dhe që josh audiencën. 

Që prej vitit 1982 Américo Rodrigues ka qenë drejtor dhe producent i grupit teatror "Aquilo", me të cilën ai ka marrë pjesë në turne dhe festivale të shumta në të gjithë Europën. Veprat e tij transmetohen shpesh në stacionet radiofonike të Portugalisë. 

Américo Rodrigues ka zhvilluar në vijimësi punime të improvizimit vokal për teatrin, muzikën, poezinë, kërcimin dhe performancën. Ai është thellësisht i përfshirë në poezinë fonetike, duke lidhur mënyrën e tij të interpretimit me traditat e shkollës europiane. 
Ai ka zhvilluar gjthashtu mundësitë e improvizimit vokal brenda poezisë, duke sjellë pasurim të telsti poetik pvrmes variaioneve në teatrin e poezisë. 
Përpos vokalit Rodrigues ka përfshirë në performancë lojë-fjalët, zhurmat natyrore, fishkëllimat, siloset metalike, instrumente prej metali dhe plastike, si dhe instrumente vegjetale të krijuar nga vetë ai. 
Kohë pas kohe ai i ka publikuar veprat e veta të një lloji të veçantë, si fletë-fluturuese, broshura, botime mbi objekte të veçanta. Të tillë janë: A estreia bëjë Outro Gesto (Guarda:. Autorët Ed, 1989), Patrimonio de Afectos (Guarda: Fundacao Frei Pedro, 1995), Vir ao Nascedoiro e Outras Historias (Guarda:. Autorët Ed, 1996), Instante Exacto (Guarda:. A Mar Arte Ed, 1997), O Mundo dos Outros (Guarda:. Aquilo Ed, 2000).
Krijimtaria dhe interpretimi i Américo Rodrigues është paraqitur në lexime publike, interpretime dhe bashkëbisedime ndërkombëtare, në forume e festivale të artit bashkëkohor të letërsisë, duke përfshirë Revoltallo (Vigo, 1998), ZDB Music (Lisbon, 1998), Festival de Artes de Rua (Evora, 1998), LEM (Barcelona, 1999), Gesto Orelhudo (Agueda, 1999), Creativa 99 (Beja, 1999), Festival "O da Guarda" (Guarda, 1999).
Në vitin 2000, i shoqëruar nga një grup frymor dhe elektro-akustike instrumentesh, ai përuroi albumin solo "O Despertar do Funambulo" (Porto-Guarda: Aquilo e Audeo, 2000), në të cilën paraqiten veprat e tij më të mira me me poezi të viteve '90.
Américo Rodrigues ka marrë pjesë në një sërë performancash improvizimi vokal dhe muzikor së bashku me artistë të njohur si: Carlos Zíngaro, Gunter Muller, Silvia Barrios, Nuno Rebelo, Catherine Jauniaux, Shelley Hirsch, Elke Scheuffele, Frances Lynch, dhe Phil Minton, ndër shumë e shumë të tjerë. 
Po ashtu ka marrë pjesë në sesione të veçanta improvizuese së bashku me Carlos Zíngaro, Jeffrey Morgan, Gregg Moore, Nuno Rebelo, Jean-François Lézé, José Braima Galissa, Harry Dawes, Hiroshi Kobayashi, Patrick Brennan, Nirankar Khalsa, Cristin Wildbolz, Ly Thanh Tiên, Josep-Maria Balanyà, Ulrich Mitzlaff, Stefano de Bonis, Nilo Gallego, Riccardo Massari e shumë të tjerë. 
Disa prej temave të tij janë përfshirë në antologjinë "Wat Out-New music from Portugal . Volume II", të prezantuar për publikun nga Ananana. Në vitin 2000 ai ka prezantuar CD "O despertar do funâmbulo" ("Ngritja e funambulistit") — Aquilo dhe Audeo. 
Po ashtu ka qenë një nga pjesëmarrësit në Homo Sonorus (antologjia ndërkombëtare e poezisë vokale" (Kaliningrad, 2001). Në vitin 2000, ai ka bërë një sërë prezantimesh në Brazil ( Rio de Janeiro , São Paulo , Belo Horizonte dhe Maceió) si dhe ka marrë pjesë në Ciclo Internacional de Poesia Sonora (Rrethi Ndërkombëtar i Poezisë Vokale). 
Në vitin 2001 ai ka qenë nismëtar i dy shfaqjeve të poezisë vokale të titulluara "Como um relâmpago" and "Chamamento" ("Si Rrufeja" dhe "Thirrja"). 
Në vitin 2003, ka publikuar një regjistrim të poezisë vokale me titull "Escatologia" ("Eskatologji"). 
Në vitin 2004, së bashku me Jorge dos Reis, publikojnë CD "Trânsito local, trânsito vocal" ("Trafiku lokal, trafiku vokal"). Së fundmi (më 2005) ka publikuar "Aorta tocante" ("Aorta performuese"). 
Américo Rodrigues aktualisht është drejtori artistik i Teatrit Bashkiak të Guardës (Teatro Municipal da Guarda).

http://glukhomania.ncca-kaliningrad.ru/pr_sonorus.php3…


Total Pageviews