08 October 2022

Cord Pagenstecher - TIRANA IN BETWEEN LITERATURE AND TRANSLATION RESIDENCY!

🏡 POETEKA welcomed the new translator resident at TIRANA IN BETWEEN LITERATURE AND TRANSLATION RESIDENCY! Cord Pagenstecher  - a literary translator from  Germany. 

✍ Cord Pagenstecher  is a literary translator from Albanian into German. He translated the memoirs of an Albanian partisan deported to a concentration camp in Germany, "Girl with the number 67 203 / Vajza me numër 67 203", by Liri and Miro Xhunga.
 
📚 He is the author of monographs and edited volumes such as: Liri und Miro Xhunga, Das Mädchen mit der Nummer 67 203. Albanische Partisaninnen im KZ Ravensbrück. Übersetzt, eingeleitet und herausgegeben, Berlin: Metropol 2021; Erinnern an Zwangsarbeit. Zeitzeugen-Interviews in der digitalen Welt, Berlin: Metropol 2013 (with Nicolas Apostolopoulos);  Der bundesdeutsche Tourismus. Ansätze zu einer Visual History: Urlaubsprospekte, Reise-führer, Fotoalben, 1950-1990, Hamburg: Kovac 2nd ed. 2012;  Ausländerpolitik und Immigrantenidentität. Zur Geschichte der „Gastarbeit" in der Bundes-republik, Berlin 1994She won the Literary Prize of the Bulgarian National Book Center in 2016 in the category 'Translation' for the translation of the historical novels by Vera Mutafchieva 'Alcibiades the Great' and 'The Case of Jem' (Sandorf, 2016) and for the translation of the novel '18% Gray' by Zahari Karabashliev (Hena.com, 2016).

✒️ During her residency stay at Sofia Literature and Translation House, Cord will work for the translation of the book "Larg dhe mes njerëzve" by Liri Lubonja into German. In "Larg dhe mes njerëzve. Kujtime internimi 1973-1990" ("Far away and among people. Memories of Internment 1973 – 1990"), the Albanian intellectual Liri Lubonja (1926-2021) recounts 17 years of internment during Enver Hoxha's dictatorship. She describes everyday life in socialist Albania as a woman, intellectual

__
The translation residency of  Cord Pagenstecher at TIRANA IN BETWEEN LITERATURE AND TRANSLATION RESIDENCY  is supported by Translation in Motion project (1/2/21-31/8/23), co-funded by the Creative Europe programme of the European Union and implemented by POETEKA.

#CreativeEurope4Books 
#LiteraryTranslationResidency

05 September 2022

Rigels Halili në Konferencën e 50-të Ndërkombëtare të Baladës

Rigels Halili, fitues i bursës ndërkombëtare të Programit Translation in Motion (TiM), për qëndrim në kryeqytetin shqiptar, si pjesë e Projektit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar nga "Poeteka", merr pjesë në KONFERENCËN e 50-të NDERKOMBETARE TË STUDIUESVE TE BALADÈS, organizaur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me kumtesën e titulluar: "Between geography and motives. Mapping the ballad of immurement in Albania in the 20th century."

Më herët. Rigels Halili ka botuar përkthime të baladave dhe përrallave shqiptare në gjuhën polake, përfshi këtu edhe pjesë të zgjedhura nga "Kanuni i Lek Dukagjinit (shih: Selected Albanian folk-tales and fragments of the Code of Lek Dukagjin, published in the Polish cultural periodical Krasnogruda, vol 15, Sejny 2003.)

Fragment nga kumtesa:
I shall start by drawing a line of division between the practice of foundation sacrifice and its representations or references to it in the form of songs, legends or tales. The practice is well- known and well documented by different historical sources in different times and in various parts of the world, definitively in Euro-Asia from Japan and China to England, but also in such remote places like New Zealand. Its existence since early historic times is supported by direct archaeological data, and indirectly by myths and legends referring to human sacrifice. Representations, or spiritual reaction to these practices, do vary and include songs (mostly in the Balkans and Hungary), legends (in the Caucasus), tales (in western Europe and England), and even historical accounts (in Germany and France). The songs, mainly in the forms of the ballads, were documented and collected especially in the area south of Danube, all throughout the Balkans and stretching further east to modern Turkey and the Caucasus, where the motif is embodied mostly in legends, tales and stories.
When it comes to songs of immurement in the Balkans there are three objects, on which foundations a person is immured/walled-up so that the object can stand: a bridge (sometimes called also a saint bridge), a monastery or a church, and a castle. Two issues arise here open for further interpretations. The first one regards the act of sacrifice, which in the majority of the cases is committed either in the form of immurement, or walled-up. I believe we have to divide them, since they refer to different practices and, hence, methodological care is needed here. The former form leaves space for some final exchange of words, for the woman/wife to leave some last wishes, to show a kind of acceptance of her fate, and even to live for some time after the act of sacrifice. The latter does not give the space for such an exchange and ends rather abruptly, without the lyrical tone of the previous one.
The second issue deals with the nature of the buildings, on which foundations the sacrifice takes place. Why are these a castle, a bridge and a church/monastery? Why not a home, especially when one takes into account that the practice of sacrificing is still present in the Balkans, even when radical refurbishment takes place, let alone with the starting of building of a new home. I would limit myself to pointing out to two elements related to each other: 1) the public interests, so the act of sacrifice serves to the common good, and 2) the hegemonic nature of the work that simple folk and peasants were supposed to provide for these buildings to stand and or taking care of them…


#CreativeEurope4Books
#PoetekaAlbania
#TranslationinMotion
#Everything is translation!
#AShSh

02 September 2022

TRANSLATION in MOTION (TiM) - Rigels Halili: Tiranë, shtator 2022

Rezidenca e Përkthyesit Letrar në Tiranë e fillon edicionin e vet të dytë me përkthyesin dhe studiuesin e njohur Rigels Halili. Ai është fitues i bursës ndërkombëtare të Programit Translation in Motion (TiM), për qëndrim në kryeqytetin shqiptar, si pjesë e Projektit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar nga "Poeteka". 

Në fushën e përkthimeve Rigels Halili është i njohur për sjelljen në shqip të disa prej autorëve më të njohur të poezisë polake të shekullit të 20-të, mes të cilëve Miłosz, Szymborska, Różewicz, Herbert si dhe të eseve nga Krzysztof Czyżewski. Ai ka përkthyer në shqip, me bashkautor, poezi nga poeti i mirënjohur lituanez Tomas Venclova.

Përveç këtyre, Rigels Halili është i njohur edhe për përkthimet nga shqipja në polonisht, gjuhë në të cilën ai ka botuar përralla të zgjedhura popullore shqiptare, fragmente të Kanunit të Lek Dukagjinit (Krasnogruda, vëll. 15, 2003) si dhe edhe krijimtari nga Ervin Hatibi, Parid Teferiçi dhe Gentian Çoçoli.


Gjatë qëndrimit të tij në Rezidencën e Përkthyesve Letrarë në Tiranë, Rigels Halilii do të përqendrohet në punën për mbledhjen e materialit, takimeve me autorë dhe përkthimin e eseistikës së shkrimtarëve bashkëkohorë shqiptarë, me synimin e një hartimit të një antologjie të eseistikës shqiptare të shkruar pas vitit 1990 dhe botimin e këtyre teksteve në gjuhën polake. Paralelisht me këtë projekt Rigels Halili do të përmbyllë, të plotësojë parathënie, me shënime e shpjegime Kanunin e Lek Dukagjinit, të përkthyer në gjuhën polake prej tij.

Ai do t'i bashkohet gjithashtu edhe veprimtarive të ndryshme kulturore e shkencore të formatit kombëtar e ndërkombëtar, duke u bërë pjesë e Konferencës së 50-të Ndërkombëtare të Studiuesve të Baladës (1-5 shtator, 2022) dhe veprimtarive të tjera me karakter teorik e praktik që kanë në vëmendje përkthimin e letërsisë shqiptare në gjuhët e BE-së.


Rigels Halili është antropolog kulture, me fokus në rajonin e Ballkanit dhe Europës Qendrore. I lindur në Gjirokaster, ka kryer studimet në degët filologji dhe antropologji kulturore pranë Fakultetit të Filologjisë polake, në Universitetin e Varshavës. Njëkohësisht ai ka kryer edhe studimet për marrëdhënie ndërkombëtare në Fakultetin e Gazetarisë dhe Shkencave Politike në po të njëjtin universitet.

Studimet e doktoraturës Rigels Halili i kreu në Shkollën Pasuniversitare të Kërkimeve Shoqërore, pranë Institutit të Filozofisë dhe Sociologjisë në Akademinë e Shkencave të Polonisë. U doktorua në Universitetin e Varshavës me disertacionin me temë "Kombi dhe këngët e tij. Gojorja, e shkruara dhe këngët epike ndër shqiptarë dhe serbë".

Gjatë viteve 2004-2005 ka qenë Teaching Fellow in Albanian Studies pranë School of Slavonic and East European Studies në Londër. Po aty ka mbajtor postin e Nash Fellow in Albanian Studies gjatë viteve 2007-2010.

Në periudhën 2010-2015 ka ligjëruar në Institutin e Studimeve Ballkanike në Universitetin Nikolla Kopernik në Toruń, ku krijoi dhe drejtoi në vitet 2012-2015 Laboratorin për Kërkimin mbi Kujtesën Kolektive në Europën Paskomuniste. Nga viti 2015 e këtej punon si pedagog në Qendrën për Europën Lindore në Universitetin e Varshavës, ku drejton seksionin e studimeve ballkanike.

Veç punës së përditshme akademike, Rigels Halili lektoron në aktivitete joakademike, apo në shkolla verore. Ai është autor i një monografie, bashkëredaktor i gjashtë librave shkencorë, si dhe i dhjetëra artikujve.  Animator i përhapjes së kulturës shqiptare në Poloni, Rigels Halili është nderuar me titullin Ambasador i Kombit dhe Urdhërin Naim Frashëri, kl. II.

 

#CreativeEurope4Books

#PoetekaAlbania

#TranslationinMotion

#Everything is translation!

31 August 2022

Përkujtohet shkrimtari i shquar gjerman WOLFGANG HILBIG

KUJTOHET Wolfgang Hilbig (31 gusht 1941)  - Gjithmonë i huaj për skenën letrare të RDGJ dhe tejet i pavarur e i errët për t'iu përshtatur racës së re të poetëve të klasës punëtore, që nxiteshin në RDGJ, Wolfgang Hilbig ishte autodidakti që, me leximet e tij përpiu autorët modernë perëndimorë, lexoi me ëndje Friedrich Hölderlin-in dhe u ndikua prej romantikëve gjermanë E. T. A. Hoffmann, Ludwig Tieck, sikurse edhe nga krijimtaria e Edgar Allan Poe-es, Samuel Beckett-it dhe Bob Dylan-it, duke mbetur mes  shkrimtarëve më të fuqishëm të gjuhës gjermane që, me ndjenjën e përhershme të të qenit i pastrehuar diku, "…nuk mësoi do të përshtatej, as të jetojë, por të shkruajë." 

TRYEZA E SHKRIMIT, pranë së cilës ulej  "si mbi një varkë" e mbi cilën "ka gota në hi duhani"; imazhet e dendura e të pashlyeshme të SHTËPISË si "Heimat" dhe si gjuhë-shtëpi (…në shtëpi mbytem, në këtë qull të ngrohtë ngjitësunë ec mes pemës dhe shtëpisë… / …pranë shtëpisë lëkura më mpaket, si lëvorja e saj e ndryshkur…/ …ujërat e myshkët në shtëpitë e vjetra digjen e digjen ngadalë… /… veç përplasje dyersh kumbojnë nëpër shtëpi); MUNGESA (mungesë e vetes… / …mungesë e predikuesit… /…mungesë e Zotit) janë pars pro toto prej theksimeve të tij shumta e të forta, që erdhën jo si shfajësime post scriptum, por në kohën e duhur dhe si denoncime ndaj represionit të shtetit policor socialist, por njëkohësisht si metafora tejet lirike për poezitë e shkurtra dhe për  tekstet të mirënjohurat  "prosa meiner heimatstraße", që të bëjnë të mbahen gjatë në kujtesë fjalët e Wolfgang Hilbig-ut - zërit të bujshëm kritik ndaj regjimit të RDGJ-së, autorit që mundi të botonte vetëm një libër në "vendin e tij", përpara se të detyrohej të largohej "jashtë vendit", më 1985 - se e vetmja gjë më e keqe se të jetosh nën një regjim totalitar komunist është të "mbijetosh" një të tillë...

Në vijim disa poezi të zgjedhura nga vëllimi "Gjethet dhe Hijet", përkthyer nga Anna  Kove, mbështetur nga TRADUKI dhe publikuar nga Botimet POETEKA në përvjetorin e lindjes së autorit.  

 

Berlini sublunar
Koha është kthyer sërish në Berlin
mashtruesit parakalojnë në "Oranienburger Strasse"
duke treguar qiellin në mesnatë: koha
është kthyer nga mërgimi.
I gjithë qyteti rrokulliset në prangat e magjisë së hirtë argjendore
të hënës së plotë: me ne kukullat e dritës së saj -
dhe të pavërtetat që na kumtohen mes shkëlqimit.
Ne dhe të vdekurit
mbi varre hijesh të tjetërsuar
njëri-tjetrit i premtojmë pavdekësi për herë të fundit.
O ky pluhur me shkëlqim të fortë mes rrënoja investimesh
o çfarë prilli kaq pranë mijëvjeçarit të tretë!
Ç'na vlen më tej numërimi...
ujërat e myshkët në shtëpitë e vjetra digjen e digjen ngadalë.
(f.21)

Gjuha
po ftohet
a ndjen sa të ftohtë bëhemi
kur bën ftohtë.
do të bëhet aq ftohtë sa e ndiejmë.
kështu
në rendje pas rënies së fjollave
qëmton borë shkuma e këtij pegasi të humbur trojan
në Perëndim si çmenduri e bardhë
përshkruhet eksplozivi që plasi pa gdhirë. marramenthi
retinës së zymtë zhyten sërish fjalët e çoroditura
poshtë ende presin vepra të kota
poshtë nesh jetë të ngrira në akull shekullor
sërish në zbrazëti. vdekja –
kalë i ndyrë i tredhur
(f.31)

Mungesë
edhe sa kohë do të durohet mungesa jonë
askush s'e vëren sa shumë nxijmë gjithkund
si jemi zvarritur drejt vetes
në kobin tonë
jo ne s'do të mungojmë
duart i kemi të thyera keq, zverkun cung -
kjo është krenaria e të rrënuarve dhe gjëra të vdekura
vështrojnë drejt nesh gjëra të mërzitshme për vdekje -
shkatërrim është siç nuk ka qenë kurrë
ne s'do të harrohemi fjalët tona janë
copëza të ngrira që bien borës së paktë
ku pemët qëndrojnë dukshëm të bardha në acar –
gati për t'u thyer
gjithçka për herë të fundit na shkërmoq duart
tashmë të copëtuara fjalët tona të copëtuara: eja
largohu qëndro këtu - një gjuhë krejtësisht e copëtuar
kapërthyer me njëri-tjetrin pa vramendje
ne e ndjekim pas dhe mungesën tonë
ndjekim pas ashtu siç në mbrëmje
pas na ndjekin qentë e përndjekur
me sy të sëmurë e të pakuptueshëm.
(f.85)


30 August 2022

PUNËTORI SHUMËGJUHËSHE E PËRKTHIMIT LETRAR

KUJTESË - Sot është dita e fundit e pranimit të aplikimeve për PUNËTORINË SHUMËGJUHËSHE TË PËRKTHIMIT LETRAR që do të organizohet në Tiranë nga data 5 deri më 9 tetor 2022. Më shumë hollësi për të interesuarit gjenden në vijim:  

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PËRKTHYES LETRARË QË PËRKTHEJNË NGA GJUHËT E HUAJA NË SHQIP

 - A dëshironi të zhvilloni aftësitë tuaja në fushën e përkthimit letrar? A keni përvojë në përkthimin letrar në gjuhën shqipe nga ndonjë gjuhë e BE-së apo e Ballkanit Perëndimor?

- A jeni i interesuar të merrni pjesë në një trajnim profesional për të përfituar njohuri të reja që do ju ndihmojë për të zhvilluar një projekt përkthimor apo për të filluar rrugën e përkthimit letrar, siç keni ëndërruar gjithmonë? E ndieni veten të veçuar si përkthyes letrar dhe do të donit të shkëmbenit përvojë me kolegë të tjerë? Punëtoria jonë mund të jetë ajo që ju nevojitet.

Në kuadrin e projektit Translation in Motion (TiM), të bashkëfinancuar nga programi Europa Krijuese i Bashkimit Europian, përkthyes letrarë të mirënjohur nga vendet e BE-së, Shqipëria dhe Kosova do t'ju ndihmojnë të trajtoni çështje të rolit dhe detyrës të përkthyesit letrar gjatë një seminari pesëditor me karakter formues mbi parimet e përkthimit, të konceptuar sipas një formati inovativ.

Ky seminar, i hapur për përkthyes letrarë të sapodiplomuar, përkthyes të rinj, ose përkthyes të afirmuar, do t'ju ofrojë mundësinë për të qenë pjesë e shqyrtimit të një game të gjerë temash që lidhen me artin e përkthimit letrar, në formatin e leksioneve dhe seminareve të drejtuar nga përkthyes me përvojë.

Punëtoria e Përkthimit Letrar përfshin leksione, lexime përkthimesh, diskutime të hapura për përkthimin letrar, shkëmbim të praktikave më të mira përkthimore dhe punë krijuese. Punëtoria parashikon gjithashtu takime me përkthyes letrarë të mirënjohur shqiptarë dhe të huaj, si dhe shkrimtarë të përkthyer në gjuhët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor që do të ndajnë me pjesëmarrësit përvojën e tyre. Në fund të seminarit, rezultatet e punës së përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve do të prezantohen në një takim publik që do të mbahet në Tiranë.

Për t'u njohur me kriteret e përzgjedhjes vizitoni faqen https://poeteka.blogspot.com. Për të aplikuar, plotësoni formularin e aplikimit online dhe dërgoni një letër motivimi dhe CV-në tuaj në adresën infopoeteka@gmail.com në lidhje me këtë thirrje brenda datës 30 gusht 2022.

____________

KRITERET E PRANIMIT

Punëtoria është e hapur për pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova,  kontributorë që përkthejnë në shqip nga gjuhët e Bashkimit Europian ose të Ballkanit Perëndimor. Meqenëse Seminari do të mbahet në gjuhën shqipe, është e rëndësishme që gjuha shqipe të jetë gjuhë amtare për të gjithë aplikantët.
Mirëpriten aplikimet nga përkthyes të sapodiplomuar, përkthyes të rinj e me eksperiencë dhe nxisim veçanërisht përkthyeset vajza dhe gra, si dhe nga komunitete të ndryshme të margjinalizuara, që të bashkohen me ne. 
Gjithashtu mund të dërgoni përkthimet tuaja në prozë ose poezi bashkë me aplikimin, si dhe mund t'i paraqisni ato gjatë seminarit:
— Deri në 2 faqe poezi 
— Deri në 3 faqe prozë (1800 karaktere) 
Translation in Motion është nismë ndërkombëtare që zbatohet që prej muajit shkurt 2021 nga një grup qendrash përkthimi në tetë vende të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Objektivi i Translation in Motion është të rrisë numrin, diversitetin dhe cilësinë e veprave letrare të disponueshme për lexuesit në mbarë Evropën.
Projekti Translation in Motion (1/2/21-31/8/23) është bashkëfinancuar nga programi Creative Europe i Bashkimit Europian.
Ndiqni faqen e internetit të RECIT për t'u përditësuar me të rejat në lidhje me ecurinë e projektit.

#CreativeEurope4Books
#TiM (Translation in Motion)
#PunëtoriPërkthimiShqipëri
#RezidencaPërkthimiShqipëri

22 August 2022

Vjen në shqip Wolfgag Hilbig – i panjohuri i madh i letërsisë gjermane

Botimet POETEKA hedhin së shpejti në qarkullim krijimtarinë e poetit dhe shkrimtarit të mirënjohur gjerman Wolfgag Hilbig (Meuselwitz, 31 gusht 1941 / Berlin, 2 qershor 2007). Vepra me titull "Gjethet dhe hijet", që mbështetet nga rrjeti letrar TRADUKI, vjen e përkthyer prej origjinalit nga Anna Kove, për t'iu bashkuar gjerdanit "Poezi e zgjedhur europiane", seri kjo e konceptuar nga Silvana Leka ku, më herët, janë publikuar edhe emra të tjerë të shquar, mes të cilëve Tomaž Šalamun, Tadeuš Ruževič, Rose Ausländer  etj.

 

Dy fjalë për autorin: Asgjë më të fuqishme se krijimtara e Wolfgang Hilbig nuk prodhoi RDGJ-ja letrare në vitet e ekzistencës së saj. Përveç romaneve dhe tregimeve autorin e shoqëruan deri në fund poezitë e bukurisë së errët dhe ëndërrimtare; ato ishin fillimi dhe fundi i shkrimeve të tij.

Mbështetur në traditat e romantizmit, simbolizmit, ekspresionizmit dhe i formuar nga përvojat e përditshme të jetës së punës në RDGJ, Hilbig krijoi gjuhën e tij: pasionante dhe plot dëshirë të zjarrtë, elegjiake, të menduar, të butë, rebele, kundërshtuese; duke folur përmes poezive herë si qëndrestar, herë si i plagosur; herë si humbës ëndrrash, por assesi i shpresës.

Ai, punoi kaldajist, lexoi me etje poezinë e letërsisë moderne botërore dhe, në ballafaqim me të, gjeti gjuhën dhe formën mes të cilave mundi t'u flasë njerëzve për veten e tij (me ritëm të lirë, në sonete klasikë apo në lirika të gjata e të shkurtra).

Poezitë e Wolfgang Hilbig orientohen tematikisht drejt krizës artistike dhe ekzistenciale. Butësia e imazheve të autorit qëndron në kontrast me trishtimin e thellë e të pamatë që përhapin tekstet e tij. Me motive që të kujtojnë romantizmin dhe surrealizmin, me tone të thyera himnesh, Holbig përshkruan realitetin e ftohtë, në të cilin dyshimi, mosbesimi dhe lufta kundër mungesës së vlerave janë vendimtare. Poezitë e tij këmbëngulin në shpresën e patundur për një realitet tjetër "pa hijet e përndjekjes", që e shndërrojnë individin në mungesor, si edhe në mallin e zjarrtë për praninë.

Ndryshe nga bashkëkohësit e tij dhe shkrimtarët e tjerë, si Volker Braun, Heiner Müller apo Christa Wolf, Wolfgang Hilbig në asnjë çast të jetës së tij nuk besoi në reformimin e socializmit të praktikuar në RDGJ. Ai ishte dhe mbeti jokonformist, pasi nuk arriti të familjarizohej as me sferat utopike të socializmit shtetëror, ku premtimet largoheshin gjithnjë e më shumë nga realiteti, por as me sallat e një bote perëndimore të konsumit, që dinin të kënaqnin të gjitha nevojat, por jo ato që i jepnin kuptimin e plotë vlerave jetësore të individit, siç Hilbig i kërkonte dhe që i gjeti përfundimisht vetëm në tryezën e tij të shkrimit.

Wolfgang Hilbig është nderuar me dhjetëra çmime të rëndësishme letrare për veprat e tij të cilat, që nga fillimet e deri në fund, janë botuar nga S. Fischer Verlag. "Gjethet dhe hijet", është publikimi i parë poetit Wolfgang Hilbig në gjuhën shqipe, sjellë nga Botimet POETEKA me rastin e përvjetorit të lindjes së autorit.

 

Wolfgag Hilbig

Gjethet dhe hijet

 

Udha prej nga nisesh jo s'është e re

ç'të është dhënë kahmot e rimerr

dhe e përcjell:

si në dashurinë që tash më mungon

në çdo shqisë: e kuqe si gjethet e ahut të hapërdara

pirgje skaj rruge, ku ecja pa zbardhur drita...

shtegut që s'e njihja

dhe ende s'e njoh

ku s'e njoh as fëmijën e hijes që rend para meje

asgjë s'di për diellin, ari i praruar i të cilit

digjet në gjeth.

Asgjë s'di më as për vjeshtën

që shpinës më çapitet hijerëndë - hija e saj

isha: hije e ngjizur gjithmonë njësoj vjeshtash pambarim.


Vanja Šunjić në rezidencën letrare POETEKA Tirana in Between

Vanja Šunjić është fituesja e tretë e bursës për qëndrim në Rezidencën e Shkrimtarëve "Tirana in Between", mbështetur nga TRADUKI dhe realizuar nga POETEKA. Ajo do të qëndrojë në kryeqytetin shqiptar gjatë muajit gusht  2022. 

Vanja Šunjić  është shkrimtare, gazetare dhe aktiviste nga Bosnjë-Hercegovina. Përmes angazhimit të saj, që fokusohet në artin bashkëkohor dhe kulturën e rezistencës ajo, ndonëse punon për t'i realizuar, shfaq skepticizëm mbi perspektivat e reja dhe emëruesit e përbashkët të hapësirës kulturore që  bashkëndajmë në Ballkan, përfshi edhe mundësitë e pastrimit të shpejtë së shkuarën dhe vizionit të një ardhmeje përbashkuese.  

Vanja Šunjić shkruan për disa media rajonale, ku publikon kritikë letrare dhe filmike. Ajo është bashkëthemeluese e Književna Zadruga (një kolektiv jo i formalizuar), zëdhënëse e Festivalit të Letërsisë dhe Kulturës "Slovo Gorčina" Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë "Polygon". Ka fituar çmimin e publikut në Konkursin për tregimin e shkurtër (2018) dhe aktualisht ndjek shkollën doktoraturës pranë Universitetit të Lubjanës (Departamenti i Studimeve Ballkanike). 

Vanja Šunjić është autore e librit "Zemra ka formën e një trekëndëshi", ndërkohë që libri i saj më i ri "Asimptote autodestrukcije" trajton qëndrimin e autores ndaj qyteteve të Ballkanit që ajo viziton, dashuritë që takon në to dhe i lë aty pas largimit dhe vëzhgimin e marrëdhënies në 3 brezni familjare.  

Rezidenca letrare për shkrimtarë e përkthyes "Tirana in Between", funksionon që nga viti 2013. Falë bashkëpunimeve me Tradukin dhe Creative Europe të BE-së, si programet Reading Balkans, Translation in Motion, si dhe me Ambasadën e Gjermanisë, Goethe Zentrum, Ambasadën e Austrisë dhe Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, për më shumë se një dekadë, duke mirëpritur 49 shkrimtarë dhe përkthyes letrarë nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së kanë vizituar kryeqytetin shqiptar si miq në rezidencën letrare "Tirana in Between", organizuar nga POETEKA ndër vite.
 
#traduki
#writersINresidence
#poeteka

Total Pageviews