"Prej kohësh nuk kisha lexuar një libër kaq magjepsës që, me gjuhë poetike, analizon me shumë hollësi realitetin e një vendi", shkuran shkrimtari i mirënjohur serb Dragan Velikić, pas leximint të librit të Arian Lekës "Ana e fshehur e kopshtit socialist shqiptar dhe ese të tjera".
Në rubrikën e tij, të revistës "Radar", Dragan Velikić merr shkas nga libiri "Skrivena strana albanskog socijalističkog vrta i drugi eseji" (Fraktura - najbolja literaturara, 2025, përkthyer prej anglishtjes nga Zeljka Somun, e cilëson librin si një vepër eseistike me fuqi të rrallë dëshmuese.
Përmes metaforave të forta, si rreshtat e fuçive në det apo heshtja e imponuar gjatë ndeshjeve të futbollit, Arian Leka analizon me finesë mjeshtërore mekanizmat e frikës, izolimit dhe vetëcensurës në Shqipërinë e Enver Hoxhës, sa "ndonjëherë më dukej sikur Serbia dhe maskota e saj e qeshur Aleksandar Vučić po këqyrnin nga poshtë kopertinës së "Anës së fshehur të kopshtit socialist shqiptar."
Dragan Velikić e vlerëson librin si një tekst të mahnitshëm, ku gjuha gjuha poetike bëhet mjet i analizës politike dhe morale, që i kundërvihet dhunës, duke e tejkaluar kontekstin shqiptar dhe duke krijuar paralele shqetësuese me realitete autoritare bashkëkohore, veçanërisht me Serbinë e sotme. Në ketë këndvështrim, vepra e Arian Lekës, lexohet jo vetëm si kujtesë historike, thekson Dragan Velikić, por edhe si paralajmërim i gjerë për rrezikun e regjimeve që mbahen gjallë nga frika, propaganda dhe represioni.
____________
https://radar.nova.rs/misljenja/dragan-velikic-kolumna-enver-vucic/
https://www.panorama.com.al/enver-vucic/
https://fraktura.hr/proizvod/skrivena-strana-albanskog-socijalistickog-vrta/