13 November 2015

Dasa DRNDIĆ - Tirana in Between - WRITERS IN RESIDENCE

Dasa DRNDIĆ (Zagreb, Kroaci, 1946) u diplomua në Universitetin e Beogradit, Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Si fituese e bursës Fulbright, ajo përfundoi Masterin për Teatër dhe Komunikim në SHBA. Si studiuese e diplomuar ajo përfitoi edhe një bursë për studime të mëtejshme në Case Western Reserve University (SHBA)  e më pas përfundoi edhe Doktoraturën, në Fakultetin e Shkencat Humane dhe Sociale të Universitetit të Rijekës, në Kroaci.

Për më shumë se njëzet vjet punoi si redaktore, producente dhe shkrimtare në Departamentin e Dramës në Radio  Beograd. Ajo ka shkruar rreth tridhjetë pjesë radiofonike si dhe mbi pesëmbëdhjetë të tjera që janë transmetuar në Kroaci dhe jashtë saj. Dasa DRNDIĆ ka punuar gjithashtu si mësuese e gjuhës angleze në shkollë të mesme, si redaktore në shtëpi botuese, si asistente për arsimin në zyrën e UNHCR-së në Rijeka dhe si lektore e gjuhës kroate dhe serbe në Universitetin e Torontos, Kanada.

Dasa DRNDIĆ ka botuar prozë dhe poezi në revistat letrare në të gjithë ish-Jugosllavinë. Si romanciere, librat e saj janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, polonisht, hungarisht, sllovenisht, holandisht, sllovakisht, italisht, maqedonisht, gjermanisht, ndërkohë që pjesë e fragmente të krijimtarisë së saj janë përkthyer edhe në shumë gjuhë të tjera. Aktualisht jeton si shkrimtare e lirë në Rijeka, Kroaci.

Nga viti 1968 deri 1991 Dasa DRNDIĆ ka qenë anëtare e Shoqatës së Përkthyesve Letrarë të Serbisë. Ajo është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Kroatë (HDP) dhe e P.E.N. Qendrës së Kroacisë. Dasa DRNDIĆ është presidente e Shoqatës së Prindërve të Vetëm - "Minus One".

Mes librave të saj të shumtë në prozë përmenden Put do subote (Rruga drejt të shtunës), Beograd 1982; Kamen s neba (Guri nga Parajsa), Beograd 1984; Marija Czestochoëska još uvijek roni suze ili Umiranje u Torontu (Po vdes në Toronto), Rijeka-Zagreb 1997; Canzone di guerra, Zagreb 1998; Totenwande, Zagreb 2000; Doppelgänger, Beograd 2002, The False Teeth of Lila Weiss, Toronto Slavic Quarterly, no.9 ,2004; Leica format, Zagreb - Beograd 2003; After Eight, Kritikë Letrare, Zagreb 2005; Feministički rukopis ili politička parabola: Drame Lillian Hellman (Dorëshkrim feminist ose parabolë politike: Drama e Lillian Hellman), Ženska infoteka, Zagreb 2006; Sonnenschein, Fraktura, Zagreb 2007; April in Berlin, Fraktura, Zagreb 2009, Belladonna, Fraktura, Zagreb 2012; Trieste 2014, 2015.

Çmimet letrare: Dasa DRNDIĆ është fituese e Çmimit „Cyclops" 2007 për novelën më të mirë me librin „Sonnenschein". Po në 2007 ajo u bë fituese e çmimit „Franc Galovic" për prozën më të mirë. Më librin „Belladona"fitoi e Çmimit „Cyclops 2013", për prozën më të mirë të vitit 2012. Po me këtë libër është nominuar  për çmimin „Meša Selimović", në Tuzla, Bosnjë-Hercegovinë 2013. Dasa DRNDIĆ është gjithashtu fituese e çmimit Ballkanik „Prozart" 2014.

Romantet e saj «Belladonna» dhe «Trieste» kanë lidhje të forta me realitetin shqiptar. Romani i parë trajton temën e burgut famëkeq të Burrelit gjatë komunizmit, ndërsa romani i dytë trajton temën e mbrojtjes dhe shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, më konkretisht ngjarje të koëtij konteksti historik, vendosur në qytetet e Sarandës, Vlorës dhe Tiranës.

07 November 2015

DAŠA DRNDIĆ - "TIRANA IN BETWEEN" - WRITERS AND LITERARY TRANSLATORS IN RESIDENCE

DAŠA DRNDIĆ është fituese e bursës për në Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë "TIRANA IN BETWEEN - 2015", organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë. 
Shkrimtarja kroate do të qëndrojë në Tiranë gjatë muajit nëntor, ku do të realizojë projektin e vet letrar, duke kryer lexime publike, takime, biseda dhe intervista me medien si dhe bashkëpunime me përkthyes në dobi të sjelljes në shqip të romanit të saj "Trieste", i cili do të të botohet së shpejti.

Për lexuesin shqiptar krijimtaria e shkrimtares DAŠA DRNDIĆ bëhet veçanërisht interesante, pasi disa nga ngjarjet në romanin «Sonnenschein» (versioni anglisht dhe italisht «Trieste») ndodhin në Shqipëri, në Sarandë, Vlorë dhe Tiranë, gjatë qeverisjes fashiste të Mussolinit, në Luftën e Dytë botërore. 
Gjithashtu, edhe pjesë të romanit «Belladonna», i kushtohen jetës në Shqipëri gjatë sundimit të Enver Hoxhës, në burgjet e Burrelit, ku disa personazhe janë emra të njohur të skenës publike. «Belladonna», si edhe libra të tjerë të mëhershëm të kësaj autoreje, hedh dritë mbi zona ende të errëta e të pa ndriçuara në regjimet jodemokratike, diktatoriale dhe autoritare, por në radhë të parë u kushtohet jetëve e njerëzve që jetuan dhe jetojnë nën represion. 

Dasa DRNDIĆ ka botuar libra prozë dhe poezi në revistat letrare në të gjithë ish-Jugosllavinë. Si romanciere, librat e saj janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, polonisht, hungarisht, sllovenisht, holandisht, sllovakisht, italisht, maqedonisht, gjermanisht, ndërkohë që pjesë e fragmente të krijimtarisë së saj janë përkthyer edhe në shumë gjuhë të tjera. Aktualisht jeton si shkrimtare e lirë në Rijeka, Kroaci.

27 October 2015

POETEKA 36 – VJESHTË 2015 – PËRMBAJTJA

REVISTË LETRARE DHE KULTURORE

viti i dhjetë i botimit - nr. 36, vjeshtë 2015


editor

Arian Leka


Poeteka është pjesë dhe partner e rrjetit të revistave kulturore europiane EUROZINE


Punimet grafike të këtij numri nga Maks Velo


Status:

4 ARIAN LEKA - I'm nobody! Who are you?


Letërsi shqipe

10 PETRAQ RISTO - 12 poezi

20 ILIR KALEMAJ - 11 poezi

28 NATASHA LUSHAJ - 1 tregim

37 VALBONA BOZGO - 2 tregime


Letërsi e huaj

42 ALAIN BOSQUET -15 sonete Përktheu Edmond Tupja

51 WICLAVA SZYMBORSKA - 9 poezi Përktheu Pandeli Çina

65 JURIJ HUDOLIN -11 poezi Përktheu Fadil Bajraj


Esse

74 YLLJET ALIÇKA - Lufta e pamëshirshme për të parë televizor

85 ROLAD GJOZA - Çerek ëndërr amerikane


Përballë tekstit

90 DAN COMAN - 10 poezi rumanisht – shqip Përktheu Kopi Kyçyku


Studime - Albanologji

116 VIOLETA MURATI - Shmangje e gabime në transmetimit e tragjedisë "Neomenia" të 

Santori-t


In Memoriam

134 ET'HEM HAXHIADEMI - Dossier


Ad Honorem

182 NAIM KRYEZIU - Elias Canetti "Unë e kapa për fyti shekullin tim"


191

Letërsi bashkë kohore nga Ballkani dhe Europa juglindore: Enes Karić, Nikola Madzirov, Edo Popović, Tomaz Šalamun, Nikola Madzirov, Renato Baretić, Vladimir Arsenijević, Luan Starova, Jovan Nikolaidis, Jasmina Topić, Emir Imamović Pirke, Srdjan Srdić, Georgi Gospodinov, Daša Drndić, Drago Jančar, Ognjen Spahić, Bojan Krivokapić, Andrej Nikolaidis, Elena Prendjova, Vasko Popa, Barbara Pogaćnik, Milorad Pavić, Robert Perišić, Dan Coman, Dušan Čater...


20 October 2015

OPEN MIC NIGHT - KAREN KÖHLER & FRIENDS - "Tetori gjerman"

Në Hemingway Bar Tirana -> 

e Mërkurë, 21.10.2015, ora 19.00

 

KAREN KÖHLER & FRIENDS – OPEN MIC NIGHT

Mbrëmja është konceptuar si një takim ku secili vjen të lexojë përballë miqve tekstin apo rrëfimin e vet, duke iu bashkuar leximit të shkrimtares gjermane Karen Köhler, e cila mbyll muajin e qëndrimit në Rezidencën e Shkrimtarit dhe Përkthyesit letrar "TIRANA IN BETWEEN".

 

Ardhja e saj në rezidencën letrare është pjesë e programeve "Tetori gjerman", realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë dhe në bashkëpunim me projektin POETEKA.

Mikrofoni do të kalojë dorë më dorë. Gjithkush që dëshiron mund t'i bashkohet mbrëmjes.

 

Fotoja e Karen Köhler nga Roland Tasho Copyright © Roland Tasho & Poeteka Albania

 

OPEN MIC NIGHT - VJEN TË JEMI BASHKË...?

19 October 2015

KAREN KÖHLER - "Tetori gjerman" në Shkodër - Qendra Rinore ARKA

Sot në Shkodër: KAREN KÖHLER


Pas veprimtarisë së suksesshme në Tulla Center, shkrimtarja gjermane  KAREN KÖHLER është sot pasdite në qytetin e Shkodrës.

Veprimtaria zhvilohet në Qendrën Rinore ARKA.

Dr. 19 tetor 2015, ora 19.00

Rr. Gjuhadol, 27

_____________


Në program do të lexohen fragmente nga vëllimi me tregime "Ne kemi kapur raketa me grep" (Botimet 'Dudaj', 2015 përktheu Sokol Mici) si dhe bashkëbisedim me lexuesit.

Karen Köhler është fituese e bursës së qëndrimit në Rezidencën e Shkrimtarit dhe Përkthyesit letrar "TIRANA IN BETWEEN", si pjesë e programeve "Tetori gjerman", realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë dhe në bashkëpunim me projektin POETEKA.

_____________


KAREN KÖHLER dëshironte shumë të bëhej kozmonaute. Ka mësuar të hidhet me parashutë dhe ka studiuar për aktore në Zvicër. Pas dy vjetësh punë në teatër, ajo tani shkruan prozë dhe pjesë teatrale. I pëlqen matematika dhe hapësira."Wir haben raketen geangelt" / "Ne kemi kapur raketa me grep" është libri i saj debutues. Ai është publikuar në Gjermani nga shtëpia e njohur botuese "Hanser", ndërsa në shqip nga "Dudaj". Libri u mirëprit nga lexuesi dhe u vlerësua lart nga kritika. Më pas, ky libër u bë fitues i disa çmimeve letrare në Gjermani.

Nëntë tregimet e Karen Köhler janë shkruara në formë kartolinash, në formë ditari, si miniatura apo letra të thjeshta, si copëza të ndryshme universi brenda të njëjtës kornizë. Tregimet e saj, megjithëse kryesisht trajtojnë aspekte dramatike të jetës, si vdekja, abuzimi seksual apo vetëvrasja, janë sa tragjik aq edhe të mbushur me humor e ngrohtësi.

Ajo është përkthyer në holandisht, nga Gerrit Bussink dhe botuar nga shtëpia botuese "Podium", nga shtëpia botuese "Actes Sud".


Çmime Letrare:"Schubart" të qytetit të Aalen në 2015

Çmimi Letrar "Rauris", 2015

Çmimi "Otfried Preußler", 2013

Çmimin Letrar të qytetit të Hamburgut,  në 2011

Pjesa teatrale "Pornorama. Ein Männermärchen" ka marrë cmimin e Ministrisë së Artit dhe Kulturës së Austrisë, në 2011.

17 October 2015

MBRËMJE ME LETËRSI DHE MUZIKË NGA GJERMANIA, ZVICRA DHE AUSTRIA

MBRËMJE ME LETËRSI DHE MUZIKË NGA GJERMANIA, ZVICRA DHE AUSTRIA

 

Në kuadrin e programeve "Tetori gjerman", Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës organizuan të premten, datë 16 tetor 2015, në "Tulla Center" një "Mbrëmje me letërsi dhe muzikë nga Gjermania".

 

Takimin e çeli Christiane Wolters, Referente për kulturën dhe shtypin pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë. Në fjalën e saj ajo paraqiti para të pranishëmve profilin artistik të shkrimtares Karen Köhler si dhe Rezidencën Letrare, të cilën Ambasadës e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, në bashkëpunim me POETEKA, e realizon dhe e mbështet për herë të parë.

 

Shkrimtarja gjermane Karen Köhler prezantoi botimin porsapublikuar në gjuhën shqipe, "NE KEMI KAPUR RAKETA ME GREP" (përktheu Sokol Mici, Botimet Dudaj, 2015). Më pas autorja Karen Köhler lexoi tekstet e saj në gjuhën gjermane. Në shqip tekstet u lexuan nga Silvana Leka.  Në fund, Karen Köhler bashkëbisedoi dhe iu përgjigj  interesimit të lexuesve mbi procesin e saj krijues, mbi përvojat dhe përshtypjet nga qëndrimi 1 mujor në Rezidencën e Shkrimtarit dhe Përkthyesit letrar "TIRANA IN BETWEEN".

 

Përkthimi i bashkëbisedimit mes autores dhe lexuesve u krye nga Lindita Komani. Në fund të takimit autorja dha autografë për të pranishmit.

 

Pas leximeve programi vijoi me grupin muzikor shqiptaro-zviceran "Guralumi", për të vazhduar më pas me DJ Levi nga Austria. Seventy Funk ose Latin Bogaloo.

 

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann.

 

13 October 2015

TETORI GJERMAN - KAREN KÖHLER - LEXIME AUTORI

Në datën 16 tetor 2015, ora 19,  shkrimtarja gjermane Karen Köhler do të lexojë në "Tulla Center" tregime nga libri i saj porsabotuar në gjuhën shqipe, "NE KEMI KAPUR RAKETA ME GREP" (Wir haben Raketen geangelt), Botimet "Dudaj", përktheu Sokol Mici, si dhe do të bashkëbisedojë me pjesëmarrësit mbi procesin krijues, përvojat dhe përshtypjet nga qëndrimi 1 mujor në rezidencën e shkrimtarit "Tirana in Between". Në shqip tekstet e KAREN KÖHLER lexohen nga aktori dhe shkrimtari RIKARD LJARJA.

KAREN KÖHLER dëshironte shumë të bëhej kozmonaute. Ka mësuar të hidhet me parashutë dhe ka studiuar për aktore në Zvicër.

Pas dy vjetësh punë në teatër, ajo tani shkruan prozë dhe pjesë teatrale. I pëlqen matematika dhe hapësira.

 

"Wir haben raketen geangelt"  - "Ne kemi kapur raketa me grep" është libri i saj debutues. Ai është publikuar në Gjermani nga shtëpia e njohur botuese Hanser, ndërsa në shqip nga "Dudaj".

Libri u mirëprit nga lexuesi dhe u vlerësua lart nga kritika. Më pas, ky libër u bë fitues i disa çmimeve letrare në Gjermani.

 

Nëntë tregimet e Karen Köhler janë shkruara në formë kartolinash, në formë ditari, si miniatura apo letra të thjeshta, si copëza të ndryshme universi brenda të njëjtës kornizë.

Tregimet e saj, megjithëse kryesisht trajtojnë aspekte dramatike të jetës, si vdekja, abuzimi seksual apo vetëvrasja, janë sa tragjik aq edhe të mbushur me humor e ngrohtësi.

Ajo është përkthyer në holandisht, nga Gerrit Bussink dhe botuar nga shtëpia botuese Podium, në shqip nga "Dudaj" dhe së shpejti edhe në frëngjisht nga shtëpia botuese Actes Sud.

 

KAREN KÖHLER Jeton në rrugën Pauli, Hamburg, Gjermani. Gjatë muajit tetor Karen Kohler banoj në rrugicën tiranase "Dërhemi", si pjesë e programeve "Tetori gjerman", realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, si pjesë e projektit Rezidenca e Shkrimtarit dhe Përkthyesit letrar "TIRANA IN BETWEEN", realiziuar nga POETEKA, në bashkëpunim me rrjetin TRADUKI dhe Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

 

Çmime Letrare:

"Schubart" të qytetit të Aalen në 2015

Çmimi Letrar "Rauris", 2015

Çmimi "Otfried Preußler", 2013

Çmimin Letrar të qytetit të Hamburgut,  në 2011

Pjesa teatrale "Pornorama. Ein Männermärchen" ka marrë çmimin e Ministrisë së Artit dhe Kulturës së Austrisë, në 2011. 


Pas leximeve dhe bashkëbisedimit do të vijohet me grupin muzikor shqiptaro-zviceran "Guralumi", për të vazhduar më pas deri në orët e vona me DJ Levi nga Austria. Seventy Funk ose Latin Bogaloo.


30 September 2015

TIRANA: Residencë letrare me shkrimtaren Karen Köhler


Shkrimtarja gjermane Karen Köhler (© Julia Klug)


Ballina e botimit gjermanisht të shkrimtares Karen Köhler "Ne kemi kapur raketa me grep" - së shpejti në shqip nga botimet "Dudaj", përkthyer nga Sokol Mici. 

Të urojmë përzemërsisht mirëseardhjen në Tiranë, Karen Köhler!

Ambasada Gjermane ka kënaqësinë që në bashkëpunim me Poetekën të organizojë për herë të parë këtë vitnjë Rezidencë Letrare.
E ftuar është shkrimtarja Karen Köhler, e cila vitin e shkuar në Gjermani pati një kritikë mjaft pozitive dhe entuziaste për debutimin e saj me librin me tregime "Ne kemi kapur raketa me grep".

Karen ka mbërritur gjatë fundjavës në Tiranë dhe menjëherë na dërgoi fotot e pështypjeve të saj të para.
Ajo do të jetë këtu deri në fund të tetorit për të organizuar orë letrare me pjesë nga libri i saj dhe për të marrë pjesë në aktivitete të tjera.
Për më shumë informacione: http://bit.ly/1Ljv08y
++Herzlich Willkommen, Karen Köhler!++
Die Deutsche Botschaft freut sich, dass sie dieses Jahr erstmals eine Literaturresidenz – in Kooperation mit Poeteka – organisiert.
Eingeladen ist Karen Köhler, die für ihr Debüt „Wir haben Raketen geangelt" im vergangenen Jahr in Deutschland viel Lob und begeisterte Kritiken bekommen hat.
Am Wochenende ist Karen in Tirana angekommen und hat uns Fotos ihrer ersten Eindrücke geschickt.
Sie wird bis Ende Oktober in Tirana sein, aus ihrem Buch lesen und an anderen Veranstaltungen teilnehmen.
Mehr dazu unter: http://bit.ly/1Ljv08y
Karen Köhler - rezidente në Shtëpinë e Shkrimtarit dhe të Përkthyesit letrar, do të përfshihet në veprimtaritë e programit "Tetori gjerman" 2015.

Programi - Mbrëmje leximi:
16.10.2015, ora 19, Tulla Center, 
Tiranë
19.10.2015, ora 19, Qendra Rinore ARKA,
 Rr. Gjuhadol, 27, Shkodër
(Gjermanisht me përkthim shqip
)

Rezidenca e Shkritarëve dhe e Përkthesve letrarë "TIRANA IN BETWEEN" organizihet prej vitit 2013, si bashkëpunim me rrjetin TRADUKI dhe Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë. 
Gjatë vitit 2015, Rezidenca mori një zhvillim të ri, duke e zgjeruar veprimtarinë nga Ballkani, Europa Juglindore, drejt pjesëmarrjes në Rezidencë të shkrimtarve nga Zvicra Maurus Federspiel - mbështetur nga Fondacioni Kulturor i Lihtenshtajnit (Liechtenstein Cultural Foundation) dhe Gjermania (Karen Köhler - realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë). 



Total Pageviews